{"id":98474,"date":"2024-12-11T22:18:31","date_gmt":"2024-12-11T22:18:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98474"},"modified":"2024-12-11T22:18:31","modified_gmt":"2024-12-11T22:18:31","slug":"fijet-e-oktapodit-veliaj-xoxe-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/11\/fijet-e-oktapodit-veliaj-xoxe-tek-drejtesia\/","title":{"rendered":"Fijet e &#8216;oktapodit&#8217; Veliaj-Xoxe tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Zinxhiri i OJF-ve, n\u00eb dukje nj\u00eb operim i past\u00ebr korruptiv, duket se kan\u00eb patur nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00ebllim, investimin p\u00ebr kapjen e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb saj. Drejtues Gjykat\u00eb, Drejtues Prokurorie, An\u00ebtar\u00eb t\u00eb KLGJ-s\u00eb, An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisioneve t\u00eb Vetingut, dhe ligjv\u00ebn\u00ebs rezultojn\u00eb direkt ose p\u00ebrfitues pik\u00ebrisht nga k\u00ebto miliona t\u00eb \u00e7iftit Veliaj Xoxe.<\/p>\n<p>K\u00ebto organizata, t\u00eb financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer vet\u00ebm si mekanizma fitimi parash p\u00ebr familjen Veliaj. Ato kan\u00eb pasur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kapjen e sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsi\u00eb. M\u00eb sip\u00ebr treguam se Klotilda Ferhati Bushka, aktualisht deputete e PS dhe drejtuese e Komisionit t\u00eb Ligjeve n\u00eb Kuvend, ka ofruar sh\u00ebrbime ekspertize dhe konsulence p\u00ebr disa vite p\u00ebr shoqat\u00ebn e Integrimit t\u00eb Zonave Informale dhe Balkan Youth Link Albania. M\u00eb pas, Klotilda Ferhati duket se u shp\u00ebrblye duke u b\u00ebr\u00eb deputete dhe sot dretjeuse e komisionit t\u00eb ligjeve n\u00eb Kuvend, aty ku kalojn\u00eb aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore edhe p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Ajola Xoxa, n\u00ebp\u00ebrmjet institutit \u201cBenussi\u201d, t\u00eb drejtuar prej saj, ka organizuara aktivitete dhe konferenca p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, ku pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb tyre, kan\u00eb qen\u00eb Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Sokol Sadushi, drejtuesi i shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs Arben Rakipi dhe funksionar t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb akuzuar nga opozita se i sh\u00ebrbejn\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kapja apo ndikimi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb edhe n\u00eb sektor\u00ebt ky\u00e7, ata q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb dor\u00eb fatet e vettingut dhe em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb prokuror\u00ebve. Narueda Llagami, ish Kryetare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, n\u00eb CV e sa deklaron se p\u00ebr disa vite ka punuar n\u00eb Shoqat\u00ebn p\u00ebr Integrimin e Zonave Informale, kontrolluar nga Erion veliaj dhe Ajola Xoxa. Zonja Llagami rezulton nj\u00eb prej bashkpun\u00ebtoreve m\u00eb t\u00eb ngushta t\u00eb Ajola Xoxes n\u00eb k\u00ebto Ojf. Dy zonjat s\u00ebbashku, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017 kan\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb botim p\u00ebr kuadrin ligjor mbi sh\u00ebrbimet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor. Ky botim \u00ebsht\u00eb financuar nga Instituti Benusi. Suksesi i k\u00ebtij punimi shkencor e katapultoi Llagamin, n\u00eb krye t\u00eb KLGJ-s\u00eb, defakto institucioni i em\u00ebrimeve dhe kontrollit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb republik\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 31 janar, mbahet konferenc\u00eb Shkencore p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, e FInancuar po nga Instituti Benusi. Sipas axhend\u00ebs, ve\u00e7 t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kofernec\u00eb pjes\u00eb ishin edhe Sokol Sadushi, sot kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Arben Rakipi, sot Drejtues i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe Maks Haxhia, Kryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb 2017, nj\u00eb tjet\u00ebr aktivitet me pjesmarrjen e Irakli Ko\u00e7ollarit dhe professor Artan Hoxh\u00ebs, tema Reforma ne Drejtesi. Irakli Ko\u00e7ollari do t\u00eb shp\u00ebrblehej me pun\u00ebsimin e vajz\u00ebs s\u00eb tij si drejtuese n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb fondeve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte vajza tjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb ANK- Arcitecture po nga Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rrjetin e organizatave t\u00eb kontrolluara apo drejtuara ng Erion Veliaj, dhe Ajola Xoxa \u00ebsht\u00eb Roland Ilia. Q\u00eb prej korrikt t\u00eb vitit 2023 mban detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili ka pasur n\u00eb dor\u00eb fatin e qindra gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb vend. Roland Ilia ka qen\u00eb relatori i Vetingut t\u00eb munguar t\u00eb Altin Dumanit, i cili sot duhet t\u00eb hetoj\u00eb Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Teksa Roland Ilia ka kaluar n\u00eb vetting Altin Dumanin, duke mos gjetur asnj\u00eb shkelje p\u00ebr tre apartamenetet e Altin Dumanit, vet\u00eb kreu i KPK ka nj\u00eb lidhje t\u00eb hershme me Erion Veliajn. N\u00eb vitin 2009, kur l\u00ebvizja \u201cMjaft\u201d u shnd\u00ebrrua n\u00eb partin\u00eb politike \u201cG99\u201d, Roland Ilia ishte i dyti n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb mandate deputeti.<\/p>\n<p>Nuk ka mjaftuar me kaq. N\u00eb vitin 2015, tre organizatat e kontrolluara nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, Balkan Youth Link Albania, Benussi dhe SHIZI, s\u00ebbashku me disa t\u00eb tjera, themeluan Koalicionin p\u00ebr Zgjedhje t\u00eb Lira e t\u00eb Ndershme, q\u00eb monitoroi zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2015, ku Erion Veliaj u zgjodh kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky koalicion, p\u00ebrb\u00ebhej nga Aleanca Gjinore p\u00ebr Zhvillim, (Organizate e themeluar me fondet e Soros): E themeluar nga Delina Fico dhe drejtuar deri dje nga Milva Ekonomi dhe Eglantina Gjermeni. Ne Bord jane Iris Luarasi, Valdete Sala dhe Arlinda Dudaj.<\/p>\n<p>LINJA E KESHILLIMIT PER GRA DHE VAJZA (Organizate e themeluar me fondet e Soros): Iris Luarasi, perfaqesuese zyrtare e PS ne cdo debat TV!<\/p>\n<p>BALKAN YOUTH LINK &#8211; ALBANIA(Organizate e themeluar me fondet e Soros): (eshte organizata qe ka themeluar dhe perfaqesuar Levizjen MJAFGT 2003-2005 derisa MJAFT u regjistrua ne Gjykate): perfaqesues zyrtar kane qene Erion Veliaj (Kandidat per Kryetar Bashkie), Arbjan Mazniku (Zv.Minister Arsimi), Endri Fuga (Adjutanti i Rames), Leart Kola (Drejtor i Rinise ne MMRS), Andi Kanaj (Drejtor i AMSHC), Floran Pustina (punedhenesi i Ajoles ne perfaqesimin ligjor te skandalit te pastrimit te parave qe plasi sot ne media).<\/p>\n<p>LEVIZJA EUROPIANE (Organizate e themeluar me fondet e Soros): Sot perfaqesues gruaja e Ditmir Bushatit dhe dje Ditmir Bushati sot Minister i Jashtem<\/p>\n<p>SHIZI (Organizate e themeluar me fondet e Soros): E perfaqesuar nga Ejona Isufaj dhe kandidate e themeluese e G99, sot drejtore ne MASH e perfolur per doktoraturen fallco te Vitrinat!<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb pas, pot \u00eb nj\u00ebjtat organizata do t\u00eb angazhoheshin drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ku shpesh kan\u00eb luajtr nj\u00eb rol aktiv p\u00ebr presion ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur procesin e vettingut apo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar verbalisht artikujt investigativ t\u00eb gazetar\u00ebve, ndaj ambasador\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, k\u00ebto organizata, b\u00ebhen gjithashtu bashk\u00eb duke firmosur nj\u00eb peticion drejtuar krer\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe ambasadave p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Vettingun, ku k\u00ebto organizata akuzonin opozit\u00ebn se po bllokonte procesin e Vettingut. Ato u b\u00ebnin thirrje ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA, BE dhe OSBE, Lu, Vlahutin dhe Borxhardt, q\u00eb ti ushtronin presion Kuvendit p\u00ebr miratimin e kuadrit ligjor, q\u00eb ti hapej rruga nisjes s\u00eb procesit t\u00eb Vetingut. Mes k\u00ebtyre organizatave domninonin ato t\u00eb Erion Veliajt, L\u00ebvizja Mjaft, Balkan Youth Link Albania, SHIZI, Instituti Agenda, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 maj t\u00eb vitit 2017, 22 gra me ndikim n\u00eb jet\u00ebn politike, solidarizoheshin me ambsadoren e BE-s n\u00eb Tiran\u00eb, Romana Vlahutin, kund\u00ebr nj\u00eb artikulli investigativ q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gazetari i ndjer\u00eb, Kastriot Myftaraj. Mes tyre gjendeshin emrat e Vasilika Hysi Milva Ekonomi Olta Xha\u00e7ka, Delina Fico, Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, si dhe dy shoqatat e Ajola Xox\u00ebs, BYLA dhe SHIZI.<\/p>\n<p>Floran Pustina, themelues i MAJFT dhe nj\u00eb nga njohjet e vjetra t\u00eb Erion Veliajt, p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb. Emri i Pustin\u00ebs do t\u00eb lakohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb publik p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, por jo n\u00eb dosjen ndaj Erion Veliajt dhe drejtor\u00ebve t\u00eb tij, por n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr Arben Ahmetaj, kur iu drejtua kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, p\u00ebrmendet dhjet\u00ebra her\u00eb shtetasi Floran Putina.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, Floran Pustina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Klodian Zoto t\u00eb hartonte kontrat\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. madje duke hartuar edhe vendimin e k\u00ebshillit bashkiak q\u00eb do t\u00eb miratonte Erion Veliaj, por nuk u miratua kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Floran Pustina ka p\u00ebrpunuar bashk\u00eb me Klodian Zoton dhe Alba Thom\u00ebn vendimin e K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe dat\u00eb 31.08.2017 ora 20.17.21 shtetasi Floran Pustina i percjell shtetases Valbona Ballgjini n\u00eb adres\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb fundit zyrtare valbona.ballgjini@moe.gov.al email me titull: \u201ckontrata clean\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 01.09.2017 ora 11.37 am Valbona Ballgjini ia p\u00ebrcjell shtetases Alba Thoma n\u00eb adres\u00eb zyrtare dhe kjo e fundit m\u00eb dat\u00eb 01.09.2017 ora 12.09 pm ia p\u00ebrcjell vetes s\u00eb vet n\u00eb adres\u00ebn e saj private albathoma82@gmail.com. M\u00eb pas m\u00eb dat\u00eb 01.09.2017 ora 12.10 nga adresa e vet private albathoma82@gmail.com ia p\u00ebrcjell shtetasit Klodian Zoto. Bashkalidhur \u00ebsht\u00eb dokumenti me autor Alba Thoma dhe modifikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit nga Floran Pustina, krijuar dhe modifikuar m\u00eb dat\u00eb 31.08.2017, konkretisht kontrata e koncensionit p\u00ebr nd\u00ebrtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiran\u00eb dhe prodhimin e ergjis\u00eb elektrike Zona e Trajtimit t\u00eb mbetjeve Tiran\u00eb e muajit gusht 2017.\u00a0 M\u00eb dat\u00eb 21.09.2017 ora 09.28 Floran Pustina i d\u00ebrgon i ka shkruar adres\u00ebs: floran.pustina@tashkopustina.com: Klodi, Flonia Pls. Check.\u00a0 M\u00eb dat\u00eb 21.09.2017 Klodian Zoto i p\u00ebrcjell email Alqi Bllakos me titull &#8220;Vendim i K.Bashkiak&#8221;. Bashkalidhur \u00ebsht\u00eb vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 dat\u00eb 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, K\u00ebshilli Bashkiak Vendosi:<\/p>\n<p>1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 T\u00eb miratoje angazhimet e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb konform Aneksit IX t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncensionit se dat\u00ebs 31.08.2017 lidhur mes Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe shoq\u00ebris\u00eb koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt &#8220;P\u00ebr nd\u00ebrtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiran\u00eb dhe prodhimin e energjis\u00eb elektrike&#8221; dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb jap\u00eb p\u00eblqimin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb si nj\u00eb prej nj\u00ebsive vendore t\u00eb Qarkut Tiran\u00eb, p\u00ebrfituese t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 T\u00eb autorizoj\u00eb kryetarin e bashkise t\u00eb firmos\u00eb form\u00ebn e angazhimit mbi angazhimet e nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore t\u00eb qarkut Tirane, konform kontrat\u00ebs s\u00eb koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.<\/p>\n<p>3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ngarkohet drejtoria e p\u00ebrgjithshme e p\u00ebr ndjekjen dhe zbatimin e k\u00ebtij vendimi dhe angazhimeve t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ky vendim hyn n\u00eb fuqi sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs t\u00eb nenit t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 p\u00ebr &#8220;Vet\u00ebqeverisjen vendore&#8221;.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Floran Pustin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb prokurorja Pranvera Pustina sot Shefe e Kabinetit e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjitsh\u00ebm Olsian \u00c7ela, duke treguar gjithshtu nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb tregon ndikimin e Erion Veliajt n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb nga rastet m\u00eb flagrante t\u00eb p\u00ebrdorjes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb zvarritja q\u00eb I \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb korespodenc\u00ebs m\u00eb autoritetet greke p\u00ebr t\u00eb konfirmuar d\u00ebbimin dhe d\u00ebnimin p\u00ebr Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb izoluar liderin e opozit\u00ebs Sali Berisha. Gjithashtu, gjyqtarja Gjoka, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokuroria e P\u00ebrgjithshme zvarrit shkarkimin, ka ndidkuar edhe n\u00eb disa dosje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, ku Floran Pustina rezulton i p\u00ebrfshir\u00eb.\/Syri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zinxhiri i OJF-ve, n\u00eb dukje nj\u00eb operim i past\u00ebr korruptiv, duket se kan\u00eb patur nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00ebllim, investimin p\u00ebr kapjen e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb saj. Drejtues Gjykat\u00eb, Drejtues Prokurorie, An\u00ebtar\u00eb t\u00eb KLGJ-s\u00eb, An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisioneve t\u00eb Vetingut, dhe ligjv\u00ebn\u00ebs rezultojn\u00eb direkt ose p\u00ebrfitues pik\u00ebrisht nga k\u00ebto miliona t\u00eb \u00e7iftit Veliaj Xoxe. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":98475,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98474"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98474\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98476,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98474\/revisions\/98476"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98475"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}