{"id":98871,"date":"2024-12-16T09:13:56","date_gmt":"2024-12-16T09:13:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=98871"},"modified":"2024-12-16T09:13:56","modified_gmt":"2024-12-16T09:13:56","slug":"rama-si-liderin-e-talebaneve-hibatullah-akhundzada","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/16\/rama-si-liderin-e-talebaneve-hibatullah-akhundzada\/","title":{"rendered":"Rama si liderin e taleban\u00ebve, Hibatullah Akhundzada!"},"content":{"rendered":"<p>Ervin Salianji, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre nga qelia 6 n\u00eb Fier, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me liderin e taleban\u00ebve, Hibatullah Akhundzada.<\/p>\n<p>Salianji shprehet se Rama p\u00ebr Kushtetut\u00eb imponon karakterin e tij dhe p\u00ebr qeveri, personalitetin e tij. Ai shkruan se humbja e shpirtit p\u00ebr \u201crilindasit\u201d, solli humbjen e karakterit.<\/p>\n<p>Salianji shprehet se deputetet dhe ministrat socialist\u00eb, edhe gjestet i b\u00ebjn\u00eb tanim\u00eb nj\u00ebsoj si Edi Rama dhe sthon m\u00eb tej se ata duan thjesht t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra e tij.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 34 vite n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste, nj\u00eb forc\u00eb politike mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Mund t\u00eb kishte qeverisur, mund t\u00eb kishte sjell\u00eb rezultate, mund t\u00eb kishte humbur, mund t\u00eb kishte kaluar shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Mund edhe t\u00eb mos kishte mbijetuar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga forcat e tjera n\u00eb vend, po sidomos n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb sot njihet si \u201cRilindje\u201d, Partia Demokratike ja ka dal\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb shpirtin e saj.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt kan\u00eb admininistruar m\u00eb shum\u00eb pushtet n\u00eb k\u00ebto 34 vite, padyshim. Kan\u00eb siguruar me pasuri, jet\u00ebn e shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebve n\u00eb kupol\u00ebn e k\u00ebtij grupimi. Por e kan\u00eb bjerr\u00eb shpirtin, madje dhe t\u00eb vet\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb eventualitetin e ndryshimit, e rrotacionit, PS dhe rilindja, do t\u00eb shkonin n\u00eb nj\u00eb gremin\u00eb t\u00eb frikshme e t\u00eb err\u00ebt. Ata kan\u00eb humbur vlerat bazike p\u00ebr t\u00eb cilat nj\u00eb organizim i till\u00eb qendron, dhe mes vetes kan\u00eb intriguar e cop\u00ebtuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb inat e hakmarrje t\u00eb nj\u00eb jete.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb fabula e tyre sot? Pse jan\u00eb aty, dhe pse duan me \u00e7do kusht ta mbajn\u00eb karrigen? A ka nj\u00eb ide t\u00eb madhe, p\u00ebrtej drejtuesve e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre q\u00eb i orienton. A ka piketa morale? Nj\u00eb q\u00ebllim mbi interesat personale? Asgj\u00eb nga k\u00ebto. Ndaj me ikjen e pushtetit, socialist\u00ebt do t\u00eb humbasin at\u00eb busull q\u00eb i mban sot bashk\u00eb. Nevoja p\u00ebr p\u00ebrfitim e mbrojtje nga ligji, \u00ebsht\u00eb e vetmja ideollogji q\u00eb kan\u00eb. Pik\u00ebrisht prej k\u00ebsaj, kriza e nd\u00ebrgjegj\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb tejet e thell\u00eb, duke njohur mplekjen me t\u00eb keqen, me t\u00eb gabuar\u00ebn, me korrupsionin e krimin.<\/p>\n<p>Humbja e shpirtit p\u00ebr \u201crilindasit\u201d ,solli humbjen e karakterit. Ata jan\u00eb prodhim i nj\u00eb matrice. Po ta shihni tek deputetet dhe ministrat, edhe gjestet i b\u00ebjn\u00eb tanim\u00eb nj\u00ebsoj si Edi Rama. Duan thjesht t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra e tij. Ky lloj kulti, dihet se \u00e7far\u00eb prodhon. Nj\u00eb totalitariz\u00ebm, q\u00eb m\u00eb pas i aplikuar n\u00eb qeverisje, sjell deformime t\u00eb r\u00ebnda. Ky totalitariz\u00ebm ka prodhuar q\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb kemi karakterin e Ram\u00ebs p\u00ebr qeveri personalitetin e tij! K\u00ebt\u00eb jav\u00eb nuk pranoi interpelanc\u00ebn e k\u00ebrkuar nga Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike duke shpikur nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb re kushtetuese, sepse sipas tij dhe rilindasve vullneti i tij \u00ebsht\u00eb norma m\u00eb e lart\u00eb. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje kishte mbledhur ambasador\u00ebt dhe fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju m\u00ebsonte se cfare eshte demokracia, se kush udheheq ne Shqiperi e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dol\u00ebn dot n\u00eb Afganistan e n\u00ebse nuk ka d\u00ebshir\u00eb Hibatullah Rama do d\u00ebshtojn\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Aty ku trillet dhe humoret personale t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit b\u00ebhen norm\u00eb e ligj. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrshembull, ku ai q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi, denoncon faktin e provuar, se v\u00ebllai i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge, ai d\u00ebnohet me burg. Dikush q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim fare, d\u00ebnohet p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrast me socialist\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb amalgam\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrtoi Edi Rama me prurjet e arrivist\u00ebve t\u00eb pafre e t\u00eb pangopur n\u00eb abuzime, an\u00ebtar\u00ebt e familjes ton\u00eb politike e kan\u00eb ruajtur, nj\u00eb ide, nj\u00eb fabul, nj\u00eb lloj aspirate, me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e 12 viteve shtypje e margjinalizim.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka sot po aq karaktere sa an\u00ebtar\u00eb ka. Ky lloj diversiteti mund t\u00eb jet\u00eb i pafavorsh\u00ebm n\u00eb kuptimin organizativ e elektoral, po \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb pasuri e madhe e k\u00ebsaj force.<\/p>\n<p>\u00c7dokush \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm, ka nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb tij\u00ebn. N\u00eb PD n\u00eb vitet e fundit u b\u00eb betej\u00eb e madhe, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb dakort. Por ka nj\u00eb cak ku gj\u00ebrat marrin drejtim. Ajo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Esht\u00eb konstatimi se kush e ka me t\u00ebr\u00eb mend, kush e ka seriozisht luft\u00ebn. Mund t\u00eb mos biesh dakort me liderin e demokrat\u00ebve p\u00ebr shum\u00eb aspekte. Dhe n\u00eb fakt, edhe mund tja thuash ato n\u00eb sy. Por, politika \u00ebsht\u00eb realiz\u00ebm, dhe n\u00eb fund ai q\u00eb ka besimin e shumic\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve, dhe pse t\u00eb ndrysh\u00ebm nga nj\u00ebri-tjetri, ka dhe t\u00eb drejt\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo pasuri ende e ruajtur, ky shpirti demokrat \u00ebsht\u00eb aseti m\u00eb i vyer q\u00eb kjo parti ka sot, 34 vite pas krijimit t\u00eb saj. Dhe \u00ebsht\u00eb padyshim aseti m\u00eb i madh q\u00eb ka, p\u00ebr t\u00eb patur sukses, p\u00ebr t\u00eb triumfuar n\u00eb zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb. Prej k\u00ebsaj lirie, prej k\u00ebtij karakteri lind anti-konformizmi nga ku merr jet\u00eb ndryshimi q\u00eb i duhet patjet\u00ebr k\u00ebtij vendi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ervin Salianji, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre nga qelia 6 n\u00eb Fier, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me liderin e taleban\u00ebve, Hibatullah Akhundzada. Salianji shprehet se Rama p\u00ebr Kushtetut\u00eb imponon karakterin e tij dhe p\u00ebr qeveri, personalitetin e tij. Ai shkruan se humbja e shpirtit p\u00ebr \u201crilindasit\u201d, solli humbjen e karakterit. Salianji shprehet se deputetet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67888,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-98871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98871"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98872,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98871\/revisions\/98872"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}