{"id":98378,"date":"2024-12-11T10:30:16","date_gmt":"2024-12-11T10:30:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98378"},"modified":"2024-12-11T10:31:34","modified_gmt":"2024-12-11T10:31:34","slug":"pse-komisioni-i-venecias-rrezoi-gjykaten-anti-kushtetuese-dhe-strukturen-anti-kombetare-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/11\/pse-komisioni-i-venecias-rrezoi-gjykaten-anti-kushtetuese-dhe-strukturen-anti-kombetare-spak\/","title":{"rendered":"Pse Komisioni i Venecias rr\u00ebzoi Gjykat\u00ebn Anti Kushtetuese si dhe Struktur\u00ebn Anti Komb\u00ebtare SPAK?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>Pse Komisioni i Venecias, p\u00ebrve\u00e7 mafies rilindase n\u00eb Kuvend, rr\u00ebzoi si Gjykat\u00ebn Anti Kushtetuese ashtu dhe Struktur\u00ebn Anti Komb\u00ebtare SPAK?<\/p>\n<p>Dje mediat, si ato q\u00eb paguhen nga incenerator\u00ebt, krimi dhe mafia n\u00eb pushtet, qoft\u00eb edhe ato q\u00eb po rezistojn\u00eb fort ndaj t\u00eb parave, dhan\u00eb lajmin, lidhur me rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias (m\u00eb posht\u00eb KV), ku si gjithmon\u00eb, fillimisht u dual me dy interpretime, dhe pasi u lexua &#8220;mir\u00eb e mir\u00eb&#8221; u arrit n\u00eb p\u00ebrfundimin se KV kishte rr\u00ebzuar mazhoranc\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen &#8220;Xha\u00e7ka&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas leximit q\u00eb un\u00eb i b\u00ebra shpejt e shpejt k\u00ebtij vendimi (k\u00ebshillimor), rezulton se nd\u00ebr t\u00eb tjera, argumentonte se Gjykata Kushtetuese duhet t&#8217;a shqyrtonte n\u00eb themel \u00e7\u00ebshtjen&#8230;..<\/p>\n<p>Kujtoj se n\u00eb debatin e b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur \u00e7\u00ebshtja u d\u00ebrgua n\u00eb Kushtetuese, gjithmon\u00eb i kam q\u00ebndruar bindjes time se Kushtetuesja me apo &#8220;pa dashje&#8221;, me apo n\u00ebn presionin politik, i b\u00ebri nj\u00eb nder t\u00eb madh jo vet\u00ebm Olt\u00ebs Strategjike, kur ktheu \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Kuvend duke i k\u00ebrkuar Kuvendit daljen me nj\u00eb vendim, por gjith\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb Kunvend.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, duke krijuar nj\u00eb precedent shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Se ndryshe nga sa vendosi Kushtetuesja dhe sesi i&#8217;u &#8220;shit&#8221; opinionit publik, Kushtetuesja kishte t\u00eb gjith\u00eb tagrat dhe kompetencat, q\u00eb n\u00eb vitin 2022, bazuar edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e 1\/5 t\u00eb Deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, kryesisht pjes\u00eb e Komisionit t\u00eb Rithemelimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb tjer\u00eb Opozitar\u00eb, ta pranonte k\u00ebrkes\u00ebn e ta shqyrtonte n\u00eb themel k\u00ebrkes\u00ebn, duke i&#8217;a hequr mandatin Olt\u00ebs strategjike.<\/p>\n<p>Ndaj &#8220;shqet\u00ebsimin&#8221; e pavend, nervoz dhe t\u00eb tepruar t\u00eb Kryetares s\u00eb k\u00ebsaj gjykate, e shoh m\u00eb tep\u00ebr si justifikim t\u00eb asaj shkelje (dhe jo vet\u00ebm) t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke luajtur &#8220;ma le, ta lash&#8221; e duke e sorrollatur prej dy viteve posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, kaq qart\u00eb kushtetueshm\u00ebrisht p\u00ebr ta zgjidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, nisur nga fakti se kam qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb iden\u00eb se Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb dilte me vendim p\u00ebrfundimtar q\u00eb n\u00eb vitin 2022, i drejtoj disa pyetje Kryetares s\u00eb k\u00ebsaj Gjykate, se mbase pas p\u00ebrgjigjes, n\u00eb distanc\u00eb q\u00eb do i jap\u00eb, mbase edhe &#8220;qet\u00ebsohet&#8221; ndopak!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, pse Gjykata Kushtetuese nuk pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e 1\/5 s\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr ta shqyrtuar n\u00eb themel k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, pse nuk u p\u00ebrdor precedenti &#8220;Kok\u00ebdhima&#8221; edhe n\u00eb rastin &#8220;Xha\u00e7ka&#8221;?<\/p>\n<p>S\u00eb treti pse nuk shqet\u00ebsohet Zonja Kryetare, q\u00eb nuk ka mar\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e vet n\u00eb asnj\u00eb gjyq, se pse nuk ekzekutohet q\u00eb prej 2 korrikut t\u00eb vitit 2021 vendimi i po k\u00ebsaj gjykate lidhur me Teatrin Komb\u00ebtar dhe se banditi Veliaj ka filluar punimet n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb vendim?<\/p>\n<p>E shoh me vend T&#8217;Ju b\u00ebj me dije t\u00eb dashur miq, se kur n\u00eb 21 dhjetor 2022 i k\u00ebrkuam Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb mbronin vendimin q\u00eb vet\u00eb kishin mar\u00eb, Marsida Xhaferllari, ndryshe bashk\u00ebjetuesja e Enkeled Alibeajt, ndryshe p\u00ebrmbaruese e pazereve t\u00eb Edvinit t\u00eb Kristaqit dhe v\u00ebllait t\u00eb Olsit t\u00eb Xibrak\u00ebs, e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjrn e Teatrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb interval jo m\u00eb shum\u00eb se 24 or\u00eb, Gjykata e Strasburgut pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb parregullt ligjor, p\u00ebr shkak t\u00eb mos ekzekutimit t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me Teatrin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sot \u00e7far\u00eb reagimi ka kjo trup\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb pakice ekstreme) q\u00eb nuk njeh as moral, as parime, as integrite, as dinjitet e as ligji?<\/p>\n<p>Se Kushtetut\u00ebn jo e jo.<\/p>\n<p>Apo mjaftohen me fjal\u00ebn popullore:<\/p>\n<p>Pa\u00e7 fatin e Olt\u00ebs?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyetimet e Marsid\u00ebs s\u00eb Enkeledit, kur rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn, ishte fakti se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte n\u00eb SPAK!!!!!!<\/p>\n<p>Po.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prej 30 korrikut t\u00eb 2021 ndodhet n\u00eb SPAK, pasi ligjv\u00ebn\u00ebsi e ia kriminalizuar mos ekzekutimin apo pengimin n\u00eb ekzekutimin e nj\u00eb vendimi gjykate.<\/p>\n<p>Imagjinoni nj\u00eb vendim kushtetues.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nj\u00eb pik\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e rekomandimeve t\u00eb KV ishte edhe fakti se:<\/p>\n<p>&#8211; Vendimet e Gjykar\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr zbatim.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb apo ne si Aleanc\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite?<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe iu drejtuam SPAK me nj\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Madje ligji organik i Gjykat\u00ebs Kushtetuese (neni 76), e p\u00ebrcakton qart\u00eb se:<\/p>\n<p>&#8211; Mos ekzekutimi i vendimin t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrben vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb Gjykata e Strasburgut ka pranuar nj\u00eb informacion t\u00eb thelluar dhe me prova lidhur me k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim, e deri aty sa sipas infove jo zyrtare ka k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera nga SPAK.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kaq do mjaftonte q\u00eb prokurori Edvin Kondili duhej pezulluar nga KLP dhe duhej r\u00eb hetohej nga &#8220;koleg\u00ebt&#8221; e tij real\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Hallet&#8221; me dosjen e Toyota Yaris v\u00ebrtetojn\u00eb jo vet\u00ebm akuzat tona ndaj k\u00ebtij prokurori n\u00eb kall\u00ebzimin penal b\u00ebr\u00eb nga si Aleanc\u00eb, por se mbrojtja dhe amnistia q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vijuese i ka g\u00ebr\u00eb banditit Veliaj, jan\u00eb v\u00ebr\u00eb kundrejt favoreve t\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb mbyllur k\u00ebto &#8220;halle&#8221;&#8230;.<\/p>\n<p>Se pas atyre q\u00eb lexova n\u00eb rekomandimet e KV, vetvetiu lindin pyetje si:<\/p>\n<ol>\n<li>Po Dumani Altin i dosjes 184, \u00e7far\u00eb nuk ka kuptuar nga vepra penale e mosekzekutimit dhe pengimit n\u00eb ekzekutim t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/li>\n<li>Po neni 76 t\u00eb ligjit organik t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese si e ka lexuar dhe kuptuar?<\/li>\n<li>Po faktin q\u00eb KV shprehet se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese DUHET t\u00eb ekzekutohen, si e ja lexuar dhe si do zbatoget te \u00e7\u00ebshtja e Teatrit?<\/li>\n<li>A nuk \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb ideal p\u00ebr t\u00eb mbyllur dosjen e Teatrit, me r\u00ebnd\u00ebsi kaq t\u00eb madhe p\u00ebr interesin publik?<\/li>\n<li>A nuk \u00ebsht\u00eb rasti i marjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sekueatros mbi Truallin e Sheshit t\u00eb Teatrit dhe pezullim t\u00eb punimeve kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 29 date 2.7.2021?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pyetje t\u00eb cilave, n\u00eb fakt Dumani Alrin duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet edhe lidhur me \u00e7\u00ebshtjen &#8220;Xha\u00e7ka&#8221;.<\/p>\n<p>Mbase, dhe spakist\u00ebt, heronjt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb munguar t\u00eb Mafiozes Yuri Kim thon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Pa\u00e7 fatin e Olt\u00ebs&#8230;.<\/p>\n<p>Prandaj e them me bindje se sot, KV m\u00eb shum\u00eb se deputet\u00ebt mafioz\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, rr\u00ebzoi Gjykat\u00ebn Anti Kushtetuese dhe Struktur\u00ebn Anti Komb\u00ebtare SPAK, q\u00eb duksh\u00ebm jan\u00eb rreshtuar n\u00eb krah t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mafies dhe krimit n\u00eb pushtet, q\u00eb po grabit cdo dit\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pooooooooor, er\u00ebrat po ndryshojn\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht dhe koh\u00ebrat ndaj gjithkush do mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm morale.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt&#8230;..<\/p>\n<p>Se t\u00eb mos legjitimosh 1\/5 e Kuvendit n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre p\u00ebr interpretim t\u00eb<\/p>\n<p>Kushtetut\u00ebs, e t\u00eb mos d\u00ebrgosh p\u00ebr gjykim \u00e7\u00ebshtjen e mos ekzekutimit t\u00eb nj\u00eb vendimi kushtetues, ata qofshin.<\/p>\n<p>Por edhe NE, n\u00ebse i tolerojm\u00eb.<\/p>\n<p>PS: Mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet, se i di m\u00eb mir\u00eb edhe Dumani Nuredin<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA Pse Komisioni i Venecias, p\u00ebrve\u00e7 mafies rilindase n\u00eb Kuvend, rr\u00ebzoi si Gjykat\u00ebn Anti Kushtetuese ashtu dhe Struktur\u00ebn Anti Komb\u00ebtare SPAK? Dje mediat, si ato q\u00eb paguhen nga incenerator\u00ebt, krimi dhe mafia n\u00eb pushtet, qoft\u00eb edhe ato q\u00eb po rezistojn\u00eb fort ndaj t\u00eb parave, dhan\u00eb lajmin, lidhur me rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-98378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98378"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98382,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98378\/revisions\/98382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}