{"id":98773,"date":"2024-12-14T10:19:38","date_gmt":"2024-12-14T10:19:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98773"},"modified":"2024-12-14T10:19:38","modified_gmt":"2024-12-14T10:19:38","slug":"fushata-zgjedhore-dhe-fokusi-i-debatit-opozitar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/14\/fushata-zgjedhore-dhe-fokusi-i-debatit-opozitar\/","title":{"rendered":"Fushata zgjedhore dhe fokusi i debatit opozitar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja studentore e qytetare n\u00eb Tiran\u00eb para 34 vitesh hodhi nj\u00eb hap q\u00eb \u00e7eli nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re; ajo sh\u00ebnoi fillimin e fundit t\u00eb regjimit komunist izolacionist dhe prologun e vendosjes t\u00eb sistemit demokratik pro euro-per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Fjalit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb nga fjalimi im nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb ket\u00eb sall\u00eb, po n\u00eb p\u00ebrvjetorin e themelimit t\u00eb PD-s\u00eb. Dhe t\u00eb tilla fjalime p\u00ebrkujtimore kam pasur privilegjin t\u00eb mbaj n\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebtyre 34 viteve. T\u00eb kuptohemi, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe e duhur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtohet nj\u00eb ngjarje kaq madhore e historike dhe t\u00eb nderohen protagonist\u00ebt e saj, sidomos ata q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb nga jeta. Por retrospektiva t\u00eb b\u00ebn t\u00eb jesh kritik deri diku me optimizmin, apo edhe iluzionet e asaj kohe. Sepse demokracia e liria nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zhvillim progresiv linear.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ka edhe kombe europiane q\u00eb fituan pavar\u00ebsin\u00eb, por m\u00eb von\u00eb e humb\u00ebn at\u00eb; fatmir\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019a fituar s\u00ebrish. Prandaj prirem t\u00eb flas p\u00ebr aktualitetin m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr kujtimet e dhjetorit 1990. Vjet thash\u00eb q\u00eb protesta e opozit\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn plenare me karrige t\u00eb p\u00ebrmbysura n\u00eb dysheme dhe me flakadan\u00eb n\u00eb hav\u00e1 ishte jo estetike, por ama e nevojshme p\u00ebr demokracin\u00eb. Sepse nuk kishte ndodhur n\u00eb tridhjet\u00eb vjet q\u00eb opozit\u00ebs t\u2019i mohoheshin kaq shum\u00eb drejta nj\u00ebher\u00ebsh, p\u00ebrfshi edhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb reform\u00ebn zgjedhore. Pak muaj m\u00eb von\u00eb mazhoranca u zmbraps edhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi shkeljet u korrigjuan. Gjithkush mund t\u00eb konkludoj\u00eb se kush lufton, edhe fiton. Pak jav\u00eb pas fest\u00ebs vjet, regjimi e vuri kryetarin e opozit\u00ebs n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Sot Sali Berisha, mbas nj\u00eb viti rezistence, \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish i lir\u00eb. Por arsyeja pse ndodhi arresti, respektimi i Kushtetut\u00ebs edhe kur gjykata e shkel at\u00eb, m\u00eb ka interesuar. Duke hulumtuar kam gjetur nj\u00eb ngjashm\u00ebri t\u00eb madhe me \u00e7\u00ebshtjen penale t\u00eb Donald Trumpit. K\u00ebtij i kishin ndaluar t\u00eb kritikonte prokuroret e gjyqtar\u00ebt, edhe pse duksh\u00ebm t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. Trump tha se prevalon Kushtetuta amerikane, amendamenti i par\u00eb i saj p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes. Dhe vazhdoi kritikat e u gjobit me mij\u00ebra dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha refuzoi masat shtr\u00ebnguese, sepse p\u00ebr to duhej autorizimi i Kuvendit. K\u00ebshtu e thot\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb Kushtetua. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mori arrest sht\u00ebpie. Gjithkush e pagoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs. Sepse Kushtetuta na mbron t\u00eb gjith\u00ebve; po i ku filli diku, shthuret e t\u00ebra si \u00e7orape. Sot Partia Demokratike p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhje. Mbasi ka protestuar m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr kund\u00ebr regjimit autoritar e kleptokratik; mbasi e ka denoncuar at\u00eb me fakte, dokumente e argumente m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr; mbasi i ka rezistuar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb t\u00ebr\u00eb. N\u00eb distanc\u00eb kilometrike nga media e lir\u00eb, shoq\u00ebria civile e pakapur dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtaret parimor\u00eb. Por, mendoj se n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore, elektorati k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, m\u00eb shum\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemet konkrete, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit.<\/p>\n<p>Dhe mund t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb n\u00eb rrethanat tona q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb masa sociale si psh., rritje pensionesh. Por, krijimi i pasuris\u00eb ka precedenc\u00eb ndaj rishp\u00ebrndarjes. K\u00ebtu qeveria \u201cRama\u201d, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padukshme, ka mbytur me lloj-lloj rregulloresh t\u00eb tep\u00ebrta e abuzive e me lloj-lloj tarifash pa kuptim po me efekt zhvat\u00ebs bizneset e vendit, sidomos ato t\u00eb mesme. Dhe fokusi te k\u00ebto probleme e t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme me to lipset t\u00eb jet\u00eb fokusi i debatit opozitar. Krahas nj\u00eb ekipi t\u00eb ardhsh\u00ebm kuvendor e qeveritar kompetent e t\u00eb paqortuesh\u00ebm, q\u00eb ngjall besimin e publikut. K\u00ebto masa, lufta p\u00ebr fitore, dhe vet\u00eb fitorja do t\u00eb ishin m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb nderuar themelimin e PD-s\u00eb 34 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO L\u00ebvizja studentore e qytetare n\u00eb Tiran\u00eb para 34 vitesh hodhi nj\u00eb hap q\u00eb \u00e7eli nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re; ajo sh\u00ebnoi fillimin e fundit t\u00eb regjimit komunist izolacionist dhe prologun e vendosjes t\u00eb sistemit demokratik pro euro-per\u00ebndimor. Fjalit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb nga fjalimi im nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb ket\u00eb sall\u00eb, po n\u00eb p\u00ebrvjetorin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-98773","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98773"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98773\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98775,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98773\/revisions\/98775"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}