{"id":98091,"date":"2024-12-08T17:42:56","date_gmt":"2024-12-08T17:42:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98091"},"modified":"2024-12-08T17:45:28","modified_gmt":"2024-12-08T17:45:28","slug":"homazh-per-studentet-e-dhjetorit-90-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/08\/homazh-per-studentet-e-dhjetorit-90-3\/","title":{"rendered":"Homazh p\u00ebr student\u00ebt e Dhjetorit \u201890!"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">\u00c7do fillim Dhjetori, un\u00eb si njeri nga ata q\u00eb pata fatin unik n\u00eb jet\u00eb t\u00eb isha deshmitar pjes\u00ebmarr\u00ebs, apo dhe protagonist i Revolucionit Demokratik Paq\u00ebsor t\u00eb Dhjetorit \u201890, e p\u00ebrjetoj me rritje t\u00eb adrenalin\u00ebs, shtr\u00ebngat\u00eb emocionesh t\u00eb forta, t\u00eb nj\u00eb lloji krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nga \u00e7dolloj tjet\u00ebr q\u00eb ngjallin kujtimet dhe p\u00ebrjetimet e shkuara dhe fluturimthi kap\u00ebrcej mbi vite dhe dekada e rikthehem n\u00eb ato dit\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">N\u00eb muret e kujtes\u00ebs sime, jan\u00eb t\u00eb gdhendura si me dalt\u00eb, t\u00eb gjitha pamjet unike, skenat, student\u00ebt, guximi, trim\u00ebria, entuziazmi i pap\u00ebrmbajtur i tyre, fytyrat e tyre her\u00eb t\u00eb trishtuara, t\u00eb zbehta e t\u00eb mavijosura nga grushtat, shqelmat apo shkopinjt\u00eb e gom\u00ebs te falangave te rregjimit,dhe her\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shndritshme dhe plot me diell, nga ngaz\u00ebllimi, entuziazmi dhe g\u00ebzimi i pap\u00ebrmbajtur, z\u00ebrat e tyre kumbues, t\u00eb \u00e7jerr\u00eb, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe kafshues nga zem\u00ebrimi, veshjet, mbledhjet, takimet, bisedat, sallat, mensat, dhomat e godinave t\u00eb student\u00ebve ku mblidheshim. Si n\u00eb filma, m\u00eb dalin para syve, demonstrata e paradites t\u00eb 9 dhjetorit, sampist\u00ebt, polic\u00ebt,ushtar\u00ebt, fytyrat e tyre t\u00eb vrerosura, uniformat, shkopinjt\u00eb, lopatat, kundragazet, kallashet, vring\u00ebllimi i arm\u00ebve, blindat e tyre, shiu, t\u00eb ftohtit, balta e atyre dit\u00ebve, rrug\u00ebt, sheshet e Qytetit Studenti. N\u00eb kujtes\u00eb m\u00eb vijn\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta, t\u00eb gjalla, takimet me Liderin e L\u00ebvizjes, Azem Hajdari dhe me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, si dhe me pedagog\u00eb, intelektual\u00eb, student\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mitingjet e pap\u00ebrs\u00ebrit\u00ebshme dhe festa e 11 dhjetorit n\u00eb Qytetin e Liris\u00eb, ngash\u00ebrimet, lot\u00ebt e g\u00ebzimit, p\u00ebrqafimet me nj\u00ebri-tjetrin e t\u00eb njohurve dhe t\u00eb panjohurve n\u00eb shesh, si n\u00eb nj\u00eb dehje apo ekstaz\u00eb kolektive, p\u00ebrndritja e fytyrave t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve p\u00ebr fitoren historike t\u00eb student\u00ebve \u201cliberator\u00eb\u201d dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebve. T\u00eb gjitha k\u00ebto, un\u00eb i kam p\u00ebrjetuar me aq forc\u00eb ato dit\u00eb, sa q\u00eb edhe sot pas 30 vitesh, sa her\u00eb m\u00eb vijn\u00eb n\u00eb m\u00ebndje e m\u00eb \u00e7faqen para syve, m\u00eb duken sikur i kam par\u00eb, i kam jetuar dhe kan\u00eb ndodhur tashm\u00eb jo dekada, por vet\u00ebm disa muaj m\u00eb par\u00eb. Ato ishin dhe mbeten n\u00eb kujtes\u00eb momente, or\u00eb, dit\u00eb t\u00eb rrebesheve emocionale ndjesore m\u00eb t\u00eb fuqishme, m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kam perjetuar ndonj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb energjie pozitive, rrezatimi t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, t\u00eb asaj kohe t\u00eb bekuar, t\u00eb nj\u00eb mrekullie, t\u00eb jetuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ajo ishte mrekullia e ngritjes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e ringjalljes s\u00eb befasishme dhe t\u00eb pabesueshme, fillimisht t\u00eb student\u00ebve me n\u00eb krye Azem Hajdarin dhe, fill mbrapa e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, gjer at\u00ebher\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb shtypur, m\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar, m\u00eb t\u00eb mjeruar, m\u00eb t\u00eb izoluar dhe m\u00eb t\u00eb vet\u00ebharruar t\u00eb k\u00ebsaj toke.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kan\u00eb kaluar 30 vite nga ato dit\u00eb, net\u00eb, m\u00ebngjese t\u00eb lag\u00ebta t\u00eb ftohta e gri t\u00eb Dhjetorit \u201890 dhe p\u00ebr mua, por besoj edhe qindra dhe mijra t\u00eb tjer\u00eb si un\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb momentesh, \u00e7astesh, ndodhish edhe ngjarjesh personale, familjare, sociale, politike qoft\u00eb edhe t\u00eb paimagjinueshme q\u00eb kemi p\u00ebrjetuar m\u00eb von\u00eb nd\u00ebr vite, ato t\u00eb atyre dit\u00ebve kan\u00eb mbetur thesari shpirt\u00ebror m\u00eb i \u00e7muar i jet\u00ebs son\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Personalisht, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, un\u00eb kam p\u00ebrjetuar ngjarje t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb ndofta nuk kisha guxuar me fantazin\u00eb time ti rrokja m\u00eb par\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e lir\u00eb, ideali m\u00eb sublim i jet\u00ebs sime!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shqip\u00ebria an\u00ebtare e NATO-s, k\u00ebrkesa e par\u00eb e madhe, pa kthim, q\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qenjes time n\u00eb politik\u00eb!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por, ato kat\u00ebr dit\u00eb e net\u00eb t\u00eb bekuara, t\u00eb para t\u00eb revolucionit demokratik, t\u00eb dhjetorit 1990, ishin dit\u00ebt e gjenez\u00ebs s\u00eb lirive tona, ishin n\u00ebna q\u00eb lindi dit\u00ebt e tjera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit ton\u00eb tri dekadat e fundit, dit\u00ebt e kthes\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar dhe historin\u00eb e tyre drejt liris\u00eb. Ato dit\u00eb, p\u00ebr mua dhe \u00e7do shqiptar tjet\u00ebr liridash\u00ebs, ndan\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb n\u00eb liri nga ajo ne diktatur\u00eb si\u00e7 ndan agu diten nga nata. Ndaj, ato dite jan\u00eb dit\u00eblindja e lirive tona,lindja jon\u00eb per se dyti n\u00eb liri. Fal\u00eb tyre, ne q\u00eb kaluam dekada n\u00eb diktatur\u00eb, kemi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, jet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ato dit\u00eb, un\u00eb kam par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time maja guximi njer\u00ebzor, llave entuziazmi t\u00eb pap\u00ebrmbajtur, lumenj lot\u00ebsh g\u00ebzimi festiv t\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb lir\u00eb, por t\u00eb gjitha keto t\u00eb g\u00ebrshetuara dhe me dhune t\u00eb eg\u00ebr dhe terror policor.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Dit\u00ebt e Revolucionit Demokratik t\u00eb Dhjetorit \u201890 ishin dit\u00eb t\u00eb ftohta, me shi dhe er\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat udh\u00ebtoja rrug\u00ebve plot balt\u00eb t\u00eb Qytetit Studenti, i shoq\u00ebruar p\u00ebr koincidenc\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim nga Besnik Mustafaj, n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe dit\u00ebve t\u00eb tjera, nga student\u00eb dhe, m\u00eb pas, nga intelektual\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb po ndonj\u00ebher\u00eb edhe vet\u00ebm me Lilin dhe gjithnj\u00eb nga Dema, kush\u00ebri i imi, i cili p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnj\u00ebher\u00eb nga un\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ato dit\u00eb, un\u00eb kaloja me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra midis grupeve t\u00eb vogla, por her\u00eb her\u00eb, edhe dhjet\u00ebra e qindra, mij\u00ebra student\u00ebve dhe qytetar\u00ebve, nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm disa syresh mund t\u2019i kisha njohur m\u00eb par\u00eb, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr, pa e pas marr\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb publik. Si pedagog, kisha ligj\u00ebruar para student\u00ebve n\u00eb auditore dhe klasa, qindra dhe mij\u00ebra her\u00eb, por para nj\u00eb publiku tjet\u00ebr, as edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme. N\u00eb ato fjalime, belb\u00ebzitje t\u00eb miat t\u00eb para publike, b\u00ebja te pamunduren q\u00eb ato t\u00eb mos ngjasonin me fjalimet e zyrtareve te rregjimit t\u00eb dallonin prej tyre ne gjith\u00e7ka e q\u00eb me fjale qe buronin nga zemra te sillnin nje melodi te re ne veshet e qytetar\u00ebve.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Ato ishin dit\u00ebt e fillimit q\u00eb un\u00eb, s\u00eb bashku me student\u00ebt, liderin e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre, Azem Hajdari, i pari n\u00eb historin\u00eb e vendit, i zgjedhur direkt nga sheshi i betej\u00ebs, nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij, me pedagog\u00ebt dhe intelektual\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrpiqeshim t\u00eb mirrnim p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, t\u00eb kontribuonim, t\u00eb hidhnim s\u00eb bashku hapat e filles\u00ebs drejt koh\u00ebs s\u00eb panjohur p\u00ebr ne, koh\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, duke e pas patur at\u00eb, gjer at\u00ebher\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti si aspirat\u00eb apo si t\u00eb thuash, si instikt dhe jo si nj\u00eb realitet t\u00eb njohur pra, n\u00eb fakt, si nj\u00eb univers q\u00eb duhej nd\u00ebrtuar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo q\u00eb ndodhi ato dit\u00eb, mendoj se ishte para s\u00eb gjithash, l\u00ebvizja e mrekullis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptare komb\u00ebtare por, po t\u00eb kemi parasysh se ku ishim katandisur ne shqiptar\u00ebt, ajo l\u00ebvizje ishte edhe e nj\u00eb mrekullie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njer\u00ebzore individuale. Ajo, ishte nj\u00eb shp\u00ebrthim i papritur dhe i pap\u00ebrmbajtur i aspiratave, idealeve t\u00eb ndrydhura t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb rinis\u00eb studentore, t\u00eb q\u00ebnieve njer\u00ebzore q\u00eb kishin lindur, rritur si skllev\u00ebr t\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb Europa kishte njohur, q\u00eb nuk dinin se \u00e7\u2019ishte liria, dinjiteti, prona, dhe n\u00eb qindra e mij\u00ebra raste, as dhe vet\u00eb Zoti. 28 n\u00ebntori i vitit 1912 ishte dit\u00eblindja e re e kombit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, 28 n\u00ebntori i vitit 1944 ishte vertet dita e \u00e7lirimit nga nj\u00eb pushtim i huaj 5 vje\u00e7ar por dhe dita e z\u00ebvendesimit te tij me pushtimin e brendsh\u00ebm me t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb histori 45 vje\u00e7ar, kurse 8 dhjetori 1990 ishte ditelindja e liris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve pas 45 vite shtypje t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb diktatur\u00ebn staliniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Hitlerit shqiptar t\u00eb Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyte Bot\u00ebrore.<\/div>\n<div dir=\"auto\">T\u00eb shihje dhe d\u00ebgjoje, t\u00eb p\u00ebrjetoje at\u00eb \u00e7ka un\u00eb me t\u00eb dy miqt\u00eb e mi dhe nj\u00eb grusht qytetar\u00ebsh pam\u00eb, d\u00ebgjuam, p\u00ebrjetuam paraditen e dat\u00ebs 9 dhjetor t\u00eb vitit 1990, sapo arrit\u00ebm t\u00eb jemi vet\u00ebm pak metra larg nga balli i protest\u00ebs s\u00eb student\u00ebve, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Azem Hajdari,ne Rrugen e Elbasanit ne mes te Tiranes,nj\u00eb revolte te v\u00ebrtet n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, epike ne guximi e saj por tragjike n\u00eb vetmin\u00eb e saj, ti, papritur beheshe d\u00ebshmitar i nj\u00eb skene sa mahnit\u00ebse p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e student\u00ebve aq edhe barbare p\u00ebr dhun\u00ebn policore ndaj tyre.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Ato, ishin dit\u00ebt e nj\u00eb mrekullie \u00e7udiberese e cila m\u00eb nxorri mua por edhe qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb,pa prite dhe pa kujtuar nga honet e d\u00ebshp\u00ebrimit dhe t\u00eb pesimizmit e zhg\u00ebnjimit m\u00eb t\u00eb thelle t\u00eb njeriut, n\u00eb kreshtat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shpres\u00ebs, besimit dhe optimizmit q\u00eb une as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ndonj\u00ebher\u00eb nuk i kisha par\u00eb. Ne, q\u00eb p\u00ebrjetuam pathosin e atyre dit\u00ebve na dukej se u ngrit\u00ebm me krah\u00eb, si feniksi nga shkrumbi dhe hiri n\u00eb Zenit. Magjin\u00eb, pathosin e atyre dit\u00ebve, t\u00eb pandjer\u00eb dhe jetuar ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, sot un\u00eb nuk gjej dot fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj. Isha ne nj\u00eb gj\u00ebndje euforie, pothuaj dehje q\u00eb nuk e kisha provuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb dukej se un\u00eb nuk ecja, nuk rendja, por si t\u00eb thuash, kisha humbur pesh\u00ebn, fluturoja. E pabesueshmja ishte b\u00ebr\u00eb reale, tok\u00ebsore kishte pushtuar te gjithe qenjen time. Njeriu, dit\u00eb si ato, sa magjeps\u00ebse me agimet e tyre mahnit\u00ebse t\u00eb liris\u00eb, me zhvillimet intensive, t\u00eb papriturat, befasit\u00eb e tyre, po aq dhe epike me guximin dhe trim\u00ebrin\u00eb e heronjve t\u00eb tyre student\u00eb dhe studente, mund t\u00eb ket\u00eb fatin, t\u2019i p\u00ebrjetoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Ato ishin dit\u00ebt q\u00eb ndan\u00eb epokat! Dit\u00ebt q\u00eb ndajn\u00eb epokat, takohen rrall\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb, mundet dhe kurr\u00eb ose vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb disa gjenerata.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Ne ishim gjenerata q\u00eb i p\u00ebrjetuam i perqafuam ato! Ishim t\u00eb bekuar!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Vite m\u00eb par\u00eb, ne kishim d\u00ebgjuar p\u00ebr kryengritjet e t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb burgun e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Spa\u00e7it e t\u00eb Qaf\u00eb Barit, por jehona e tyre ishte bere therrime ne muret e trasha dhe t\u00eb larta, t\u00eb bunkerit te frik\u00ebs dhe t\u00eb heshtjes n\u00eb t\u00eb cilin l\u00ebngonim t\u00eb pashpres\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Gjat\u00eb vitit 1990 Shkodra, n\u00eb fillim t\u00eb janarit, kishte hequr shtatoren e Stalinit. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit ishin arrestuar, torturuar barbarisht n\u00eb qeli. N\u00eb fundin e janarit, n\u00eb Tiran\u00eb u realizua demostrata e heshtjes. P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb, dol\u00ebm, dhe sheshin pothuaj e mbush\u00ebm, por si\u00e7 e nis\u00ebm edhe e sos\u00ebm, n\u00eb heshtje dhe vet\u00ebm n\u00eb heshtje. N\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb mars, kishin shp\u00ebrthyer protestat qytetare anikomuniste te guximshme me p\u00ebrballje t\u00eb forta me sambist\u00ebt e regjimit por, sado i fuqish\u00ebm z\u00ebri i revolt\u00ebs se qytetar\u00ebve te pamposhtur te Kavajes,aty, ai p\u00ebrs\u00ebri mbetej jasht\u00eb metropolit t\u00eb pushtetit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Tirana l\u00ebvizi, si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj, n\u00eb fillim t\u00eb korrikut 1990, shp\u00ebrtheu me kryengritjen paq\u00ebsore, kryesisht t\u00eb rinis\u00eb pun\u00ebtore, hyrjen e mij\u00ebra t\u00eb rinjve n\u00eb ambasada. Kjo kryengritje, v\u00ebrtet p\u00ebrmbysi Murin e Berlinit, ngriti pesh\u00eb zemrat tona, por brenda pak dit\u00ebve, diktatori i fundit p\u00ebrcolli jasht\u00eb vendit kryengrit\u00ebsit dhe rind\u00ebrtoi p\u00ebrs\u00ebri Murin e zi. Kurse ne t\u00eb tjeret, shpirtndezur dhe zem\u00ebrthyer, si\u00e7 thot\u00eb Edgar Allan Poe, u rikthyem t\u00eb strukur ne letargjin\u00eb nga e cila na zgjuan kryengritesit e 2 Korrikut 1990 dhe paguam ndrojtjen, strukjen, apatin\u00eb ton\u00eb t\u00eb pafalshme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Vet\u00ebm dy dit\u00eb para fillimit t\u00eb l\u00ebvizjes, ata student\u00eb liberator, lideri i tyre, Azem Hajdari, tashm\u00eb tribun n\u00eb syt\u00eb e mi dhe shum\u00eb shpejt t\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb bot\u00ebs, kishin qen\u00eb student\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Ata t\u00eb topitur nga jeta e p\u00ebrdit\u00ebshme e t\u00eb mb\u00ebrthyer nga skamja, kot\u00ebsia e dhimbjet e koh\u00ebs, l\u00ebviznin n\u00eb automatin e jet\u00ebs se zbrazur universitare, t\u00eb kontrolluar n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb saj nga regjimi diktatorial.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kurse dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs do t\u00eb shpallnin Azemin tribun t\u00eb liris\u00eb dhe bashk\u00ebstudent\u00ebt e tij \u201cengj\u00ebjt e demokracis\u00eb\u201d, sepse, ata t\u00eb till\u00eb u shp\u00ebrfaq\u00ebn n\u00eb qiellin gri t\u00eb erret t\u00eb atij fillim dimri t\u00eb vitit 1990. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, fjal\u00ebt, epitetet, cil\u00ebsor\u00ebt, krahasimet nuk mund t\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar ogurin e bardh\u00eb, trim\u00ebrin\u00eb, guximin e tyre, shpresat q\u00eb ringjall\u00ebn ata tek shqiptar\u00ebt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ka gjithnj\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr aktin e tyre. Sot, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb edhe nga ata vet\u00eb, q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se jan\u00eb heroizuar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kurse, un\u00eb q\u00eb pata fatin pothuaj n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb jem se bashku me Besnik Mustaf\u00ebn dhe Kujtim \u00c7ashkun para ballit te protest\u00ebs s\u00eb tyre, t\u2019i takoj vetem pak minuta pas sulmit brutal t\u00eb forcave t\u00eb rendit, t\u00eb bashk\u00ebpunoj me ta n\u00eb \u00e7do etap\u00eb, moment t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr tre dit\u00eb por edhe m\u00eb von\u00eb, mendoj se ata ishin heronj.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">T\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb un\u00eb gjeta n\u00eb demostrat\u00eb n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 9 dhjetor 1990, n\u00eb Rrug\u00ebn e Elbasanit, ishin heronj sepse, nat\u00ebn e dat\u00ebs 8 dhjetor, kishin dal\u00eb n\u00eb Tirane ne protest\u00ebn e tyre te pare antikomuniste jo t\u00eb heshtur si\u00e7 dol\u00ebm n\u00eb janar t\u00eb 1990, por me parrulla t\u00eb fuqishme kund\u00ebr diktatur\u00ebs. Ata, kishin k\u00ebrkuar dhe arritur t\u2019i paraqesin k\u00ebrkesat e tyre me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi at\u00eb nat\u00eb Presidentit t\u00eb vendit, e kishin detyruar at\u00eb, me revolt\u00ebn e tyre, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij, t\u00eb dilte pas mesnate, nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u2019i takuar te revoltuarit. Madje, ai ju premtoi se, t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb ora 17:00, do t\u2019i takonte n\u00eb qytetin Studenti. Por atyre, pas atij takimi krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb llojin e tij, Ramiz Alia, sikur t\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb takim tek Makbethi, u kishte nxjerr\u00eb n\u00eb prit\u00eb tek ktheheshin n\u00eb fjetoret e tyre , sambist\u00ebt t\u00eb drejtuar nga Ministri i Brendsh\u00ebm, Hekuran Isai p\u00ebr t\u2019i rrahur barbarisht, me shpres\u00ebn se duke i shtruar me dajak, do t\u00eb detyroheshin t\u00eb harronin takimin dhe k\u00ebrkesat e tyre.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Studentet e atyre diteve q\u00eb ndan\u00eb historin\u00eb, jan\u00eb heronj sepse, pas atij terrori t\u00eb pabes\u00eb dhe shtazor t\u00eb or\u00ebs 02:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, t\u00eb dat\u00ebs 9 dhjetor, pa mbyllur syt\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn, t\u00eb tronditur nga nj\u00eb shtet kund\u00ebr, nuk u tut\u00ebn, nuk u struk\u00ebn, por mblodh\u00ebn forcat dhe u ran\u00eb brir\u00ebve t\u00eb guximit e dol\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, n\u00eb sheshin e duelit, n\u00eb or\u00ebn 8:00 t\u00eb m\u00ebngjesit u nis\u00ebn n\u00eb protest\u00eb, p\u00ebr t\u2019i pushtuar regjimit Sheshin Sk\u00ebnd\u00ebrbeu, sheshin e pushtetit. Un\u00eb i gjeta n\u00eb rrug\u00eb per aty!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Aty, n\u00eb rruge midis Liceut Artistik dhe ish Muzeumit Lenin-Stalin, tashm\u00eb kisha para vehtes jo nj\u00eb, dy, apo nj\u00eb grusht heronjsh, por disa qindra e mbase nj\u00ebmij\u00eb syresh pra, aq shum\u00eb heronj prej t\u00eb v\u00ebrteti, sa q\u00eb nuk i kisha par\u00eb n\u00eb filmat apo lexuar n\u00eb libra gjith\u00eb jet\u00ebn time.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Studentet e Dhjetorit \u201890, ishin heronj sepse, asnj\u00ebri prej tyre nuk e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me t\u00eb apo me ata pas 10-30 apo 60 minutave, pa l\u00ebre t\u00eb nes\u00ebrmen. Ata ishin aty, me thirrjet, gjokset e tyre, sfidues, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrballje dhe t\u00eb rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me polici, sambista si egersira,sigurimsa te pa shpirt e ushtri t\u00eb regjimit komunist m\u00eb mizor t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs. Ndofta ata ne ate vetmi te akullt edhe e parandjenin se, kushtrimi i tyre do t\u00eb ushtonte e do t\u00eb zgjonte shpirtrat e ndrydhur te mbare shqiptar\u00ebt<\/div>\n<div dir=\"auto\">ve. Por, n\u00eb at\u00eb betej\u00eb tejet t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet, p\u00ebrve\u00e7 guximit t\u00eb tyre rinor dhe nj\u00ebri-tjetrit. Aty ata ishin pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje, n\u00eb vetmi te frikshme dhe t\u00eb rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt nga falangat me uniform\u00eb t\u00eb partis\u00eb terroriste.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Studentet liberator, ishin heronj sepse, pavar\u00ebsisht nga kjo, ata q\u00ebndronin sfidant\u00e9 e te vendosur si misionar\u00eb te pepur, pararend\u00ebs t\u00eb nj\u00eb ndryshimi epokal n\u00eb historin\u00eb e kombit dhe vendit t\u00eb tyre.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Askush nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se n\u00eb vitin 1990, diktatura komuniste ishte v\u00ebrtet nj\u00eb pushtet i dob\u00ebsuar dhe i lodhur, por, p\u00ebrs\u00ebri, ajo vriste dhe ekzekutonte n\u00eb kufij, \u00e7do jav\u00eb, bashk\u00ebmoshatar\u00eb t\u00eb tyre, madje edhe zvarriste barbarisht, n\u00eb rrug\u00ebt dhe sheshet e qyteteve Sarand\u00eb, Shkod\u00ebr, Gjirokast\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb kufomat e tyre, t\u00eb b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb nga bresh\u00ebrit\u00eb e rojeve te kufirit.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Studentet guximtar te atyre ditve ishin heronj sepse, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 36 or\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, pa p\u00ebrkrahje ata i q\u00ebndruan dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb dhe ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. \u201cAh, sikur t\u00eb kishim qen\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d, do t\u00eb ishte nj\u00eb nga thirrjet psher\u00ebtime q\u00eb do t\u00eb l\u00ebshonte Azem Hajdari, n\u00eb oborrin e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Qytetit Studenti, rreth 20 minuta pas dhun\u00ebs brutale t\u00eb policis\u00eb ndaj tyre, n\u00eb paraditen e dates 9 dhjetor. Kjo sepse, n\u00eb protest\u00ebn e tyre, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nuk kishin ardhur student\u00ebt q\u00eb nuk banonin n\u00eb konvikte, as pedagog\u00ebt e tyre apo qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prandaj them heronj, se t\u00eb jesh trim n\u00eb vetmi \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb trim\u00ebri!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ata ne i gjet\u00ebm te pampshtur! Rikujtoj ketu se, vetem 20 minuta pas dhun\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb u ushtrua ndaj tyre n\u00eb Rrug\u00ebn e Elbasanit, paraditen e dat\u00ebs 9 dhjetor, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb isha d\u00ebshmitar, pa mjekuar ende plag\u00ebt e shkopinjve, lopatave, plumbave t\u00eb gom\u00ebs n\u00eb trupin e tyre dhe t\u00eb pushtuar edhe nga ndjenja e braktisjes, trima dhe te paepur, ata do t\u00eb mblidhnin me shpejt\u00ebsi forcat dhe do t\u2019i jepnin ultimatumin, e par\u00eb dhe historik, Ramiz Alis\u00eb me t\u00eb cilin do t\u00eb thyenin at\u00eb dhe regjimin e tij policor, ose lironi protestuesit student\u00eb t\u00eb burgosur, ose n\u00eb or\u00ebn 15:30 do t\u00eb zbresim n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb cop\u00eb e th\u00ebrrime\u201d. Pik\u00ebrisht se ata ishin t\u00eb till\u00eb, duke patur p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb vetme guximin, nuk u mposhten dhe nuk u dor\u00ebzuan, por i kall\u00ebn dat\u00ebn regjimit dhe me shpejtesi ndez\u00ebn pesh\u00eb zemrat e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00eb, dhe si luan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebput\u00ebn n\u00eb mes sistemin monist m\u00eb \u00e7\u2019njer\u00ebzor q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre.<\/div>\n<div dir=\"auto\">V\u00ebrtet ata qindra student\u00eb l\u00ebvizjen e tyre e nis\u00ebn si me k\u00ebrkesa ekonomike por, arrit\u00ebn me nj\u00eb taktik\u00eb, shkatht\u00ebsi e guxim dhe vizion t\u00eb kristalt\u00eb, t\u00eb tregonin q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb rradh\u00ebs se, nuk kishin dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr nj\u00eb got\u00eb \u00e7aj m\u00eb shum\u00eb, si\u00e7 do t\u2019i thoshte n\u00eb takimin e mesnat\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 8 dhjetor Lideri i tyre Azem Hajdari, Presidentit t\u00eb vendit. Ata po protestonin p\u00ebr fatet e liris\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tyre dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Engj\u00ebjt e Demokracis\u00eb, ishin misionar\u00eb dhe vizionar\u00eb pararendes te nje epoke sepse, q\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e par\u00eb ata shpallen si moto te revolucionit t\u00eb tyre, \u201cLiri-Demokraci\u201d, \u201cShqip\u00ebria si Europa\u201d, thirrje k\u00ebto q\u00eb buronin nga thell\u00ebsit\u00eb e shpirtit t\u00eb tyre rinor, t\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, por edhe n\u00ebnave, baballar\u00ebve, motrave, v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, si dhe t\u00eb qindra, mij\u00ebra shqiptar\u00ebve q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto ideale kishin sakrifikuar rinin\u00eb dhe jeten e tyre gjat\u00eb kalvarit t\u00eb eg\u00ebr komunist. Ishin ato thirrje q\u00eb, me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme , do t\u00eb zgjonin, ringjallnin dhe ndri\u00e7onin mendjet dhe shpirtrat e ndrydhur t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ato, ishin koh\u00ebrat kur ata hyn\u00eb n\u00eb \u201chall of fame\u201d t\u00eb heronjve tan\u00eb, hyn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb si t\u00eb pavdeksh\u00ebm n\u00eb panteonin e liris\u00eb te shqiptareve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb aty thesarin, arritjen m\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u2019u rikthyer, pas p\u00ebrmbushjes s\u00eb misionit, n\u00eb vdekatar\u00eb, ashtu si\u00e7 jemi t\u00eb gjith\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Liberator\u00ebt tan\u00eb ishin heronj sepse, n\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr sakrifica sublime, vazhduan betej\u00ebn gjer n\u00eb fitoren e idealeve t\u00eb tyre demokratike. Si misionar\u00eb, ata, me guxim udhtuan n\u00eb mbar\u00eb vendin, duke mbjell\u00e9 shpres\u00ebn ne zemrat e shqiptarve n\u00eb mbar\u00eb qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb, themeluar pluralizmin politik, deg\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqiperis\u00eb, Studentet e Dhjetorit \u201890 ishin heronj sepse, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1991, do t\u00eb ngujoheshin, ndryheshin per aktin m\u00eb sublim at\u00eb t\u00eb vetflijimit, ne grev\u00ebn e uris\u00eb, p\u00ebr \u00e7lirimin e shqiptar\u00ebve nga kulti i Hitlerit shqiptar t\u00eb pasluftes, Enver Hoxh\u00ebs kulti m\u00eb posht\u00ebrues, q\u00eb kishte pushtuar shpirtin dhe m\u00ebndjet, rrug\u00ebt, sheshet, shkollat, letrat, artet shpatet e maleve dhe sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ata ishin heronjt\u00eb e mi, por jo vet\u00ebm t\u00eb mit\u00eb, por t\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni dhe kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb duan lirin\u00eb mbasi, pa nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb nuk mund t\u00eb kishim nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb apo shqiptar\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb rajon.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb me kalimin e viteve do t\u00eb ishin si gjithe te tjeret burr\u00eb, grua, prind, n\u00ebn\u00eb, baba, specialist, punonj\u00ebs, intelektual, politikan p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb mbeteshin njer\u00ebz fatlum\u00eb. Kjo sepse, ata ne vitet e para t\u00eb rinis\u00eb merituan titullin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, liberator. Ata pat\u00ebn fatin t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs te asaj l\u00ebvizje q\u00eb me shpejt\u00ebsi z\u00ebri do shnd\u00ebrrohej n\u00eb uraganin e revolucionit demokratik m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria kishte njohur n\u00eb historin\u00eb e ve. Llava e guximit, energjis\u00eb se tyre ne kete revolucion theu, shembi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore monizmin hoxhist, monizmin m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb, m\u00eb ekstrem e te pashpirt t\u00eb Europ\u00ebs, dhe rr\u00ebzoi p\u00ebrs\u00ebri, por k\u00ebsaj here p\u00ebrfundimisht, Murin e Berlinit n\u00eb Shqip\u00ebri. Por sot pas 34 vitesh arritjet epokale te revolucionit demokratik te viteve \u201890-t\u00eb jan\u00eb z\u00ebvendesuar me diktatur\u00ebn e drog\u00ebs, krimit, vjedhjes se qytetar\u00ebve nga pasardhesi direkt i bllokmen\u00ebve hoxhist narkodiktatori Edvin Kristaq Rama. Sot pas 34 vitesh, t\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu, zgjedhjet jan\u00eb thjesht nj\u00eb fars\u00eb elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri, mosbindja civile n\u00eb betej\u00eb pa kthim \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">Nderim p\u00ebrjet\u00eb, Azem Hajdarit dhe studenteve liberator\u00eb t\u00eb Dhjetorit \u201890.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Azem, ti je gjall\u00eb! sb<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">*Ripublikohet me pak ndryshime<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA \u00c7do fillim Dhjetori, un\u00eb si njeri nga ata q\u00eb pata fatin unik n\u00eb jet\u00eb t\u00eb isha deshmitar pjes\u00ebmarr\u00ebs, apo dhe protagonist i Revolucionit Demokratik Paq\u00ebsor t\u00eb Dhjetorit \u201890, e p\u00ebrjetoj me rritje t\u00eb adrenalin\u00ebs, shtr\u00ebngat\u00eb emocionesh t\u00eb forta, t\u00eb nj\u00eb lloji krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nga \u00e7dolloj tjet\u00ebr q\u00eb ngjallin kujtimet dhe p\u00ebrjetimet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-98091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98091"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98091\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98093,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98091\/revisions\/98093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}