{"id":98338,"date":"2024-12-10T19:10:18","date_gmt":"2024-12-10T19:10:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98338"},"modified":"2024-12-10T19:10:18","modified_gmt":"2024-12-10T19:10:18","slug":"mandati-i-xhackes-voa-citon-venecian-vendimet-e-kushtetueses-te-detyrueshme-per-zbatim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/10\/mandati-i-xhackes-voa-citon-venecian-vendimet-e-kushtetueses-te-detyrueshme-per-zbatim\/","title":{"rendered":"Mandati i Xha\u00e7k\u00ebs, VOA citon Venecian: Vendimet e Kushtetueses t\u00eb detyrueshme p\u00ebr zbatim"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e tij mbi p\u00ebrplasjen mes parlamentit shqiptar dhe Gjykat\u00ebs Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xha\u00e7ka. N\u00eb disa paragraf\u00eb Komisioni e thekson qartazi se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t&#8217;u zbatuar dhe nuk mund t\u00eb kusht\u00ebzohen me votimin n\u00eb parlament. Nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes q\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nga parlamenti, n\u00ebse deputet\u00ebt mund t\u00eb detyrohen t\u00eb votojn\u00eb pro ose kund\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, ndon\u00ebse thekson qart\u00eb se deputeti nuk mund t\u00eb detyrohet se si t\u00eb votoj\u00eb, p\u00ebr rastin konkret, po ashtu n\u00ebnvizon se vendimi i Gjykata Kushtetuese, i cili \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u zbatuar, kishte dal\u00eb para se deputet\u00ebt t\u00eb votonin p\u00ebr t\u00eb. Shumica socialiste dhe opozita e interpretuan n\u00eb kahe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta k\u00ebt\u00eb opinion.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e mandatit t\u00eb deputetes Xha\u00e7ka e ka zanafill\u00ebn q\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, kur deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, iu drejtuan parlamentit me nj\u00eb mocion p\u00ebr konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb ish ministres. Sipas tyre zonja Xha\u00e7ka ishte n\u00eb konflikt interesi, duke qen\u00eb se bashk\u00ebshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Ga\u00e7i, kishte p\u00ebrfituar statusin e investitorit strategjik, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb bregdetin e Dh\u00ebrmiut. Vet\u00eb zonja Xha\u00e7ka ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ajo nuk ka p\u00ebrfituar asnj\u00eb qindark\u00eb nga fondet publike, dhe se statusi i dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj nuk parashikon q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. Socialist\u00ebt po ashtu, votuan kund\u00ebr d\u00ebrgimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Dy vendime t\u00eb k\u00ebsaj Gjykate, sipas t\u00eb cilave parlamenti duhet t\u2019ja p\u00ebrcillte asaj rastin, has\u00ebn n\u00eb penges\u00ebn e votave t\u00eb shumic\u00ebs, pasi ajo vler\u00ebsoi deputeti nuk mund t\u00eb detyrohet t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar dhe se k\u00ebt\u00eb liri atij ia njeh kushtetuta.<\/p>\n<p>Pas votimit t\u00eb fundit n\u00eb shtator, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, njoftoi d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Komisionin e Venecias. N\u00eb opinionin e publikuar sot nga ky Komision p\u00ebrcaktohet se \u201czbatimi nga t\u00eb gjitha autoriteteve i vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese bazohet n\u00eb parimin e besnik\u00ebris\u00eb ndaj Kushtetut\u00ebs si element i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nj\u00eb detyrim i till\u00eb nuk duhet t\u00eb kusht\u00ebzohet me vot\u00ebn e shumic\u00ebs parlamentare, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb jetike e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d, vler\u00ebson Komisioni i Venecias duke shtuar se \u201ckur vendimi i nj\u00eb Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetut\u00ebn si kufizim t\u00eb fuqis\u00eb vendimmarr\u00ebse t\u00eb Parlamentit, ky i fundit duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb p\u00ebrputhje me gjykimin e Gjykat\u00ebs dhe t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen specifike, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;ia referuar \u00e7\u00ebshtjen Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb caktuar, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb votoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt e kan\u00eb interpretuar k\u00ebt\u00eb fjali t\u00eb fundit si nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur prej tyre. \u201cEsht\u00eb e qart\u00eb se pik\u00ebpyetjet e ngritura n\u00eb lidhje me votimin p\u00ebr zbatimin e evendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejta e t\u00eb bazuara n\u00eb argumenta t\u00ebr\u00ebsisht kushtetuese dhe ligjore. Dhe ato lidhen me integritetin e autonomis\u00eb parlamentare, t\u00eb drejt\u00ebn e pakic\u00ebs parlamentare q\u00eb t\u2019i drejtohet direkt Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb rastin e papajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit t\u00eb deputetit, rolet kushtetuese t\u00eb Kuvendit dhe Gjykat\u00ebs sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb ligj dhe n\u00eb kushtetut\u00eb\u201d, deklaroi kryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb opozita shprehet e sigurt se Komisioni i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb asaj. Sipas kreut t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Gazmend Bardhi \u201cqart\u00ebsisht Komisioni i Venecias konfirmon drejt\u00ebsin\u00eb e betej\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, duke ritheksuar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb diskrecion politik p\u00ebr respektimin dhe zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Komisioni i Venecias\u00a0&#8211; shkruan m\u00eb tej zoti Bardhi &#8211;\u00a0i ka dh\u00ebn\u00eb shuplak\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe gjat\u00eb k\u00ebtyre 34 viteve nj\u00eb mazhorance, duke konfirmuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht se moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me vot\u00eb politike \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs mb\u00ebshtetet nga disa momente t\u00eb tjera n\u00eb Opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias, ku thuhet se n\u00eb rastin konkret \u201cGjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb e kishte vendosur tashm\u00eb q\u00eb Parlamenti ishte i detyruar ta d\u00ebrgonte n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese mocionin p\u00ebr papajtueshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb deputetit\u201d Olta Xha\u00e7ka.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias n\u00ebnvizon m\u00eb tej se \u201cparimi themelor i shtetit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs, \u00ebsht\u00eb plotfuqishm\u00ebria e Kushtetut\u00ebs dhe respektimi, nga t\u00eb gjitha pushtetet dhe autoritetet shtet\u00ebrore, i efektit detyrues t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kur ka nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Detyrimi p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrmbajtur kushtetut\u00ebs dhe legjislacionit ekzistues, si dhe vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb mandati detyrues i cili ia n\u00ebnshtron vot\u00ebn e deputet\u00ebve vullnetit politik t\u00eb partis\u00eb, dhe q\u00eb ndalohet nga standartet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e Opinionit vihet n\u00eb dukje se \u201cvet\u00eb q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktor\u00ebt e tjer\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Parlamenti nuk mund t&#8217;i referohet parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve p\u00ebr t\u00eb refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve t\u00eb GjK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave q\u00eb i jep Kushtetuta\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas Komisionit t\u00eb Venecias, pyetjet e drejtuara nga parlamenti shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast \u201cnuk mund t\u00eb shihen si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mandatit t\u00eb lir\u00eb, pasi respektimi ose jo i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshire politike. N\u00eb rastin konkret p\u00ebr t\u00eb cilin u paraqit kjo k\u00ebrkes\u00eb, Gjykata kishte dh\u00ebn\u00eb dy vendime, dhe zbatimi efektiv i k\u00ebtyre vendimeve nuk mund t\u00eb kusht\u00ebzohet nga votimi ose shumica parlamentare\u201d.<\/p>\n<p>Por dy leximet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb Opinionit, nga ana e shumic\u00ebs dhe opozit\u00eb, duket nuk ofrojn\u00eb shpres\u00eb se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e mandatit t\u00eb zonj\u00ebs Xha\u00e7ka do t\u00eb mund t\u00eb shkohet drejt nj\u00eb zgjidhjeje.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e tij mbi p\u00ebrplasjen mes parlamentit shqiptar dhe Gjykat\u00ebs Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xha\u00e7ka. N\u00eb disa paragraf\u00eb Komisioni e thekson qartazi se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t&#8217;u zbatuar dhe nuk mund t\u00eb kusht\u00ebzohen me votimin n\u00eb parlament. Nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98284,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98338","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98338"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98338\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98339,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98338\/revisions\/98339"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}