{"id":98358,"date":"2024-12-10T22:24:33","date_gmt":"2024-12-10T22:24:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98358"},"modified":"2024-12-10T22:25:23","modified_gmt":"2024-12-10T22:25:23","slug":"berisha-paralajmeron-ramen-me-nje-fund-te-ngjashem-si-te-asad","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/10\/berisha-paralajmeron-ramen-me-nje-fund-te-ngjashem-si-te-asad\/","title":{"rendered":"Berisha paralajm\u00ebron Ram\u00ebn me nj\u00eb fund t\u00eb ngjash\u00ebm si t\u00eb Asad"},"content":{"rendered":"<p>Kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb takoj sonte trup\u00ebn elektorale t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr Tiran\u00ebn, e cila ka nj\u00eb mision t\u00eb madh, ka nj\u00eb mision t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, fitoren e opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrmbysjen e narkodiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb raporte t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Pushteti dhe kryeqyteti jan\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb sinonime t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ndaj dhe n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb k\u00ebtij misioni, iu takon juve s\u00eb pari t\u00eb riparoni \u00e7do gabim q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb krijimin e k\u00ebtij ekipi elektoral p\u00ebr kryeqytetin dhe t\u00eb p\u00ebrfshini personalitete, aktivist\u00eb, an\u00ebtar\u00eb, mb\u00ebshtet\u00ebs influent\u00eb n\u00eb zonat tona, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi sa m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe sa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja.<\/p>\n<p>Ju garantoj q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr, po t\u00eb kemi parasysh pasojat shkat\u00ebrrimtare demografike t\u00eb k\u00ebtij regjimi, PD nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj betej\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se kjo betej\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb ne pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb trokasim n\u00eb dyert e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. T\u00eb baltosemi nga k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebt dhe rrugicat e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm, nj\u00eb faktor i provuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00ebra koh\u00ebra si faktor suksesi dhe ky \u00ebsht\u00eb takimi me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ekranet, debatet, mediat sociale.<\/p>\n<p>Por n\u00eb raste t\u00eb caktuar, p.sh po t\u00eb ishte p\u00ebr mediat, Kamala Harris fitonte me 80 p\u00ebrqind gar\u00ebn me presidentin Donald Trump se makineri m\u00eb gjigante n\u00eb bot\u00eb se ajo makineri mediatike nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Por fitimtar\u00ebt e fituan me takime, e fituan me takime intensive me qytetar\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk u ankuan, shum\u00eb t\u00eb rralla ankesat, megjith\u00ebse absolutisht pothuajse mediat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ishin kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Pse un\u00eb marr shembull? Duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndjekin fushat\u00ebn elektorale, fushata q\u00eb prin n\u00eb bot\u00eb me risit\u00eb e veta \u00ebsht\u00eb fushata n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ajo fushat\u00eb q\u00eb ka setin e risive dhe q\u00eb ato p\u00ebrhapen n\u00eb vendet tjera. P\u00ebr shembull b\u00ebnte fushat\u00eb Barak Obama me MekKein, ajo fushat\u00eb solli p\u00ebrgjigjen flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se ishte para saj p\u00ebrgjigjja ti flisje sot, ai p\u00ebrgjigjej nes\u00ebr, u kalua te p\u00ebrgjigja e menj\u00ebhershme, e shpejt\u00eb. U gjet pastaj se vet\u00ebm p\u00ebrgjigja flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb ishte p\u00ebrgjigja q\u00eb anulonte ose zvog\u00eblonte n\u00eb maksimum efektin e deklarat\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, risi ishte m\u00ebsimi i madh se si u shemb gjiganti mediatik, t\u00eb themi 80 me 20, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb se 80 ishin n\u00eb krahun tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndaj dhe asgj\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se t\u2019i trokas\u00ebsh tjetrit n\u00eb der\u00eb, t\u00eb ulesh p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb n\u00eb kafe, se sa t\u2019i trokas\u00ebsh n\u00eb dyqan dhe t\u00eb hysh t\u00eb bisedosh, t\u2019i dor\u00ebzosh nj\u00eb cop\u00eb fletushke me pes\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ti mendon.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb pra, mbetet t\u00eb fillojm\u00eb sulmin elektoral, i cili ndalon vet\u00ebm me dat\u00ebn 11 maj, dit\u00ebn e fitores.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, boshti qendror, duhet ta kemi secili nga ne t\u00eb qart\u00eb, i fushat\u00ebs do jet\u00eb ekonomia, ekonomia, ekonomia.<\/p>\n<p>Pse? Sepse jemi n\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb tejkalon absolutisht pothuajse \u00e7do lloj imagjinate.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb realitet shum\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb realitet shkat\u00ebrrimtar p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb po lexoja nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb trishtuese. N\u00eb vitin 2013, ne paguheshim, shqiptar\u00ebt paguheshin jo vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, por dhe se rumun\u00ebt dhe bullgar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot rumun\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 her\u00eb m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vitin 2013. Dje e lexova. Pes\u00ebfishuar rrogat nga viti 2013.<\/p>\n<p>Kur sheh k\u00ebto, konstaton se asgj\u00eb nuk ka m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb, m\u00eb kriminale se kjo q\u00eb ka ndodhur p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e dija, ua them me sinqeritet, q\u00eb qeveria rumune nga viti 2013 gjer vitin e kaluar, ka rritur rrog\u00ebn 5 her\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse ne i kemi pensionet sot, minimumi 30 p\u00ebrqind m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Sot po lexoja, t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se inflacioni p\u00ebr gj\u00ebrat baz\u00eb \u00ebsht\u00eb gjer n\u00eb 9 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se inflacioni mesatar. Pra, inflacioni i mishit, djathit, qum\u00ebshtit, etj, krahasuar me vitin 2022, arrin shifra gjer 9 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb me pension, me rroga t\u00eb ul\u00ebta, me ndihm\u00eb ekonomike, ato t\u00eb ardhura u shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra.<\/p>\n<p>E kuptoni pra se ku \u00ebsht\u00eb katandisur?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkaku absolut i largimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne e themi dhe e themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se jan\u00eb nj\u00eb seri shkaqesh, por shkaku i t\u00eb gjitha shkaqeve \u00ebsht\u00eb mospasja.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet n\u00eb vitin 1990, nj\u00eb komshi, e kishte djalin pun\u00ebtor dhe i thot\u00eb i birit n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet, m\u00eb blej nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb. N\u00ebna i thot\u00eb nuk kam. Iku dhe u fut n\u00eb ambasad\u00eb.<\/p>\n<p>Sot nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb ambasad\u00eb, ik\u00ebn jasht\u00eb. Pa\u00e7 fatin t\u00ebnd, gjej jet\u00ebn t\u00ebnde se nuk kam.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb se po k\u00ebta jan\u00eb pensionist\u00eb, ose k\u00ebta jan\u00eb kaq p\u00ebrqind apo aq. Jo, jo. K\u00ebta jan\u00eb dhimbja m\u00eb e madhe sot, k\u00ebta jan\u00eb padrejt\u00ebsia absolute.<\/p>\n<p>Ne i kemi rritur rrogat 5 dhe 6 her\u00eb rrogat e larta. Shqip\u00ebria ka rroga 7 mij\u00eb euro. Po, po. Rrogat e larta jan\u00eb rritur, kurse k\u00ebta jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne do t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do der\u00eb, duke paraqitur paket\u00ebn ton\u00eb t\u00eb emergjenc\u00ebs, ku vendosim si fillim minimumin jetik 200 euro.<\/p>\n<p>Vendosim si fillim rrog\u00ebn minimale 500 euro.<\/p>\n<p>Rrog\u00ebn mesatare 1200 euro.<\/p>\n<p>Pensionet do llogariten mbi 200 eurot.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb transformim, nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb b\u00ebhet kjo? 100 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>T\u00eb kesh n\u00eb tavolin\u00eb 8.2 miliard\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fatura shkon 900 milion\u00eb maksimumi, pa diskutim q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmbysen vet\u00ebm duke vendosur raportin t\u00eb pakt\u00ebn 50 p\u00ebrqind me 50 p\u00ebrqind investime p\u00ebr njeriun.<\/p>\n<p>Por ti do investosh edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, p\u00ebr fat jo t\u00eb mir\u00eb, nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb shkall\u00ebn e tmerrshme me t\u00eb cil\u00ebn vidhen ata.<\/p>\n<p>I v\u00ebllai i Erion Veliajt, vitin q\u00eb i v\u00ebllai iu b\u00eb kryetar bashkie, bleu me 100 euro nj\u00eb kompani. Sot \u00ebsht\u00eb me 32 milion\u00eb euro. Tendera t\u00eb fituara q\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull se si jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku p\u00ebr 13 kilometra unaz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Nuk ka n\u00eb planet, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Gines.<\/p>\n<p>Po ne kemi nd\u00ebrtuar Rrug\u00ebn e Kombit 64 kilometra, nj\u00eb kompanie dhe e ka p\u00ebrfunduar brenda dy vitesh. Kemi p\u00ebrfunduar rrug\u00ebn Ib\u00eb-Bradashesh p\u00ebr 20 muaj nj\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Ajo t\u00eb nes\u00ebrmen shkon atje, merr nj\u00eb buldozer dhe nj\u00eb skrap dhe duket sikur po punon vet\u00eb e thot\u00eb se unaza do p\u00ebrfundoj\u00eb brenda k\u00ebtij viti, pa\u00e7ka se e ka trup\u00ebzuar edhe n\u00eb buxhetin e vitit 2027 punimet n\u00eb unaz\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, parat\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb ua them ju, k\u00ebto premtime jan\u00eb me rezerva. Askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se jan\u00eb maksimalizma. Un\u00eb personalisht b\u00ebj at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb realizoj. Por prap\u00eb jam i bindur se k\u00ebtu ka rezerva.<\/p>\n<p>Sigurisht ne duhet t\u00eb shkojm\u00eb tek \u00e7do biznesmen i vog\u00ebl, ata jan\u00eb, jo vet\u00ebm k\u00ebtu, por edhe n\u00eb vendet e zhvilluara, gjenerator i pun\u00ebsimit dhe mir\u00ebqenies, programin e tyre do e b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku me ta.<\/p>\n<p>Imagjinoni ju sa e padrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo shoq\u00ebri. Ia shet pensionistit me 150 euro ose 180 euro energjin\u00eb elektrike me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim q\u00eb e blejm\u00eb ne. Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>\u00c7do shtet q\u00eb ka nj\u00eb dimension njer\u00ebzor, atij ose ia jep falas, ose ia jep me nj\u00eb \u00e7mim qart\u00ebsisht n\u00eb proporcionin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ai q\u00eb ka rrog\u00ebn.<\/p>\n<p>I shitet uji me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim dhe tarif\u00eb. Tani kan\u00eb vendosur n\u00eb disa bashki m\u00eb t\u00eb varfrat t\u00eb dyfishojn\u00eb \u00e7mimin e ujit.<\/p>\n<p>Bizneseve ne do ua ulim \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike. Po!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend me suficit n\u00eb prodhimin e energjis\u00eb.vjet jan\u00eb prodhuar 9 miliard\u00eb kilovat or\u00eb. Sivjet mund t\u00eb prodhohen 10.<\/p>\n<p>Strategjia q\u00eb zgjodh\u00ebm ne p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si superfuqi e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb rajon po funksionon.<\/p>\n<p>Sot, mbi 60 p\u00ebrqind e energjis\u00eb prodhohet nga HEC-et e reja.<\/p>\n<p>Natyrisht duhet t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga kjo.<\/p>\n<p>Energjia vidhet. Meqen\u00ebse k\u00ebta vidhnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebrhyn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur burs\u00ebn. Por pyet Lubia p\u00ebr burs\u00ebn? Mos e pyet, \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrmbajtur.<\/p>\n<p>Nuk shet n\u00eb burs\u00eb se do vjedh\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk blen n\u00eb burs\u00eb se do vjedh\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, u ndala n\u00eb vet\u00ebm disa element\u00eb p\u00ebr t\u00eb faktuar se fondet q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb. Absolutisht dhe ato amendamente q\u00eb dor\u00ebzuam n\u00eb parlament do votohen t\u00eb gjitha tremujorin e par\u00eb pas inaugurimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Ndaj dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb me mbar\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb zgjidhim k\u00ebt\u00eb lak q\u00eb ngushtohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fytin e pensionist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb atyre q\u00eb marrin rroga t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb atyre q\u00eb marrin ndihm\u00eb ekonomike, q\u00eb nuk marrin asgj\u00eb pothuajse.<\/p>\n<p>Natyrisht sh\u00ebrbimet do jen\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim madhor.<\/p>\n<p>Nuk ka nd\u00ebshkim m\u00eb t\u00eb merituar se sa p\u00ebr at\u00eb q\u00eb l\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt t\u00eb vdesin jo nga s\u00ebmundja, por se nuk u jep ila\u00e7et q\u00eb e mjekojn\u00eb, e shp\u00ebtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Po ta analizosh k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb mbahet ndaj t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve n\u00eb onkologjik, as stalinist\u00eb, as nazist\u00eb, as taliban\u00eb nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb ndaj atij spitali.<\/p>\n<p>E them k\u00ebt\u00eb se k\u00ebta q\u00eb mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, k\u00ebta harrojn\u00eb se 80 p\u00ebrqind e atyre t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve po t\u00eb mjekohen, mjekohen. Ajo \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, por mjekohet, luftohet.<\/p>\n<p>Dhe nisen nga mend\u00ebsia \u00e7njer\u00ebzore se nuk mjekohet. Prandaj munguan, nuk munguan ila\u00e7et, nuk ka nj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria ka \u00e7do lloj kushti t\u2019u blej\u00eb \u00e7do lloj ila\u00e7i dhe \u00e7do lloj aparature.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu shkollat.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ne do u flasim shqiptar\u00ebve p\u00ebr jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, p\u00ebr gjendjen e tyre ekonomike t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Do t\u2019i garantojm\u00eb se pasurit\u00eb publike do shnd\u00ebrrohen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>E pat\u00eb ju Lubin\u00eb, u b\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Kastratit, kishte hipur n\u00eb nj\u00eb podium aty dhe recitonte se u b\u00ebn\u00eb 10 milion\u00eb pasagjer\u00eb. Dhe ky ishte suksesi i saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb turist si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr i kushton atij pensionistit, t\u00eb pun\u00ebsuarit, t\u00eb papunit, biznesmenit, 230 euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kurse ai merr prej turistit 4 euro n\u00eb vit. Kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, sepse Edi Rama me investitor\u00ebt e tij strategjike shpenzon \u00e7do vit 430 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur investitor\u00ebt e tij strategjik\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shitjet e p\u00ebrgjithshme dhe fitimet nga turizmi ishin gjithsej 8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>E kuptoni se \u00e7\u2019ndodh apo jo?<\/p>\n<p>Kurse k\u00ebta i kan\u00eb shnd\u00ebrruar tele-droga i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr turizmin flasin p\u00ebr t\u00eb narkotizuar qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk po ngjallim frym\u00eb anti-turiz\u00ebm, por ky \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb kan\u00eb vendosur k\u00ebta.<\/p>\n<p>Nuk ka shfryt\u00ebzim m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr se ky.<\/p>\n<p>Pra, jan\u00eb emergjente k\u00ebto nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, un\u00eb dua t\u2019u fal\u00ebnderoj ju dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e shnd\u00ebrruan protest\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen kryesore.<\/p>\n<p>Protestat e organizuara, rezistenca, q\u00ebndresa kan\u00eb pasur nj\u00eb shp\u00ebrblim bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Nga forca politike m\u00eb e izoluar, sikur t\u00eb ishim ne Partia Komuniste e Kores\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne ishim partia q\u00eb po luftonte dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr vlerat e liris\u00eb, familjes, dinjitetit, integrimit euroatlantik.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebn\u00eb q\u00eb z\u00ebri juaj t\u00eb d\u00ebgjohet kudo dhe ajo mjegull me t\u00eb cilin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamerituar na kishin mb\u00ebshtjell\u00eb, u shkri, u zhduk.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb madhe t\u00eb gjitha forcave t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, SHBA, Azi, Afrik\u00eb, Oqeani dhe kudo, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb hark kohor m\u00eb pak se 1 mujor, kan\u00eb votuar tre rezoluta, q\u00eb t\u00eb gjitha duke denoncuar ato \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat ju keni protestuar.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb rreth t\u00eb kuq.<\/p>\n<p>Ju garantoj se ata q\u00eb i japin dor\u00ebn, do mendohen dy her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se do e dezinfektojn\u00eb fill pasi t\u2019ia japin.<\/p>\n<p>Ndaj dhe k\u00ebto rezoluta e rrisin shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb para miqve tan\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ata presin nga ne q\u00eb t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb shqiptar\u00ebt nga narkodiktatura.<\/p>\n<p>Me rrug\u00ebn q\u00eb kemi zgjedhur, mosbindjen civile.<\/p>\n<p>E them edhe nj\u00ebher\u00eb, diktaturat hiqen ose me arm\u00eb, ose me mosbindje civile.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi p\u00ebr gjakderdhje dhe arm\u00eb. Jo. Ne jemi p\u00ebr mosbindje civile, kjo \u00ebsht\u00eb rruga jon\u00eb. Kemi qen\u00eb dh\u00eb t\u00eb till\u00eb do mbetemi. Jemi parti demokratike.<\/p>\n<p>Por t\u00eb mos mendoj\u00eb kush se mund t\u2019i rezistoj\u00eb mosbindjes civile.<\/p>\n<p>Ndaj dhe e soll\u00ebm gjer k\u00ebtu, tani \u00ebsht\u00eb vrapi drejt fitores.<\/p>\n<p>Drejt fitores do ecim me nj\u00eb dialog intensiv me shqiptar\u00ebt p\u00ebr problemet e tyre dhe me nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb fuqishme, nj\u00eb mosbindje civile q\u00eb do e lemeris\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb narkodiktatorin Edi Rama dhe organizat\u00ebn e tij kriminale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb takoj sonte trup\u00ebn elektorale t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr Tiran\u00ebn, e cila ka nj\u00eb mision t\u00eb madh, ka nj\u00eb mision t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, fitoren e opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrmbysjen e narkodiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini. K\u00ebto jan\u00eb raporte t\u00eb v\u00ebrteta. Pushteti dhe kryeqyteti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":98195,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98358","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98358"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98359,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98358\/revisions\/98359"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}