{"id":97233,"date":"2024-11-30T10:33:11","date_gmt":"2024-11-30T10:33:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97233"},"modified":"2024-11-30T10:33:11","modified_gmt":"2024-11-30T10:33:11","slug":"gjermania-ne-krize-ekonomike-shkurtime-masive-te-kompanive-nga-puna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/30\/gjermania-ne-krize-ekonomike-shkurtime-masive-te-kompanive-nga-puna\/","title":{"rendered":"Gjermania n\u00eb kriz\u00eb ekonomike, shkurtime masive t\u00eb kompanive nga puna"},"content":{"rendered":"<div class=\"col-md-1 col-sm-1\">\n<div class=\"article-sharing-options\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"col-md-10 col-sm-10 article-text\">\n<p>Ekonomia gjermane\u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb recesionit edhe sivjet \u2013 industria \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e prekur nga kriza. Pesimizmi dominon n\u00eb kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u201cAto po vuajn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb gjermane t\u00eb konkurrenc\u00ebs n\u00eb tregun bot\u00ebror,\u201d beson Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabanka.<\/p>\n<p>Dob\u00ebsia e ekonomis\u00eb gjermane ka pasoja shum\u00eb konkrete. \u201cKriza industriale dhe r\u00ebnia ekonomike afatgjat\u00eb po l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs\u201d, thot\u00eb Enzo Weber nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrkimin e Tregut t\u00eb Pun\u00ebs (IAB). Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb studiuesve, papun\u00ebsia pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet. Deri n\u00eb pranver\u00eb, thon\u00eb ata, n\u00eb Gjermani \u201cnuk pritet ndonj\u00eb ndryshim i trendit\u201d.<\/p>\n<p>Disa kompani t\u00eb m\u00ebdha gjermane kan\u00eb njoftuar pushime masive nga puna n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt e fundit. K\u00ebto jan\u00eb kompanit\u00eb e prekura.<\/p>\n<p>Schaeffler<br \/>\nKompania Schaeffler, e cila prodhon pjes\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb e automobilave, ka njoftuar pushime nga puna dhe mbyllje t\u00eb fabrikave. P\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb sektorin industrial dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt n\u00eb tregun e automjeteve, Schaeffler planifikon t\u00eb shkurtoj\u00eb gjithsej 4.700 vende pune, nga t\u00eb cilat 2.800 jan\u00eb n\u00eb Gjermani. Gjithashtu, nga nj\u00eb fabrik\u00eb n\u00eb Austri dhe Britani t\u00eb Madhe do t\u00eb mbyllen. Kompania njoftoi gjithashtu pezullimin e prodhimit t\u00eb disa produkteve n\u00eb Berndorf, Austri, si dhe p\u00ebrfundimin e disa prodhimeve n\u00eb Sheffield, Angli.<\/p>\n<p>Continental<br \/>\nFurnizuesi i automjeteve Continental planifikon gjithashtu pushime masive p\u00ebr shkak t\u00eb shitjeve m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb BMW, Mercedes dhe koncerne t\u00eb tjer\u00eb, si dhe problemet n\u00eb sektorin e makinave elektrike.<\/p>\n<p>Sipas kompanis\u00eb, nga mesi i vitit 2023, tashm\u00eb jan\u00eb eliminuar 5000 vende pune n\u00eb zhvillim, prodhim dhe administrim. Deri n\u00eb vitin 2028, ata planifikojn\u00eb t\u00eb shkurtojn\u00eb gjithsej 7.150 vende pune, nga t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta i p\u00ebrket Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Volkswagen<br \/>\nProdhuesi m\u00eb i madh gjerman i makinave (Volkswagen, i cili p\u00ebrfshin markat VW, Audi, Porsche, Seat, Skoda, Cupra, Lamborghini, Bentley dhe Ducati) po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb serioze. Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb sindikat\u00ebs, tre fabrika t\u00eb VW jan\u00eb aktualisht n\u00eb rrezik, nd\u00ebrsa nga shkurtimi rrezikohen dhjet\u00ebra mij\u00ebra vende pune. Kompanis\u00eb i mungojn\u00eb bler\u00ebsit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 500.000 automjete, tha Dirk Gro\u00dfe-Loheide, an\u00ebtar i bordit drejtues t\u00eb mark\u00ebs VW. \u201cN\u00ebse nuk ka k\u00ebrkes\u00eb, ne duhet t\u2019i p\u00ebrshtatim kapacitetet prodhuese me situat\u00ebn aktuale\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Grevat e sindikatave para godin\u00ebs s\u00eb VW n\u00eb Osnabr\u00fcckGrevat e sindikatave para godin\u00ebs s\u00eb VW n\u00eb Osnabr\u00fcck<br \/>\nGrevat e sindikatave para godin\u00ebs s\u00eb VWFotografi: IMAGO\/osnapix<br \/>\nEdhe drejtori i mark\u00ebs Volkswagen, Thomas Sch\u00e4fer theksoi se masat aktuale, si pensioni i parakohsh\u00ebm, puna me orar t\u00eb shkurtuar dhe shkurtimet e tjera nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ulur shpenzimet. Momentalisht jan\u00eb duke u zhvilluar negociatat me sindikatat IG Metall, por nuk \u00ebsht\u00eb arritur asnj\u00eb marr\u00ebveshje deri tani. Negociatat do t\u00eb vazhdojn\u00eb me 9 dhjetor, por tani p\u00ebr tani parashikohen t\u00eb shkurtohen dhjet\u00ebra mij\u00ebra vende pune.<\/p>\n<p>Bosch<br \/>\nBosch, nj\u00eb tjet\u00ebr furnizues i madh me pjes\u00eb t\u00eb makinave, planifikon t\u00eb shkurtoj\u00eb deri n\u00eb 5.550 vende pune \u2013 prej tyre 3.800 n\u00eb Gjermani. Shifrat e sakta do t\u00eb darkodohen n\u00eb negociata me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pun\u00ebtor\u00ebve. I prekur ve\u00e7an\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb sektori \u201cCross-Domain Computing Solutions\u201d, i cili merret me zhvillimin e sistemeve p\u00ebr asistenc\u00ebn n\u00eb drejtimin e automjeteve dhe n\u00eb drejtimin autonom.<\/p>\n<p>Bosch planifikon t\u00eb prezantoj\u00eb reduktimin e or\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb Gjermani, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb edhe me paga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb total, do t\u00eb preken rreth 10.000 pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb n\u00ebnt\u00eb lokacione n\u00eb Gjermani. Kompania p\u00ebrmend kriz\u00ebn n\u00eb industrin\u00eb e automobilave dhe k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt si arsye, nd\u00ebrsa rezultatet n\u00eb sektorin e teknologjive t\u00eb reja, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb drejtimi i automatizuar, jan\u00eb n\u00ebn pritshm\u00ebrit\u00eb e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>ZF Friedrichshafen<br \/>\nFurnizuesi i pjes\u00ebve t\u00eb automjeteve ZF Friedrichshafen planifikon t\u00eb shkurtoj\u00eb deri n\u00eb 14.000 nga 54.000 vende pune sa ka n\u00eb Gjermani. Vet\u00ebm n\u00eb Saarbr\u00fccken, 1.800 pun\u00ebtor\u00eb do t\u00eb pushohen nga puna deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025. N\u00ebse situata e v\u00ebshtir\u00eb me porosit\u00eb vazhdon, gjithsej 4.500 vende pune mund t\u00eb shkurtohen deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2028. Kompania nuk e p\u00ebrjashton as mund\u00ebsin\u00eb e mbylljes s\u00eb ndonj\u00eb fabrike.<\/p>\n<p>ZF ka probleme edhe me borxhe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb blerjeve t\u00eb m\u00ebdha (marrje\/blerje kompanish), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultatet e shitjeve jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa \u00ebsht\u00eb pritur. \u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit, n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb na mungojn\u00eb tre miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura\u201d, tha kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve, Achim Dietrich. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, borxhet e m\u00ebdha vijn\u00eb si pasoj\u00eb e blerjeve t\u00eb korporatave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ford<br \/>\nProdhuesi amerikan i makinave Ford planifikon t\u00eb shkurtoj\u00eb 2.900 vende pune n\u00eb Gjermani deri n\u00eb vitin 2027, shumica e tyre n\u00eb fabrik\u00ebn n\u00eb K\u00ebln. N\u00eb total, rreth 4.000 vende pune do t\u00eb shkurtohen n\u00eb Evrop\u00eb. Edhe pse kompania investoi dy miliard\u00eb euro gjat\u00eb viteve 2023 dhe 2024 n\u00eb modernizimin e fabrik\u00ebs n\u00eb K\u00ebln, p\u00ebr prodhimin e automjeteve elektrike, pritshm\u00ebrit\u00eb e shitjeve nuk u p\u00ebrmbush\u00ebn.<\/p>\n<p>Thyssenkrupp<br \/>\nProdhuesi m\u00eb i madh i \u00e7elikut n\u00eb Gjermani, Thyssenkrupp Steel planifikon t\u00eb shkurtoj\u00eb rreth 11.000 vende pune gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb ardhshme. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2030, numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve do t\u00eb bjer\u00eb nga 27.000 n\u00eb 16.000. Kompania synon t\u00eb reduktoj\u00eb kapacitetin prodhues dhe t\u00eb rris\u00eb investimet n\u00eb teknologjit\u00eb miq\u00ebsore ndaj mjedisit, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb miliarda investime. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, importi i \u00e7elikut t\u00eb lir\u00eb nga Azia dhe kriza n\u00eb industrin\u00eb e automobilave paraqesin nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>BASF<br \/>\nN\u00eb vitin 2022, BASF ka shpallur nj\u00eb program kursimi p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb gazit dhe kushteve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb biznesit n\u00eb Evrop\u00eb. Nj\u00eb plan shtes\u00eb shtr\u00ebngimi u prezantua n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, duke p\u00ebrfshir\u00eb shkurtimet e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Ludwigshafen. Deri n\u00eb vitin 2026, BASF planifikon t\u00eb ul\u00eb kostot me nj\u00eb miliard euro n\u00eb vit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, kompania do t\u00eb shkurtoj\u00eb 3.300 vende pune globalisht, duke p\u00ebrfshir\u00eb 2.500 n\u00eb Ludwigshafen.<\/p>\n<p>Gjithashtu u njoftua edhe mbyllja e tre fabrikave n\u00eb Ludwigshafen, duke p\u00ebrfshir\u00eb prodhimin e acidit adipik \u2013 nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs ky\u00e7 p\u00ebr plastik\u00ebn. K\u00ebto masa edhe pse t\u00eb kuptueshme n\u00eb situat\u00ebn aktuale ekonomike, do t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa pun\u00eb mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb tej situat\u00ebn n\u00eb tregun e pun\u00ebs.\/DW<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekonomia gjermane\u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb recesionit edhe sivjet \u2013 industria \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e prekur nga kriza. Pesimizmi dominon n\u00eb kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u201cAto po vuajn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb gjermane t\u00eb konkurrenc\u00ebs n\u00eb tregun bot\u00ebror,\u201d beson Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabanka. Dob\u00ebsia e ekonomis\u00eb gjermane ka pasoja shum\u00eb konkrete. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":25705,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-97233","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97233"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97233\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97234,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97233\/revisions\/97234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}