{"id":98210,"date":"2024-12-09T12:53:53","date_gmt":"2024-12-09T12:53:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98210"},"modified":"2024-12-09T12:53:53","modified_gmt":"2024-12-09T12:53:53","slug":"tramp-ben-mire-te-ndeze-buldozerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/09\/tramp-ben-mire-te-ndeze-buldozerin\/","title":{"rendered":"Tramp b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb ndez\u00eb buldozerin"},"content":{"rendered":"<p class=\"body\" dir=\"auto\"><strong>Mike Huckabee<\/strong><\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Pak koh\u00eb ka kaluar nga hera e fundit kur dham\u00eb detaje n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb quajm\u00eb &#8220;historin\u00eb e gjat\u00eb dhe krenare t\u00eb FBI-s\u00eb&#8221;, q\u00eb perifrazon nj\u00eb kombinim historish mashtrimesh dhe spiunazhi. Sa p\u00ebr rifreskim &#8211; i cili vjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur, pasi momenti i reformimit t\u00eb agjencive tona t\u00eb inteligjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb pran\u00eb -ju kujtojm\u00eb monologun e Mark Levin mbi shkeljet e Kushtetut\u00ebs nga njer\u00ebzit e veshur me pushtet.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb zgjedhur Tramp, t\u00eb cil\u00ebt parashikojn\u00eb se ai padyshim do t\u00eb abuzoj\u00eb me pushtetin, Levin u v\u00eb n\u00eb dukje se pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Tramp ka rezultuar si nj\u00ebri nga President\u00ebt m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, dhe se shkeljet e k\u00ebsaj natyre n\u00eb historin\u00eb e SHBA kan\u00eb nisur shum\u00eb her\u00ebt, duke filluar nga Presidenti e dyt\u00eb Xhon Adams, nj\u00eb qenie e shk\u00eblqyer njer\u00ebzore, por jo pa t\u00eb meta.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb SHBA, n\u00eb vitin 1798, Presidenti Adams n\u00ebnshkroi ligjin fam\u00ebkeq t\u00eb &#8220;Kund\u00ebr rebelimit&#8221;, i cili e konsideronte si vep\u00ebr penale kritik\u00ebn ndaj&#8230; vet\u00eb Presidentit Xhon Adams.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Ligji diktonte me gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr: \u201cN\u00ebse dikush shkruan, boton, artikulon, porosit&#8230; ose me vet\u00ebdije dhe d\u00ebshir\u00eb ndihmon publikimin, botimin, promovimin apo diskutimin e ndonj\u00eb shkrimi apo artikulli t\u00eb rrem\u00eb, skandaloz dhe keqdash\u00ebs kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara&#8230;me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb mbi qeverin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb&#8230;ai do t\u00eb d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej jo m\u00eb shum\u00eb se 2000 dollar\u00ebsh dhe me burgim p\u00ebr jo m\u00eb shum\u00eb se 2 vjet.&#8221;<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt &#8220;komplotist\u00eb&#8221; q\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb burgoseshin deri n\u00eb pes\u00eb vjet!<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Amerikan\u00ebt mund t\u00eb ndiqeshin penalisht sipas dispozitave t\u00eb &#8220;Ligjit kund\u00ebr Rebelimit&#8221; madje edhe n\u00ebse kritikonin vet\u00eb &#8220;Ligjin kund\u00ebr Rebelimit&#8221;.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Kund\u00ebrshtari politik i Xhon Adamsit, Tomas Xhefersoni (i cili me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb pranonte t\u00eb kritikohej ligj\u00ebrisht pa asnj\u00eb limit) NATYRISHT ishte kund\u00ebr k\u00ebtij ligji dhe e shfuqizoi me tu zgjedhur President.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Por para shfuqizimit, mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij ligji u ngrit\u00ebn 17 aktakuza dhe u dhan\u00eb 10 d\u00ebnime, &#8220;disa prej t\u00eb cilave,&#8221; shprehet Peter McNamara nga Qendra e Fjal\u00ebs s\u00eb Lir\u00eb, &#8220;bazoheshin mbi akuza aq t\u00eb dob\u00ebta, sa n\u00ebse nuk do t\u00eb rezultonin n\u00eb d\u00ebnime me burg, do t\u00eb ishin padyshim komike&#8221;. Themelimi i kombit ton\u00eb t\u00eb madh u njollos nga shtypja e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe lirive politike. Jo m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet pas ratifikimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes n\u00eb dokumentin e Kushtetut\u00ebs, ne e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebm at\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Mos t\u00eb harrojm\u00eb Presidentin Abraham Lincoln, i cili n\u00eb 1861 pezulloi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb &#8220;habeas corpus&#8221; nga Uashingtoni n\u00eb Filadelfia, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebto dy jurisdiksione ai mund t\u00eb burgoste cilindo pa qen\u00eb e nevojshme t\u00eb ngrinte padi, mjaft ta dyshonte p\u00ebr ndonj\u00eb krim. N\u00eb vitin 1862, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs federale t\u00eb apelit, ai e zgjeroi jurisdiksionin e k\u00ebtij pushteti arbitrar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombin. N\u00ebn autoritetin e ushtris\u00eb, mij\u00ebra shtetas amerikan\u00eb u burgos\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. U mbyll\u00ebn mbi 300 gazeta opozitare. V\u00ebrtet, ishte koh\u00eb lufte, por lufta p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim ishte politike dhe si e till\u00eb ajo mbetej antikushtetuese.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">N\u00eb vitet 1917 dhe 1918, presidenti demokrat Woodrow Wilson n\u00ebnshkroi p\u00ebrkat\u00ebsisht Ligjin kund\u00ebr Spiunazhit dhe Ligjin kund\u00ebr Rebelimit, ligje t\u00eb cil\u00ebt, sipas Levin, &#8220;do t\u00eb hynin n\u00eb historin\u00eb amerikane si sulmet m\u00eb skandaloze ndaj liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs&#8221;. Mij\u00ebra persona u ndoq\u00ebn penalisht sipas dispozitave k\u00ebtyre ligjeve, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu kund\u00ebrshtarin m\u00eb t\u00eb madh politik t\u00eb vet\u00eb Presidentit Wilson, socialistin Eugene Debs, d\u00ebnimi i t\u00eb cilit u zbut m\u00eb von\u00eb nga pasardh\u00ebsi i Wilson, republikani Warren G. Harding.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Wilson ngriti n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb ashp\u00ebr censure. Ligji kund\u00ebr Spiunazhit i vitit 1917 vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi. T\u00eb mos harrojm\u00eb se Prokurori &#8220;Special&#8221; Jack Smith p\u00ebrdori pik\u00ebrisht dispozitat e k\u00ebtij ligji p\u00ebr t\u00eb akuzuar Presidentin Tramp p\u00ebr &#8220;fshehje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb informacionit sensitiv p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare&#8221;.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Pastaj vjen Autoriteti i Mbledhjes s\u00eb Taksave (IRS). Dokumentet v\u00ebrtetojn\u00eb se Presidenti Franklin Ruzvelt dhe administrata e tij e p\u00ebrdor\u00ebn IRS p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar karrierat e armiqve t\u00eb tij politik\u00eb, si n\u00eb rastin e ish-sekretarit t\u00eb Thesarit Andrew Mellon, nj\u00eb republikan, i cili dihej se ishte i pafajsh\u00ebm. IRS e Ruzveltit sh\u00ebnjestronte botuesit e gazetave, mes tyre William Randolph Hearst dhe Frank Gannett, t\u00eb cil\u00ebt shpreh\u00ebn kund\u00ebrshtimin e tyre ndaj programit qeveris\u00ebs s\u00eb Ruzvelt.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">IRS e Presidentit Kenedi (JFK) i dha k\u00ebtij t\u00eb fundit kontroll mbi informacionin tatimor, q\u00eb supozohej q\u00eb duhet t\u00eb ishte konfidencial, p\u00ebr individ\u00ebt, bizneset dhe grupet q\u00eb radhiteshin n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrshtarit politik. Organizatat konservatore u audituan n\u00ebn &#8220;Programin e Auditimit t\u00eb Organizatave Ideologjike&#8221; (pra, Lois Lerner nuk ishte e para n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb). JFK e shfryt\u00ebzoi FBI-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb spiunuar Martin Luther King, Jr., p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar telefonat e tij, sht\u00ebpin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar rrept\u00ebsisht \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb tij. Presidenti Lyndon Johnson shkoi akoma m\u00eb tej, duke p\u00ebrdorur FBI-n\u00eb, IRS dhe CIA p\u00ebr t\u00eb spiunuar kund\u00ebrshtarin e tij n\u00eb zgjedhjet presidenciale, Barry Goldwater, duke i p\u00ebrgjuar selin\u00eb e fushat\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Sipas Levin, p\u00ebrgjimet e agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs zbuluan se nj\u00ebri nga punonj\u00ebsit e fushat\u00ebs presidenciale t\u00eb Barry Goldwater ishte homoseksual. Sipas p\u00ebrgjimeve, Goldwater ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit. Ata e k\u00ebrc\u00ebnuan Goldvwater se do ta b\u00ebnin bot\u00ebrisht t\u00eb ditur homoseksualitetin e punonj\u00ebsit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Goldwater kontaktoi nj\u00ebrin nga drejtuesit t\u00eb fushat\u00ebs presidenciale kund\u00ebrshtare dhe i tha: &#8220;Ju lutem mos ia shkat\u00ebrroni jet\u00ebn k\u00ebtij njeriu&#8221;. N\u00eb fund, ata pranuan t\u00eb mos ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb fakt publik.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">N\u00eb vijim t\u00eb paranoj\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij Robert Kenedi, Presidenti Johnson d\u00ebrgoi spiun\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb Konvent\u00ebn Demokratike t\u00eb vitit 1964, ku ata vazhduan t\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb aktivistin Martin Luther King dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave civile. N\u00eb vitin &#8217;68, kur Hubert Humphrey fitoi nominimin si kandidat p\u00ebr president, Presidenti Johnson i k\u00ebrkoi FBI-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjonte telefonat e tij, p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00ebndrimin e kund\u00ebrshtarit n\u00eb lidhje me Luft\u00ebn e Vietnamit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut t\u00eb spiunazhit.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Levin nuk merret me administrat\u00ebn e Presidentit Nikson, ndoshta sepse rasti i tij \u00ebsht\u00eb tejet i njohur (por mos harroni se si demokrat\u00ebt asokohe pretendonin se ishin t\u00eb tronditur prej p\u00ebrgjimeve t\u00eb Nikson.) Ai kalon tek Presidenti Obama dhe Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i tij Eric Holder, n\u00eb lidhje me t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb gazetari i njohur i CNN Jake Tapper \u00ebsht\u00eb shprehur: &#8220;Administrata e Obam\u00ebs e ka p\u00ebrdorur Ligjin kund\u00ebr Spiunazhit p\u00ebr t\u00eb spiunuar vet\u00eb sinjalizuesit q\u00eb u jepnin informacione gazetar\u00ebve&#8230;m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha administratat e m\u00ebparshme t\u00eb marra bashk\u00eb\u2026\u201d Sipas llogarive, ai i p\u00ebrdori k\u00ebto dispozita t\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Kujtojm\u00eb se n\u00eb vitin 2013, Departamenti i \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb\u201d sekuestroi, pa asnj\u00eb njoftim apo justifikim, tabulatet e 20 telefonave t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb zyrat e Associated Press, si dhe linjat e telefonave t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb gazetar\u00ebve, duke sh\u00ebnjestruar m\u00eb shum\u00eb se 100 gazetar\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb e shpalli gazetarin e FOX NEWS, James Rosen, si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb krimit n\u00eb nj\u00eb rast rrjedhjeje informacioni, duke gjurmuar l\u00ebvizjet e tij, duke sekuestruar regjistrat e emaileve t\u00eb tij dhe madje duke spiunuar prind\u00ebrit e tij. Spiunimi politik n\u00eb koh\u00ebn e Obam\u00ebs ishte nj\u00eb fenomen tejet i p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">P\u00ebr sa i p\u00ebrket veprimeve t\u00eb dyshes Obama-Biden kund\u00ebr Tramp, shum\u00eb\u00e7ka njihet n\u00eb lidhje me k\u00ebto abuzime t\u00eb tmerrshme t\u00eb pushtetit: k\u00ebtu p\u00ebrfshihet beteja e pandalshme ligjore kund\u00ebr Tramp dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij; p\u00ebrgjimi i fushat\u00ebs s\u00eb Tramp dhe i vet\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb; rrjedhja masive e informacionit konfidencial (p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu deklaratat tatimore t\u00eb Tramp); inskenimi i implikimit t\u00eb Tramp n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb; akuzat e rreme; bastisja e sht\u00ebpin\u00eb s\u00eb Tramp; roli i agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb incidentet e 6 janarit dhe spiunimi, gjurmimi, bastisja, arrestimet dhe d\u00ebnimet q\u00eb pasuan. Koha nuk na mjafton, por nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu censur\u00ebn e internetit nga ana e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">SHBA-ja demokratike ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb abuzimi me pushtetin, t\u00eb kryer n\u00ebn urdhrat e vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj. Por jo nga Tramp &#8211; m\u00eb shum\u00eb se abuzues me pushtetin, ai ishte viktim\u00eb e tij. \u00cbsht\u00eb ironik fakti q\u00eb pik\u00ebrisht njeriu q\u00eb sot po p\u00ebrpiqet ta ndal\u00eb abuzimin me pushtetin, me synimin t&#8217;i b\u00ebj\u00eb Shtetet e Bashkuara nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb hapur dhe m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, vazhdon t\u00eb p\u00ebrndiqet dhe t\u00eb quhet diktator.<\/p>\n<p class=\"body\" dir=\"auto\">Kund\u00ebrshtar\u00ebt q\u00eb sot akuzojn\u00eb Presidentin Tramp si &#8220;shkat\u00ebrrues t\u00eb normave&#8221;, b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se n\u00ebse ato norma q\u00eb ai synon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb jan\u00eb spiunimi qeveritar ndaj qytetar\u00ebve amerikan\u00eb dhe abuzimi me pushtetin, at\u00ebher\u00eb Tramp b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb ndez\u00eb buldozerin.<\/p>\n<p dir=\"auto\"><strong><em>Analize e Mike Huckabee, botuar ne 24 Nentor. Huckabee eshte ish Guvernator i Arkansasit, dhe i nominuar i Presidentit Donald Trump per Ambasador ne Izrael<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mike Huckabee Pak koh\u00eb ka kaluar nga hera e fundit kur dham\u00eb detaje n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb quajm\u00eb &#8220;historin\u00eb e gjat\u00eb dhe krenare t\u00eb FBI-s\u00eb&#8221;, q\u00eb perifrazon nj\u00eb kombinim historish mashtrimesh dhe spiunazhi. Sa p\u00ebr rifreskim &#8211; i cili vjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur, pasi momenti i reformimit t\u00eb agjencive tona t\u00eb inteligjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":98211,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-98210","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98210"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98210\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98212,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98210\/revisions\/98212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}