{"id":98016,"date":"2024-12-07T17:36:16","date_gmt":"2024-12-07T17:36:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98016"},"modified":"2024-12-07T17:43:32","modified_gmt":"2024-12-07T17:43:32","slug":"rrezimi-i-55-amendamenteve-te-opozites-arrogance-e-pashembullt-e-sektit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/07\/rrezimi-i-55-amendamenteve-te-opozites-arrogance-e-pashembullt-e-sektit-rama\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebzimi i 55 amendamenteve t\u00eb opozit\u00ebs: arrogance e pashembullt e sektit Rama"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebzia e madh\u00ebshtis\u00eb\u201d e sektit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb qeverisje u shfaq e plot\u00eb kur, me miratimin e Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2025, deputet\u00ebt e shumic\u00ebs rr\u00ebzuan pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, pa qoft\u00eb edhe nj\u00eb diskutim formal argumentimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje, q\u00eb t\u00eb 55 amendamentet e paraqitura nga opozita, p\u00ebr ndryshimin e ligjit kryesor ekonomik t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Ky akt shpreh arroganc\u00ebn e pashembullt politike, ku procesi demokratik i diskutimit dhe analiz\u00ebs shnd\u00ebrrohet thjesht n\u00eb nj\u00eb akt formal votimi dhe rr\u00ebzimi mekanik.<\/p>\n<p>Ai reflekton jo vet\u00ebm munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr dialog e bashk\u00ebpunim, por edhe nj\u00eb paaft\u00ebsi dhe verb\u00ebri t\u00eb theksuar, p\u00ebr t\u00eb pranuar se minimalisht, disa prej k\u00ebtyre propozimeve jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr mir\u00ebqeverisjen dhe zgjidhjen e disa prej sfidave ekonomike m\u00eb kritike t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>P\u00ebrbuzje ndaj demokracis\u00eb dhe mendimit ekonomik opozitar<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Fakti q\u00eb t\u00eb gjitha amendamentet u rr\u00ebzuan me nj\u00eb p\u00ebrbuzje t\u00eb qart\u00eb kundrejt procesit demokratik dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, ngre nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore: <strong>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb 55 amendamente, q\u00eb mbulojn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb kaq t\u00eb gjer\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh sociale, ekonomike dhe shoq\u00ebrore, t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb?!<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pyetje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb e drejt\u00eb ndaj nj\u00eb qeverie q\u00eb duket se nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb asnj\u00eb ide q\u00eb nuk vjen nga vet\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Disa prej amendamenteve t\u00eb propozuara jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ishin pranuar. Ato madje duhet edhe t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoheshin, p\u00ebr nism\u00ebn dhe vizionin q\u00eb sjellin, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme ndaj atyre n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Amendamentet p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb masa q\u00eb synojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb adresojn\u00eb pabarazit\u00eb e thella dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb prekur nga rritja e \u00e7mimeve. Ato nuk jan\u00eb thjesht k\u00ebrkesa financiare. P\u00ebrb\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb dinjitetin dhe t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>Injorim i plot\u00eb ndaj mir\u00ebqenies s\u00eb qytetarit<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nj\u00eb qeverisje q\u00eb e njeh detyrimin moral dhe ekonomik p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebto nisma, jo vet\u00ebm do t\u00eb fitonte mir\u00ebnjohjen e qytetar\u00ebve, por edhe do t\u00eb demonstronte nj\u00eb model t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb p\u00ebrgjegjshme, q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr mir\u00ebqenien komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr munges\u00eb hap\u00ebsire, po p\u00ebrmend gjasht\u00eb nga t\u00eb 55 amendamentet, q\u00eb meritonin plot\u00ebsisht nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar nga qeveria dhe jo thjesht arroganc\u00ebn dhe pulsimin nervoz t\u00eb votimit \u201cRr\u00ebzohet!\u201d:<\/p>\n<ol>\n<li><u> Pezullimi i investimeve t\u00eb luksit dhe rritja e minimumit jetik<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>Rr\u00ebzimi i propozimit p\u00ebr pezullimin e t\u00eb gjitha shpenzimeve t\u00eb luksit deri n\u00eb caktimin e minimumit jetik zyrtar n\u00eb vend, tregon nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndjeshm\u00ebrie p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb qeveria vazhdon t\u00eb shpenzoj\u00eb miliona euro p\u00ebr projekte t\u00eb dyshimta luksi dhe fasada publike.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><u> Rritja e pensioneve dhe fondet p\u00ebr t\u00eb moshuarit<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku pensionist\u00ebt mezi p\u00ebrballojn\u00eb kostot bazike t\u00eb jetes\u00ebs dhe gjendja p\u00ebr ta po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, rr\u00ebzimi i k\u00ebtij amendamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e hapur ndaj dinjitetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><u> Mb\u00ebshtetja p\u00ebr sektor\u00ebt kritik\u00eb si arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrforcimi i sektor\u00ebve thelb\u00ebsor\u00eb si arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia duhej t\u00eb ishte nj\u00eb prioritet i padiskutuesh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur ishte kjo mazhoranc\u00eb, ky sekt n\u00eb pushtet, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb premtoi me solemnitet arsimin dhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike t\u00eb buxhetuar q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebta sektor\u00eb n\u00eb 5 p\u00ebrqind t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shtimi i fondeve p\u00ebr logoped\u00ebt q\u00eb ndihmojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt me autiz\u00ebm, sigurimi i barnave onkologjike dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr pacient\u00ebt me kancer nuk jan\u00eb luks, por domosdoshm\u00ebri q\u00eb reflektojn\u00eb fytyr\u00ebn humane t\u00eb nj\u00eb shteti dhe t\u00eb buxhetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi i k\u00ebtyre amendamenteve tregon nj\u00eb munges\u00eb trondit\u00ebse ndjeshm\u00ebrie, ku interesat e tjera t\u00eb qeveris\u00eb vendosen mbi sh\u00ebndetin dhe arsimin publik, dy shtyllat e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><u> Fokusi n\u00eb prodhimin dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr fermer\u00ebt<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ekonomia shqiptare po p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb nd\u00ebrtim dhe po l\u00eb pas dore sektor\u00ebt produktiv, ky veprim d\u00ebshmon p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb vizioni strategjik afatgjat\u00eb. Nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor i fryr\u00eb nga spekulimet dhe pastrimi i parave, nd\u00ebrsa prodhimi dhe bujq\u00ebsia, do t\u00eb mund t\u00eb krijonin vende pune, t\u00eb kontribuonin n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb ulnin riskun e nj\u00eb kolapsi ekonomik n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><u> Pezullimi i pagesave t\u00eb PPP-ve<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>Propozimi p\u00ebr pezullimin e pagesave p\u00ebr PPP-t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrve\u00e7 dializ\u00ebs, dhe ridrejtimin e fondeve n\u00eb investime reale n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr amendament q\u00eb u injorua. PPP-t\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shpesh t\u00eb kritikuara p\u00ebr kostot e larta dhe efikasitetin e ul\u00ebt, duke krijuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr kompanit\u00eb private sesa p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><u> <\/u><u>Rritja e fondeve p\u00ebr ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb<\/u><\/li>\n<\/ol>\n<p>Rritja e fondeve p\u00ebr ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb detyrim moral dhe historik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim p\u00ebr t\u00eb rikthyer dinjitetin e nj\u00eb brezi q\u00eb ka vuajtur padrejt\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Megjithat\u00eb, refuzimi i k\u00ebtij amendamenti d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh t\u00eb ftoht\u00eb dhe indiferent ndaj atyre q\u00eb luftuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, duke i d\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>xx<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre, amendamentet amendamentet e opozit\u00ebs ishin propozime me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb shpopullimi masiv q\u00eb po p\u00ebrjeton Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i izoluar, por nj\u00eb rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i munges\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr pun\u00ebsim, arsimit cil\u00ebsor dhe mb\u00ebshtetjes sociale efektive. Refuzimi i k\u00ebtyre propozimeve jo vet\u00ebm q\u00eb zbeh p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, por forcon ndjesin\u00eb se kjo qeveri po neglizhon qytetar\u00ebt e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb dhe familjet, duke i detyruar t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb argumentohet se t\u00eb gjitha propozimet e opozit\u00ebs ishin t\u00eb pavlefshme. Kjo tregon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mend\u00ebsi politike q\u00eb sheh opozit\u00ebn si kund\u00ebrshtare t\u00eb p\u00ebrhershme, sesa si partnere n\u00eb qeverisjen demokratike. Rr\u00ebzimi pa analiz\u00eb i k\u00ebtyre propozimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal i qart\u00eb i dekompozimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb pushtetit t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>Sikurse e ka cil\u00ebsuar ekonomisti i njohur dhe Laureat i \u00c7mimit Nob\u00ebl Joseph Stiglitz: <em>\u201cNj\u00eb demokraci funksionon vet\u00ebm kur vendimet e saj reflektojn\u00eb nevojat e t\u00eb gjith\u00ebve, jo interesat e disa pakicave t\u00eb fuqishme.\u201d<\/em> Nj\u00eb qeveri q\u00eb refuzon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb d\u00ebmton rr\u00ebnj\u00ebt e demokracis\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebqeverisjes.<\/p>\n<p>T\u2019i injorosh k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkel\u00ebsh jo vet\u00ebm mbi nj\u00eb dokument buxhetor, por mbi shpresat dhe t\u00eb ardhmen e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga Bujar Leskaj \u201cMarr\u00ebzia e madh\u00ebshtis\u00eb\u201d e sektit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb qeverisje u shfaq e plot\u00eb kur, me miratimin e Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2025, deputet\u00ebt e shumic\u00ebs rr\u00ebzuan pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, pa qoft\u00eb edhe nj\u00eb diskutim formal argumentimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje, q\u00eb t\u00eb 55 amendamentet e paraqitura nga opozita, p\u00ebr ndryshimin e ligjit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98016","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98016"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98016\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98017,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98016\/revisions\/98017"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}