{"id":97287,"date":"2024-11-30T12:52:48","date_gmt":"2024-11-30T12:52:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97287"},"modified":"2024-11-30T12:54:26","modified_gmt":"2024-11-30T12:54:26","slug":"salianji-sali-berisha-eshte-i-lire-keto-zgjedhje-vendimtare-per-qytetaret-dhe-per-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/30\/salianji-sali-berisha-eshte-i-lire-keto-zgjedhje-vendimtare-per-qytetaret-dhe-per-vendin\/","title":{"rendered":"Salianji: Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb! K\u00ebto zgjedhje vendimtare p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr vendin!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili aktualisht vuan nj\u00eb d\u00ebnim me burg\u00a0si i\u00a0burgosur politik i k\u00ebsaj narkoqeverie, ka publikuar nj\u00eb tjet\u00ebr let\u00ebr nga qelia. Ai e ka cil\u00ebsuar lirimin e kreut t\u00eb PD si nj\u00eb energji \u00e7liruese dhe energjizuese p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe do sjell fuqizimin e Partis\u00eb Demokratike para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Salianji shkruan se, demokratet kane pare se si r\u00ebnia n\u00eb dembeliz\u00ebm dhe komoditet, me iden\u00eb se tani k\u00ebto pun\u00eb i di Sali Berisha, eshte nj\u00eb fatalitet q\u00eb ka patur jo pak kosto n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Kjo do t\u00eb ishte vrastare n\u00ebse ndodh s\u00ebrish<\/p>\n<p><strong>Letra ei plot\u00eb e<\/strong><strong> Salianjit<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebr nga qelia nr. 6<\/p>\n<p>Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb!<\/p>\n<p>\u00c7liruese e energjizuese p\u00ebr demokrat\u00ebt!<\/p>\n<p>Jam i bindur qe\u00eb edhe m\u00eb i fundit shqiptar politik, dhe m\u00eb racionali shqiptar apolitik, e din\u00eb q\u00eb \u00e7lirimi i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb fuqizim i Partis\u00eb Demokratike para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Berish\u00ebn nuk e liruan, e izoluan padrejt\u00ebsisht p\u00ebr thuajse 1 vit, d\u00ebgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi n\u00eb burg se qenka lirim, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb imponimi e m\u00eb pas \u00e7lirimi. Nuk mund t\u00eb lexohet \u00e7lirimi i Sali Berish\u00ebs pa betjat e p\u00ebrditshme q\u00eb zhvilluan demokrat\u00ebt, pa mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare e rezolutave t\u00eb PPE e IDC.<\/p>\n<p>Nuk e liruan por u \u00e7lirua sepse i kishin ata duart e lidhura te vazhdonin burgun politik, pika e vlimit erdhi, mungesa e zgjedhjeve t\u00eb lira, do t\u00eb \u00e7montoheshin q\u00eb n\u00eb nisje n\u00ebse kryetari i opozit\u00ebs mbahej i izloluar, e hetimet do te binin n\u00ebse dhe pas mbylljes se hetimit do mbahej n\u00ebn arrest pa arsye!<\/p>\n<p>Ndaj kushdo e p\u00ebrmend lirimin m\u00eb mir\u00eb t\u00eb zgjedh \u00e7lirimin si m\u00eb i duhuri term!<\/p>\n<p>Ishte \u00e7lirim i ardhur nga durimi e strategjia p\u00ebr t\u00eb par\u00eb larg situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Sali Berisha strategjikisht pa larg, e ndon\u00ebse tha mbajta 330 fjalime, n\u00eb fakt kalkuloi qindra veprime t\u00eb nj\u00eb reaksioni zinxhir q\u00eb e \u00e7liroi vet\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt, mundet e duhet ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrtej manipulimeve q\u00eb i b\u00ebn kundershtari per mareveshje e dakord\u00ebsi t\u00eb fshehta. Demokratet me shume se te tjeret kane dhjetra vite qe e dine se marreveshjet e fshehta jane shkaterrime te ngadalta, dhe nuhatja e tyre eshte beteja.<\/p>\n<p>Demokratet e dine qe euforia per Berishen nuk duhet te jete peshe e metejshme ndaj tij.<\/p>\n<p>Demokratet po ashtu kane pare se si\u00a0 r\u00ebnia n\u00eb dembeliz\u00ebm dhe komoditet, me iden\u00eb se tani k\u00ebto pun\u00eb i di Sali Berisha, eshte nj\u00eb fatalitet q\u00eb ka patur jo pak kosto n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Kjo do t\u00eb ishte vrastare n\u00ebse ndodh s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Rikthimi n\u00eb zyr\u00eb, fizikisht dhe full-time n\u00eb detyr\u00eb i Sali Berish\u00ebs k\u00ebrkon krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Shtim t\u00eb aktivitetit, shtim t\u00eb kontakteve, dhe \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb takim, n\u00eb komunikim me njer\u00ebzit. Jemi\u00a0 vet\u00ebm 5 muaj nga dita e\u00a0 zgjedhjeve. Me aq sa arrij t\u00eb informohem nga burgu, vijojne mbledhjet me\u00a0 strukturat, e kjo serish eshte vetem nje faze e par\u00eb dhe e pamjaftueshme.<\/p>\n<p>\u00c7lirimi i Berishes eshte clirimi i energjive jashte fushat\u00ebs brenda Partis\u00eb Demokratike. Kjo duhet te \u00e7liroje po aq forcen vepruese per te sinergjuar me te gjithe, e mbi te gjitha tani atyre qe jane jasht\u00eb radh\u00ebve tona.<\/p>\n<p>S\u2019ka fare nevoj\u00eb p\u00ebr ta theksuar se sa jetike jan\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr demokrat\u00ebt, p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr vendin. N\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00ebse nuk e b\u00ebjm\u00eb dot dit\u00ebn 25 or\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn ato q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion, duhen shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb arritur tek \u00e7dokush, sado larg t\u00eb jet\u00eb ai, sado i paangazhuar apo skeptik, apo me pasionin e zbehur p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb i vetmi aset, t\u00eb cilin kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb nuk e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb se sa ne.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00ebkat i pafalsh\u00ebm n\u00ebse nuk do ta shfryt\u00ebzonim k\u00ebt\u00eb potencial deri n\u00eb sekond\u00ebn e fundit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili aktualisht vuan nj\u00eb d\u00ebnim me burg\u00a0si i\u00a0burgosur politik i k\u00ebsaj narkoqeverie, ka publikuar nj\u00eb tjet\u00ebr let\u00ebr nga qelia. Ai e ka cil\u00ebsuar lirimin e kreut t\u00eb PD si nj\u00eb energji \u00e7liruese dhe energjizuese p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe do sjell fuqizimin e Partis\u00eb Demokratike para zgjedhjeve. Salianji shkruan se, demokratet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97291,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-97287","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97287"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97292,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97287\/revisions\/97292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}