{"id":98294,"date":"2024-12-10T11:57:25","date_gmt":"2024-12-10T11:57:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98294"},"modified":"2024-12-10T11:58:41","modified_gmt":"2024-12-10T11:58:41","slug":"privatizimi-i-butrintit-courrier-des-balkans-shqiperia-shet-per-nje-grosh-trashegimine-e-saj-arkeologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/10\/privatizimi-i-butrintit-courrier-des-balkans-shqiperia-shet-per-nje-grosh-trashegimine-e-saj-arkeologjike\/","title":{"rendered":"Privatizimi i Butrintit, Courrier des Balkans: Shqip\u00ebria shet p\u00ebr nj\u00eb grosh trash\u00ebgimin\u00eb e saj arkeologjike!"},"content":{"rendered":"<p>Butrinti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sitet m\u00eb prestigjioze arkeologjike n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb, qeveria ka vendosur t\u2019ia besoj\u00eb menaxhimin e tij nj\u00eb Fondacioni privat, duke rrezikuar t\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje q\u00ebndrimin e tij n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s. Hulumtim.<\/p>\n<p><strong> Ilda Mara<\/strong>\u00a0p\u00ebr\u00a0<strong>Courrier des Balkans<\/strong><\/p>\n<p>Parku arkeologjik i Butrintit, pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s q\u00eb nga viti 1992, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i pa\u00e7muar i Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vit festoi nj\u00ebqind vjetorin e zbulimit t\u00eb tij. I themeluar nga Kaon\u00ebt, nj\u00eb fis i lasht\u00eb grek, Butrinti fal\u00eb pozicionit t\u00eb tij strategjik pran\u00eb kanalit t\u00eb Vivarit ka q\u00ebn\u00eb vendtakim qytet\u00ebrimesh nga nj\u00eb polis, nj\u00eb qytet kaon, me pas n\u00eb nj\u00eb koloni romake e m\u00eb pas ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb seli peshkopale bizantine.<\/p>\n<p>Siti ka monumente t\u00eb shumta historike, si nj\u00eb teat\u00ebr antik dhe nj\u00eb bazilik\u00eb paleokristiane, t\u00eb zbuluara nga arkeologu italian Luigi Ugolini, i cili qe d\u00ebrguar n\u00eb vitin 1924 t\u00eb ndiqte gjurm\u00ebt e Eneas. Musolini e konsideronte veten n\u00eb fakt, si kulminacionin e nj\u00eb vargu t\u00eb gjat\u00eb heronjsh romak\u00eb nga Enea tek Romuli e Augusti. I shtyr\u00eb nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb gjetur d\u00ebshmi t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb Eneas n\u00eb Butrint, Ugolini e pag\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb port\u00eb si Porta Skea, dhe pretendoi se heroi trojan ishte ndalur atje. Ky zbulim u p\u00ebrdor si mjet propagande n\u00eb vitin 1931, me rastin e 2000-vjetorit t\u00eb poetit Virgjil, me botimin e nj\u00eb pulle q\u00eb tregon Port\u00ebn e Skeas, dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjen fashiste.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb historike dhe kulturore t\u00eb k\u00ebtij siti, qeveria shqiptare ka vendosur q\u00eb ta transferoj\u00eb menaxhimin e tij tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim (AADF), duke shkaktuar shqet\u00ebsim t\u00eb madh tek mbrojt\u00ebsit e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare. K\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb frik\u00eb se ky vendim do t\u00eb rrezikoj\u00eb integritetin historik t\u00eb Butrintit dhe do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb menaxhim jo-transparent q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Privatizimi i menaxhimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, qeveria shqiptare miratoi nj\u00eb ligj p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb, t\u00eb miratuar nga shumica socialiste n\u00eb Parlament, duke lejuar fondacionet private, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb huaja, t\u00eb menaxhojn\u00eb objektet kulturore shtet\u00ebrore. Nj\u00eb ligj i sponsorizuar nga AADF ku pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst AADF mori menaxhimin e Parkut komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb konflikt t\u00eb duksh\u00ebm interesi. N\u00eb fakt, qeveria shqiptare ka vendosur t\u2019i besoj\u00eb menaxhimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit nj\u00eb fondacioni t\u00eb krijuar bashk\u00ebrisht nga Ministria e Kultur\u00ebs dhe AADF: Fondacionin p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit (BMF), i cili do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qira dhjet\u00ebvje\u00e7are me mund\u00ebsi rinovimi.<\/p>\n<p>Ministri i ri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja, njoftoi tetorin e kaluar nj\u00eb rritje mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb parkut, \u00a0duke shkuar nga 800.000 euro n\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb 800.000 euro n\u00eb vet\u00ebm 71 dit\u00eb\u2026 Kjo ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr menaxhimin e ish-ministrave, Mirela Kumbaro dhe Elva Margariti, dhe evidenton joefikasitetin e administrimit t\u00eb tyre. N\u00eb vet\u00ebm 71 dit\u00eb, ekipi i Blendi Gonxhes tregoi se parku mund t\u00eb menaxhohej me efi\u00e7enc\u00eb nga ekipet shqiptare.<\/p>\n<p>Michael Granoff, president i AADF, \u00ebsht\u00eb shprehur se Fondacioni i tij do t\u00eb kontribuoj\u00eb me pes\u00eb milion\u00eb dollar\u00eb, dyfishin e kontributit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, duke marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb emetuar biletat dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat dyt\u00ebsore nga parku p\u00ebr dhjet\u00eb vjet. Sipas Auron Tares, ish-drejtor i Parkut, n\u00ebse Butrinti gjeneron t\u00eb pakt\u00ebn 1.5 milion\u00eb euro n\u00eb vit, BMF mund t\u00eb mbledh\u00eb 15 milion\u00eb euro n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Pra, a i duhen v\u00ebrtet shtetit shqiptar pes\u00eb milion\u00eb dollar\u00ebt nga fondacioni privat, kur tashm\u00eb mund t\u00eb gjeneroj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr fal\u00eb t\u00eb ardhurave nga vizitat?<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, AADF po p\u00ebrballet me kritika p\u00ebr veprimet e saj n\u00eb lidhje me zon\u00ebn arkeologjike t\u00eb Butrintit dhe zona t\u00eb tjera t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Fondacioni akuzohet se ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb se 300,000 dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar dy plane menaxhimi t\u00eb integruar p\u00ebr Butrintin, si dhe 50,000 dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb legjislacionin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsonte marrjen n\u00eb kontroll t\u00eb Parkut. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, AADF dyshohet se ka p\u00ebrdorur fondet publike amerikane p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pozicionin e saj p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shqet\u00ebsimet e UNESCO-s<\/strong><\/p>\n<p>AADF \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb gjithashtu dhe n\u00eb menaxhimin e zonave t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, si parku i Drilonit n\u00eb Liqenin e Ohrit dhe zonat e Beratit dhe Gjirokastr\u00ebs. Kjo p\u00ebrfshirje shihet si shkelje e Konvent\u00ebs s\u00eb UNESCO-s t\u00eb vitit 1972 p\u00ebr Mbrojtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, e cila ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kritika indirekte ndaj AADF nga UNESCO, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastint e Liqenit t\u00eb Ohrit, i cili mund t\u00eb vendoset n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>Transferimi i menaxhimit t\u00eb Butrintit privon Shtetin Shqiptar nga roli i tij q\u00ebndror n\u00eb menaxhimin e Parkut, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik ruajtjen e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie bot\u00ebrore, e cila duhet t\u00eb mbetet n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb sipas detyrimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje mund t\u00eb shkel\u00eb parimet themelore t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s t\u00eb vitit 1972, e cila thot\u00eb se shtetet pal\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbrojtjen dhe menaxhimin e siteve t\u00eb tyre n\u00eb List\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore. Por kjo marr\u00ebveshje mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 101 t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit (MSA) mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Evropian (BE), i cili e detyron Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb standardet n\u00eb lidhje me ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm. MSA k\u00ebrkon gjithashtu q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb harmonizoj\u00eb politikat e saj komb\u00ebtare me rregullat evropiane, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Sipas UNESCO-s, shtetet pal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb sigurojn\u00eb menaxhimin dhe mbrojtjen e siteve t\u00eb tyre n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Butrinti. Ky transferim mund t\u00eb shihet si nj\u00eb devijim nga pritshm\u00ebrit\u00eb e BE-s\u00eb n\u00eb lidhje me bashk\u00ebpunimin dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, duke rrezikuar angazhimet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e saj me BE-n\u00eb. Mbrojtja e Butrintit duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare, n\u00ebn kontrollin e shtetit shqiptar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00eb t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Qendra e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s dhe organet k\u00ebshilluese kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr nj\u00eb fragmentim t\u00eb menaxhimit, nj\u00eb model q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb integritetin e Butrintit. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, qeveria shqiptare duket e vendosur p\u00ebr t\u00eb vazhduar me k\u00ebt\u00eb model. Gjykata Kushtetuese shqiptare e validoi marr\u00ebveshjen, megjith\u00ebse disa gjyqtar\u00eb votuan kund\u00ebr, duke evidentuar rreziqet p\u00ebr mbrojtjen e Butrintit. Sipas avokatit Agron Alibali, \u201cmarr\u00ebveshja mes qeveris\u00eb dhe Fondacionit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit (BMF) mund t\u00eb prishet, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve t\u00eb vendosura\u201d. Ai mb\u00ebshtet iden\u00eb q\u00eb Butrinti t\u00eb duhet mbetet n\u00ebn menaxhimin e qeveris\u00eb deri n\u00eb arritjen\u00a0 e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb re n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e UNESCO-s.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb hotel dhe 600 hektar\u00eb t\u00eb humbur<\/strong><\/p>\n<p>Transferimi i menaxhimit t\u00eb Parkut, i cili ishte planifikuar fillimisht p\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb tetorit 2024, ende nuk \u00ebsht\u00eb realizuar p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave administrative, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb inventarizimi i kryer nga MEKI dhe kompleksiteti i diskutimeve mes pal\u00ebve t\u00eb interesuara. Kjo ofron nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rimenduar k\u00ebt\u00eb vendim strategjik, sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb shprehura nga UNESCO dhe BE.<\/p>\n<p>UNESCO ka shprehur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr heqjen e rreth 600 hektar\u00ebve nga Parku Komb\u00ebtar i Butrintit, ku po nd\u00ebrtohet nj\u00eb kompleks hotelier. Ish-ministrja e Kultur\u00ebs, Mirela Kumbaro, tashm\u00eb ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ka vijuar t\u00eb reduktoj\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb parkut p\u00ebrmes nj\u00eb legjislacioni p\u00ebr zonat e mbrojtura. M\u00eb 22 shkurt 2024, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi Ligjin 21\/2024, p\u00ebr ndryshimin e Ligjit t\u00eb vitit 2017 p\u00ebr Zonat e Mbrojtura. Kjo reform\u00eb hasi n\u00eb kund\u00ebrshtime nga shoqatat mjedisore, aktor\u00eb t\u00eb caktuar politik\u00eb dhe \u00a0p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>UNESCO i ka k\u00ebrkuar shtetit shqiptar t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb plan urgjent p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebsaj zone dhe t\u00eb siguroj\u00eb menaxhimin e koordinuar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb parkut komb\u00ebtar dhe zon\u00ebs s\u00eb tij tampon, p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do fragmentim t\u00eb menaxhimit t\u00eb tij. Kjo situat\u00eb nxjerr n\u00eb pah tensionet mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore. Raporti i UNESCO-s thekson gjithashtu se menaxhimi i zon\u00ebs dhe i rrethinave t\u00eb tij duhet t\u00eb jet\u00eb koherent dhe i mbik\u00ebqyrur nga nj\u00eb autoritet q\u00ebndror, me mjete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb garantuar ruajtjen e vler\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme universale. Shqet\u00ebsimet n\u00eb lidhje me qart\u00ebsin\u00eb e kufijve t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit dhe zon\u00ebs s\u00eb tij tampon duhet gjithashtu t\u00eb zgjidhen sa m\u00eb shpejt, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb lejonte rishikimin e vendimit n\u00eb lidhje me transferimin e menaxhimit.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj sikur shteti francez t\u00eb ndihej i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar Kalan\u00eb e Versaj\u00ebs dhe t\u00eb vendoste t\u2019ia besonte at\u00eb nj\u00eb entiteti privat.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Kjo vones\u00eb ofron nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb forcuar koordinimin mes autoriteteve lokale, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00eb dialog m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs me komunitetet lokale p\u00ebr t\u00eb garantuar menaxhimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit. Shteti duhet t\u2019i paraqes\u00eb m\u00eb n\u00eb fund Qendr\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, brenda dat\u00ebs 1 shkurt 2025, nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar mbi gjendjen e ruajtjes s\u00eb parkut, me nj\u00eb plan t\u00eb detajuar veprimi dhe nj\u00eb afat kohor p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve t\u00eb misionit t\u00eb vitit 2022, q\u00eb do t\u00eb shqyrtohet nga Komiteti i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb sesionin e tij t\u00eb 47-t\u00eb.<\/p>\n<p>Parku i Butrintit, si pasuri bot\u00ebrore, duhet patjet\u00ebr t\u00eb mbetet n\u00ebn menaxhimin e shtetit shqiptar p\u00ebr t\u00eb garantuar ruajtjen e tij. Transferimi i drejtimit t\u00eb Parkut tek BMF rrezikon k\u00ebt\u00eb mision dhe c\u00ebnon angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb shteti t\u00eb mbaj\u00eb kontrollin e Parkut dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb siguruar mbrojtjen e q\u00ebndrueshme t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj sikur shteti francez t\u00eb ndihej i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar Kalan\u00eb e Versaj\u00ebs dhe t\u00eb vendoste t\u2019ia besonte at\u00eb nj\u00eb entiteti privat.<\/p>\n<p>https:\/\/www.courrierdesbalkans.fr\/Privatisation-de-Butrint-comment-l-Albanie-brade-son-patrimoine-archeologique<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Butrinti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sitet m\u00eb prestigjioze arkeologjike n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb, qeveria ka vendosur t\u2019ia besoj\u00eb menaxhimin e tij nj\u00eb Fondacioni privat, duke rrezikuar t\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje q\u00ebndrimin e tij n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s. Hulumtim. Ilda Mara\u00a0p\u00ebr\u00a0Courrier des Balkans Parku arkeologjik i Butrintit, pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":13941,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98294","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98294"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98294\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98296,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98294\/revisions\/98296"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}