{"id":98073,"date":"2024-12-08T10:00:11","date_gmt":"2024-12-08T10:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98073"},"modified":"2024-12-08T10:26:12","modified_gmt":"2024-12-08T10:26:12","slug":"8-dhjetori-90-kater-ditet-qe-ngriten-ne-kembe-studentet-dhe-popullin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/08\/8-dhjetori-90-kater-ditet-qe-ngriten-ne-kembe-studentet-dhe-popullin\/","title":{"rendered":"Kat\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb student\u00ebt dhe popullin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dhjetor \u201990, nga zgjedhja e Azemit tek revolta e madhe<\/strong><\/p>\n<p>8 Dhjetor, Ora 10:00.<\/p>\n<p>Kryeministri \u00c7ar\u00e7ani shkon pa njoftuar p\u00ebr vizit\u00eb tek student\u00ebt n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d. Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet t\u00eb madh, pasi balt\u00ebs nuk i rezistuan as \u00e7izmet q\u00eb \u00c7ar\u00e7anit ia d\u00ebrgoi me shpejt\u00ebsi policia. N\u00eb godin\u00ebn 10-11, ai priti nj\u00eb grup student\u00ebsh. Gjysma e sall\u00ebs ishte mbushur me sampist\u00eb. Studentja A.B. iu drejtua \u00c7ar\u00e7anit me fjal\u00eb dhe tone t\u00eb ashpra. Ajo tha se, \u201cun\u00eb nuk mund t\u00eb lind kurr\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr ju dhe partin\u00eb tuaj\u2026\u201d<\/p>\n<p>Ora 20:30.<\/p>\n<p>Kabina elektrike n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d merr flak\u00eb. Gjith\u00e7ka fillon nga e para. Fillojn\u00eb parrullat kund\u00ebr diktatur\u00ebs, t\u00eb thirrurat dhe t\u00eb sharat ndaj qeveris\u00eb komuniste dhe thirrjet p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb organizuar. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u k\u00ebndua nga t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebnga: \u201cSe mjaft n\u00eb rob\u00ebri\/ O e mjera Shqip\u00ebri\/ O djem rr\u00ebmbeni pushk\u00ebt\/ Ja vdekje, ja liri\u201d! Pastaj u hodh\u00ebn parrullat: \u201cPosht\u00eb komunizmi\u201d dhe \u201cKomunist\u00ebt n\u00eb litar\u201d.<\/p>\n<p>Ora 21:00<\/p>\n<p>Nga godina 20-21 erdh\u00ebn thirrjet p\u00ebr t\u2019u mbledhur t\u00eb gjith\u00eb. Brenda 10-15 minutave u mblodh\u00ebn rreth 200-300 student\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt filluan marshimin drejt drejtoris\u00eb. Kur u arrit tek godina 17, u pa se i gjith\u00eb trupi pedagogjik i universitetit kishte ardhur i shoq\u00ebruar me autoblinda t\u00eb policis\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb demonstrimin. Meqen\u00ebse sheshi para drejtoris\u00eb ishte i mbushur plot vetura qeveritare, student\u00ebt mor\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Sheshin q\u00eb sot quhet \u201cDemokracia\u201d.<\/p>\n<p>Ora 21:00<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb shum\u00eb solidaritet, demonstruesit shkuan drejt godin\u00ebs 15 p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar bashkimin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dritat kishin ardhur, por askujt nuk i binte nd\u00ebrmend p\u00ebr to. Pas godin\u00ebs 15, student\u00ebt shkuan tek godina 14. Aty nj\u00eb moment qet\u00ebsie u k\u00ebrkua q\u00eb dikush t\u00eb zgjidhej p\u00ebr drejtues. Ishin 6-7 djem t\u00eb till\u00eb. Si m\u00eb i vjetri, si i vetmi prind u zgjodh pa asnj\u00eb diskutim Azem Hajdari. Pastaj itinerari p\u00ebr solidaritet kaloi godinat 6, 13, 11, 12, 9-10, 7-8, dhe uragani i student\u00ebve mori drejtimin e bulevardit qendror t\u00eb daljes nga rruga e \u201cElbasanit\u201d, me synimin p\u00ebr takim me R.Alin\u00eb ose demonstrim n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/p>\n<p>Ora 22.00<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb lagjes, af\u00ebr \u00e7erdhes, policia kishte v\u00ebn\u00eb postbllok. Aty foli Pirro Kondi. Dikush e goditi me kokrrat e pem\u00ebs zbukuruese, t\u00eb tjer\u00ebt fishk\u00ebllyen. Dikush e pyeti Pirron se sekretari i cil\u00ebs parti ishte.<\/p>\n<p>Ora 24.00<\/p>\n<p>Tek student\u00ebt shkon Hekuran Isai, i cili filloi t\u00eb qeraste student\u00ebt me cigare. I bombarduar me pyetje provokuese, ai u acarua s\u00eb tep\u00ebrmi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb, 14 student\u00eb u nis\u00ebn p\u00ebr takim me R.Alin\u00eb. Delegacionit iu la afat 30 minuta p\u00ebr kthim, ndryshe ata do t\u00eb ishin t\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>Ora 01.10, 9 dhjetor<\/p>\n<p>Nisi dita e re. Delegacioni u kthye nga Alia me premtimin se policia nuk do t\u00eb p\u00ebrdorte forc\u00ebn me student\u00ebt dhe t\u00eb nes\u00ebrmen ose do t\u00eb priste 300 student\u00eb n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d, ose 3000 n\u00eb Pallatin e Sportit \u201cPartizani\u201d. Ata komunikuan kompromisin, i cili nuk u pranua dhe u v\u00ebrsh\u00ebllye nga student\u00ebt demonstrues, numri i t\u00eb cil\u00ebve ishte 2000-2500 vet\u00eb. Student\u00ebt k\u00ebrkuan t\u00eb ecin drejt sheshit. 5-6 vajza q\u00eb ishin dol\u00ebn p\u00ebrpara demonstruesve. Acarimi arriti kulmin.<\/p>\n<p>Ora 01.20<\/p>\n<p>Hekuran Isai, improvizoi nj\u00eb humbje t\u00eb pistolet\u00ebs t\u00eb nj\u00eb oficeri dhe dha tre her\u00eb urdh\u00ebr: \u201cBjeruni, bjeruni, pastroni sheshin!\u201d. Nj\u00ebri nga student\u00ebt e kapi nga dy duart Hekuran Isain dhe u kujtoi premtimin e Alis\u00eb se s\u2019do t\u00eb p\u00ebrdorej dhuna. Isai nuk reagoi, at\u00ebher\u00eb studenti e shtyu dhe e hodhi ministrin e Brendsh\u00ebm t\u00eb PPSH n\u00eb grumbullin e ferrave anash rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Ora 01.35<\/p>\n<p>Pas demonstrimit t\u00eb p\u00ebrleshjes, t\u00eb plagosur, t\u00eb irrituar, t\u00eb baltosur dhe me urrejtje t\u00eb madhe kund\u00ebr komunist\u00ebve, duke thirrur parrulla t\u00eb ashpra, student\u00ebt u kthyen n\u00eb Sheshin \u201cDemokracia\u201d. U debatua pak, n\u00ebse do t\u00eb vazhdohej nat\u00ebn apo t\u00eb nes\u00ebrmen, u la p\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 7.30 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Ora 8.00<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb or\u00eb u mblodh\u00ebn grupet e para. N\u00eb godina ishte nxjerr\u00eb nj\u00eb njoftim dore p\u00ebr bojkotim m\u00ebsimi. Megjith\u00ebse e diel\u00eb, ishte m\u00ebsim, pasi z\u00ebvend\u00ebsohej nj\u00eb dit\u00eb pas festave t\u00eb n\u00ebntorit. Disa student\u00eb i kishin prer\u00eb rrug\u00ebn atyre q\u00eb shkonin n\u00eb fakultete dhe u b\u00ebnin thirrje p\u00ebr solidaritet. M\u00eb t\u00eb pabindurit ishin FSHN dhe Juridiku.<\/p>\n<p>Ora 9.00<\/p>\n<p>N\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d shkon A.H. Djemt\u00eb e Inxhinieris\u00eb, q\u00eb i rrinin pran\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishin organizator\u00ebt e dit\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sheshi i mbushur plot mori itinerarin Kinostudio-Filologjik-ambasada amerikane-Sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. T\u00eb gjith\u00eb protestonin ndaj R.Alis\u00eb q\u00eb s\u2019mbajti premtimin dhe t\u00eb gjith\u00eb besonin se ishin arrestuar student\u00eb mbr\u00ebmjen e par\u00eb. Tashm\u00eb ishin 5-6 mij\u00eb demonstrues. Af\u00ebr ambasad\u00ebs amerikane policia i ndau n\u00eb dysh. Grupi i par\u00eb vazhdoi deri af\u00ebr Liceut. Aty, policia e frym\u00ebzuar nga Lenini dhe Stalini q\u00eb vigj\u00eblonin n\u00eb muze anash, bllokoi rrug\u00ebn dhe filloi t\u00eb merrte masa q\u00eb student\u00ebt t\u00eb mbeten t\u00eb izoluar nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ora 9.30:12.30<\/p>\n<p>N\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d shkuan dhe ik\u00ebn t\u00eb deleguarit e Alis\u00eb. Nuk u arrit asnj\u00eb kompromis. Student\u00ebt tashm\u00eb kishin avancuar n\u00eb k\u00ebrkesat politike, thirrjet dhe organizim.<\/p>\n<p>Ora 13.10<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb vese t\u00eb holl\u00eb shiu, doli dielli. Policia mori urdh\u00ebr p\u00ebr veprim, kat\u00ebr her\u00eb d\u00ebshtuan. Her\u00ebn e pest\u00eb, pas nj\u00eb sprapseje ata u v\u00ebrsul\u00ebn fuqish\u00ebm mbi student\u00ebt. Ishte nj\u00eb masak\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb. Rreth 20 t\u00eb arrestuar, 60 t\u00eb plagosur dhe qindra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb shpirt e n\u00eb zem\u00ebr. P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar shkopinjve t\u00eb gom\u00ebs, u strehuan tek familjar\u00ebt e lagjes. Gjith\u00e7ka vazhdoi e till\u00eb n\u00eb ankthe e pritje, derisa n\u00eb or\u00ebn 14.00 shkoi tek student\u00ebt Prof. Dr. Sali Berisha, dhe u premtoi atyre se do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur\u00ebn se do t\u00eb lironte student\u00ebt e arrestuar. Por at\u00eb pasdite do t\u00eb zgjidhej nj\u00eb komision p\u00ebrgjegj\u00ebs, i cili kishte mandat p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e mendimeve t\u00eb student\u00ebve. Polic\u00eb e ushtarak\u00eb u larguan nga Qyteti \u201cStudenti\u201d dhe brenda dit\u00ebs, dhjetra kujdestar\u00eb e punonj\u00ebs u z\u00ebvend\u00ebsuan me efektiva t\u00eb 326 ose t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>10 dhjetor ora 9.00:10.00<\/p>\n<p>Student\u00ebt u grumbulluan n\u00eb Sheshin \u201cDemokracia\u201d. U deklarua bojkotimi i m\u00ebsimit dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme u p\u00ebrvijuan k\u00ebrkesat e peticionit q\u00eb iu d\u00ebrguan R.Alis\u00eb.<\/p>\n<p>72 autoblinda ushtarake t\u00eb mbushura me student\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar, q\u00eb mbante emrin e E.Hoxha, me urdh\u00ebr t\u00eb Ki\u00e7o Mustaqit ishin nisur p\u00ebr n\u00eb rrethinat e Qytetit \u201cStudenti\u201d n\u00eb pritje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje. N\u00eb mesin e rrug\u00ebs, disa prejt tyre kishin filluar t\u00eb b\u00ebrtisnin pro student\u00ebve, shkak q\u00eb e detyroi at\u00eb kolon\u00eb t\u00eb kthehej pas. \u201cDezertor\u00ebt\u201d u p\u00ebrjashtuan 10 dit\u00eb m\u00eb pas. N\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d arrit\u00ebn banor\u00ebt e rinj. Ata ishin student\u00ebt e familjeve tiranase dhe pun\u00ebtor\u00eb. Tashm\u00eb, sheshi ishte i mbushur p\u00ebr t\u00eb mos u zbrazur m\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb mikrofon\u00eb dhjetra lider\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm shprehnin solidaritetin me student\u00ebt dhe i jepnin opsione t\u00eb zgjidhjes. Pasdite filloi nj\u00eb shi i tmerrsh\u00ebm, megjithat\u00eb student\u00ebt nuk u larguan. T\u00eb detyruar nga kushtet, komisioni i student\u00ebve (deri at\u00eb nat\u00eb u b\u00ebn\u00eb dy komisione) i ftoi student\u00ebt n\u00eb menc\u00ebn e student\u00ebve 7-1 dhe u dha variantet e takimit me Presidentin Alia. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkuan dhe ran\u00eb dakord p\u00ebr takim me R. Alin\u00eb ose n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d, ose me 3000 student\u00eb n\u00eb Pallatin e Sportit \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>11 dhjetor ora 9.00<\/p>\n<p>Filloi mitingu i dit\u00ebs. Pjes\u00ebmarrje e jasht\u00ebzakonshme, sepse tashm\u00eb Qyteti \u201cStudenti\u201d ishte \u00e7liruar nga komunizmi. U komunikua se R.Alia priste nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi prej 30 vet\u00ebsh n\u00eb takim, n\u00eb mbr\u00ebmje. \u00c7do fakultet do t\u00eb zgjidhte p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e vet.<\/p>\n<p>Ora 10:00-16:00<\/p>\n<p>Vazhdoi zgjedhja e delegat\u00ebve n\u00ebp\u00ebr fakultete.<\/p>\n<p>11 dhjetor ora 18.00<\/p>\n<p>Arriti autobusi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore u b\u00eb nisja e student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve p\u00ebr takim me Presidentin komunist Alia.<\/p>\n<p>Ora 20.00<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet RTV u komunikua deklarimi i pluralizmit politik dhe shkarkimet n\u00eb Byron\u00eb Politike t\u00eb KQPPSH.<\/p>\n<p>Ora 21.00<\/p>\n<p>Delegacioni u kthye me nj\u00eb pritje entuziaste e madh\u00ebshtore. Delegacioni i cil\u00ebsoi bisedimet t\u00eb suksesshme dhe u tha se do t\u00eb formohej opozita e par\u00eb. Pati disa propozime p\u00ebr emrin e partis\u00eb s\u00eb re dhe u la p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb mitingun e madh t\u00eb pasdites.<\/p>\n<p>12 dhjetor, ora 9.00<\/p>\n<p>U mbajt mitingu i par\u00eb i pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej dark\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb godin\u00ebn 15 vazhdonte hartimi i dokumentave prezantuese t\u00eb PD. U mblodh\u00ebn 365 n\u00ebnshkrime t\u00eb domosdoshme p\u00ebr themelimin e nj\u00eb partie, nga t\u00eb cil\u00ebt 194 ishin student\u00eb.<\/p>\n<p>Ora 16.00<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb miting historik madh\u00ebshtor u shpall themelimi i PDSH, si forca e par\u00eb opozitare antikomuniste e demokratike dhe u komunikua programi minimal i PDSH.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhjetor \u201990, nga zgjedhja e Azemit tek revolta e madhe 8 Dhjetor, Ora 10:00. Kryeministri \u00c7ar\u00e7ani shkon pa njoftuar p\u00ebr vizit\u00eb tek student\u00ebt n\u00eb Qytetin \u201cStudenti\u201d. Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet t\u00eb madh, pasi balt\u00ebs nuk i rezistuan as \u00e7izmet q\u00eb \u00c7ar\u00e7anit ia d\u00ebrgoi me shpejt\u00ebsi policia. N\u00eb godin\u00ebn 10-11, ai priti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":98074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98073","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98073","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98073"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98073\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98079,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98073\/revisions\/98079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}