{"id":97842,"date":"2024-12-05T19:12:32","date_gmt":"2024-12-05T19:12:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97842"},"modified":"2024-12-05T19:12:52","modified_gmt":"2024-12-05T19:12:52","slug":"zgjedhjet-voa-presion-administrates-dhe-keqperdorim-i-perhapur-i-burimeve-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/05\/zgjedhjet-voa-presion-administrates-dhe-keqperdorim-i-perhapur-i-burimeve-shteterore\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet 2025\/ VOA: Presion administrat\u00ebs dhe keqp\u00ebrdorim i p\u00ebrhapur i burimeve shtet\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri, keqpe\u0308rdorimi<\/strong><strong><em> i burimeve shtete\u0308rore pe\u0308r qe\u0308llime zgjedhore cil\u00ebsohet nga veprimtar\u00ebt si nj\u00eb shqet\u00ebsim kryesor p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit. Nga studimi i opinionit publik n\u00eb 6 qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha doli se shumica d\u00ebrrmuese mendojn\u00eb q\u00eb ky p\u00ebrdorim i burimeve shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb dhe ndikon n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve. Nj\u00eb e kat\u00ebrta e qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar ndryshuan vote\u0308n e tyre ose abstenuan pe\u0308r shkak te\u0308 presioneve nga administrata publike.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Studimi i Organizat\u00ebs Q\u00ebndresa Qytetare zbuloi nj\u00eb perceptim te\u0308 pe\u0308rhapur mbi keqpe\u0308rdorimin e burimeve shtete\u0308rore pe\u0308r qe\u0308llime zgjedhore, ku nj\u00eb shumice\u0308 de\u0308rrmuese (84.5%) e pjese\u0308marre\u0308sve u shpreh\u00ebn se pe\u0308rdorimi i burimeve shtete\u0308rore ndikon ndjesh\u00ebm ne\u0308 rezultatet e zgjedhjeve dhe shumica e tyre (66%) e cil\u00ebsojn\u00eb ke\u0308te\u0308 sjellje si te\u0308 padrejte\u0308 dhe te\u0308 keqp\u00ebrdoruese.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretat e t\u00eb anketuarve (78%) pohuan se zyrtare\u0308t publike\u0308 pe\u0308rdorin burimet shtete\u0308rore pe\u0308r qe\u0308llime elektorale, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre (57%) theksuan angazhimin e ne\u0308pune\u0308sve civile\u0308 ne\u0308 fushata zgjedhore, si dhe (50-55%) ve\u0308rejt\u00ebn pe\u0308rdorimin e fondeve publike, t\u00eb objekteve dhe infrastruktur\u00ebs publike pe\u0308r veprimtari t\u00eb fushatave zgjedhore.<\/p>\n<p>Drejtuesi i organizat\u00ebs Q\u00ebndresa Qytetare, Migen Qiraxhi, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se \u201cedhe ky studim tregoi q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shkelur dhe jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb paqarta kufijt\u00eb mes partis\u00eb dhe shtetit sidomos n\u00eb fushata zgjedhore, dhe q\u00eb administrata p\u00ebrdoret r\u00ebndom n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin n\u00ebn presionin e mbajtjes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs, ndaj mbetet t\u00eb forcohen monitorimi dhe masat p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebt\u00eb dukuri shqet\u00ebsuese p\u00ebr demokracin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Anketa u shtri n\u00eb 6 qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha; Tirane\u0308, Durre\u0308s, Vlore\u0308, Shkode\u0308r, Fier, Elbasan me banor\u00eb mbi 80 p\u00ebr qind t\u00eb moshave 18-60 vje\u00e7 dhe afro 17 p\u00ebr qind mbi 60 vje\u00e7.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim (36%), pohuan se kane\u0308 qene\u0308 ne\u0308n presion pe\u0308r te\u0308 mbe\u0308shtetur nje\u0308 kandidat ose parti, madje nj\u00eb e kat\u00ebrta (25%) e te\u0308 anketuarve than\u00eb se kane\u0308 ndryshuar vote\u0308n e tyre ose kane\u0308 abstenuar nga votimi pe\u0308r shkak te\u0308 presioneve nga administrata publike.<\/span><\/p>\n<p>Anketimi zbuloi se afro 67 p\u00ebr qind e qytetare\u0308ve kane\u0308 pe\u0308rjetuar ose de\u0308gjuar raste ku punonje\u0308sit publike\u0308 jane\u0308 detyruar te\u0308 shfaqin mbe\u0308shtetje politike gjate\u0308 orarit te\u0308 pune\u0308s, nga presioni pe\u0308r te\u0308 marre\u0308 pjese\u0308 ne\u0308 n\u00eb veprimtari fushat\u00eb zgjedhore (49%), k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr humbjen e vendit t\u00eb pun\u00ebs (35%), presione p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar lista votuesish (33.5%), e deri tek presione pe\u0308r t\u2019u fotografuar duke marre\u0308 pjese\u0308 ne\u0308 aktivitete elektorale (27%).<\/p>\n<p>Sipas anket\u00ebs, afro nj\u00eb e kat\u00ebrta e qytetar\u00ebve (31%) deklaruan se kane\u0308 qene\u0308 de\u0308shmitare\u0308 te\u0308 pe\u0308rdorimit te\u0308 burimeve shtete\u0308rore pe\u0308r qe\u0308llime zgjedhore. Nd\u00ebrsa shumica d\u00ebrrmuese e tyre (82%) jane\u0308 pro ashpe\u0308rsimit te\u0308 masave nde\u0308shkuese pe\u0308r te\u0308 parandaluar pe\u0308rdorimin e burimeve shtete\u0308rore gjate\u0308 proceseve zgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore dhe administrat\u00ebs publike gjat\u00eb fushatave zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr v\u00ebrejtjet kryesore dhe m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb v\u00ebzhguesve vendas dhe t\u00eb huaj, nd\u00ebrsa masat p\u00ebr frenimin e saj cil\u00ebsohen si t\u00eb pamjaftueshme.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, keqpe\u0308rdorimi i burimeve shtete\u0308rore pe\u0308r qe\u0308llime zgjedhore cil\u00ebsohet nga veprimtar\u00ebt si nj\u00eb shqet\u00ebsim kryesor p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit. Nga studimi i opinionit publik n\u00eb 6 qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha doli se shumica d\u00ebrrmuese mendojn\u00eb q\u00eb ky p\u00ebrdorim i burimeve shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb dhe ndikon n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve. Nj\u00eb e kat\u00ebrta e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-97842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97842"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97842\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97845,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97842\/revisions\/97845"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}