{"id":97160,"date":"2024-11-29T16:23:45","date_gmt":"2024-11-29T16:23:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97160"},"modified":"2024-11-29T16:23:45","modified_gmt":"2024-11-29T16:23:45","slug":"analiza-e-berishes-28-nentori-1944-shqiperia-nga-nje-pushtim-i-vjeter-ne-nje-pushtim-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/29\/analiza-e-berishes-28-nentori-1944-shqiperia-nga-nje-pushtim-i-vjeter-ne-nje-pushtim-te-ri\/","title":{"rendered":"Analiza e Berish\u00ebs\/28 ne\u0308ntori 1944, Shqipe\u0308ria, nga nje\u0308 pushtim i vjete\u0308r ne\u0308 nje\u0308 pushtim te\u0308 ri"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Data 28 n\u00ebntor 1944 \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm dita e Pavar\u00ebsis\u00eb, por mbahet edhe si dita e \u00c7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjith\u00ebse, edhe sot, pasardh\u00ebsit e diktatorit stalinist vazhdojn\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb dit\u00ebn e \u00c7lirimit sipas ritit enveristo-serb me dat\u00ebn 29 n\u00ebntor, pra me dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdh\u00ebr t\u00eb Beogradit, madje edhe pasi festoi dy vitet e para k\u00ebt\u00eb fest\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 28 n\u00ebntor.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij q\u00ebndrimi q\u00ebndron n\u00eb faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, p\u00ebr ta nj\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb, jo me dit\u00ebn e \u00c7lirimit, por me fest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, me dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb saj n\u00eb Jajce, m\u00eb 29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1943.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Pra, ai falsifikoi dat\u00ebn e \u00c7lirimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, pas bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si republika e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb, t\u00eb festonin edhe shqiptar\u00ebt m\u00eb 29 n\u00ebntor, s\u00eb bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajc\u00ebn, sepse aty nuk kishin qen\u00eb, por \u00c7lirimin e vendit.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Mir\u00ebpo, mjerisht, ende sot e k\u00ebsaj dite, ka shqipfol\u00ebs q\u00eb, n\u00eb shembullin e Edi Ram\u00ebs, argatit t\u00eb Beogradit, apo Pashiqit t\u00eb Tiran\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb si Mek\u00eb Beogradin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim, un\u00eb do t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr themelor t\u00eb k\u00ebsaj date, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamohueshme historike, se 28 n\u00ebntori i vitit 1944 sh\u00ebnoi jo vet\u00ebm \u00e7lirimin nga nj\u00eb pushtim i huaj, por edhe z\u00ebvend\u00ebsimin e atij pushtimi me nj\u00eb pushtim t\u00eb dyfisht\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr pushtim t\u00eb huaj dhe nj\u00eb pushtim t\u00eb brendsh\u00ebm, si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kjo, pasi n\u00eb fronin e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb u ul nj\u00eb klik\u00eb shqiptaro-serbe, me projekt kryesor zhdukjen e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Sot, historian\u00eb dhe studiues, vendas dhe t\u00eb huaj, me botimet e tyre serioze dhe t\u00eb shumta, t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumente t\u00eb arkivave t\u00eb vendit, t\u00eb atyre, t\u00eb Aleat\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera, kan\u00eb rishkruar historin\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtetave historike t\u00eb pamohueshme. Ata, me veprat e tyre tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kan\u00eb shkrir\u00eb si rrezet e diellit brym\u00ebn, malin e lart\u00eb t\u00eb falsifikimeve t\u00eb historiografis\u00eb hoxhiste. Prandaj, sot, bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat historike shkencore, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr reflektim t\u00eb thell\u00eb nga \u00e7do shqiptar, kudo jeton, p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si dhe n\u00eb rastin konkret, edhe rreth k\u00ebsaj date.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Studimet, botimet themelore t\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli, t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumente dhe raporte t\u00eb koh\u00ebs, kan\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shterruese se J. B. Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr interesa t\u00eb serbomadhis\u00eb, themeluan me dy q\u00ebllime kryesore, me t\u00eb d\u00ebrguarit e tyre, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1941, n\u00eb Tiran\u00eb, Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si deg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Popovi\u00e7-Mugosha.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Q\u00ebllimi i par\u00eb dhe m\u00eb kryesor ishte krijimi i &#8220;Kalit t\u00eb Troj\u00ebs&#8221;, pra i nj\u00eb partie dhe l\u00ebvizjeje jugosllave n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb drejtuar, urdh\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur prej tyre kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Q\u00ebllimi i dyt\u00eb ishte q\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb porosive t\u00eb Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo forc\u00eb dhe kjo l\u00ebvizje shqiptare, e udh\u00ebhequr nga serb\u00ebt, t\u00eb mobilizonte shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesve.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, komunist\u00ebt serbo-malazez shkruan programin e k\u00ebsaj partie pa iu referuar asnj\u00ebher\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, vun\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj Miladin Popovi\u00e7in dhe em\u00ebruan rreth tij, Enver Hoxh\u00ebn dhe vasal\u00ebt e tjer\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pra, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serbo-malazez t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb (PKJ), si\u00e7 pohon edhe vet\u00eb Tito, themeluan, udh\u00ebhoq\u00ebn dhe urdh\u00ebruan Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (PKSH) dhe nj\u00ebsit\u00eb e saj partizane gjat\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebs si parti dhe l\u00ebvizje jugosllave, dhe m\u00eb konkretisht serbe.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">PKJ, me Kalin e saj t\u00eb Troj\u00ebs, PKSH arriti me sukses t\u00eb bllokoj\u00eb bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe trojet tjera, pra bashkimin e mbar\u00eb kombit shqiptar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Ata, me ndihm\u00ebn direkte t\u00eb PKSH dhe Enver Hoxh\u00ebs, dhe shqiptar\u00ebve me origjin\u00eb nga Kosova, si Fadil Hoxha, etj., q\u00eb u d\u00ebrguan aty me mision, arrit\u00ebn t\u00eb vendosin Kosov\u00ebn n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e PKJ, pavar\u00ebsisht se Mbret\u00ebria e sllav\u00ebve t\u00eb jugut, as dhe federata e tyre, nuk ekzistonin. Tito dhe PKJ, n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvizjes s\u00eb tyre jugosllave q\u00eb e themeluan n\u00eb Tiran\u00eb, realizuan sa m\u00eb sip\u00ebr, duke p\u00ebrjashtuar t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare nga programi i PKSH.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Po k\u00ebshtu, ata imponuan anulimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, injorimin dhe asgj\u00ebsimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Bujanit dhe urdh\u00ebruan d\u00ebrgimin e brigadave dhe divizioneve partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me pretekstin e \u00e7lirimit nga gjerman\u00ebt, por n\u00eb fakt, si pararoj\u00eb e pushtimit t\u00eb saj nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes s\u00eb saj n\u00eb administrim ushtarak nga Tito.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Krahas k\u00ebtyre, historian\u00ebt dhe studiuesit kan\u00eb faktuar me dokumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se: udh\u00ebheq\u00ebsit jugosllav\u00eb dhe vegla e tyre, Enver Hoxha, pas shtatorit 1943, luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve e degraduan n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kryesisht v\u00ebllavras\u00ebse civile dhe se PKSH, si\u00e7 pranuan, unanimisht, vet\u00eb Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja tjet\u00ebr e k\u00ebsaj partie n\u00eb Plenumin e dyt\u00eb t\u00eb Beratit, zbatoi gjat\u00eb luft\u00ebs nj\u00eb vij\u00eb politike terroriste, pra veproi si nj\u00eb organizat\u00eb terroriste, duke kryer n\u00eb dhjet\u00ebra e qindra raste akte t\u00eb mir\u00ebfillta terroriste.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Studimet e dekadave t\u00eb fundit t\u00eb bazuara n\u00eb dokumenta t\u00eb panumerta kan\u00eb provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasal\u00ebt e tyre t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb ne krye t\u00eb ushtrise partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryen gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve, genocid dhe krime t\u00eb renda kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Kjo klik\u00eb terroriste dhunoi me qindra e qindra raste konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gjenev\u00ebs, Hag\u00ebs, p\u00ebr mbrojtjen e popullat\u00ebs civile, rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb plagosurve t\u00eb luft\u00ebs etj.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">E v\u00ebrteta t\u00eb detyron, prandaj sot, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7do shqiptari, t\u00eb raportit t\u00eb tij me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb kombit, t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: A u \u00e7liruam v\u00ebrtet ne shqiptar\u00ebt, me dat\u00ebn 28 n\u00ebntor 1944?<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje objektive t\u00eb k\u00ebsaj pyetje, do t\u00eb gjejm\u00eb se e v\u00ebrteta e \u00e7lirimit ton\u00eb dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr dat\u00ebn 28 apo 29, por p\u00ebr \u00e7lirimin si t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medalje me dy an\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Ne\u0308 nje\u0308re\u0308n ane\u0308, e\u0308shte\u0308 e ve\u0308rtete\u0308 se, ne\u0308 raport me pushtimin gjerman, ne u c\u0327liruam, mbasi gjerman\u00ebt n\u00eb humbje e sip\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs, u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Shqip\u00ebria dhe ne dole\u0308m nga Lufta e Dyte\u0308 Bote\u0308rore te\u0308 renditur ne\u0308 ane\u0308n e aleate\u0308ve fitimtar\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Po ke\u0308te\u0308 dite\u0308, Enver Hoxha u instalua ne\u0308 Tirane\u0308 me qeverine\u0308 e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjate\u0308 te\u0308 fitores. Pe\u0308r ke\u0308te\u0308 akt historik, flijuan jete\u0308n dhe rinine\u0308 e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs, mije\u0308ra djem dhe vajza, burra e gra te\u0308 kombit tone\u0308 dhe, dhjet\u00ebra mije\u0308ra te\u0308 tjere\u0308 luftuan me guxim, vendosme\u0308ri pushtuesit nazifashiste\u0308 dhe rendite\u0308n ke\u0308shtu Shqipe\u0308rine\u0308, ne\u0308 ane\u0308n e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Nderimi, p\u00ebr ata q\u00eb flijuan jet\u00ebn p\u00ebr idealet e liris\u00eb, do mbetet i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron ne themele t\u00eb liris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare. Sikund\u00ebr, i till\u00eb do mbetet nderimi edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ata q\u00eb luftuan kund\u00ebr pushtuesve p\u00ebr lirin\u00eb komb\u00ebtare dhe nuk u soll\u00ebn gjat\u00eb luftes si Kain\u00eb ndaj v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, nuk kryen akte terroriste, genocide dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Nd\u00ebrsa, k\u00ebta t\u00eb fundit, p\u00ebr krimet e tyre kan\u00eb perfunduar aty ku dhe e kan\u00eb vendin, si xhelat\u00eb t\u00eb popullit tyre, n\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu, se keto t\u00eb ve\u0308rteta historike nuk mund te\u0308 mohohen, pavare\u0308sisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze t\u00eb luft\u00ebs nga historiane\u0308t hoxhiste\u0308, si: rritja me disa here\u0308 i numrit te\u0308 te\u0308 re\u0308ne\u0308ve, shpikja e betejave edhe te\u0308 paqena, ste\u0308rfryrja e humbjeve te\u0308 shkaktuara armikut etj etj.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebto t\u00eb verteta p\u00ebr luft\u00ebn partizane nuk mund t\u00eb mohohen, sikund\u00ebr nuk mund t\u00eb mohohen genocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb udh\u00ebheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjat\u00eb luft\u00ebs me falangat e veta terroriste, sistematikisht gjat\u00eb luft\u00ebs, dhe p\u00ebr t\u00eb cilat meritojn\u00eb \u00e7do d\u00ebnim, madje nuk mund t\u00eb mohohen as dhe karakteri v\u00ebllavras\u00ebs dhe civil q\u00eb dominoi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, pasi Enver Hoxha dhe klika e tij p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb pushtetit personal dhe i urdh\u00ebruar nga padron\u00ebt e tij serb\u00eb, i dhane asaj pas shkelmimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes historike t\u00eb Mukjes n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1943.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb iden\u00eb e saj lufta kund\u00ebr pushtuesve ishte nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aleatet anglo-amerikane kishin njohur, vler\u00ebsuar dhe mbeshtetur, financuar dhe furnizuar me arm\u00eb uniforma, ushqime, specialist\u00eb ushtrin\u00eb partizane. Qeverit\u00eb e tyre kishin p\u00ebrshendetur q\u00eb n\u00eb fillim luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesit\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuara dhe m\u00eb numerike ne teatrin e luft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe kjo, jo p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre t\u00eb gjere n\u00eb popull. Por, para s\u00eb gjithash p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb pamohueshme t\u00eb nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb. Esht\u00eb i drejt\u00eb dhe plot\u00ebsisht i justifikuar dhe mendoj un\u00eb i detyruesh\u00ebm, denimi me ashpersi i t\u00eb gjitha qendrimeve \u00e7njer\u00ebzore antikombetare i klik\u00ebs serboshqiptare q\u00eb udh\u00ebhoqi luft\u00ebn parizane. Por \u00ebsht\u00eb tejet i gabuar mohimi i luft\u00ebs, i gjakut t\u00eb derdhur dhe sakrifcave t\u00eb medha q\u00eb partizanet b\u00ebn\u00eb p\u00ebr liri.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Nuk duhet t\u00eb harrojme asnj\u00ebher\u00eb se, renditja n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyte Bot\u00ebrore, pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo, jo vet\u00ebm p\u00ebr dinjitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe p\u00ebr faktin s\u00eb, me gjith\u00eb mbeshtetjen q\u00eb aleat\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb luft\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr pushtueseve, ata q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs kishin l\u00ebn\u00eb te hapur dhe k\u00ebtu, me sa duket nd\u00ebn ndikimin e Greqis\u00eb, \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrcaktimit kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tyre, kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb caktoheshin pas luft\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. Duhet thene se, megjith\u00ebse luft\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve, kombi shqiptar u trajtua de facto si i humbur dhe mbeti i cop\u00ebtuar si\u00e7 ishte padrejtesisht para luft\u00ebs dhe akoma m\u00eb keq, aleat\u00ebt me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Greqise lan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb luftes italo-greke t\u00eb hapur mund\u00ebsine e trajtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si pal\u00eb e humbur. K\u00ebtu qendron m\u00eb shume se n\u00eb \u00e7do drejtim tjet\u00ebr dhe r\u00ebnd\u00ebsia e pamohueshme e renditjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve. Mbasi renditja n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt edhe mund t\u00eb shoq\u00ebrohej me nd\u00ebshkime t\u00eb renda si pale e humbur. Por nuk duhet mohuar se, \u00e7\u00ebshtja e vendosjes s\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes mbartte n\u00eb vetvete mundesin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs nga pala shqiptare t\u00eb bashkimit t\u00eb Kosoves dhe t\u00eb trojeve tjera shqiptare me Shqiperin\u00eb, natyrisht kjo n\u00eb rast se shqiptar\u00ebt do luftonin t\u00eb bashkuar kund\u00ebr pushtuesve nazifashist\u00eb si\u00e7 vendosen edhe m\u00eb nd\u00ebrmjetesimin e aleat\u00ebve britanik\u00eb n\u00eb Mukje.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Por ana tjete\u0308r, ana e zeze\u0308 e medaljes se dates s\u00eb 28 n\u00ebntorit 1944, pra dat\u00ebs se \u00c7lirimit \u00ebsht\u00eb se kjo date\u0308 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk do te\u0308 shenonte c\u0327lirimin e ve\u0308rtete\u0308 te\u0308 shqiptar\u00ebve dhe Shqipe\u0308rise\u0308, por vet\u00ebm do te\u0308 shenonte apo sillte ze\u0308vende\u0308simin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shume\u0308 here\u0308 me\u0308 te\u0308 rrezikshe\u0308m pe\u0308r vet\u00eb ezkistence\u0308n e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktature\u0308s 46 vjec\u0327are me\u0308 te\u0308 ege\u0308r, me moniste, si pushtimi i brendsh\u00ebm me\u0308 barbare, qe\u0308 shqiptare\u0308t kishin njohur ne\u0308 te\u0308re\u0308 historine\u0308 e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb, kjo dit\u00eb e n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1944, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte dita e mrekullis\u00eb komb\u00ebtare dhe viti 1944 te ishte annus mirabilis, \u00ebshte dita e vendosjes se nje pushtimi t\u00eb zi dhe nje annus horribilis p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb ndalem shkurtimisht n\u00eb vendosjen e pushtimit serb, jugosllav pas 28 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1944 n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Z\u00ebvend\u00ebsimi i pushtimeve ndodhi sepse, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pushtet do t\u00eb vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udh\u00ebhequr nga serb\u00ebt e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt pasi shisnin Kosov\u00ebn, kishin vendosur dhe punonin s\u00eb bashku me Beogradin p\u00ebr projektin ogurzi e antikomb\u00ebtar, aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Jugosllavis\u00eb. Pra, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb, duke brohoritur p\u00ebr nj\u00eb klik\u00eb terroriste shqiptaro-serbe q\u00eb u instalua n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb dhe hyri n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri t\u00eb dyfisht\u00eb, pushtimin serbo-jugosllav dhe pushtimin komunist.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">At Zef Pllumi, d\u00ebshmitar i \u00e7lirimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, shkruan n\u00eb kryevepr\u00ebn e tij \u2018Rrno vet\u00ebm me tregue\u2019 se: m\u00eb dat\u00ebn 29 n\u00ebntor Shkodra u gjet e mbushur me flamuj jugosllav\u00eb dhe se n\u00eb k\u00ebmbanoren e Katedrales s\u00eb qytetit, flamuri shqiptar pa yll u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb partizan me flamurin jugosllav. Pra, n\u00eb qytetin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve valvitej flamuri i pushtuesve t\u00eb rinj si d\u00ebshmi tragjike e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb pushtuesve. Flamuri i pushtuesit q\u00eb iku u z\u00ebvend\u00ebsua jo me flamurin komb\u00ebtar, por me flamurin e pushtuesit t\u00eb ri. K\u00ebshtu, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb, t\u00eb mashtruar si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre, dhe duke mos e kuptuar ndoshta shumica e tyre se pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ata hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri. M\u00eb sakt\u00eb ata brohorit\u00ebn at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb klik\u00eb shqiptaro-jugosllave me n\u00eb krye Enver Hoxh\u00ebn q\u00eb u instalua n\u00eb pushtet me projektin makab\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aneksimin e saj si Republik\u00eb e 7-t\u00eb n\u00eb federat\u00ebn e sllav\u00ebve t\u00eb jugut t\u00eb dominuar nga serb\u00ebt, armiqt\u00eb shekullor\u00eb t\u00eb kombit shqiptar.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas k\u00ebsaj dite, pra 28 n\u00ebntorit 1944, instalimit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb klik\u00ebs shqiptaro-serbe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, vendosjes s\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas edhe Kosov\u00ebs nga Tito n\u00eb pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb merrnin dhjetra mij\u00ebra jet\u00eb t\u00eb pafajshme ose do t\u00eb largonin nga vendi mbi qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb dhe terror t\u00eb eg\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrit\u00eb e tyre partizane, do t\u00eb vazhdonin t\u00eb ecin me vendosm\u00ebri n\u00eb zbatimin e doktrin\u00ebs s\u00eb \u00c7ubrillovi\u00e7it n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe n\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe manu militari do t\u00eb zhduknin \u00e7do penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e rianeksimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs si krahin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe p\u00ebr asgj\u00ebsimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit me Federat\u00ebn e Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut, si Republik\u00eb e shtat\u00eb e saj.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga Federata Jugosllave ishte akti i fundit i tragjedis\u00eb s\u00eb madhe shqiptare q\u00eb Josif Broz Tito, PKSH dhe Enver Hoxha po realizonin ndaj shqiptar\u00ebve. Ky akt, vinte si kuror\u00ebzim i instalimit t\u00eb kalit t\u00eb Troj\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, injorimit total gjat\u00eb luft\u00ebs nga Enver Hoxha t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, vendosjes s\u00eb tyre n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb PKJ dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pushtimit serb t\u00eb k\u00ebtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e ish-Jugosllavis\u00eb, ishte nj\u00eb projekt i Titos dhe udh\u00ebheqjes jugosllave q\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Me p\u00ebrfshirjen e Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Federat\u00ebs Jugosllave, p\u00ebrve\u00e7 \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb, daljes s\u00eb saj n\u00eb Adriatik, Durr\u00ebs, sipas tyre do t\u00eb merrte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare edhe problemi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuadrin t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Madje, duket se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, ata kishin bindur edhe vet\u00eb Stalinin, i cili n\u00eb takimin me Titon dhe delegacionin e tij n\u00eb Mosk\u00eb, sipas Milovan Gjilas, i kishte porositur q\u00eb t\u00eb &#8220;gllabronin Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb dokumentin e AVNOJ-it, n\u00eb n\u00ebntor 1943, udh\u00ebheqja komuniste jugosllave nuk ftoi fare p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb kishte premtuar, Kosov\u00ebn e la si krahin\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Tito shpalli n\u00eb let\u00ebr Republik\u00ebn Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe nj\u00ebsite\u0308 apo republikat e saj. Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e pranimit n\u00eb federat\u00eb t\u00eb republikave t\u00eb tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqip\u00ebrin\u00eb, por duke vetkuptuar, para se gjithash, at\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebshtu q\u00eb pas dat\u00ebs 28 n\u00ebntor 1944, jo rast\u00ebsisht, por n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb projektit t\u00eb aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga federata e Titos, n\u00eb zyrat e pushtetit t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e tij n\u00eb parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, nd\u00ebrtim, miniera, etj., etj., do t\u00eb v\u00ebrshonin mij\u00ebra k\u00ebshilltar\u00ebt jugosllav\u00eb, vendim-marr\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit. Jugosllavizimi me shpejt\u00ebsi dhe n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ishte misioni i tyre m\u00eb kryesor. Madje, autoritetet jugosllave, me lejen e Hoxh\u00ebs, do t\u00eb instalonin n\u00eb Shkod\u00ebr, legalisht, nj\u00eb seksion t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre fam\u00ebkeq OZNA, q\u00eb vepronte e ushtronte terror, nj\u00ebsoj si n\u00eb Kosov\u00eb, i pavarur dhe me autoritet t\u00eb plot\u00eb mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rr\u00ebmbenin e paketonin p\u00ebr n\u00eb ish-Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qindra dhe qindra shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ky sh\u00ebrbim i konsideronte anti-jugosllav\u00eb. N\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebshilltar\u00ebt e Titos dhe me zell dhe entuziaz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, udh\u00ebheqja komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonte dhe do t\u00eb firmoste me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme, q\u00eb n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 1944, Traktatin e Bashk\u00ebpunimit dhe Ndihm\u00ebs s\u00eb dyanshme midis Tiran\u00ebs dhe Beogradit, si paradhom\u00eb ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufesh\u00ebm e firmosi vet\u00eb Marshalli Tito.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">T\u00eb dy qeverit\u00eb, po n\u00eb procesin e bashkimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dy vendeve, firmos\u00ebn nj\u00eb seri marr\u00ebveshjesh t\u00eb tjera p\u00ebr bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej m\u00eb von\u00eb nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, E. Hoxha firmosi dhe pranoi q\u00eb t\u00eb dislokoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri divizione t\u00eb ushtris\u00eb Jugosllave, dhe pas k\u00ebsaj, ai i propozon Titos bashkimin e ushtrive me nj\u00eb Komand\u00eb dhe Shtatmadh\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pra unifikimin e komand\u00ebs ushtarake t\u00eb t\u00eb dy ushtrive.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb sistemin arsimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, serbishtja u b\u00eb gjuha e detyruar. Shkollat, klasat dhe oborret e tyre mbusheshin nga k\u00ebng\u00ebt dhe brohoritjet p\u00ebr Marshallin Tito. Muzika, folklori, dhe prodhimet e tjera artistike jugosllave mbushnin boshll\u00ebkun q\u00eb krijohej nga ndalimi i veprave letrare dhe artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb nuk kishin mb\u00ebshtetur apo kishin kund\u00ebrshtuar vendosjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Enver Hoxha mbante fjalime n\u00eb Ku\u00e7 e gjetiu kund\u00ebr Fisht\u00ebs, do t\u00eb krahasonte gjeniun e epik\u00ebs s\u00eb letrave tona me Vladan Gjeorgjevi\u00e7in, ish-kryeministrin serb i cili kishte kryer masakra ndaj shqiptar\u00ebve dhe ishte shprehur se \u201cshqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz primitive\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Ekonomia shqiptare u vendos n\u00ebn duar dhe kontrollin e dhjetra e qindra nd\u00ebrmarrjeve jugosllave q\u00eb u krijuan me shpejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha shk\u00ebmbimet tregtare b\u00ebheshin pothuajse ekskluzivisht me Beogradin. Nga k\u00ebto shk\u00ebmbime, Beogradi grabiste nga Shqip\u00ebria nj\u00eb sasi kolosale t\u00eb mbi 200 tonelata flori dhe mij\u00ebra tonelata mallra t\u00eb tjera, t\u00eb cilat pushtetar\u00ebt komunist\u00eb ua konfiskuan tregtar\u00ebve, sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe mor\u00ebn nga Jugosllavia kundrejt vler\u00ebs punishte, vagona, hekurishte t\u00eb pavlera. P\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn dhe suiten e tij serbofile antishqiptare, zhdukja e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur nga harta dhe bashkimi i saj me Federat\u00ebn Jugosllave si Republika e 7-t\u00eb, ishte e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e sigurt p\u00ebr kombin shqiptar.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb kontekstin e aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe asgj\u00ebsimit t\u00eb pavarsis\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike m\u00eb 8 janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb, propozoi \u201cbashkimin e PKSH me PKJ mbi baza federative, me sekretar t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PKSH, Marshallin Tito, si kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave.\u201d Vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr zhdukjen e pavarsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e saj si Republik\u00eb e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave, Enver Hoxha do ta d\u00ebshmonte edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Enver Hoxha shkruan: \u201cnga shoku Savo, na \u00ebsht\u00eb sugjeruar nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebrpara n\u00eb lidhje me formimin e shteteve tona, dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb rast se shkohet sa m\u00eb shpejt n\u00eb bashkimin e dy popujve tan\u00eb,\u201d dhe se: \u201cky bashkim, s\u2019ka asgj\u00eb formale, por ndihet thell\u00eb n\u00eb zemrat e popullit ton\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb konkretisht p\u00ebr federat\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb punohet me t\u00eb gjitha format,\u201d dhe vazhdon: \u201cpor \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ne duhet t\u00eb marrim iniciativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sikund\u00ebr na \u00ebsht\u00eb sugjeruar nga shok\u00ebt jugosllav\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb.\u201d Hoxha gjithashtu shprehet: \u201cNe kemi nevoj\u00eb t\u00eb na thuhet nga ju, n\u00ebse ka ardhur momenti kur ne duhet t\u00eb marrim n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen e bashkimit dhe t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb konkluzione.\u201d Dhe, s\u00eb fundi, ai shkruan: \u201cNe kemi bindjen se, sikund\u00ebr Komiteti Central i Jugosllavis\u00eb do t\u00eb na sqaroje dhe do t\u00eb na k\u00ebshilloj\u00eb hapat, dhe shoq\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dy vendet tona.\u201d<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Po ne\u0308 ke\u0308te\u0308 linje\u0308 e\u0308shte\u0308 edhe deklarata e Titos, dhe\u0308ne\u0308 agjensise\u0308 AP, ne\u0308 vitin 1946, se, \u201cKosova dhe territoret e tjera shqiptare do t\u2019i aneksohen Shqipe\u0308rise\u0308\u201d. Kjo deklarate\u0308, e\u0308shte\u0308 be\u0308re\u0308 vete\u0308m e vete\u0308m me projektin e \u201cgllabe\u0308rimit te\u0308 Shqipe\u0308rise\u0308 etnike\u201d pra, Shqipe\u0308rise\u0308, Kosove\u0308s dhe territoreve te\u0308 tjera shqiptare, si dhe shnde\u0308rrimin e tyre ne\u0308 Republike\u0308n e shtate\u0308 te\u0308 Jugosllavise\u0308.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Ky projekt ogurzi, ne\u0308 te\u0308 cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me ore\u0308n e Beogradit, qe\u0308 po shkonte i sigurt dhe pandalshe\u0308m drejt realizimit te\u0308 tij, do te\u0308 de\u0308shtonte vete\u0308m pe\u0308r shkak te\u0308 keqe\u0308simit dhe prishjes se\u0308 shpejte\u0308 te\u0308 marre\u0308dhe\u0308nieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo qe\u0308 nuk kishte asnje\u0308 lidhje me Shqipe\u0308rine\u0308 apo marre\u0308dhe\u0308niet shqiptaro- jugosllave, por qe\u0308 sigurisht, tashti Stalini nuk do te\u0308 pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, te\u0308 Shqipe\u0308rise\u0308.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se ajo q\u00eb quhet dat\u00eb \u00e7lirimi dhe q\u00eb e majta shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, q\u00eb nga Enver Hoxha gjer te neobllokmen\u00ebt e sot\u00ebm e Edvin Kristaq Rama, mban p\u00ebr arsye t\u00eb mir\u00ebfillta ideologjike si kryefest\u00ebn e tyre, e festojn\u00eb gjithnj\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do fest\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr kombin shqiptar nj\u00eb dit\u00eb me hipotek\u00eb t\u00eb zez\u00eb, madje me t\u00eb zez\u00ebn n\u00eb kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo dit\u00eb sh\u00ebnon largimin, t\u00ebrheqjen e gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe vendosjen e pushtimit t\u00eb ri dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga serb\u00ebt, armik\u00ebt e tyre shekullor\u00eb. Shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt n\u00eb shekuj ishin p\u00ebrballur me dhjetra e dhjetra her\u00eb. Nga mesi i viteve 1800 e k\u00ebtej, serb\u00ebt i kishin fituar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjitha luft\u00ebrat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kishin dal\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe pushtuar shumic\u00ebn e territoreve t\u00eb tyre, kishin kryer genocid dhe masakrat m\u00eb t\u00eb tmerrshme ndaj tyre.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Por n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto lufta, serb\u00ebt kishin pasur ndihm\u00ebn politike, ushtarake, financiare t\u00eb perandorive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Austro-Hungaris\u00eb. Kurse fitoren e tyre m\u00eb t\u00eb madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1944 serb\u00ebt e arrit\u00ebn jo me mb\u00ebshtetje dhe nd\u00ebrhyrje direkte n\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, por e realizuan n\u00ebp\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve, l\u00ebvizjes jugosllave q\u00eb themeluan dhe udh\u00ebhoq\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn dhe veglat e tij. Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot, pas 80 vitesh, e majta shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri, me n\u00eb krye argatin e Beogradit Edi Ram\u00ebn, me gjithse ish-pushtuesit e asaj kohe, jan\u00eb miqt\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, mbajn\u00eb si kryefest\u00eb t\u00eb saj dit\u00ebn e largimit t\u00eb gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pushtimit serb, dhe kjo vet\u00ebm si trash\u00ebgimi t\u00eb et\u00ebrve barbar\u00eb e tradhtar\u00eb. Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot, pas 8 dekadash, Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptar\u00ebve se ai ka mik dhe \u00ebsht\u00eb krenar me miq\u00ebsin\u00eb me presidentin serbomadh Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ish-Goebbelsin e Milloshevi\u00e7it, i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs do t\u00eb betohej se Serbia do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe, vet\u00ebkuptohet pra duke marr\u00eb dhe spastruar territore t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ky serbomadh do t\u00eb deklaronte se q\u00ebllimi i udh\u00ebheqjes shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb: &#8220;shkat\u00ebrrimi i shtetit ton\u00eb&#8221;, dmth k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb shtetin e Serbis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs. Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot, pas dy dekadash t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, argati i Beogradit n\u00eb Tiran\u00eb, apo Pashiqi i Tiran\u00ebs, nj\u00ebsoj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxhet, mbajn\u00eb n\u00eb duar dhe tundin flamurin e zi t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. N\u00eb projektin e ndarjes dhe cop\u00ebtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Edvin Kristaq Rama, n\u00eb akt tradhtie t\u00eb hapur komb\u00ebtare, lidhi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb Trilaterale Beograd-Shkup-Tiran\u00eb dhe vendosi Kosov\u00ebn n\u00eb dar\u00ebn e klikave armiq\u00ebsore serbo-shqiptaro-maqedonase n\u00eb nism\u00ebn &#8220;Ballkani i Hapur&#8221;, me t\u00eb cil\u00ebn, s\u00eb bashku me patronin e tij, iu kund\u00ebrvune haptas nism\u00ebs s\u00eb BE, procesit t\u00eb Berlinit.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Pas agresionit barbar t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Vladimir Putinit ndaj Ukrain\u00ebs dhe vendosjes s\u00eb sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe NATO ndaj Rusis\u00eb, Putini i vog\u00ebl i Ballkanit, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, refuzoi zbatimin e k\u00ebtyre sanksioneve. Edi Rama, si vasal i Vu\u00e7i\u00e7it, kalonte nga samiti n\u00eb samit duke b\u00ebr\u00eb haptas thirrje q\u00eb t\u00eb mos i k\u00ebrkohet Serbis\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb sanksionet dhe duke mbrojtur drejtp\u00ebrdrejt padronin e tij dhe shnd\u00ebrrimin e Serbis\u00eb n\u00eb nj\u00eb prapavije t\u00eb fuqishme t\u00eb Rusis\u00eb de facto, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb Rusi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Ballkan. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ky armik i eg\u00ebr i kombit shqiptar do t\u00eb ishte i pari n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb turpsh\u00ebm dhe armiq\u00ebsor, vendosi sanksione ndaj Kosov\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Edi Rama, si vasal i Beogradit, po zbaton n\u00eb Shqip\u00ebri politik\u00ebn e shpopullimit dhe shkomb\u00ebtarizimit. Me dhun\u00eb, terror, vjedhje t\u00eb vot\u00ebs, grabitje t\u00eb miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasurit\u00eb publike t\u00eb shqiptar\u00ebve, m\u00eb keq se \u00e7do pushtues tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tij, ai shnd\u00ebrroi shqiptar\u00ebt n\u00eb popullin e gomoneve dhe deboi me varf\u00ebri dhe vrasje shprese nga vendi. N\u00eb 10 vjet, vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Shengenit, 1.1 milion shqiptar\u00eb, ose 38% e popullat\u00ebs, dmth m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb civile ndaj nj\u00eb kombi tjet\u00ebr.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Ai ka p\u00ebrqendruar sot t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duar t\u00eb tij, ka krijuar narkoshtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn, dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve. Ndaj sot, p\u00ebr \u00e7do shqiptar, thirrja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr betej\u00eb pa kthim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin e tij.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><em>PS: Ky artikull ribotohet me ndryshime p\u00ebr shkak t\u00eb aktualitetit.<\/em><\/div>\n<div dir=\"auto\"><em>Shtoj gjithashtu se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim un\u00eb u ndala vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb aspekt tragjik q\u00eb mban n\u00eb vetvete ajo q\u00eb festohet si dit\u00eb \u00e7lirimi dhe jo n\u00eb aspektin e saj m\u00eb katastrofal, si dita e par\u00eb e vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb barbare t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb Shqip\u00ebri, diktatur\u00ebs hoxhiste.<\/em><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Data 28 n\u00ebntor 1944 \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm dita e Pavar\u00ebsis\u00eb, por mbahet edhe si dita e \u00c7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjith\u00ebse, edhe sot, pasardh\u00ebsit e diktatorit stalinist vazhdojn\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb dit\u00ebn e \u00c7lirimit sipas ritit enveristo-serb me dat\u00ebn 29 n\u00ebntor, pra me dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdh\u00ebr t\u00eb Beogradit, madje edhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":59891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-97160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97160"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97161,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97160\/revisions\/97161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}