{"id":97182,"date":"2024-11-29T18:40:28","date_gmt":"2024-11-29T18:40:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97182"},"modified":"2024-11-29T18:50:28","modified_gmt":"2024-11-29T18:50:28","slug":"si-i-blihej-telefoni-sky-ecc-nga-kreret-e-bandave-dhe-politikanet-ekskluzivitetin-e-kishte-kasapi-serb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/29\/si-i-blihej-telefoni-sky-ecc-nga-kreret-e-bandave-dhe-politikanet-ekskluzivitetin-e-kishte-kasapi-serb\/","title":{"rendered":"Si i blihej telefoni Sky Ecc nga krer\u00ebt e bandave dhe politikan\u00ebt, ekskluzivitetin e kishte \u201cKasapi\u201d serb"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Armand MAHO<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Themeluesi dinak i platform\u00ebs\u00a0Sky Ecc, ose kompanis\u00eb\u00a0Sky ECC Global,\u00a0Jean-Francois Eap i lindur n\u00eb Quebek Kanada, me prind\u00ebr t\u00eb ardhur nga Kamboxhia e kishte kuptuar nevoj\u00ebn e ethshme q\u00eb ka bota e krimit p\u00ebr t\u00eb komunikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt. Kryesisht jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk dalin dot aq lirsh\u00ebm rrug\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paisjet e tyre t\u00eb komunikimit jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim nga institucionet e siguris\u00eb. Kompanit\u00eb celulare s\u2019mund t\u00eb ta ofrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb siguri, si\u00e7 s\u2019mund t\u00eb ta ofroj\u00eb asnj\u00eb aplikacion si fjala vjen Whatsapp, Telegram, apo Signal q\u00eb operon me nj\u00eb num\u00ebr telefoni. Ateh\u00ebr\u00eb zgjidhja ishte kodi i p\u00ebrdoruesit, pra pa asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb personale, por vet\u00ebm me nje kod unik mund t\u00eb komunikoj\u00eb lirsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aplikacioni fshinte automatikisht t\u00eb gjitha bisedat nga serveri i telefonit. Gabimi i tij i vet\u00ebm, ishte se serverat i vendosi n\u00eb Franc\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb ka firmosur \u00e7do lloj traktati bashk\u00ebpunimi t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizimit, krimit t\u00eb organizuar etj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/29\/auto_3c24dc90-8aa4-4f5c-90e5-bcd0c21097dd1732903988.jfif\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Jean-Francois Eap- themeluesi i Sky Ecc (Foto OCCP)<\/em><\/p>\n<p><strong>Ku shiteshin telefonat n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, SKY Ecc u kthye n\u00eb mjetin e komunikimit kryesor p\u00ebr bandat. P\u00ebr ta bler\u00eb, duhej t\u00eb takoje \u201cshit\u00ebsin\u201d personalisht dhe t\u00eb sillje para n\u00eb dor\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb ai k\u00ebrkonte t\u00eb takoheshin n\u00eb hollin e nj\u00eb hoteli, ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafene. Protokolli i siguris\u00eb ishte shum\u00eb i rrept\u00eb. Por n\u00eb Shqip\u00ebri kjo b\u00ebhej hapur. Nj\u00eb burim policor i tha<strong>\u00a0Syri.net<\/strong>\u00a0se telefoni s\u00eb bashku me platform\u00ebn mund t\u00eb blihej lirisht n\u00eb pika t\u00eb ndryshme t\u00eb kryeqytetit. Nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb kryesoret ishte ajo e quajtur Dollari. \u00c7mimi, i telefonit s\u00eb bashku me platform\u00ebn varionte nga 1500 deri n\u00eb 2500 euro. N\u00eb \u00e7mim, nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luante modeli i telefonit, pasi vet\u00eb platforma s\u00eb bashku\u00a0 me kodin unik dhe nj\u00eb abonim prej 3 muajsh kishte nj\u00eb \u00e7mim fiks prej 900 eurosh. \u201c Mjaftonte t\u00eb shkoje dhe t\u00eb k\u00ebrkoje tek nj\u00eb nga ato pika dhe brenda dy tre or\u00ebsh telefoni t\u00eb vinte n\u00eb dor\u00eb s\u00eb bashku me kodet unike t\u00eb tij dhe paswordin. Pasi e merrje dhe b\u00ebje pages\u00ebn ti mund t\u2019i ndryshoje kodin dhe username. Por me nj\u00eb kusht se pages\u00ebn p\u00ebr abonim duhej ta b\u00ebj\u00eb tek i nj\u00ebjti shit\u00ebs. Natyrisht ka pasur dhe persona t\u00eb cil\u00ebt e blinin jasht\u00eb vendit, kryesisht n\u00eb Holland\u00eb dhe Belgjik\u00eb, por dhe atje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb operohej\u201d thot\u00eb i nj\u00ebti burim p\u00ebr SYRI-n. N\u00eb pamje, pajisjet ishin si \u201cBlackberries\u201d ose \u201ciPhone\u201d i zakonsh\u00ebm. Por n\u00eb brend\u00ebsi ishin ndryshe: kamera, mikrofoni dhe GPS i tyre ishin t\u00eb \u00e7aktivizuar dhe telefonat kishin tashm\u00eb t\u00eb instaluar nj\u00eb aplikacion special t\u00eb mesazheve t\u00eb koduara \u201cSky ECC\u201d, i fshehur n\u00ebn ikon\u00ebn e makin\u00ebs llogarit\u00ebse. Mesazhet e d\u00ebrguara p\u00ebrmes k\u00ebtij aplikacioni ishin t\u00eb koduara dhe plot\u00ebsisht t\u00eb sigurta nga pik\u00ebpamja e p\u00ebrgjimit \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb teori.<\/p>\n<p>\u201cKy aplikacion ishte vendimtar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e organizatave kriminale n\u00eb koordinimin e operacioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si trafikimi i drog\u00ebs dhe pastrimi i parave,\u201d thot\u00eb Sasha Gjorgjevi\u00e7, nj\u00eb analist i lart\u00eb n\u00eb Iniciativ\u00ebn Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional. \u201c\u00cbsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesante q\u00eb anglishtja, shqipja dhe gjuh\u00ebt e popujve t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb biseda, gj\u00eb q\u00eb tregon se sa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve kriminale ballkanike mb\u00ebshteteshin n\u00eb Sky ECC,\u201d shton ai.<\/p>\n<p><strong>Rreth 16 mij\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb SKY<\/strong><\/p>\n<p>Dhe duket se numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur SKY Ecc ka qen\u00eb v\u00ebrtet i lart\u00eb. Dashnor Sula deputet i PD n\u00eb kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij t\u00eb para nj\u00eb viti u shpreh se ka rezultuar se 16 mij\u00eb persona me komb\u00ebsi shqiptare kan\u00eb pasur n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb telefon me playform\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila sipas hetimeve ka rezultuar se n\u00eb 98 % t\u00eb rasteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga persona me aktivitet kriminal.\u00a0<strong>Syri. Net,<\/strong>\u00a0kontaktoi me deputetin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacion rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje \u201cInformacioni ka ardhur nga organet ligjzbatuese t\u00eb vendeve partnere. Natyrisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, por mjaft q\u00eb 1000 apo 2000 prej tyre t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb rezident n\u00eb Shqip\u00ebri, mund ta imagjinoni p\u00ebrmasat e k\u00ebtij fenomeni dhe se \u00e7far\u00eb ndodh me krimin e organizuar k\u00ebtu. Natyrisht nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj platforme t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pushtetit, dhe un\u00eb e kam k\u00ebrkuar me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d thot\u00eb Sula p\u00ebr\u00a0<strong>SYRI-n<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Dekodimi, si ran\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e hetimit p\u00ebrdoruesit<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb masivitetin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj paisjeje e e pohon p\u00ebr\u00a0<strong>Syri.net<\/strong>\u00a0dhe gazetari i kronik\u00ebs Armand Bajrami. Sipas tij mendohet q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrdorues shqiptar\u00eb t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb mbi 10 mij\u00eb t\u00eb till\u00eb \u201cSipas Europol n\u00eb rang global kan\u00eb qen\u00eb 170 mij\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb Sky Ecc dhe 3 milion\u00eb sms n\u00eb dit\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbyera mes p\u00ebrdoruesve. Numri i p\u00ebrdoruesve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm nuk ka shif\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb zyrtare, por \u00ebsht\u00eb mbi 10 mij\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur deri n\u00eb 16 mij\u00eb. Por jo \u00e7do komunikim i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e SPAK\u201d thot\u00eb Bajrami. Sipas tij dekodimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00eb, por n\u00eb rrjet\u00ebn e hetimit p\u00ebrdoruesit e tij kan\u00eb r\u00ebn\u00eb sepse kan\u00eb p\u00ebrdorut emra, apo kan\u00eb d\u00ebrguar numra ID personale. \u201cDekodimi nuk \u00ebsht\u00eb proces i leht\u00eb p\u00ebrpos komunikimeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por ajo q\u00eb un\u00eb di nga burime pran\u00eb SPAK, fat p\u00ebr njer\u00ebzit e hetimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb gabimet e p\u00ebrdoruesve t\u00eb SKY ECC. Transmetimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale, fotografia, bileta e udh\u00ebtimit \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet p\u00ebrqasja. K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb raste fatlume ku kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb k\u00ebsaj natyre, n\u00eb raste t\u00eb tjera mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por i kan\u00eb p\u00ebrafruar me personazhe t\u00eb tjera\u201d thot\u00eb Bajrami.<\/p>\n<p><strong>Lali\u00e7, krimineli serb p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr Ballkanin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt duket se dhe ata q\u00eb kan\u00eb pasur ekskluzivitetin e shitjes s\u00eb platform\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb krimit. Natyrisht p\u00ebr aktivitetin e tyre k\u00ebrkoheshin njer\u00ebz besnik\u00eb. Sipas OCCPR Rrjeti i Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb Kund\u00ebr Krimit dhe Korrupsionit n\u00eb krye t\u00eb shitjeve p\u00ebr Ballkanin ku p\u00ebrfshihet dhe Shqip\u00ebria q\u00ebndronte nj\u00eb antar fam\u00ebkeq i band\u00ebs Princip n\u00eb Beograd, me emrin Serdan Lali\u00e7 (Sr\u0111an Lali\u0107). Lali\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i penduar i drjt\u00ebsis\u00eb serbe. Ai b\u00ebri nj\u00eb marr\u00ebveshje me prokuror\u00ebt dhe pranoi t\u00eb d\u00ebshmonte p\u00ebr aktivitetet e tij kriminale, t\u00eb cilat p\u00ebrfshinin pjes\u00ebmarrjen duke ndihmuar n\u00eb vrasjen e gjasht\u00eb shtat\u00eb personave brenda nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb nj\u00eb periferi t\u00eb Beogradit me nofk\u00ebn \u201cThertorja\u201c, pasi viktimat q\u00eb d\u00ebrgoheshin atje, pasi vriteshin, shpesh cop\u00ebtoheshin n\u00eb makina mishi. Mediat serbe publikuan d\u00ebshmin\u00eb e tij, duke e quajtur at\u00eb \u201cKasapi i Buz\u00ebqeshur\u201c, nofk\u00eb q\u00eb e mori pas publikimit t\u00eb nj\u00eb fotoje t\u00eb tij pran\u00eb nj\u00eb kufome t\u00eb rrahur keq. Por Lali\u00e7 nuk ishte thjesht nj\u00eb vras\u00ebs bandash \u2013 ai kishte gjithashtu nj\u00eb pun\u00eb ditore. Ai ishte nj\u00eb rishit\u00ebs zyrtar i autorizuar p\u00ebr kompanin\u00eb e telefonave t\u00eb koduar Sky Global me baz\u00eb n\u00eb Vancouver, e cila u premtoi p\u00ebrdoruesve t\u00eb saj se mund t\u00eb flisnin me k\u00ebdo, kudo, n\u00eb fsheht\u00ebsi absolute.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/29\/auto_bff12236-03cf-437f-8f0a-4609604407461732904106.jfif\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Sr\u0111an Lali\u0107 (Foto OCCP)<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2018Juniori\u2019 shqiptar q\u00eb furnizonte Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Lali\u00e7 gjeneronte\u00a0 rreth 120,000 euro n\u00eb muaj p\u00ebr Sky Global, edhe ai p\u00ebrdorte telefonin e tij t\u00eb koduar Sky ECC p\u00ebr t\u00eb organizuar tortur\u00ebn, cop\u00ebtimin dhe vrasjen e armiqve t\u00eb grupit t\u00eb tij. \u201cN\u00eb fillim, ai ishte i detyruar t\u00eb ndiqte \u00e7mimet standarde t\u00eb Sky \u2014 rreth 1,000 euro p\u00ebr nj\u00eb abonim 6-mujor ose 550 euro p\u00ebr tre muaj. Por, me kalimin e koh\u00ebs, duke fituar m\u00eb shum\u00eb klient\u00eb, Lali\u00e7 fitoi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ofronte zbritje. Me suksesin e tij n\u00eb rritje dhe duke u treguar &#8220;i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i p\u00ebrpikt\u00eb,&#8221; si\u00e7 mburrej ai n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Sky i dha titullin \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsues i Ballkanit.\u201d Ai filloi t\u00eb krijonte dhe menaxhonte nj\u00eb rrjet t\u00eb shit\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme, si \u201cBalkan SKY\u201d n\u00eb Serbi, \u201cAlfa Pro\u201d n\u00eb Kroaci, \u201cHugo\u201d n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u201cJoker\u201d n\u00eb Austri, \u201cJunior\u201d n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Shqip\u00ebri dhe Zvic\u00ebr, dhe \u201cZeus\u201d n\u00eb Slloveni. Emrat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre shit\u00ebsve nuk jan\u00eb zbuluar n\u00eb dosjet gjyq\u00ebsore\u201d shkruan O\u00c7PR. N\u00eb Shqip\u00ebri ka ende gjurm\u00eb t\u00eb shitjes online t\u00eb telefonave SKY Ecc dhe platformave. P\u00ebr shembull n\u00eb rrjetin social Instagram ekziston faqja \u201cSKY_ECC_ALbania\u201d. Udh\u00ebzimet e k\u00ebsaj faqe jan\u00eb q\u00eb t\u00eb kontaktosh me mesazhe n\u00eb privat nd\u00ebrsa pagesa b\u00ebhet n\u00eb kriptomonedha, ose cash.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/29\/auto_0614ec6f-4f40-4953-89ca-acf2ebbc0af31732904164.jfif\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>&#8216;Thertorja&#8217; n\u00eb dalje t\u00eb Beogradit ku kryheshin krimet e grupit &#8216;Princip&#8217; (Foto OCCP)<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00eb ballkan, SKY Ecc p\u00ebrdorej nga politikan\u00eb dhe prokuror\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por megjith\u00ebse goditja ndaj platform\u00ebs u dha n\u00eb mars t\u00eb vitit 2021, n\u00eb Shqip\u00ebri duket se aktiviteti i k\u00ebsaj platforme ka vijuar dhe m\u00eb von\u00eb. Kjo sepse si\u00e7 informohemi aplikacioni ka vijuar t\u00eb p\u00ebrdoret nga grupet kriminale dhe pas vitit 2021\u00a0 \u201ckishte koh\u00eb q\u00eb grupet kriminale ata kishin shfaqur dyshime p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb SKY Ecc pas kapjes s\u00eb ngarkesave nga autoritetet ligzbatuese sidomos n\u00eb Belgjike dhe Holand\u00eb\u201d shprehet p\u00ebr\u00a0<strong>Syri.net\u00a0<\/strong>i nj\u00ebti burim. Si pasoj\u00eb e dekonspirimit t\u00eb platform\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u00a0 mendohet t\u00eb jen\u00eb arrestuar rreth 7500 persona. Para se aplikacioni t\u00eb mbyllej, n\u00eb mars 2021, policia arriti t\u00eb thyej\u00eb kodimin e tij, duke marr\u00eb akses n\u00eb rreth 80 milion\u00eb mesazhe t\u00eb kapura. Ky sukses i dha autoriteteve informacion t\u00eb vlefsh\u00ebm mbi aktivitetet e grupeve kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb ato nga Ballkani Per\u00ebndimor. Sipas Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vulin, 30% e 70,000 telefonave q\u00eb p\u00ebrdornin aplikacionin Sky ECC ishin n\u00eb duart e kriminel\u00ebve nga Ballkani. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, dyshohet se edhe disa politikan\u00eb, prokuror\u00eb, gjyqtar\u00eb dhe oficer\u00eb policie nga rajoni ishin p\u00ebrdorues t\u00eb k\u00ebtij aplikacioni, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr korrupsion dhe bashk\u00ebpunim me aktivitete t\u00eb paligjshme. Ky zhvillim ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr rrjetet kriminale, duke zbuluar komunikimet dhe operacionet e tyre, si dhe duke ofruar nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb detajuar mbi shkall\u00ebn dhe organizimin e veprimtarive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/29\/auto_519482d9-0da1-440c-8d42-e6766d2e35321732904249.jfif\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand MAHO Themeluesi dinak i platform\u00ebs\u00a0Sky Ecc, ose kompanis\u00eb\u00a0Sky ECC Global,\u00a0Jean-Francois Eap i lindur n\u00eb Quebek Kanada, me prind\u00ebr t\u00eb ardhur nga Kamboxhia e kishte kuptuar nevoj\u00ebn e ethshme q\u00eb ka bota e krimit p\u00ebr t\u00eb komunikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt. Kryesisht jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk dalin dot aq lirsh\u00ebm rrug\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paisjet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-97182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97182"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97188,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97182\/revisions\/97188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}