{"id":9908,"date":"2022-04-20T12:23:36","date_gmt":"2022-04-20T12:23:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=9908"},"modified":"2022-04-20T12:23:36","modified_gmt":"2022-04-20T12:23:36","slug":"skandali-rama-bleu-energjine-deri-150-euro-kilovati-me-shtrenjte-se-cmimi-i-burses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/04\/20\/skandali-rama-bleu-energjine-deri-150-euro-kilovati-me-shtrenjte-se-cmimi-i-burses\/","title":{"rendered":"Skandali\/Rama bleu energjin\u00eb deri 150 euro kilovati m\u00eb shtrenjt\u00eb se \u00e7mimi i burs\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha<\/p>\n<p>FJALA E ISH-KRYEMINSITRIT SALI BERISHA N\u00cb TAKIMIN ME EKSPERT\u00cbT PER ENERGJIN\u00cb, N\u00cb SELIN\u00cb E PD<\/p>\n<p>S\u00eb pari ju falenderoj p\u00ebr pranin\u00eb tuaj k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, p\u00ebr nj\u00eb problem themelor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Europ\u00ebs, problem q\u00eb ka qen\u00eb gjithnj\u00eb problem kardinal. <\/p>\n<p>Tani n\u00eb hijen e luft\u00ebs, agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs, ka marr\u00eb p\u00ebrmasa edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ka 3-4 fishuar \u00e7mimin e energjis\u00eb p\u00ebr bizneset dhe premton t\u00eb rris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde \u00e7mimin e energjis\u00eb edhe p\u00ebr konsumator\u00ebt. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb takson naft\u00ebn mbi 1 euro, q\u00eb prodhon 1 milion ton dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 2-3 shtetet q\u00eb ka \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kontinentit. Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, n\u00eb rrafshin e energjis\u00eb dhe prodhimit t\u00eb saj, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb duhet t\u00eb ndjente m\u00eb pak se \u00e7do vend tjet\u00ebr, ndikimin mbi energjetik\u00ebn e kontinentit t\u00eb agresionit rus mbi Ukrain\u00ebn, mbasi energjia e saj n\u00eb mas\u00ebn 96-98% \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht ujore. Jo vet\u00ebm ujore, por ajo prodhohet me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb kontinentit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, prodhimi i energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2021 \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti, rekord historik, \u00ebsht\u00eb 8.9 miliard\u00eb k\u00eb\/or\u00eb. Pra, duke patur parasysh k\u00ebto faktor\u00eb dhe n\u00ebse analizojm\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb menaxhimin e rezerv\u00ebs ujore t\u00eb kaskad\u00ebs, konstaton leht\u00ebsisht se shkaku m\u00eb themelor i kriz\u00ebs energjetik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb moti, nuk \u00ebsht\u00eb lufta, por \u00ebsht\u00eb absolutisht pla\u00e7kitja, grabitja, vjedhja n\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrmarrje. Shqip\u00ebria , nuk besoj t\u00eb ket\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb zbraz digat n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet e saj dhe shet energjin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liberalizimit t\u00eb tregut me 42 euro kur ajo n\u00eb burs\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb 130 euro, si\u00e7 ka ndodhur gjat\u00eb ver\u00ebs. Apo blen energji me 300 euro n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr furnizimin e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb bler\u00eb energjia n\u00eb burs\u00eb me 150 euro. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rritje \u00e7mimesh t\u00eb diktuara t\u00ebr\u00ebsisht nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. <\/p>\n<p>Un\u00eb ju them ju se ai q\u00eb shiti energjin\u00eb me 42 euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb burs\u00eb kuotohej me 130 euro. Ai k\u00ebt\u00eb energji q\u00eb bleu apo q\u00eb shiti me 42, ndau para me bler\u00ebsin, sepse ai ia  shiti dikujt me \u00e7mimin e burs\u00ebs. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb menaxhim kleptokratik t\u00eb k\u00ebtyre sip\u00ebrmarrjeve publike, t\u00eb cilat de facto sot jan\u00eb t\u00eb falimentuara, sepse borxhi i tyre ka kaluar 1 miliard euro. Por, \u00e7far\u00eb q\u00ebndron tjet\u00ebr n\u00eb themel t\u00eb k\u00ebsaj krize? N\u00eb themel t\u00eb k\u00ebsaj krize \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm i k\u00ebsaj qeverie e cila n\u00eb 9 vite nuk ka siguruar nj\u00eb burim t\u00eb vet\u00ebm energjie p\u00ebrve\u00e7 burimeve ujore t\u00eb kontraktuara m\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur potencialet i kishte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kjo qeveri trash\u00ebgoi n\u00eb hidro rreth 170 kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 432 HEC-ve n\u00eb mbar\u00eb vendin. Un\u00eb nuk them t\u00eb mos ndiqte \u00e7uarjen m\u00eb tej t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb burimeve ujore, por p\u00ebrpar\u00ebsia e saj absolute duhet t\u00eb ishte diversifikimi i burimeve energjetike. Rrall\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb vend me potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me diversifikim, nj\u00eb vend q\u00eb renditet i dyti apo i treti n\u00eb Mesdhe dhe n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr dit\u00ebt me diell. Nj\u00eb vend i cili ka terrenet ujore dhe tok\u00ebsore m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme me panele. Nj\u00eb vend i cili 9 vite, p\u00ebrve\u00e7 paneleve flotante t\u00eb Statkraft n\u00eb liqenin e Banj\u00ebs nuk ka realizuar asgj\u00eb. Ka listuar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb voltaike, por s\u2019ka filluar puna p\u00ebr nd\u00ebrtimin e asnj\u00ebrit prej tyre. Ka p\u00ebrjashtuar kompani gjigante t\u00eb cilat n\u00eb \u00e7do aspekt, kishin \u00e7do potencial p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kontrat\u00ebs. Dhe ndon\u00ebse fituese, Statkrafti n\u00eb gar\u00eb fotovoltaike, fituesja e qart\u00eb u skontua p\u00ebr faktin e vet\u00ebm se Statkrafti zarfe nuk praktikon. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kompani lider n\u00eb vendin e vet, energji, e cila iu p\u00ebrmbahet rregullave m\u00eb serioze t\u00eb transparenc\u00ebs dhe funksionimit. Por Shqip\u00ebria ka platformat e er\u00ebs nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmet n\u00eb Europ\u00eb, ka nj\u00eb atlas er\u00ebrash kush e di sa vite, i cili d\u00ebshmon se Karaburuni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga platformat e er\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme. Por platform\u00eb e fuqishme ere \u00ebsht\u00eb gryka e Tepelen\u00ebs, rrafshnalta e Puk\u00ebs, jan\u00eb me dhjet\u00ebra zona t\u00eb tjera t\u00eb cilat u studiuan, por pat\u00ebn nj\u00eb t\u00ebrheqje sepse u t\u00ebrhoq Bashkimi Europian n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nga subvencionimi i energjis\u00eb gri. Kurse vitet m\u00eb von\u00eb ato u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri aktuale t\u00eb vlefshme, t\u00eb dobishme p\u00ebr investime. Ato jan\u00eb t\u00eb studiuara, parqe gjigante er\u00ebrash, t\u00eb cilat shtrihen nga Puka e deri af\u00ebr Kuk\u00ebsit. Projekte t\u00eb studiuara vite dhe vite nga kompani. Un\u00eb nuk them se ato kompani do t\u00eb mund t\u2019i dilnin zot atij projekti, por ato kompani mund t\u2019ia shisnin at\u00eb projekt kompanive t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka detin dhe tok\u00ebn t\u00eb studiuar p\u00ebr er\u00ebn, pro asgj\u00eb nuk ka l\u00ebvizur. Shqip\u00ebria ka potencialin m\u00eb t\u00eb madh energjetik se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr, pas fillimit t\u00eb gazsjell\u00ebsit TAP. <\/p>\n<p>Gazsjell\u00ebsi p\u00ebrb\u00ebn projektin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb viteve n\u00eb Europ\u00eb. Q\u00ebndrimi i tyre ndaj gazsjell\u00ebsit ka qen\u00eb fund e krye korruptiv, jo n\u00eb raport me gazsjell\u00ebsin, por n\u00eb raport me klientel\u00ebn e gazit n\u00eb Shqip\u00ebri. Kontrata e votuar n\u00eb Parlament dhe e publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare n\u00eb vitin 2013 ka p\u00ebrcaktime t\u00eb qart\u00eb ligjore, \u00ebsht\u00eb ligj, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb cilat konsorciumi i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb l\u00ebr\u00eb dalje n\u00eb Seman p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr rajonin. K\u00ebtu q\u00ebndron fakti se Shqip\u00ebria b\u00ebhet nj\u00eb vend nevralgjik p\u00ebr furnizimin e Europ\u00ebs me gaz. Parashikimi i qart\u00eb ka qen\u00eb se rajoni, gazin do ta merrte nga TAP, ndaj dhe Europa parashikoi nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit TAP pa burim gazi. Burimi kryesor i tij do t\u00eb ishte TAP. \u00c7far\u00eb ndodhi? Si u soll\u00ebn k\u00ebta me TAP? Dua t\u00eb theksoj nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr rolin e Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazsjell\u00ebs ka fatin t\u00eb jet\u00eb vendi i depozitave nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb gazit. \u00cbsht\u00eb parashikua gjer\u00ebsisht q\u00eb k\u00ebto depo gjigante gazi do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Dumre, e studiuar gjer\u00ebsisht p\u00ebr shpellat e saj gjigante n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb madhe, me kupol\u00eb kripe. Dhe ky dimension \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kjo e b\u00ebri Shqip\u00ebri shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr TAP-in, sepse n\u00eb kushte t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb KE rezervat e gazit jan\u00eb kondit\u00eb e domosdoshme, ekzistenca e tyre.<br \/>\nNe, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Patos ose n\u00eb Fier, ne nuk kemi instalime t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gazit n\u00eb familje. \u00c7far\u00eb u b\u00eb? U vendos q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet masterplani i gazifikimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe u diskutua e u ra dakord me Soccar, kompani azere, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aksionere e konsorciumit qoft\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb TAP e fush\u00ebs Shahdeniz p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar n\u00eb projektin e gazifikimit t\u00eb vendit. N\u00eb vitin 2014, Damian Gjiknuri ulet dhe firmos edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr masterplanin e gazit me Soccar. Donte t\u00eb shuante ato q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitin 2021, ministrja Balluku ulet dhe firmos t\u00eb nj\u00ebjtin protokoll q\u00eb kishte firmosur Gjiknuri 7 vite m\u00eb par\u00eb. Ua dhash\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull p\u00ebr ta ditur shqiptar\u00ebt sa jo serioze ka qen\u00eb kjo qeveri n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj nj\u00eb problemi q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb themelor p\u00ebr ekonomin\u00eb e nj\u00eb vendi dhe zhvillimin e nj\u00eb vendi. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ne kishim t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Vlor\u00eb nj\u00eb TEC p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs t\u00eb teknologjis\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit me naft\u00eb, plot\u00ebsisht t\u00eb kthyesh\u00ebm n\u00eb TEC me gaz dhe kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk flitej p\u00ebr TAP-in, fare. <\/p>\n<p>Ky projekt ishte i qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme, i qeveris\u00eb s\u00eb Fatos Nanos. Pat\u00ebm disa kund\u00ebrshtira p\u00ebr fituesin e tenderit sepse Siemens ankohej se nuk kishte patur transparenc\u00eb, por Banka Bot\u00ebrore i dilte zot dhe ne i q\u00ebndruam dhe TEC u nd\u00ebrtua. U b\u00eb prova shk\u00eblqyesh\u00ebm, por kompania e nd\u00ebrtimit b\u00ebri nj\u00eb gabim t\u00eb pafalsh\u00ebm n\u00eb portilin e TEC-it, b\u00ebri nj\u00eb gabim trashanik. Ne i k\u00ebrkuam BB q\u00eb ishte institucioni q\u00eb e kishte financuar dhe q\u00eb kishte ndikuar mjaft ve\u00e7an\u00ebrisht te kompania q\u00eb ishte, q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e portilit t\u00eb zgjidhej. 50 m m\u00eb tutje ishte portili i Albpetrol, ata s\u2019kishin preferuar t\u00eb p\u00ebrdorin portalin e Albeptrol, por kishin nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ri. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka pas 9 vitesh? Dua t\u00eb sqaroj se TEC-i i Vlor\u00ebs i nd\u00ebrtuar me 115 milion\u00eb dollar\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht i kthyesh\u00ebm n\u00eb gaz. Kjo me kontrata dhe me teknologji. Tani a mund t\u00eb imagjinoni ju, n\u00eb territorin shqiptar kalojn\u00eb 10 miliard\u00eb m3 gaz me TAP dhe qeveria shqiptare n\u00eb vend se t\u00eb shtrinte tubacionin nga TEC i Vlor\u00ebs n\u00eb Seman ku \u00ebsht\u00eb edhe nyja e kompresimit, ku \u00ebsht\u00eb edhe detyrimi kontraktual i TAP p\u00ebr t\u00eb krijuar daljen e gazit n\u00eb Shqip\u00ebri, qeveria shqiptare n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto masa, shkon dhe kontrakton nj\u00eb kompani p\u00ebr gaz t\u00eb l\u00ebng\u00ebt i cili ka nj\u00eb kosto qart\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se gazi q\u00eb sjell TAP. Dhe kur gj\u00eb b\u00ebhet publike n\u00eb mashtrim e sip\u00ebr, se Edi Rama edhe kur flet kalimthi mashtron, deklaroi se do t\u00eb shtrojn\u00eb edhe tubin nga Semani n\u00eb TEC. Pse nuk u b\u00eb kjo n\u00eb 9 vite? 9 vite asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr diversifikimin e prodhimi t\u00eb energjis\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb kishte t\u00eb gjitha potencialet. <\/p>\n<p>Sot, vet\u00ebm energjia ujore prodhon 50% t\u00eb asaj q\u00eb prodhonte kaskada m\u00eb par\u00eb, me HEC-e t\u00eb tjera. Por sot ky prodhim mund t\u00eb ishte shum\u00ebfishuar me burime t\u00eb tjera. Do t\u00eb ndalem pak tek LNG, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb tratativa shum\u00eb serioze me Katarin, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Hab-i t\u00eb madh rajonal t\u00eb LNG dhe rigazifikimit, rikthimit t\u00eb tij p\u00ebr eksport n\u00eb rajon. Shum\u00eb gj\u00ebra i dikton \u00e7mimi i naft\u00ebs n\u00eb politikat energjetike. TAP e zbehu projektin dhe nuk u sh\u00ebnuan hapa, ndon\u00ebse, projekti i Hab-it u b\u00eb, disa punime paraprake gjeologjike filluan n\u00eb Seman, u nd\u00ebrpren\u00eb. <\/p>\n<p>Tani n\u00eb kuadrin e kriz\u00ebs s\u00eb krijuar dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs SHBA-t\u00eb edhe para kriz\u00ebs, presidenti Trump ka insistuar me t\u00eb madhe q\u00eb Europa t\u00eb shk\u00ebputet nga var\u00ebsia e gazit rus dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb furnizoj\u00eb me LNG. Presidentin u zotua se k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb furnizoj\u00eb Europ\u00ebn me 16 miliard\u00eb m3 gaz, gazi i l\u00ebng\u00ebt \u00ebsht\u00eb 1\/600 n\u00eb raport me t\u00eb gazifikuar. Kjo qeveri q\u00eb nuk ka asnj\u00eb koncept p\u00ebrve\u00e7 kleptokracis\u00eb pse nuk b\u00ebri asnj\u00eb progres n\u00eb gazifikimin e vendit n\u00eb shtrirjen e rrjetit, kishte oferta jo nj\u00eb, por disa, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Sepse kompanit\u00eb importuese t\u00eb gazit diktojn\u00eb me zarfe politikat e tyre dhe shumica e tyre e marrin nga Rusia. Qeveria, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mendonte nj\u00ebher\u00eb se ky gaz q\u00eb vinte me tren nga Gazpromi, tani po na vjen nga TAP dhe hajde t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tij. Ishte nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e madhe. Do kurseje miliarda kwh energji q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr gatime ngrohjet etj, etj. Por zarfet e kompanive t\u00eb gazit nuk lejonin. Dhe ne jemi vend pran\u00eb gazit pa gaz, sepse k\u00ebshtu do qeveria, k\u00ebshtu i leverdis asaj.<\/p>\n<p>Rikthehemi tek LNG, madje d\u00ebgjova dhe presidentin ekzekutiv t\u00eb fliste. <\/p>\n<p>Por qeveria t\u2019i afroj\u00eb facilitete n\u00eb rast se ata duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb HAB jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur. Shqip\u00ebria b\u00ebhet vet\u00ebm m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Pastaj do mundet t\u00eb p\u00ebrdoret TAP p\u00ebr  at\u00eb q\u00ebllim nga Italia ajo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr se ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e konsorciumit por ne si\u00e7 kishim projekt Katarin ne mund t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt me SHBA-t\u00eb. P\u00ebr barge-t nuk jam kund\u00ebr n\u00eb parim sepse mungesa e energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi m\u00eb i lart\u00eb i saj. <\/p>\n<p>Por t\u00eb dynd\u00ebsh Vlor\u00ebn me barge mazuti rrezikon t\u00eb kryesh nj\u00eb krim t\u00eb sh\u00ebmtuar mjedisor dhe t\u00eb largosh turist\u00ebt nga Vlora. Ndaj dhe barge-t jan\u00eb vendosur jo n\u00eb vendin e duhur.  Ky mburret se po e lumturon Vlor\u00ebn, por harron se  ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit energjetik. Barge-t nuk them q\u00eb mos ftohen, ndon\u00ebse kostoja me prodhimit t\u00eb energjis\u00eb  me to \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta, por Vlora k\u00ebrc\u00ebnohen pasi  si\u00e7 m\u00eb thon\u00eb ato po funksionojn\u00eb me mazut. Dhe t\u00eb ofrosh n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs anije q\u00eb funksionojn\u00eb me mazut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh.  <\/p>\n<p>S\u00eb fundi p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb ekspoze. Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dy vende q\u00eb n\u00eb rast se vendosin sistemin unik t\u00eb komandimit t\u00eb sistemeve energjetike, n\u00eb rast se nd\u00ebrtojn\u00eb trurin digjital t\u00eb sistemit t\u00eb komandimit, respektivisht kursejn\u00eb nga 20% t\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj u nd\u00ebrtua linja e tensionit t\u00eb lart\u00eb Tiran\u00eb \u2013 Prishtin\u00eb 400 kilovolt, n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj kryesisht. E bllokoi Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra nuk e lejonte, deri sa Angela Merkel i tha \u201cpo vazhdove  t\u00eb shk\u00ebpusim nga sistemi evropian i transmetimit\u201d.  At\u00ebher\u00eb u detyrua t\u00eb t\u00ebrhiqet. N\u00eb si \u00e7do gj\u00eb, qeveria luan me falsitetin e fasad\u00ebn. N\u00eb rast se ne vendosim nj\u00eb tru,  komand\u00eb e cila komandon si portat e digave ashtu dhe furrat e TEC-ve  t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb diferencave, p\u00ebr shkak  t\u00eb prodhimit nat\u00ebn dit\u00ebn etj, secili vend kursen t\u00eb pakt\u00ebn 20% t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb harxhon. Por k\u00ebta kan\u00eb mbetur t\u00eb abetarja. S\u00eb fundi firmos\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr abetaren  t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb  q\u00eb n\u00eb vitin 2011. Pra falsitet dhe mashtrime.<\/p>\n<p>K\u00ebto desha t\u00eb theksoj dhe duke e mbyllur un\u00eb mendoj se kriza merr p\u00ebrgjigje jo me rritje \u00e7mimesh, kriza merr p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me menaxhim t\u00eb mir\u00eb, me vendosjen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha abuzimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kriza afatmesme afatgjat\u00eb merr p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr. Me diversifikimin e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb. \u00cbsht\u00eb verb\u00ebri mjedisore ideja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dig\u00ebn e madhe n\u00eb Skavic\u00eb. \u00cbsht\u00eb absolutisht enveriste, vet\u00ebm se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur nuk ekzistonin turbinat e er\u00ebs apo parqet solare, ishin n\u00eb hapat e tyre t\u00eb para. Dhe natyrisht  gazi digjej i t\u00ebri n\u00eb Cakran se nuk lejonin t\u00eb huajt q\u00eb t\u00eb vinin t\u00eb na e fiknin. Por sot q\u00eb jan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto burime t\u00eb k\u00ebrkosh zgjidhje duke p\u00ebrmbytur gjysm\u00ebn e Dibr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i sh\u00ebmtuar mjedisor q\u00eb mund t\u00eb kryesh dhe nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se  p\u00ebrqendrohesh  p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb drejtim dhe jo n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e potencialeve q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Diversifikimi i energjis\u00eb do mbetet p\u00ebr ne p\u00ebrpar\u00ebsi absolute, \u00e7mimi do rikthehet n\u00eb ato nivele me t\u00eb cilin nuk ka t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr bizneset m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr konsumator\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt  jo miq\u00ebsor ndaj biznesit dhe ajo do t\u00eb marr\u00eb fund. Shqip\u00ebria p\u00ebr arsyet q\u00eb un\u00eb num\u00ebrova m\u00eb sip\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb vend, nd\u00ebr m\u00eb atraktiv\u00eb p\u00ebr bizneset e huaja nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr \u00e7mimin e saj energjetik. <\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha FJALA E ISH-KRYEMINSITRIT SALI BERISHA N\u00cb TAKIMIN ME EKSPERT\u00cbT PER ENERGJIN\u00cb, N\u00cb SELIN\u00cb E PD S\u00eb pari ju falenderoj p\u00ebr pranin\u00eb tuaj k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, p\u00ebr nj\u00eb problem themelor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Europ\u00ebs, problem q\u00eb ka qen\u00eb gjithnj\u00eb problem kardinal. Tani n\u00eb hijen e luft\u00ebs, agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs, ka marr\u00eb p\u00ebrmasa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":9899,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-9908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}