{"id":98698,"date":"2024-12-13T17:21:27","date_gmt":"2024-12-13T17:21:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98698"},"modified":"2024-12-13T17:21:27","modified_gmt":"2024-12-13T17:21:27","slug":"premtimet-dhe-genjeshtrat-e-rames-rilindja-con-drejt-gremines-arsimin-profesional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/13\/premtimet-dhe-genjeshtrat-e-rames-rilindja-con-drejt-gremines-arsimin-profesional\/","title":{"rendered":"Premtimet dhe g\u00ebnjeshtrat e Ram\u00ebs: \u201cRilindja\u201d \u00e7on drejt \u201cgremin\u00ebs\u201d arsimin profesional"},"content":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht nj\u00eb premtimi t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr t\u00eb krijuar shkolla profesionale n\u00eb \u00e7do bashki, Shqip\u00ebria mbetet pas me vet\u00ebm 19 bashki q\u00eb kan\u00eb institucione t\u00eb tilla n\u00eb vitin 2024. Me nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb shkollave profesionale dhe nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb hasin v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb n\u00eb fushat e tyre, ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb strategji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat e tregut dhe mungesat infrastrukturore.<\/p>\n<p>N\u00eb 10 Janar 2021, n\u00eb Investigative Network Albania, do t\u00eb publikohej shkrimi \u201cU premtua p\u00ebr shkolla profesionale n\u00eb \u00e7do bashki t\u00eb vendit, por nga 61 bashki vet\u00ebm 20 prej tyre kan\u00eb\u201d. Shkrimi faktonte nj\u00eb premtim t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb planin e qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr mandatin 2017-2021, u premtuan investime n\u00eb arsimin profesional dhe se \u00e7do bashki do t\u00eb kishte shkoll\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet pas k\u00ebtij premtimi, nga verifikimi i Faktoje rezultoi se vet\u00ebm 1\/3 e bashkive kan\u00eb shkolla profesionale dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb me financim privat. Edhe n\u00eb ato bashki ku ofrohet ky lloj shkollimi, nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn profesionale e kan\u00eb pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjetjen e nj\u00eb pune n\u00eb zanatin e vet, ose n\u00eb disa raste kan\u00eb gjetur pun\u00eb jasht\u00eb vendit. Por si \u00ebsht\u00eb situata aktualisht, pothuajse 8 vite pas b\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebtij premtimi?<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e realizuar nga Faktoje n\u00eb vitin 2021, ajo q\u00eb vihej re \u00ebsht\u00eb ne n\u00eb vend zhvillonin aktivitetin e tyre 35 shkolla profesionale, t\u00eb cilat ishin t\u00eb shtrira n\u00eb 20 bashki. Ajo q\u00eb theksohej n\u00eb shkrim ishte gjithashtu edhe fakti q\u00eb shum\u00eb ish-nxn\u00ebs\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre shkollave, ishin detyruar t\u00eb emigronin pasi nuk kishin mundur t\u00eb siguronin nj\u00eb vend pune n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rasti i A.S,\u00a0 i cili aktualisht ka mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb universitet privat n\u00eb Shqip\u00ebri. Por 32 vje\u00e7ari nga Saranda, p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb mesme zgjodhi shkoll\u00ebn profesionale t\u00eb qytetit, n\u00eb drejtimin \u201cHoteleri- Turiz\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE b\u00ebra 5 vite shkollen, por e pash q\u00eb nuk kisha t\u00eb ardhme me t\u00eb dhe u rregjistrova p\u00ebr juridik n\u00eb nj\u00eb universitet privat\u201d,\u00a0thot\u00eb ai. Aktualisht ai jeton mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, ku mendon t\u00eb shp\u00ebrngulet p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>\u201cAs me juridikun nuk arrita t\u00eb gjej nj\u00eb vend pune, kam 2 vite qe jetoj mes Gjermanis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, andej punoj n\u00eb nd\u00ebrtim, por t\u00eb pakt\u00ebn kam pun\u00eb, siguroj t\u00eb ardhura dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb shp\u00ebrngulem p\u00ebrfundimisht\u201d,\u00a0tregon ai.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb marra nga Ministria e Financave n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion, numri i shkolla profesionale nga 2021 deri n\u00eb 2024, ka nj\u00eb renie. Zyrtarisht, n\u00eb 2021, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigj\u00eb zyrtare p\u00ebr \u201cFaktoje\u201d, Ministria e Financave thoshte se: \u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebrkesen tuaj mbi shkollat profesionale, ju sqarojm\u00eb se aktualisht n\u00eb vendin ton\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre 35 shkolla profesionale\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb 2024 n\u00eb list\u00ebn e shkollave profesionale t\u00eb vendosura n\u00eb dispozicion t\u00eb \u201cInvestigative Net\u00ebork Albania\u201d, ky institucion liston vet\u00ebm 31 shkolla.<\/p>\n<p>Por ndon\u00ebse premtimi ishte se do t\u00eb kishte shkolla profesionale n\u00eb 61 Bashki, nd\u00ebrsa n\u00eb 2021 kishte vet\u00ebm n\u00eb 20 prej tyre, kat\u00ebr vite m\u00eb pas, ka vet\u00ebm n\u00eb 19 bashki.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb shkollash profesionale kemi dhe ku?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit, qytetin m\u00eb i madh bregdetar n\u00eb vend, rezultojn\u00eb dy shkolla profesionale.\u00a0 Shkolla \u201cBeqir \u00c7ela\u201d ofron deg\u00eb si Sh\u00ebrbime Mjetesh Transporti, Elektronik\u00eb, Teknologji Informacioni dhe Komunikim, Termohidraulik\u00eb dhe Mekanik\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa shkolla tjet\u00ebr profesionale \u201cHysen \u00c7ela\u201d ofron drejtime n\u00eb Hoteleri-Turiz\u00ebm, Tekonologji Ushqimore, Ekonomi-Biznes, Tekstil-Konfeksione dhe Detari.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak kilometra nga Durr\u00ebsi, n\u00eb Golem t\u00eb Kavaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkolla profesionale \u201cCharles T. Erikson\u201d e cila ofron drejtime studimi n\u00eb Ekonomi-biznes, Bujq\u00ebsi dhe Veterinari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kryeqytetin Shqiptar, jan\u00eb funksionale aktualisht 5 shkolla profesionale. Shkolla Hoteleri-Turiz\u00eb, e cila p\u00ebrvec drejtimit t\u00eb hoteleris\u00eb ofron edhe at\u00eb t\u00eb Tekonlogjis\u00eb ushqimore. Gjithashtu n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shkolla Teknike Ekonomike e cila ofron drejtime si Ekonomi-Biznes dhe Tekstil-Konfeskione. Nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr profesionale n\u00eb kryeqytet \u00ebshte edhe \u201cGjergji Cano\u201d, e cila ka dy fusha studimi, Elektronik\u00eb dhe Teknologji-Informacioni dhe Komunikimi, ku kjo e fundit, ofrohet edhe n\u00eb shkoll\u00ebn profesionale TIK \u201cHerman Gmeiner\u201d.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb Tirana ka edhe nj\u00eb shkoll\u00eb profesionale nd\u00ebrtimi me emrin \u201cKarl Gega\u201d, e cila ofron fusha studimi si Nd\u00ebrtim, Gjeodezi, Termohidraulik\u00eb, P\u00ebrpunim Druri, Sh\u00ebrbim mjetesh Transporti, Mekanik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Bashkin\u00eb Kam\u00ebz, shkolla profesionale specializim n\u00eb Sh\u00ebrbime Sociale-Sh\u00ebndet\u00ebsore, Hoteleri-Turiz\u00ebm, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Bujq\u00ebsi, Ellektroteknik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkin\u00eb Fier, jan\u00eb funksionale dy shkolla profesionale, \u201cPetro Sota\u201d dhe \u201cRakim Kryeziu\u201d, situat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Vlor\u00eb, ku operojn\u00eb shkollat \u201cPavar\u00ebsia\u201d dhe Shkolla Treg\u00ebtare. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb edhe pse Vlora \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb industrin\u00eb e turizmit, vet\u00ebm n\u00eb Shkoll\u00ebn Tre\u00ebgtare ofrohen drejtime drejtime si \u201cHoteleri-Turiz\u00ebm\u201d dhe \u201cEkonomi- Biznesi\u201d, dy deg\u00eb k\u00ebto ofrohen edhe n\u00eb shkoll\u00ebn e vetme profesionale t\u00eb bashkis\u00eb Sarand\u00eb, \u201cAntoni Athanas\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Bashkit\u00eb si Gjirokastra, Lushnja, Pogradeci, Elbasani, C\u00ebrriku, Lezha, Peshkopi, Rubik dhe Kuk\u00ebs, operojn\u00eb me nga nj\u00eb shkoll\u00eb profesionale, nd\u00ebrsa n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Berat, kan\u00eb veprimtari nga dy shkolla profesionale.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr bashkit\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkolla profesionale, ajo q\u00eb ofron m\u00eb shum\u00eb larmi n\u00eb formimin profesional \u00ebsht\u00eb Bashkia Shkod\u00ebr. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb k\u00ebtij institucioni renditen 6 shkolla profesionale: Shkolla Teknike Industriale \u201cArben Broci\u201d, ajo e Nd\u00ebrtimit \u201cKol\u00eb Idromeno\u201d, Artistikja \u201cPreng Jakova\u201d, Gjimnazi Gjuh\u00ebsor \u201cShejnaze Juka\u201d, shkolla Teknike Pyjore \u201cKol\u00eb Margjini\u201d, ajo Teknologjike \u201cHamdi Bushati\u201d dhe shkolla private Austriake Teknologji-Informacioni \u201cPeter Mahringer\u201d\u201d,\u00a0thuhej n\u00eb shkrimin e tre viteve m\u00eb par\u00eb t\u00eb realizuar nga \u201cFaktoje\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb 2024, duket se situata ka ndryshuar ndjesh\u00ebm, nga 6 shkolla profesionale, aktualisht jan\u00eb vet\u00ebm 4: Shkollat \u201cHamdi Bushati\u201d, \u201cArben Broci\u201d, \u201cKol\u00eb Margjini\u201d dhe \u201cNdre Mjeda\u201d.<\/p>\n<p><strong>Eksperti: Shkollat t\u00eb nj\u00ebjtat profile, mungon infrastruktura mb\u00ebshtet\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i shkollave profesionale n\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit \u00ebsht\u00eb ulur, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se jo rrall\u00eb her\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto shkolla, profilizimet e tyre jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. P\u00ebr ekspertin e arsimit, Ndri\u00e7im Mehmeti, problemet jan\u00eb t\u00eb shumta, duke nisur nga fakti q\u00eb sipas tij, i sh\u00ebrbejn\u00eb tregut t\u00eb jasht\u00eb t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb shkollave profesionale q\u00eb jan\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequra nga tregu i pun\u00ebs, por n\u00eb nj\u00eb treg pune q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb vendit\u201d,\u00a0thot\u00eb ai duke shtuar q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb profilizuar m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e telekomunikacionit dhe IT, ku sipas tij, pak jan\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb profilizuar n\u00eb fusha ekonomike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara apo k\u00ebrkohen n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, zoti Mehmeti ngrin edhe nj\u00eb pyetje n\u00ebse kemi v\u00ebrtet nevoj\u00eb p\u00ebr 61 shkolla profesionale, nga nj\u00eb n\u00eb \u00e7do bashki kur nuk kemi nx\u00ebn\u00ebs dhe as politika p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigjia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb jo,\u201d\u00a0shprehet ai, duke theksuar se nuk kemi nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr arsimin profesionale dhe mbi t\u00eb gjitha nuk kemi nj\u00eb mb\u00ebshtetje profesionle \u2013 \u201cMe nj\u00eb arsim i cili merr m\u00eb pak se 2.5% t\u00eb PBB ne e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb 61 shkolla profesionale dhe ti profilizojm\u00eb n\u00eb nevojat q\u00eb kan\u00eb bashkit\u00eb apo rrethinat p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur tregut t\u00eb pun\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr zotin Mehmeti, duhet krijuar nj\u00eb strategji q\u00eb pun\u00ebsimi nga k\u00ebto shkolla t\u00eb nxitet nga vet shteti duke u siguruar praktika pran\u00eb bizneseve dhe k\u00ebto biznese t\u00eb lidhin kontrrata me shkoll\u00ebn por edhe me vet individ\u00ebs ku shteti t\u00eb futej si nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb leht\u00ebsimin e taksave dhe tatimeve p\u00ebr aq punonj\u00ebs sa do t\u00eb merrnin.<\/p>\n<p>\u201cPra nga nj\u00ebra an\u00eb sigurojm\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar dhe nga ana tjet\u00ebr shteti krijon leht\u00ebsira q\u00eb ky biznes t\u00eb zhvillohet\u201d,\u00a0thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por eksperti thekson urgjenc\u00ebn e pasjes s\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs, duke shtuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme edhe ngritja e nj\u00eb portali t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr arsimin profesional n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb thuhet se cilat jan\u00eb nevojat q\u00eb kemi sot, \u00e7far\u00eb kualifikimesh k\u00ebrkohen dhe cila \u00ebsht\u00eb paga q\u00eb u ofrohet k\u00ebtyre profesionist\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne mund t\u00eb joshim edhe njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb, pra un\u00eb shkoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kjo shkoll\u00eb m\u00eb jep k\u00ebto p\u00ebrfitime n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe m\u00eb jep k\u00ebto mund\u00ebsi pun\u00ebsimi\u201d,\u00a0thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa arsimi profesional n\u00eb vend, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka shkuar drejt krijimit t\u00eb 61 shkollave profesionale, por ka b\u00ebr\u00eb regres, nevoja p\u00ebr rritjen e kapaciteteve, profilizimit t\u00eb tyre dhe mb\u00ebshtetjes tashm\u00eb duket qart\u00eb nga mungesat e punonj\u00ebsve t\u00eb specializuar q\u00eb kemi n\u00eb vend n\u00eb industrin\u00eb e turizmit.\/\u00a0<strong>Denis Tahiri<\/strong>\u00a0\/\u00a0<strong>Inamedia<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht nj\u00eb premtimi t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr t\u00eb krijuar shkolla profesionale n\u00eb \u00e7do bashki, Shqip\u00ebria mbetet pas me vet\u00ebm 19 bashki q\u00eb kan\u00eb institucione t\u00eb tilla n\u00eb vitin 2024. Me nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb shkollave profesionale dhe nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb hasin v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb n\u00eb fushat e tyre, ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98699,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98698","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98698"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98700,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98698\/revisions\/98700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}