{"id":99205,"date":"2024-12-18T21:59:40","date_gmt":"2024-12-18T21:59:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99205"},"modified":"2024-12-18T22:24:12","modified_gmt":"2024-12-18T22:24:12","slug":"kater-ministrat-e-rames-me-6-2-milione-euro-pasuri-kryeson-balla-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/18\/kater-ministrat-e-rames-me-6-2-milione-euro-pasuri-kryeson-balla-me\/","title":{"rendered":"Kat\u00ebr ministrat e Ram\u00ebs me 6.2 milion\u00eb euro pasuri, kryeson Balla me&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>IGLI HASANI<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00cb 2013 DEKLARONTE 147 MLN LEK PASURI<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00cb 2023, QARKULLIMI SHKON N\u00cb 1.1 MILION EURO PASURI<\/strong><\/p>\n<p><strong>2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 100 MIJ\u00cb EURO<\/strong><\/p>\n<p>Igli Hasani, prej vitit 2023, mban detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb vendit. Karriera e tij ka nisur n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka punuar deri n\u00eb vitin 2018 kur do t\u00eb em\u00ebrohej si Ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Austri. Deri n\u00eb vitin 2018, Igli Hasani ka qen\u00eb nj\u00eb zyrtar i zakonsh\u00ebm i shtetit. N\u00eb vitin 2013, ai merr rol drejtues n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, duke u b\u00ebr\u00eb drejtues i zyr\u00ebs juridike.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2013, para marrjes s\u00eb detyr\u00ebs, Igli Hasani deklaron nj\u00eb pasuri prej rreth 145 mij\u00eb eurosh, e cila p\u00ebrb\u00ebhej nga nj\u00eb apartament 2+1 me vler\u00eb 45 mij\u00eb euro, t\u00eb cilin ia kishin b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb prind\u00ebrit dhe dy depozita bankare, nj\u00ebra me vler\u00eb 30 milion lek\u00eb dhe tjetra me vler\u00eb 70 milion lek\u00eb. Nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2017, Igli Hasani deklaron t\u00eb ardhura modeste, pag\u00ebn e tij si drejtues n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes e cila shkon n\u00eb vler\u00eb vjetore n\u00eb rreth 11 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra, si dhe t\u00eb ardhurat nga interesat bankare, t\u00eb cilat \u00e7do vit llogariten mesatarisht n\u00eb 4 milion lek.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb para t\u00eb qeveris\u00eb socialiste, Igli Hasani deklaron mesatarisht rreth 1.5 milion lek\u00eb t\u00eb reja t\u00eb ardhura n\u00eb vit. N\u00eb vitin 2018, Igli Hasani em\u00ebrohet ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Austri. Ky hop cil\u00ebsor n\u00eb karrier\u00ebn e tij, sh\u00ebnon gjithashtu edhe nj\u00eb ngritje t\u00eb menj\u00ebhershme nga ana financiare. N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2018, Igli Hasani deklaron nj\u00eb vler\u00eb pasurie prej 262 milion lek\u00ebsh, e ndar\u00eb n\u00eb depozita bankare, fonde investimi, llogari rrjedh\u00ebse, t\u00eb ardhura nga paga etj. Pas k\u00ebtij viti, pasuria e Igli Hasanit vijon t\u00eb rritet, derisa n\u00eb 2023, koh\u00eb kur u em\u00ebrua si Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, vet\u00ebm pasuria e deklaruar n\u00eb para cash, depozita bankare, fonde investimi apo dhe huadh\u00ebnie, arrin n\u00eb vler\u00ebn e 577 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si ambasador n\u00eb Austri, Igli Hasani ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga paga, nd\u00ebrsa gjat\u00eb nj\u00eb viti pun\u00eb si ambasador n\u00eb OSBE, ai ka deklaruar nj\u00eb pag\u00eb marramend\u00ebse prej 104 mij\u00eb eurosh. N\u00ebse i referohemi ecuris\u00eb s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Igli Hasanit, pas vitit 2013, ajo \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrfishuar, duke kaluar shifr\u00ebn e mbi 600 mij\u00eb eurove n\u00eb para cash, fonde investimi, huadh\u00ebnie etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deri n\u00eb vitin 2017, kur Igli Hasani ishte drejtues n\u00eb ministrin\u00eb e mbrojtjes t\u00eb ardhurat e tij vjetore nuk i kalonin 15 mij\u00eb eurot. Nd\u00ebrsa pas vitit 2018, kur nisi karrier\u00ebn e tij diplomatike, t\u00eb ardhurat e tij u tre apo kat\u00ebrfishuan deri n\u00eb dhjet\u00ebfishim t\u00eb tyre n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p><strong>ANILA DENAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00cb 2013 DEKLARONTE 642 MIJ\u00cb EURO PASURI, ASET DHE LLOGARI BANKARE<\/strong><\/p>\n<p><strong>MIDIS 2013-2023 KA QARKULLUAR\u00a0 1.2 MLN EURO<\/strong><\/p>\n<p><strong>2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 119 MIJ\u00cb EURO<\/strong><\/p>\n<p>Anila Denaj prej vitit 2018 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kabinetit qeveritar t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, nd\u00ebrsa pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike u b\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2013, kur n\u00eb pushtet erdh\u00ebn socialist\u00ebt. N\u00eb vitin 2013, Denaj deklaronte nj\u00eb pasuri totale familjare prej 642 milion\u00eb lek\u00ebsh, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga llogari bankare, prona t\u00eb paluajtshme dhe aksione n\u00eb kompani financiare. N\u00eb vitin 2018 kur mori detyr\u00ebn si Ministre e Financave, Anila Denaj deklaron t\u00eb ardhura neto n\u00eb rreth 80 mij\u00eb euro si dhe nj\u00eb apartament i cili nuk banohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2023 pasuria e Anila Denajt p\u00ebrb\u00ebhet nga likuiditete bankare t\u00eb ardhura kryesisht nga rroga e saj dhe e bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa nuk deklaron ndryshime n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme apartamente apo makina. Ajo q\u00eb vihet re, \u00ebsht\u00eb fakti se pas vitit 2019, kur Anila Denaj merr poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb qeveri, bashk\u00ebshorti i saj, Nektar Kume, heq dor\u00eb nga biznesi ku ka qen\u00eb zot\u00ebrues i disa prej tyre si bare dhe restorante.<\/p>\n<p><strong>MIRELA KUMBARO<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00cb 2013 PASURIA SHKONTE RRETH 617 MLN LEK\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>DERI N\u00cb 2023 KA QARKULLUAR RRETH 1.7 MILION EURO<\/strong><\/p>\n<p><strong>2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 169 MIJ\u00cb EURO<\/strong><\/p>\n<p>Mirela Kumbaro, aktualisht Ministre e Turizmit, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nga ministret jet\u00ebgjata t\u00eb kabinetit Rama. Ajo u fut n\u00eb kabinet q\u00eb n\u00eb vitin 2013, kur n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb shprehej se zot\u00ebronte rreth 617 milion lek\u00eb pasuri, ku p\u00ebrfshiheshin pes\u00eb apartamente, dhe disa llogari bankare dhe asete t\u00eb tjera n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2023, pasuria e zonj\u00ebs Kumbaro dhe familjes s\u00eb saj, ka qarkulluar n\u00eb shifrat 1.7 milion\u00eb eurove, apo nj\u00eb rritje me tre fish m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me pasurin\u00eb q\u00eb kishte qarkulluar deri n\u00eb vitin 2013. Ve\u00e7 pasurive t\u00eb paluajtshme, Mirela Kumbaro deklaron llogari t\u00eb shumta bankare, T\u00eb ardhurat kryesore t\u00eb Mirela Kumbaros, jan\u00eb ato nga paga e saj si deputete apo ministre, pas vitit 2013 si dhe t\u00eb ardhurat nga paga e bashk\u00ebshortit si gazetar, nd\u00ebrsa mbetet p\u00ebr tu verifikuar rritja e pasuris\u00eb s\u00eb zonj\u00ebs Kumbaro\u2026<\/p>\n<p><strong>TAULANT BALLA DEPUTETI I MAJMUR DHE GRUAJA MILIONERE ME SHUM\u00cb PARA CASH<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00cb 2004 DEKLARONTE 20 MLN LEK<\/strong><\/p>\n<p><strong>DERI N\u00cb 2020, KA QARKULLUAR 2.2 MLN EURO<\/strong><\/p>\n<p><strong>2004-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 219 MIJ\u00cb EURO<\/strong><\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb pas viteve 2000 n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. Ai e nisi karrier\u00ebn n\u00eb kabinetin e ish-Kryeministrit Fatos Nano n\u00eb vitin 2004, dhe m\u00eb pas ka vijuar pa nd\u00ebrprerje karrier\u00ebn si deputet i Kuvendit nga vitit 2005 e deri m\u00eb sot. N\u00eb vitin 2004, n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb Pasuris\u00eb, Taulant Balla deklaronte t\u00eb ardhura minimale, pagen n\u00eb UNICEF prej 15 mij\u00eb dollar\u00ebsh si dhe paga n\u00eb Partin\u00eb Socialiste prej rreth 2 mln lek\u00ebsh dhe disa pagesa nga K\u00ebshilli i Ministrave i koh\u00ebs. N\u00eb total, n\u00eb vitin 2004, Taulant Balla deklaronte t\u00eb ardhura vjetore jo m\u00eb shum\u00eb se rreth 20 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare nuk deklaronte t\u00eb kishte n\u00eb zot\u00ebrim pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Por nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2013, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Taulant Balla ishte vet\u00ebm deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb opozit\u00eb, pasuria e tij njohu nj\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Deri n\u00eb vitin 2013, Taulant Balla s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Iris Pekmezi, kan\u00eb qarkulluar pasuri prej rreth 1.3 milion\u00eb euro, e cila p\u00ebrb\u00ebhej nga disa apartamente, automjete dhe qindra mij\u00ebra euro para cash. Ndryshe nga zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb, vihet re se familja Balla midis vitit 2008 dhe vitit 2013, mbante para cash n\u00eb banes\u00eb, n\u00eb vlera q\u00eb kalonin shum\u00ebn e rreth 40-50 mij\u00eb eurove n\u00eb vit. K\u00ebto para u larguan nga banesa vet\u00ebm pas vitit 2013 kur socialist\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga viti 2013 e deri n\u00eb vitin 2023, pa deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2021, familja e Taulant Ball\u00ebs dyfishoi pasurin\u00eb, duke qarkulluar rreth 2.2 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura n\u00eb depozita bankare dhe pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb total, gjat\u00eb 20 viteve n\u00eb politik, Taulant Balla dhe bashk\u00ebshortja e tij, kan\u00eb qarkulluar rreth 3.5 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura. Pra, th\u00ebn\u00eb ndryshe, Taulant Balla u fut n\u00eb politik n\u00eb vitin 2004 me rreth 20 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura vjetore, nd\u00ebrsa pas dy dekadash, ai ka qarkulluar n\u00eb total rreth 3.5 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura, duke e rritur pasurin\u00eb e tij me 175 fish m\u00eb shum\u00eb. Edhe pasuria e Taulant Ball\u00ebs, \u00ebsht\u00eb me risk, pasi gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, ai ka deklaruar blerjen e disa pronave t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>E till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 12 mij\u00eb metrash katror, e cila nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar zona se ku ndodhet kjo pron\u00eb si dhe vlera e saj. po n\u00eb vitin 2022, Taulant Balla deklaron blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vler\u00ebn e 199 mij\u00eb eurove, por nuk deklaron vendndodhjen si dhe sip\u00ebrfaqen e pron\u00ebs. Bashk\u00ebshortja e Taulant Ball\u00ebs, Iris Pekmezi, ka deklaruar paga nga kompania AMC, Alb Telekom apo dhe One, q\u00eb arrijn\u00eb vler\u00ebn e 160 mij\u00eb eurove n\u00eb vit, nd\u00ebrsa prej vitit 2019 ajo ka regjistruar edhe nipt si person fizik, nga i cili deklaron t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb ofrimin e konsulenc\u00ebs p\u00ebr sektorin bankar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Le ta themi ndryshe, n\u00eb vitin 2013 gjith\u00eb kabineti aktual i qeveris\u00eb Rama, deklaronte n\u00eb zot\u00ebrim llogari bankare dhe asete jo m\u00eb shum\u00eb se 3.5 milion euro. Deri n\u00eb vitin 2023, kabineti Rama bashk\u00eb me kryeministrin q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb tij, kan\u00eb qarkulluar rreth 18 milion\u00eb euro pasuri, asete dhe llogari bankare, pa konsideruar k\u00ebtu vler\u00ebn kontab\u00ebl t\u00eb bizneseve t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb disa prej ministrave. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm psurit\u00eb e (pa)ligjshme t\u00eb deklaruara n\u00eb ILDKPI, ku vet\u00ebm nga kaq mjafton q\u00eb gjysma e kabinetit t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK. Pasurit\u00eb e tjera, q\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar, por q\u00eb historia ka treguar se jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb deklaruarat, i mbetet SPAK t`i gjej\u00eb dhe t`ua kthej\u00eb shqiptar\u00ebve\u2026.\/Plug-Syri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IGLI HASANI N\u00cb 2013 DEKLARONTE 147 MLN LEK PASURI N\u00cb 2023, QARKULLIMI SHKON N\u00cb 1.1 MILION EURO PASURI 2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 100 MIJ\u00cb EURO Igli Hasani, prej vitit 2023, mban detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb vendit. Karriera e tij ka nisur n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":99206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-99205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99205"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99207,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99205\/revisions\/99207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}