{"id":98605,"date":"2024-12-13T09:17:25","date_gmt":"2024-12-13T09:17:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98605"},"modified":"2024-12-13T09:19:34","modified_gmt":"2024-12-13T09:19:34","slug":"kush-jane-bashkepunetoret-e-veliajt-qe-kane-ngritur-biznese-gazetarja-nxjerr-emrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/13\/kush-jane-bashkepunetoret-e-veliajt-qe-kane-ngritur-biznese-gazetarja-nxjerr-emrat\/","title":{"rendered":"Kush jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Veliajt q\u00eb iu kontrolluan bizneset, gazetarja nxjerr emrat"},"content":{"rendered":"<p>Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje t\u00eb reja nga hetimi i SPAK p\u00ebr Erion Veliajn, familjar\u00ebt e tij dhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Veliajt.<\/p>\n<p>E ftuar n\u00eb emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d,\u00a0Lala u shpreh se\u00a0hetimet po kryhen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit dhe se SPAK ka dyshime se jan\u00eb p\u00ebrfituar dhe marr\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta, p\u00ebrmes nj\u00eb skeme komplekse dhe se ato jan\u00eb tentuar t\u00eb qarkullohen n\u00eb rrug\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Gazetarja\u00a0p\u00ebrmendi n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb Veliajt, mes t\u00eb cil\u00ebve, mikun e tij, Elman Abule, ndaj kompanis\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb ushtruar kontrolle.\u00a0Po ashtu Lala tha se, kontrolle jan\u00eb kryer edhe ndaj personave Driand Zeneli dhe\u00a0Adela Kondak\u00e7iu.<\/p>\n<p>&#8220;SPAK pretendon p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb skeme komplekse, ku p\u00ebrmes kontratave t\u00eb dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, \u00ebsht\u00eb arritur ose \u00ebsht\u00eb tentuar fshehja e parave q\u00eb sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje t\u00eb tjera, nga dokumenta t\u00eb sekuestruar, ky \u00ebsht\u00eb hetim q\u00eb po vijon dhe duhet t\u00eb presim ku do t\u00eb shkoj\u00eb. Jan\u00eb dyshimet e para. \u00cbsht\u00eb hetim q\u00eb ka filluar nga korrupsioni, por ka hyr\u00eb te pasuria e familjar\u00ebve t\u00eb Erion Veliajt dhe vet\u00eb Erion Veliajt&#8221;, tha Lala.<\/p>\n<p>Lala p\u00ebrmendi n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb Veliajt, mes t\u00eb cil\u00ebve, mikun e tij, Elman Abule, ndaj kompanis\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb ushtruar kontrolle.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me ka \u00e7elur nj\u00eb hetim penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb, procedimi num\u00ebr 27, viti 2024, k\u00ebshtu ka nisur historia e hetimit p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Veliaj dhe familjar\u00ebt e tij. M\u00eb pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, p\u00ebr personat q\u00eb lidhen me t\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike kontrolle p\u00ebr bashk\u00ebshorten. Kontroll personal n\u00ebnkupton sekuestrimin e celularit, pavar\u00ebsisht se dit\u00ebn e djeshme avokat\u00ebt e zonj\u00ebs Xoxa dhe t\u00eb zotit Arb\u00ebr Veliaj, i jan\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e veprimeve t\u00eb SPAK, duke i konsideruar t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kontrolluar edhe kompanit\u00eb e zonj\u00ebs Xoxa dhe kompanit\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb zotit Veliaj. P\u00ebr zonj\u00ebn Xoxa, \u00ebsht\u00eb kontrolluar kompania Partners La\u00eb, nj\u00eb zyr\u00eb juridike, nj\u00eb lajm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publikuar m\u00eb par\u00eb por kam arritur t\u00eb kem t\u00eb dh\u00ebna, p\u00ebrmes burimeve shum\u00eb t\u00eb besuara. \u00cbsht\u00eb kontrolluar Nan Gallery, qendra Harabel, q\u00eb administrohet nga zonja Xoxa, Ava Studio, q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb me qendr\u00ebn Harabel, por Ava Studio administrohet nga Valbona Xoxa, q\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e Ajola Xox\u00ebs, vjehrra e Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket v\u00ebllait t\u00eb Veliajt, shtetasit Arb\u00ebr Veliaj, \u00ebsht\u00eb kontrolluar kompania Gogel shpk, dy banesa, nj\u00eb n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit dhe nj\u00eb n\u00eb Qerret. K\u00ebto jan\u00eb sa i p\u00ebrket familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kam m\u00ebsuar me burime t\u00eb besueshme, se jan\u00eb kontrolluar edhe disa ambiente apo kontrolle personale t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shtetasin Elman Abule, konsiderohet sipas SPAK, nj\u00eb person i besuar i Erion Veliajt. Elman Abule ka edhe nj\u00eb hetim nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kontroll personal i shtetases Marisa Nito, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e Elman Abules dhe ka lidhje shoq\u00ebrore me zonj\u00ebn Ajola Xoxe. \u00cbsht\u00eb kontrolluar kompania Rametal, q\u00eb ka si administrator shtetasin Elman Abule. Ka kontroll personal p\u00ebr shtetasin Driand Zeneli dhe p\u00ebr shtetasen Adela Kondak\u00e7iu.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha kontrollet personale apo t\u00eb banesave dhe ambienteve q\u00eb jan\u00eb urdh\u00ebruar nga Gjykata e Posa\u00e7me n\u00eb 5 dhjetor, mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dy prokuror\u00ebve, Olsi Dado dhe Altin Dumani. \u00cbsht\u00eb firmosur vendimin nga Atalanta Zeqiraj q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjyqtare e posa\u00e7me.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb dyshimesh ka prokuroria? SPAK dyshon se zoti Veliaj, p\u00ebrmes familjar\u00ebve apo personave t\u00eb besuar t\u00eb tij, kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit, kan\u00eb p\u00ebrfituar dhe marr\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta, p\u00ebrmes transaksioneve bankare, individ\u00ebve apo shoq\u00ebrive t\u00eb tjera, p\u00ebrmes nj\u00eb skeme q\u00eb SPAK e konsideron komplekse, m\u00eb pas k\u00ebto p\u00ebrfitime t\u00eb padrejta, jan\u00eb tentuar t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb bankare, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fshihet origjina e v\u00ebrtet\u00eb e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb urdh\u00ebruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe t\u00eb shoq\u00ebrive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, paralelisht prokuroria ka dyshime se p\u00ebr k\u00ebto transaksione dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb dyshuar korruptiv, jan\u00eb firmosur edhe kontrata fiktive, t\u00eb cilat pretendohet se jan\u00eb zbuluar gjat\u00eb kontrollove n\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda. SPAK gjithashtu pretendon se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto individ\u00eb t\u00eb lidhur me Erion Veliajn, kan\u00eb interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra SPAK pretendon p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb skeme komplekse, ku p\u00ebrmes kontratave t\u00eb dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, \u00ebsht\u00eb arritur ose \u00ebsht\u00eb tentuar fshehja e parave q\u00eb sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje t\u00eb tjera, nga dokumenta t\u00eb sekuestruar, ky \u00ebsht\u00eb hetim q\u00eb po vijon dhe duhet t\u00eb presim ku do t\u00eb shkoj\u00eb. Jan\u00eb dyshimet e para. \u00cbsht\u00eb hetim q\u00eb ka filluar nga korrupsioni, por ka hyr\u00eb te pasuria e familjar\u00ebve t\u00eb Erion Veliajt dhe vet\u00eb Erion Veliajt. M\u00eb pas do t\u00eb kryq\u00ebzohen t\u00eb dh\u00ebnat e marra n\u00eb rrug\u00eb zyrtare dhe SPAK do t\u00eb ket\u00eb konkluzion, p\u00ebr shum\u00ebn, personat e p\u00ebrfshir\u00eb, aktivitetin e kryer e me rradh\u00eb\u201d, tha Lala.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje t\u00eb reja nga hetimi i SPAK p\u00ebr Erion Veliajn, familjar\u00ebt e tij dhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Veliajt. E ftuar n\u00eb emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d,\u00a0Lala u shpreh se\u00a0hetimet po kryhen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit dhe se SPAK ka dyshime se jan\u00eb p\u00ebrfituar dhe marr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83127,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98605"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98607,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98605\/revisions\/98607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}