{"id":98308,"date":"2024-12-10T17:15:01","date_gmt":"2024-12-10T17:15:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98308"},"modified":"2024-12-10T17:15:01","modified_gmt":"2024-12-10T17:15:01","slug":"pd-per-vendimin-e-venecias-detyrim-per-qeverine-ti-bindet-kushtetueses-dhe-te-heqe-mandatin-e-xhackes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/10\/pd-per-vendimin-e-venecias-detyrim-per-qeverine-ti-bindet-kushtetueses-dhe-te-heqe-mandatin-e-xhackes\/","title":{"rendered":"PD p\u00ebr vendimin e Venecias: Detyrim p\u00ebr qeverin\u00eb t\u2019i bindet Kushtetueses dhe t\u00eb heq\u00eb mandatin e Xha\u00e7k\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA N\/KRYETARI I PD, OERD BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Venecias sot foli qart\u00eb e me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb detyrojn\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb rastin Xha\u00e7ka p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk mund t\u00eb vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me vot\u00ebn e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi apo edhe n\u00eb rastin konkret, n\u00eb lidhje me konfliktin e interesit dhe heqjen e mandatit t\u00eb deputetes Xha\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr Kuvendin si organ, p\u00ebr mazhoranc\u00ebn politike n\u00eb Kuvend dhe p\u00ebr \u00e7do deputet individualisht.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias konstaton n\u00eb paragrafin 13 se Kuvendi \u00ebsht\u00eb i detyruar ta \u00e7oj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e papajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit t\u00eb deputetes Olta Xha\u00e7ka n\u00eb Gjykat\u00eb, por se deri m\u00eb sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias rr\u00ebzon p\u00ebrpjekjen e Edi Ram\u00ebs dhe shumic\u00ebs socialiste p\u00ebr t\u2019u fshehur pas parimit kushtetues t\u00eb ndalimit t\u00eb mandatit detyrues apo ndryshe mandatit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do t\u00eb thot\u00eb se deputeti \u00ebsht\u00eb deputet i Republik\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues i popullit dhe \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet dhe vot\u00ebn e tij nga vullneti i partis\u00eb q\u00eb e ka kandiduar, p\u00ebrfaq\u00ebson apo edhe i elektoratit q\u00eb e ka votuar.<\/p>\n<p>Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sepse detyrimi p\u00ebr Kuvendin dhe \u00e7do deputet q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb Kushtetut\u00ebn, ligjin dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk p\u00ebrb\u00ebn \u00e7\u00ebshtje vullneti t\u00eb lir\u00eb, por zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshm\u00ebris\u00eb, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias, n\u00eb paragrafin 22, thekson se Kuvendi nuk mund t\u2019i referohet parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve si justifikim p\u00ebr t\u00eb mos zbatuar vendimet detyruese t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marr\u00eb dy vendime dhe zbatimi efektiv i k\u00ebtyre vendimeve nuk duhet t\u00eb kusht\u00ebzohet nga nj\u00eb votim apo nga vullneti i nj\u00eb shumice parlamentare. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, pavar\u00ebsisht vullnetit negativ t\u00eb shprehur me vot\u00eb nga shumica socialiste, Kuvendi duhet t\u00eb zbatoj\u00eb urdh\u00ebrimin e Gjykat\u00ebs dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e deputetes Xha\u00e7ka n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014 u desh nj\u00eb marr\u00ebveshje politike me mb\u00ebshtetjen e Parlamentit Europian dhe dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2024, u desh nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr t\u00eb detyruar Edi Ram\u00ebn q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kjo, sepse Edi Rama \u00ebsht\u00eb dhunues recidivist i Kushtetut\u00ebs dhe ligjit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias, ashtu si\u00e7 pritej nga kushdo me nj\u00eb arsye t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb politike dhe juridike, nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bllokuar zbatimin e Kushtetut\u00ebs dhe thekson se \u00e7do veprim i Kuvendit dhe kryetares s\u00eb tij, n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebto vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe interpretimin e Komisionit t\u00eb Venecias, p\u00ebrb\u00ebn demonstrim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb vullnetit konstant p\u00ebr injorimin, anashkalimin apo shkeljen e Kushtetut\u00ebs nga Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca socialiste e udh\u00ebhequr prej tij. Gjithashtu, p\u00ebrb\u00ebn edhe vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Kuvendi duhet ta d\u00ebrgoj\u00eb rastin Xha\u00e7ka menj\u00ebher\u00eb e pa vones\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA N\/KRYETARI I PD, OERD BYLYKBASHI Komisioni i Venecias sot foli qart\u00eb e me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb detyrojn\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb rastin Xha\u00e7ka p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk mund t\u00eb vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me vot\u00ebn e mazhoranc\u00ebs. Komisioni &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98309,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98308"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98310,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98308\/revisions\/98310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}