{"id":99072,"date":"2024-12-17T20:41:15","date_gmt":"2024-12-17T20:41:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99072"},"modified":"2024-12-17T21:05:33","modified_gmt":"2024-12-17T21:05:33","slug":"mjediset-per-studentet-bibliotekat-karta-e-studentit-jane-falsitete-kullat-perbindesha-te-korrupsionit-dhe-te-droges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/17\/mjediset-per-studentet-bibliotekat-karta-e-studentit-jane-falsitete-kullat-perbindesha-te-korrupsionit-dhe-te-droges\/","title":{"rendered":"Berisha: K\u00ebto kulla jan\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb drog\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbr\u00ebmjen e sotme nj\u00eb takim me pedagog\u00eb e deputet\u00eb. Berisha ka akuzuar Edi Ram\u00ebn se \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se Enver Hoxha, pasi u vet\u00ebshpall kryetar i shkenc\u00ebs. \u00a0Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt n\u00eb selin\u00eb blu, Berisha theksoi se kjo diktatur\u00eb ia kalon dhe komunizmit qoft\u00eb n\u00eb lirin\u00eb akademike, qoft\u00eb n\u00eb buxhetin p\u00ebr shkenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, gjat\u00eb takimit me student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt n\u00eb selin\u00eb blu, u shpreh se \u2018Pakti p\u00ebr universitetin\u2019 \u00ebsht\u00eb piramida m\u00eb e madhe n\u00eb historin\u00eb e arsimit. \u2018Asnj\u00eb prej pikave t\u00eb premtuara nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar\u2019, theksoi kreu i PD, Sali Berisha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati Sali Berisha, u premtoi student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve, se me ardhjen e PD n\u00eb pushtet, arsimi do t\u00eb konsiderohet si \u00e7\u00ebshtja m\u00eb serioze e kombit. \u2018Ne do ta konsiderojm\u00eb arsimin si \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb serioze t\u00eb kombit. Do p\u00ebrqendrohemi m\u00eb s\u00eb pari tek m\u00ebsuesi dhe pedagogu\u2019, theksoi Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha premtoi para student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve se me ardhjen e demokrat\u00ebve n\u00eb pushtet, do t\u00eb hiqet mesatarja p\u00ebr pranimin n\u00eb universitete. \u2018Do heqim mesataren p\u00ebr pranimin n\u00eb universitete. Student\u00ebt do marrin 200 euro \u00e7do muaj si minimum jetik\u2019, theksoi Berisha gjat\u00eb takimit n\u00eb selin\u00eb blu.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pranin\u00eb tuaj k\u00ebtu, pedagog\u00ebve, student\u00ebve, deputet\u00ebve, t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson gj\u00ebn\u00eb m\u00eb serioze t\u00eb nj\u00eb kombi, p\u00ebr arsimin dhe n\u00eb rastin ton\u00eb konkret, p\u00ebr universitetet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb rivendosjes t\u00eb nj\u00eb diktature, por jo m\u00eb me drap\u00ebr dhe \u00e7ekan, por me krim, drog\u00eb dhe vjedhje, t\u00eb mobokracis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn studiuesi m\u00eb i shquar i formave t\u00eb diktaturave, e konsideron form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe. M\u00eb e keqe se diktatura naziste, komuniste, \u00ebsht\u00eb diktatura e bandave sepse kjo e fundit nuk ndjek asnj\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Meq\u00eb jemi k\u00ebtu, kjo diktatur\u00eb e sotme, n\u00eb raport me arsimin e lart\u00eb, ngjason shum\u00eb me diktatur\u00ebn e shkuar, por ia kalon asaj disa her\u00eb n\u00eb aspektin m\u00eb thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kjo diktatur\u00eb ia kalon diktatur\u00ebs q\u00eb ne p\u00ebrjetuam gjer n\u00eb vitet \u201990 qoft\u00eb n\u00eb lirin\u00eb akademike, qoft\u00eb n\u00eb buxhetin p\u00ebr shkenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb ndodh me k\u00ebt\u00eb diktatur\u00eb sot, tejkalon \u00e7do imagjinat\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri, padrinoja, vet\u00ebshpallet kryetari i shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ka nj\u00eb dometh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Ju garantoj se Kim JOng-un nuk \u00ebsht\u00eb kryetar i shkenc\u00ebs, dhe Enver Hoxha nuk ishte kryetari i shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Solli ligjin p\u00ebr t\u00eb shpallur veten e tij kryetar t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Por kjo d\u00ebshmon se \u00e7far\u00eb vullneti patologjik ka ky p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar autonomin\u00eb e universiteteve, lirin\u00eb akademike, pa t\u00eb cilat universitetet p\u00ebrthahen nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>E dyta, un\u00eb nuk kam k\u00ebtu shifrat e buxhetit kur kam qen\u00eb pedagog, por kam nj\u00eb gj\u00eb ama, asnj\u00eb projekt nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar mu, as koleg\u00ebve t\u00eb mi, p\u00ebr arsye financiare. Absolutisht asnj\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe u them k\u00ebtu, kishte prej tyre q\u00eb kushtonin.<\/p>\n<p>Nuk shkonte asnj\u00eb n\u00eb ministri, maksimumi gjer tek z\u00ebvend\u00ebsrektori p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shkencore. Shumic\u00ebn i kishte kompetenc\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdekani dhe k\u00ebshilli shkencor.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo t\u00eb atakosh lirin\u00eb akademike dhe t\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb buxhet p\u00ebr shkenc\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb 1 e 57-ta e mesatares s\u00eb vendeve t\u00eb OSBE, jo t\u00eb OECD, se n\u00ebse e llogarit me OECD do ishte 1 e 500-ta, kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i falur, p\u00ebr t\u2019i degraduar universitetet dhe trup\u00ebn akademike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pedagogun e b\u00ebn akademik, e b\u00ebn dijetar, puna shkencore.<\/p>\n<p>Sigurisht leksioni ka pesh\u00ebn e vet, vler\u00ebn e vet. Por n\u00eb fund t\u00eb fundit, pa k\u00ebrkimin shkencor, pa hulumtimin, ai pedagog shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb automat dhe kjo po ndodh tek ne.<\/p>\n<p>Edi Rama u ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje universiteteve me bordet, t\u00eb cilat universitetet nuk i kontrollojn\u00eb.<\/p>\n<p>I kontrollon m\u00eb fam\u00ebzeza ministre q\u00eb ka pasur gjith\u00eb historin\u00eb e vet shteti shqiptar, e cila pasi la sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me nj\u00eb vdekshm\u00ebri 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga Covid-i se 95 p\u00ebrqind e vendeve t\u00eb bot\u00ebs, iu besua arsimi vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb arsye, si bashk\u00ebvjedhj\u00ebse me Edi Ram\u00ebn, nga zyrat e bashkis\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka pasur kurr\u00eb nj\u00eb kabinet si ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot me nj\u00eb koeficient intelektual inekzistent.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto kan\u00eb tani n\u00eb k\u00ebshillin shkencor t\u00eb shtetit aq p\u00ebrfaq\u00ebsues sa \u00e7\u2019kan\u00eb rektor\u00ebt.<\/p>\n<p>Vjen Lubia me 3 p\u00ebrfaq\u00ebsues, rektori me 3 p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/p>\n<p>Universitetet shkonfigurohen, humbasin.<\/p>\n<p>N\u00eb universitetin e Gjirokastr\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e pedagog\u00ebve jan\u00eb nga Janina n\u00eb Athin\u00eb ose rrin\u00eb nuk paraqiten fare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar trupa akademike e pedagog\u00ebve dhe asistent\u00ebve. Arriti n\u00eb 11.600, \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb 5 mij\u00eb e sa.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shtuar punonj\u00ebsit, se jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qendra pun\u00ebsimi t\u00eb militant\u00ebve, jan\u00eb shtuar punonj\u00ebsit sikur t\u00eb ishte dyfishuar numri i student\u00ebve.<\/p>\n<p>Universitetet po i shkat\u00ebrron korrupsioni.<\/p>\n<p>Pakti p\u00ebr universitetet, piramida m\u00eb e madhe e nd\u00ebrtuar n\u00eb historin\u00eb e arsimit.<\/p>\n<p>Mashtrimi m\u00eb i madh q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej pikave t\u00eb premtuara nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb pik\u00eb, nj\u00eb zotim, se duke filluar nga ai vit, buxheti p\u00ebr arsimin do ishte 5 p\u00ebrqind. Buxheti i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb 2.42 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm. Edhe ky 2.42 p\u00ebrqind\u00ebsh shp\u00ebrdorohet pasivisht nga zyrtar\u00ebt q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb student\u00ebt, por qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Student\u00ebt, q\u00eb t\u00eb gjitha premtimet ndaj tyre, asnj\u00eb i realizuar.<\/p>\n<p>Student\u00ebt sot, p\u00ebrve\u00e7 Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Holand\u00ebs, paguajn\u00eb tarifat m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Europ\u00eb. Po, po, student\u00ebt shqiptar\u00eb. T\u00eb vendit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Sistemi merit\u00eb-preferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi parti-preferenc\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si portali nj\u00eb m\u00ebsues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, m\u00ebsues p\u00ebr partin\u00eb ekzakt.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat legjitime, premtimet, nuk u mbajt. Mjediset p\u00ebr student\u00ebt, bibliotekat, karta e studentit, falsitete.<\/p>\n<p>Kampusi, i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar dhe buxheti ishte rreth 35 milion\u00eb euro, duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar disa her\u00eb. Tani imagjinoni ju, vijn\u00eb k\u00ebto me k\u00ebto qira q\u00eb narko-euro po i \u00e7on n\u00eb stratosfer\u00eb, se k\u00ebtu 58 mij\u00eb apartamente mbeten pa shitur, ato i mbajn\u00eb trafikant\u00ebt pa shitur\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto kullat jan\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Bardhyli shtroi \u00e7\u00ebshtjen e dyfishimit t\u00eb programeve, prapa q\u00ebndrojn\u00eb absolutisht interesa korruptive.<\/p>\n<p>Rendi dhe rregulli, goditen pedagog\u00eb n\u00eb aktin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, goditen m\u00ebsuesit n\u00eb Cakran nga nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs, vritet 14-vje\u00e7ari n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb klasa t\u00eb para u fillojn\u00eb Prindi 1 dhe Prindi 2, arsimi shqiptar q\u00eb nga themelimi gjer sot, nuk ka pasur nj\u00eb agresion t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>E pati nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb vitin 1967 kur Enver Hoxha u ngrit edhe kund\u00ebr rilind\u00ebsve shqiptare, por prap\u00eb ky agresion nuk kaloi n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb pa kufi dhe gjini. E soll\u00ebn k\u00ebta tani, nj\u00eb tem\u00eb marksiste. T\u00eb gjitha k\u00ebto u pasqyruan n\u00eb arsimin shqiptar sikur t\u00eb ishim kopshti i Xhorxh Sorosit dhe jo nj\u00eb vend me traditat tona.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pedagog\u00eb dhe student\u00eb, ne sot jemi n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb se ju, askush nuk e ka t\u00eb qart\u00eb se kur pushtetet p\u00ebrqendrohen t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, kur kjo dor\u00eb e zez\u00eb firmos \u00e7do leje nd\u00ebrtimi q\u00eb nuk e b\u00ebnte kurr\u00eb kryeministri i diktatur\u00ebs dhe nuk e b\u00ebn kurr\u00eb sot diktatori i Kores\u00eb s\u00eb Veriut, kur kjo dor\u00eb shpallet kryetar i shkenc\u00ebs, kryetar i bordit t\u00eb uj\u00ebrave, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi m\u00eb total i pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb nj\u00eb vend zgjedhjet jan\u00eb fars\u00eb dhe vota ekzekutohet para se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kuti, vullneti i zgjedh\u00ebsve kontrollohet me t\u00eb gjitha format, shteti shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb makineri elektorale, kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb, nuk ka gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb nj\u00eb vend, shteti shnd\u00ebrrohet n\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me krimin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb faktuar tashm\u00eb n\u00eb mbi 35 dosje t\u00eb regjistrimeve t\u00eb telefonave t\u00eb koduar, t\u00eb cilat shkojn\u00eb direkt tek Edi Rama, nuk mund t\u00eb jet\u00eb demokraci, por kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo diktatur\u00eb shtron para nesh detyrimin p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb me mosbindje civile.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb nj\u00eb vend, 250 kilometra nga Kroacia, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kilometri rrug\u00eb kushton 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri se n\u00eb Kroaci, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje e paimagjinueshme, prandaj edhe buxheti zbret n\u00eb 2.42 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb shkoll\u00eb, q\u00eb n\u00eb vendet e BE me standardin evropian, nd\u00ebrtohet me 700 mij\u00eb euro dhe k\u00ebtu nd\u00ebrtohet me 8 milion\u00eb euro, k\u00ebtu gjith\u00e7ka d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb shkall\u00eb ekstreme kleptokracie.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb realitet shum\u00eb i trisht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shtojm\u00eb k\u00ebtu faktin q\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim, ose ky regjim u mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm nga monstra e njer\u00ebzimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekt Marksi dhe p\u00ebrtej Marksit, ky pati nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb madhe se Shqip\u00ebrin\u00eb e b\u00ebri kopshtin, na ndjekin ne k\u00ebto, Enver Hoxha thoshte kopshti i lul\u00ebzuar i socializmit, njer\u00ebzit ishin n\u00eb vuajtjen m\u00eb t\u00eb madhe dhe ne jemi feneri, edhe ky regjim me k\u00ebto q\u00ebndrime, me k\u00ebto vendime\u2026<\/p>\n<p>Nuk ka diskutim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje student\u00ebve se do t\u00eb konsiderojm\u00eb arsimin \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb serioze t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>E ka p\u00ebrcaktuar Zhan Zhak Ruso me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ne do marrim masa p\u00ebr rikthimin n\u00eb shina normale.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb kujtojn\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ne nuk arrit\u00ebm nivelet q\u00eb donim, por ama arrit\u00ebm rritje vertikale n\u00eb testin e PISA-s.<\/p>\n<p>Dhe pasi ik\u00ebn ato vitet, 8 vitet e tyre sh\u00ebnuan r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri e them k\u00ebtu, ne do p\u00ebrqendrohemi m\u00eb s\u00eb pari tek m\u00ebsuesi dhe pedagogu.<\/p>\n<p>Investimi p\u00ebr arsimin do ket\u00eb par\u00ebsor investimin tek m\u00ebsuesi dhe pedagogu. Vendosjen e personalitetit t\u00eb tyre n\u00eb piedestalin q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, m\u00ebsuesin e vendos\u00ebm mbi mesataren n\u00eb piramid\u00ebn e rrog\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk i shkonte mendja kujt se 12 vite rrogat do ngriheshin nj\u00eblloj si n\u00eb socializ\u00ebm. N\u00eb socializ\u00ebm rrogat nuk l\u00ebviznin. Edhe ky me ato mend\u00ebsit\u00eb e vjetra t\u00eb t\u00eb atit i ngriu rrogat n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kriminale dhe ne u vithis\u00ebm nga n\u00eb krye t\u00eb pagave t\u00eb rajonit, n\u00eb fund, dhe hajde tani ngjite t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn q\u00eb do e marrim.<\/p>\n<p>Dhe do e ngjisim, nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>E shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb ftoj pedagog\u00ebt e universiteteve, t\u00eb mos harrojn\u00eb nj\u00eb moment, s\u00ebmundja m\u00eb e keqe e intelektualit \u00ebsht\u00eb konfirmizmi.<\/p>\n<p>Albert Ajnshtajni thot\u00eb diku, konformizmi ka fuqi shkat\u00ebrrimtare m\u00eb t\u00eb madhe se bomba nukleare. N\u00eb kuptimin figurativ.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne, duhet q\u00eb s\u00eb bashku me student\u00ebt, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebto muaj q\u00eb kan\u00eb mbetur, me mosbindje civile, t\u2019i dridhim themelet e tij.<\/p>\n<p>Fuqia e universiteteve dhe student\u00ebve \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Nuk ka institucione t\u00eb tjera nj\u00eb komb q\u00eb mund t\u00eb transformojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa student\u00ebt dhe universitetet.<\/p>\n<p>Ndaj dhe k\u00ebto koh\u00eb, le t\u00eb jen\u00eb koh\u00ebt e tronditjes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb, ne do ta fitojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo diktatur\u00eb nuk ka t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Europa provoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori narkoshtetin dhe narkodiktatur\u00ebn.<\/p>\n<p>E p\u00ebrcolli me indiferenc\u00eb, por tani ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i hidhur q\u00eb duhet t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb ne dhe Europa prej saj.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit t\u00eb lart\u00eb, do e hartoni ju me ekspertiz\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe se qeveria e PD do b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve n\u00eb qendra t\u00eb fuqishme k\u00ebrkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, nd\u00ebshkimit n\u00eb pranimet universitare me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn mesatare.<\/p>\n<p>U nd\u00ebshkuan t\u00eb gjitha zonat e varfra t\u00eb vendit, kjo merr fund.<\/p>\n<p>Nga vitet \u201980 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e n\u00eb vazhdim, vendet e lira i kan\u00eb t\u00eb hapura dyert e universiteteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Po k\u00ebta kan\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi, \u00e7far\u00eb t\u2019u thuash mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre\u2026<\/p>\n<p>Po t\u00eb shkosh t\u00eb marr\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb gjimnazet periferike, e kan\u00eb n\u00ebn 6.5 mesataren. E privon arsimin nga nj\u00ebri nga funksionet baz\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe lufta kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb. E privon nga funksion, midis t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebto koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur, le t\u00eb jen\u00eb koh\u00eb beteje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb ne besojm\u00eb.<\/p>\n<p>Betej\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve sistemin arsimor m\u00eb cil\u00ebsor t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb kushtet e k\u00ebtij<\/p>\n<p>vendi.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, por sot jemi te arsimi.<\/p>\n<p>Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazist\u00ebt, t\u00eb mos harrojn\u00eb se n\u00eb vitin e ri universitar, pa mesataren e partis\u00eb. T\u00eb hapura dyert.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq, po minimumi jetik do aplikohet p\u00ebr \u00e7do student, 200 euro.<\/p>\n<p>Karta e studentit do t\u00eb pasurohet me nj\u00eb seri leht\u00ebsirash t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ne, si\u00e7 kam deklaruar k\u00ebto dit\u00eb, do t\u00eb fusim gjer\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrdorim kart\u00ebn e konsumatorit p\u00ebr t\u00eb rikthyer TVSH-n\u00eb pensionist\u00ebve, rrog\u00ebulurve dhe atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por student\u00ebt nuk mund t\u00eb mos jen\u00eb p\u00ebrfitues si k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbr\u00ebmjen e sotme nj\u00eb takim me pedagog\u00eb e deputet\u00eb. Berisha ka akuzuar Edi Ram\u00ebn se \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se Enver Hoxha, pasi u vet\u00ebshpall kryetar i shkenc\u00ebs. \u00a0Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt n\u00eb selin\u00eb blu, Berisha theksoi se kjo diktatur\u00eb ia kalon &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99050,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99072"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99075,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99072\/revisions\/99075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}