{"id":98020,"date":"2024-12-07T17:47:01","date_gmt":"2024-12-07T17:47:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98020"},"modified":"2024-12-07T20:41:02","modified_gmt":"2024-12-07T20:41:02","slug":"rel-haga-ngre-aktakuze-te-re-ndaj-hashim-thacit-perpjekje-per-te-ndikuar-tek-deshmitaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/07\/rel-haga-ngre-aktakuze-te-re-ndaj-hashim-thacit-perpjekje-per-te-ndikuar-tek-deshmitaret\/","title":{"rendered":"Akuza e re ndaj Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Hag\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb kan\u00eb publikuar versionin e redaktuar t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb re kund\u00ebr ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, si dhe ndaj kat\u00ebr personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me \u201cpretendime p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb gjykimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, Dhomat e Specializuara njoftuan se m\u00eb 29 n\u00ebntor 2024 \u00ebsht\u00eb konfirmuar aktakuza kund\u00ebr Tha\u00e7it si dhe ndaj ish-ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Hajredin Ku\u00e7i, ish-shefit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit t\u00eb Malishev\u00ebs, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrshkruhen takimet q\u00eb Tha\u00e7i ka zhvilluar me kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb dhe aty pretendohet se ai u ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime se si t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb rastin kund\u00ebr tij. Aktualisht n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar gjykimi ndaj Tha\u00e7it dhe ish-krer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar po ashtu pretendon se gjat\u00eb bastisjeve q\u00eb ka kryer n\u00eb Kosov\u00eb, disa t\u00eb akuzuarve u ka gjetur d\u00ebshmi, sikurse jan\u00eb lista me emra d\u00ebshmitar\u00ebsh apo edhe udh\u00ebzimet se si ata duhej t\u00eb d\u00ebshmoni. N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmendet vizita e 2 korrikut e vitit 2023 e Fadil Fazliut n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb, ku u takua me Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vizit\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i dha informacion konfidencial n\u00eb lidhje me d\u00ebshmitar\u00ebt e ZPS-s\u00eb\u201d p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr tij. Aty thuhet se ai i dha Fazliut \u201cudh\u00ebzime t\u00eb holl\u00ebsishme q\u00eb Fazliu duhej t\u2019ia p\u00ebrcillte d\u00ebshmitarit t\u00eb ZPS-s\u00eb ose se si duhej t\u00eb d\u00ebshmonte d\u00ebshmitari 1\u201d.<\/p>\n<p>Aktakuza pretendon se Tha\u00e7i dhe Fazliu u pajtuan p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb jepnin udh\u00ebzime, dhe u mor\u00ebn vesh q\u00eb djali i Fazliut, Fahri Fazliu t\u00eb kontaktonte me d\u00ebshmitarin 1 p\u00ebr caktimin e nj\u00eb takimi.<\/p>\n<p>ZPS pretendon se Fadil dhe Fahri Fazliut ishin takuar m\u00eb her\u00ebt me d\u00ebshmitarin dhe kishin k\u00ebmbyer mesazhe telefonike m\u00eb 26 qershor dhe m\u00eb 3 korrik po ashtu, duke caktuar nj\u00eb takim m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb 3 korrikut 2023, \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet e Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr Fadil Fazliun\u201d. Prokuroria pretendon se n\u00eb koh\u00ebn kur Tha\u00e7i u takua me Fazliun, d\u00ebshmitari 1 nuk kishte b\u00ebr\u00eb publike se do t\u00eb ishte d\u00ebshmitar n\u00eb Hag\u00eb dhe d\u00ebshmia e tij ishte klasifikuar si konfidenciale.<\/p>\n<p>Koha kur ky d\u00ebshmitar\u00eb d\u00ebshmoi pran\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara, n\u00eb aktakuz\u00eb \u00ebsht\u00eb e redaktuar. Aktakuza prej 15 faqesh, p\u00ebrmend edhe nj\u00eb vizit\u00eb m\u00eb 3 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb Hajredin Ku\u00e7it, i cili vizitoi Tha\u00e7in n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit. Edhe aty thuhet se Tha\u00e7i e kishte udh\u00ebzuar Ku\u00e7in se si t\u2019ia p\u00ebrcillte d\u00ebshmitar\u00ebve se si duhej t\u00eb d\u00ebshmonin.<\/p>\n<p>\u201cHajredin Ku\u00e7i n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur konfirmoi dhe\/ose u pajtua me udh\u00ebzimet e Hashim Tha\u00e7it lidhur me ndikimin ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve dhe dha sugjerime n\u00eb lidhje me udh\u00ebzimet q\u00eb duhej t\u2019u jepeshin d\u00ebshmitarit 5 dhe d\u00ebshmitarit 6. Hajredin Ku\u00e7i gjithashtu konfirmoi se kishte takuar m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmitarin 5 t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit 5\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bashkim Smakaj, ZPS tha se ai, s\u00eb bashku me B.Sh dhe A.B vizituan Tha\u00e7in n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit m\u00eb 9 shtator 2023. Edhe gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, Prokuroria e Specializuar pretendon se Tha\u00e7i dha informacione konfidenciale p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb rastin ndaj tij dhe udh\u00ebzoi \u201cnj\u00eb apo disa nga vizitor\u00ebt\u201d q\u00eb t\u2019i jepnin udh\u00ebzimet d\u00ebshmitarit 2 e si t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb rastin danj tij.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i e cil\u00ebsoi d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit 2 si vendimtare dhe dha udh\u00ebzime t\u00eb holl\u00ebsishme se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb thoshte d\u00ebshmitari 2 gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij. Hashim Tha\u00e7i u k\u00ebrkoi vizitor\u00ebve q\u00eb t\u00eb vinin ta takonin s\u00ebrish pas nj\u00eb muaji n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb. Aty shtohet se Smakaj dhe Behrami u takuan s\u00ebrish me Tha\u00e7in m\u00eb 7 tetor, si\u00e7 pretendohet, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb m\u00ebtejme se si duhej t\u00eb d\u00ebshmonte d\u00ebshmitari 2.<\/p>\n<p>ZPS-ja tha se gjat\u00eb kontrollit t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb Smakajt m\u00eb 30 tetor 2023 jan\u00eb gjetur dokumente ku trajtohej tema e d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb pritej t\u00eb jepte d\u00ebshmitari 2 \u201cme nj\u00eb version t\u00eb ngjarjeve q\u00eb p\u00ebrputhej me udh\u00ebzimet e dh\u00ebna nga Hashim Tha\u00e7i gjat\u00eb vizitave n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit m\u00eb 9 shtator dhe 7 tetor 2023\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmitar, ZPS-ja tha se ai nuk e kishte b\u00ebr\u00eb publike statusin e tij dhe Dhomat e Specializuara e kishin mbrojtur identitetin e tij duke e intensifikuar vet\u00ebm me kodin e tij t\u00eb d\u00ebshmitarit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Isni Kilajt, ai s\u00eb bashku me V.K, e kishin takuar Tha\u00e7in n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 6 tetor n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit, u tha n\u00eb aktakuz\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite, ZPS pretendon se Tha\u00e7i u ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb rastin kund\u00ebr tij, me udh\u00ebzime p\u00ebr d\u00ebshmitarin 4 &#8211; d\u00ebshmitar i mbrojtur \u2013 \u201cse si duhej t\u00eb d\u00ebshmonte\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb udh\u00ebzimeve, Hashim Tha\u00e7i dha referenca dhe pjes\u00eb t\u00eb deklaratave konfidenciale t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb d\u00ebshmitarit 4. Gjithashtu, Tha\u00e7i diskutoi provat konfidenciale t\u00eb d\u00ebshmitarit 3\u201d, u tha n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb u tha se gjat\u00eb kontrollit te prona e Kilajt m\u00eb 2 n\u00ebntor 2023, jan\u00eb gjetur materiale \u201cme informacione konfidenciale p\u00ebr proceset e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs [DHSK] dhe t\u00eb dh\u00ebna identifikuese t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtur, p\u00ebrfshir\u00eb dhe emrat e d\u00ebshmitar\u00ebve\u201d, duke shtuar se konkretisht jan\u00eb gjetur faqe t\u00eb grisura t\u00eb deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitarit 4, \u201cnd\u00ebr t\u00eb cilat edhe pjes\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Tha\u00e7i iu referua gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb 66 tetorit 2023\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, ZPS-ja tha se jan\u00eb gjetur flet\u00eb t\u00eb nj\u00eb fletoreje, ku pretendohet se kishte p\u00ebrmbledhje t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve aktual\u00eb dhe me kodet e tyre t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Tha\u00e7i, s\u00eb bashku me Fazliun, Smakajn, Kilajn dhe Ku\u00e7in, kan\u00eb penguar personat zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre. Aty thuhet se ish-presidenti i Kosov\u00ebs ka drejtuar k\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrmes vizitave t\u00eb paprivilegjuara q\u00eb ka zhvilluar n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes veprimeve t\u00eb tyre, Hashim Tha\u00e7i, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe t\u00eb tjer\u00eb tentuan q\u00eb t\u00eb komprometonin aft\u00ebsin\u00eb e DHSK-s\u00eb\/ZPS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur penalisht krimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, p\u00ebrfshir\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e DHSK-s\u00eb\/ZPS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe mbrojtur prova relevante t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve\u201d, shkruhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Smakaj, Fazliu dhe Kilaj u arrestuan m\u00eb 5 dhjetor n\u00eb Kosov\u00eb dhe u d\u00ebrguan n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e paraburgimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, tha gjykata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ku\u00e7it i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar aktakuza dhe flet\u00ebthirrja p\u00ebr t\u2019u paraqitur para Dhomave t\u00eb Specializuara. Paraqitja e par\u00eb e t\u00eb akuzuarve do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb 8 dhjetor.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb duke u gjykuar nga kjo gjykat\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ndar\u00eb kund\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit \u2013 akuzohet se bashk\u00ebrendoi \u201ctri grupe t\u00eb ve\u00e7anta\u201d s\u00eb bashku me Smakajn, Kilajn, Ku\u00e7in dhe Fazliun p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb rastin kund\u00ebr tij dhe t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Aktakuza pretendon se veprat penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb kryer nga 12 prilli 2023 deri m\u00eb 2 n\u00ebntor po atij viti, gjat\u00eb vizitave jo t\u00eb privilegjuara n\u00eb objektin e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb mes Tha\u00e7it dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb akuzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e re, Tha\u00e7i ngarkohet me tri akuza p\u00ebr tentativ\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi; kat\u00ebr akuza p\u00ebr shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs, dhe kat\u00ebr akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen p\u00ebr tentativ\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi, dhe p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. Ku\u00e7i p\u00ebrballet me dy akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs deri m\u00eb tani kan\u00eb shpallur dy aktgjykime p\u00ebr pengim n\u00eb administrim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dy ish-figura t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb deri tani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Specialja ka shqiptuar edhe dy aktgjykime p\u00ebr krime lufte. Gjykata Speciale u themelua n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por vepron me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ka selin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar hetojn\u00eb krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p>Droja nga frik\u00ebsimi i d\u00ebshmitar\u00ebve ishte nj\u00eb prej arsyeve pse kjo gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs ndodhet n\u00eb Hag\u00eb dhe jo n\u00eb Prishtin\u00eb, \u201cmarr\u00eb parasysh se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme dhe p\u00ebr faktin se disa nga t\u00eb dyshuarit n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare mund t\u00eb konsiderohen si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs, t\u00eb l\u00ebshuar qysh n\u00eb vitin 2016, kur ishte vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.\/ REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb kan\u00eb publikuar versionin e redaktuar t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb re kund\u00ebr ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, si dhe ndaj kat\u00ebr personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me \u201cpretendime p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98021,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-98020","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98020"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98020\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98055,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98020\/revisions\/98055"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}