{"id":97353,"date":"2024-12-01T19:35:46","date_gmt":"2024-12-01T19:35:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97353"},"modified":"2024-12-02T22:11:15","modified_gmt":"2024-12-02T22:11:15","slug":"masakra-e-elbasanit-vendimi-i-plote-i-gjykates-per-zhdukjen-e-pergjimeve-qe-implikojne-taulant-ballen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/01\/masakra-e-elbasanit-vendimi-i-plote-i-gjykates-per-zhdukjen-e-pergjimeve-qe-implikojne-taulant-ballen\/","title":{"rendered":"Masakra e Elbasanit\/ Vendimi i plot\u00eb i Gjykat\u00ebs p\u00ebr zhdukjen e p\u00ebrgjimeve q\u00eb implikojn\u00eb Taulant Ball\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb stuhi politike nisi q\u00eb prej momentit kur n\u00eb gjykat\u00eb, Adrian \u00c7apja, nj\u00eb nga emrat m\u00eb me ndikim n\u00eb qytetin e Elbasanit, deklaroi se vrasja e avokatit t\u00eb tij, Ravik Gurra do t\u00eb zbulonte implikimin e nj\u00eb politikani t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cPolitikani me emrin Taulant\u201d<\/em>\u00a0u akuzua si porosit\u00ebsi i vrasjes s\u00eb Ravik Gurr\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb 2019, avokatit t\u00eb Ardjan \u00c7apjas.<\/p>\n<p>Sipas tij avokati arriti t\u00eb siguronte disa p\u00ebrgjime t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u vra.<\/p>\n<p>Ekzistenca e k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli \u00c7apja.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr prishjen e p\u00ebrgjimeve t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas masakr\u00ebs s\u00eb 3 shkurtit t\u00eb vitit 2016. At\u00ebher\u00eb n\u00eb Elbasan, ku u vran\u00eb 3 persona dhe u plagos\u00ebn 8 t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim sqarohet se \u201cshtetasi me emrin Taulant\u201d u vu n\u00eb p\u00ebrgjim n\u00eb dat\u00ebn 4 shkurt.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas, prokuror\u00ebt e cil\u00ebsuan nj\u00eb lapsus dhe i k\u00ebrkuan gjykat\u00ebs anulimin e vendimit.<\/p>\n<p><strong>VENDIMI I PLOTE<\/strong><\/p>\n<p><em>Me dat\u00eb 03\/02\/2016, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 229, i cili b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr vepra penale t\u00eb \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjetra cil\u00ebsuese\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cprodhim dhe mbajtje pa leje e arm\u00ebve luftarake dhe e municionit\u201d, parashikuar nga nenet 79 germa \u201cdh\u201d dhe \u201ce\u201d e 25 dhe 278 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i bashk\u00ebngjiten k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb rezulton se:<\/em><\/p>\n<p><em>Me dat\u00eb 03.02\/2016, rreth or\u00ebs 20.00, n\u00eb lagjen \u201cEmin Matraxhiu\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit, pik\u00ebrisht n\u00eb lokalin e shtetasit Agron \u00c7apja, persona t\u00eb paidentifikuar kan\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri, duke vrar\u00eb shtetasit Agron Ramazan \u00c7apja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje jan\u00eb plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla \u00c7apja, Ferit Mu\u00e7a, Luan Mu\u00e7a, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc \u00c7apja dhe Arnold \u00c7apja.<\/em><\/p>\n<p><em>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan, pas marrjes s\u00eb njoftimit, kan\u00eb marr\u00eb informacion si dhe kan\u00eb kryer veprimet hetimore p\u00ebr dokumentimin e k\u00ebsaj ngjarjeje. Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes, u gjet\u00ebn dhe sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs material, nj\u00eb automatik model 56 me nr.11113214 me nj\u00eb kreh\u00ebr pa fishek\u00eb, nj\u00eb kreh\u00ebr automatiku model 56 me 26 cop\u00eb fishek\u00eb, 72 cop\u00eb g\u00ebzhoja model 56 me kapsolla t\u00eb goditura si dhe 3 predha kalib\u00ebr 7.62 mm, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekzaminimet p\u00ebrkat\u00ebse laboratorike.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore n\u00eb rrug\u00eb operative, sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan, kan\u00eb marr\u00eb informacione p\u00ebr shtetas, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb marrin ose transmetojn\u00eb komunikime nga t\u00eb dyshuarit, si dhe nga shtetas, v\u00ebzhgimi i t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zbulimin e vendndodhjes ose t\u00eb identitetit t\u00eb t\u00eb dyshuarve.<\/em><\/p>\n<p><em>Me dat\u00eb 04\/02\/2016, oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Vendore Elbasan, dhe konkretisht specialisti i hetimit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda shtetasi Eduart Hasani dhe shefi i sektorit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, shtetasi Edvin Ndreu kan\u00eb depozituar n\u00eb prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Elbasan, nj\u00eb informacion me t\u00eb cilin k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjimin telefonik t\u00eb disa numrave t\u00eb kompanive t\u00eb telefonis\u00eb celulare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij informacioni, Policia Gjyq\u00ebsore i ka k\u00ebrkuar prokuroris\u00eb t\u00eb vendos\u00eb lejimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjimit edhe p\u00ebr numrin e telefonit celular 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga nj\u00eb shtetas me emrin Taulant.<\/em><\/p>\n<p><em>Me vendimin e dat\u00ebs 04\/02\/2016, duke respektuar k\u00ebrkesat ligjore t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 222 pika 2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, prokurori ka vendosur lejimin e p\u00ebrgjimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb numrave t\u00eb telefonit q\u00eb k\u00ebrkoheshin n\u00eb informacionin e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe numrin e telefonit celular 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi me emrin Taulant. Ky vendim i \u00ebsht\u00eb njoftuar menj\u00ebher\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, me vendimin e saj nr. 88, dat\u00eb 05\/02\/2016, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka vendosur: Vler\u00ebsimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb vendimit dat\u00eb 04\/02\/2016 t\u00eb prokurorit p\u00ebr lejimin e p\u00ebrgjimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe numrin e telefonit 0682055399 q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi me emrin Taulant.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb dat\u00eb 06\/02\/2016 me nr. protokolli 1947, n\u00eb prokurori \u00ebsht\u00eb administruar shkresa nr. protokolli 711, dat\u00eb 06\/02\/2016, e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan, me t\u00eb cil\u00ebn ka d\u00ebrguar informacionin e oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore Edvin Ndreu. Me k\u00ebt\u00eb informacion, organi i procedur\u00ebs njoftohet se:<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb identifikimin e sakt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb telefonit 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi me emrin Taulant, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lapsus. N\u00eb informacion, oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore Edvin Ndreu k\u00ebrkon nd\u00ebrprerjen e menj\u00ebhershme t\u00eb p\u00ebrgjimit p\u00ebr numrin 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi me emrin Taulant.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto rrethana, organi i procedur\u00ebs, duke vler\u00ebsuar se p\u00ebr numrin e telefonit 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi me emrin Taulant, nuk ekzistojn\u00eb kushtet e p\u00ebrgjimit. M\u00eb 06\/02\/2016 ora 12.10 ka urdh\u00ebruar ndalimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb tij dhe me shkres\u00ebn nr. prot. 1329 dat\u00eb 08\/02\/2016 ka njoftuar Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, e cila e ka vler\u00ebsuar t\u00eb ligjsh\u00ebm vendimin e prokurorit p\u00ebr lejimin e p\u00ebrgjimit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit paraprak, duke vler\u00ebsuar se dokumentacioni i p\u00ebrgjimit t\u00eb numrit t\u00eb telefonit 0682055399, q\u00eb i p\u00ebrket shtetasit me emrin Taulant, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, organi i procedur\u00ebs nuk ka respektuar dispozitat e kreut III, seksioni IV t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Me t\u00eb drejt\u00eb organi i prokuroris\u00eb ka k\u00ebrkuar n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkes\u00ebs objekt gjykimi, nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, e cila ka dh\u00ebn\u00eb vendimin p\u00ebr lejimin e p\u00ebrgjimit, q\u00eb ky i fundit t\u00eb asgj\u00ebsohet, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se ashti sikund\u00ebr thekson prokurori, me k\u00ebt\u00eb num\u00ebr ka ndodhur nj\u00eb lapsus!<\/em><\/p>\n<p><em>Nisur nga k\u00ebrkimi i sip\u00ebrm i prokurorit, gjykata \u00e7mon se ka vend q\u00eb ajo t\u00eb pranohet nisur nga kjo mb\u00ebshtetje ligjore.<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 224<\/em><\/p>\n<p><em>1-Procesverbalet dhe regjistrimet ruhen pran\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb ka urdh\u00ebruar p\u00ebrgjimin, derisa vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb ndalohet p\u00ebrdorimi. Por kur ky dokumentacion nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, t\u00eb interesuarit mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00ebsimin e tij. Mbi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb vendos gjykata q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjimit. Asgj\u00ebsimi b\u00ebhet n\u00ebn kontrollin e gjyqtarit dhe p\u00ebr veprimin mbahet procesverbal.<\/em><\/p>\n<p><em>2- Kur prokurori vendos pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, duhet t\u00eb njoftoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim me shkrim gjykat\u00ebn. Gjykata vendos p\u00ebr asgj\u00ebsimin e procesverbaleve dhe regjistrimeve n\u00eb afatin e p\u00ebrcaktuar prej saj dhe v\u00eb n\u00eb dijeni personin e p\u00ebrgjuar. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurorit, ky njoftim mund t\u00eb mos b\u00ebhet n\u00eb rastin kur ka rrezik p\u00ebr jet\u00ebn ose sh\u00ebndetin e t\u00eb tjer\u00ebve, ose kur vihet n\u00eb rrezik nj\u00eb hetim i nisur.<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 226<\/em><\/p>\n<p><em>1-Rezultatet e p\u00ebrgjimit nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb rasteve t\u00eb lejuara nga ligji ose kur nuk jan\u00eb respektuar dispozitat e k\u00ebtij seksioni.<\/em><\/p>\n<p><em>2- Nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebrgjimet e bisedave ose t\u00eb komunikimeve t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb ruajn\u00eb sekretin p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit apo detyr\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur k\u00ebta persona kan\u00eb deponuar mbi t\u00eb nj\u00ebjtat fakte ose i kan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>3- Gjykata urdh\u00ebron asgj\u00ebsimin e dokumentacionit t\u00eb p\u00ebrgjimeve q\u00eb ndalohet t\u00eb p\u00ebrdoren me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb materiale.<\/em><\/p>\n<p><em>Nisur nga p\u00ebrmbajtja e sip\u00ebrmeve e dispozitave ligjore rezulton se n\u00eb rastin konkret jemi p\u00ebrpara faktit juridik kur me urdh\u00ebr t\u00eb prokurorit, p\u00ebrgjimi i nr. t\u00eb telefonit celular 0682055399, q\u00eb mbahet nga personi me emrin Taulant, \u00ebsht\u00eb ndaluar si dhe n\u00eb rrethanat ku po prej vet\u00eb prokurorit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar asgj\u00ebsimi i p\u00ebrgjimeve t\u00eb kryera ndaj k\u00ebtij nr. p\u00ebr periudh\u00ebn dat\u00eb 04\/02\/2016 ora 13:20 deri me dat\u00eb 06\/02\/2016 deri me dat\u00eb 06\/02\/2016 ora 12:10, gjykata \u00e7mon se ky k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj dhe duhet pranuar. Materialet e p\u00ebrgjimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore, t\u00eb cilat iu b\u00ebn\u00eb prezent gjykat\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs me nr. prot 1731, dat\u00eb 17\/02\/2016 t\u00eb inkorporuara n\u00eb nj\u00eb CD, duhet t\u00eb asgj\u00ebsohen n\u00eb prani t\u00eb gjyqtarit, sapo ky vendim t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Po k\u00ebshtu gjykata \u00e7mon se p\u00ebr arsye t\u00eb sekretit t\u00eb hetimit, personi i p\u00ebrgjuar me emrin Taulant nuk duhet t\u00eb njoftohet lidhur me k\u00ebt\u00eb veprim procedural-hetimor<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebto arsye<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata duke par\u00eb edhe nenet 224-226 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs penale<\/em><\/p>\n<p><em>VENDOSI<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em>Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan<\/em><br \/>\n<em> Fshirjen dhe asgj\u00ebsimin e materialit t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb regjistruar n\u00eb CD e ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb me shkres\u00ebn nr. 140 dat\u00eb 16\/02\/2016, e cila p\u00ebrmban regjistrimin e numrit t\u00eb telefonit celular 0682055399 nga data 04\/02\/2016 ora 13:20 minuta deri n\u00eb dat\u00ebn 06\/02\/2016 n\u00eb or\u00ebn 12:10 minuta<\/em><br \/>\n<em>\u2022 T\u00eb asgj\u00ebsohet materiali i ardhur me CD me shkres\u00ebn nr. 140, dat\u00eb 16\/02\/2016 edhe n\u00eb serverat q\u00eb ndodhen pran\u00eb sektorit t\u00eb p\u00ebrgjimeve n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Tiran\u00eb<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Gjykata e rrethit Elbasan me vendimin nr 88 dat\u00eb 05\/02\/2016 ka vler\u00ebsuar vendimin e prokurorit t\u00eb dat\u00ebs 04\/02\/2016 mbi lejimin e p\u00ebrgjimit t\u00eb numrit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohor\u00eb prej 15 dit\u00ebsh, p\u00ebrgjim i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb prokurorit dt 06\/02\/2016 ora 12:10<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Asgj\u00ebsimi t\u00eb kryhet n\u00eb prani t\u00eb gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dit\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb marrjes s\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi<\/em><br \/>\n<em>\u2022 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb mos njoftohet personi i p\u00ebrgjuar p\u00ebr arsye hetimi<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Shpenzimet gjyq\u00ebsore si\u00e7 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Kund\u00ebr vendimit mund t\u00eb b\u00ebhet ankim brenda 10 dit\u00ebve nga e nes\u00ebrmja e shpalljes s\u00eb tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, Durr\u00ebs.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb stuhi politike nisi q\u00eb prej momentit kur n\u00eb gjykat\u00eb, Adrian \u00c7apja, nj\u00eb nga emrat m\u00eb me ndikim n\u00eb qytetin e Elbasanit, deklaroi se vrasja e avokatit t\u00eb tij, Ravik Gurra do t\u00eb zbulonte implikimin e nj\u00eb politikani t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u201cPolitikani me emrin Taulant\u201d\u00a0u akuzua si porosit\u00ebsi i vrasjes s\u00eb Ravik Gurr\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":97354,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-97353","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97353"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97356,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97353\/revisions\/97356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}