{"id":99210,"date":"2024-12-18T22:16:32","date_gmt":"2024-12-18T22:16:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99210"},"modified":"2024-12-18T22:16:32","modified_gmt":"2024-12-18T22:16:32","slug":"ministrat-e-qeverise-me-pasuri-17-2-milion-euro-rama-deklaron-2-5-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/18\/ministrat-e-qeverise-me-pasuri-17-2-milion-euro-rama-deklaron-2-5-milione-euro\/","title":{"rendered":"Ministrat e qeveris\u00eb me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milion\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Rilindja duket se nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nocion politik i p\u00ebrdorur nga Edi Rama n\u00eb fushat\u00ebn elektorale n\u00eb vitin 2013, kur mor\u00ebn pushtetin. Premtimet p\u00ebr gjith\u00e7ka falas, do t\u00eb ktheheshin shum\u00eb shpejt, n\u00eb sh\u00ebrbime me m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb, me thellim t\u00eb varf\u00ebris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar q\u00eb do t\u00eb detyroheshin t\u00eb emigronin, dhe parajs\u00eb financiare p\u00ebr vet\u00eb Edi Ram\u00ebn por edhe t\u00eb besuarit e tij n\u00eb kabinetin qeveritar.<\/p>\n<p>Plug do t\u00eb ndalet n\u00eb emisionin e sot\u00ebm, n\u00eb pasurin\u00eb e kabinetit qeveritar, at\u00eb q\u00eb vet\u00eb k\u00ebta zyrtar\u00eb kan\u00eb deklaruar pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasurive, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb vet\u00ebm pasurin\u00eb e paluajtshme dhe p\u00ebrfitimet e tyre n\u00eb vitet e fundit, apo e th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, at\u00eb q\u00eb llogaritet si pasuri e ligjshme. Kryeministri Edi Rama dhe 17 ministrat e tij aktual kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zyrat e shtetit me nj\u00eb pasuri totale e p\u00ebrllogaritur n\u00eb afro 3. 5 milion\u00eb euro, e sot fal pushtetit kjo pasuri \u00ebsht\u00eb shumfishuar dhe p\u00ebrllogritet n\u00eb 17,255,000 euro.<\/p>\n<div id=\"rekl-50\">Nd\u00ebrsa \u00e7do dit\u00eb, apo \u00e7do t\u00eb enjte shohim parad\u00eb t\u00eb veshjeve firmato, q\u00eb kushtojn\u00eb me mij\u00ebra euro, bie n\u00eb sy q\u00eb asnj\u00eb prej ministrave nuk ka deklaruar asnj\u00eb blerje t\u00eb shtrenjt\u00eb, q\u00eb sipas ligjit, \u00e7do blerje apo dhurat\u00eb mbi ?????? lek\u00eb duhet deklaruar. Por k\u00ebto shpenzime luksi, si\u00e7 udh\u00ebtimet apo pushimet e kabinetit qeveritar, duket se nuk jan\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb deklaruara, duke ngritur edhe m\u00eb shum\u00eb dyshimet p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre deklaratave, apo pasuris\u00eb reale t\u00eb ministrave t\u00eb qeveris\u00eb Rama, q\u00eb referuar k\u00ebtyre deklaratave, paskan vet\u00ebm nj\u00eb itenerar pun\u00eb-sht\u00ebpi, t\u00eb privuar nga luksi e madje edhe nga pushimet\u00a0 familjar\u00eb. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ndryshe, pasi luksi i kabinetit qeveritar konstatohet \u00e7do dit\u00eb, e madje shpesh kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb paparac\u00ebve, teksa b\u00ebjn\u00eb \u2018shoping\u2019 n\u00eb dyqanet m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb Europ\u00ebs, apo pushime n\u00eb plazhet m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/div>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\"><ins><\/p>\n<div><\/div>\n<div id=\"beacon_857f23c0be\"><strong>Por a e justifikon situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi k\u00ebt\u00eb pasurim? A \u00ebsht\u00eb ky luks dhe ky pasurim, pasqyra e mund\u00ebsive p\u00ebr \u00e7do shqiptar?<\/strong><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma miq, po fillon Plug! Jav\u00ebn e kaluar, treguam pasurit\u00eb e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion apo dhe pastrim parash. Sot, Plug, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e kabinetit qeveritar t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Do ta nisim me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, i cili ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga puna si kryeminist\u00ebr, por jetes\u00ebn duket se ia ka siguruar puna si \u201cpiktor\u201d apo artist, \u00e7ka shpjegon ndoshta (ironi) pse pun\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk shkojn\u00eb aq mir\u00eb, pasi Rama duket se pas 2013 ka punuar m\u00eb shum\u00eb si artist\u2026<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb konkret i pasurimit nga pushteti. N\u00eb vitin 2003, si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00ebn nj\u00eb lum akuzash p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi kilenteliste, deklaronte vet\u00ebm nj\u00eb apartament me vler\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa sot, pasuria e kryeministrit p\u00ebrllogaritet t\u00eb ket\u00eb kapur shifr\u00ebn 4 milion\u00eb euro, t\u00eb pakt\u00ebn sipas qarkullimit vjetor p\u00ebr vitin 2023. Pasuria e kryeministrit u shtua me bashkimin e pasuris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij Linda Rama dhe n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Pasuria e kryeministrit t\u00eb sapozgjedhur dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, deklarohej n\u00eb 1. 4 milion\u00eb euro, e cila p\u00ebrb\u00ebhej kryesisht nga prona t\u00eb paluajtshme dhe llogari bankare nga nj\u00eb raport i publikuar m\u00eb her\u00ebt, midis viti 2011 dhe 2013, koh\u00eb kur nuk ishte n\u00eb pushtet dhe as kryetar bashkie, Edi Rama kishte shtuar nj\u00eb vler\u00eb pasurie prej 290 mij\u00eb eurosh, e cila nuk justifikohej nga t\u00eb ardhurat q\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja deklaronin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Sht\u00ebpia e banimit n\u00eb komun\u00ebn Dajt n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2013 me vler\u00eb 39,607,741 lek\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebn z\u00ebrin kryesor n\u00eb shtes\u00ebn e aseteve.<\/p>\n<p>Rama deklaron se ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI\u00a0 dokumente shtes\u00eb si leje nd\u00ebrtimi dhe dokumente mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr burimin e krijimit, por k\u00ebto nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike. N\u00eb tetor 2013, subjekti deklaron se ka nj\u00eb detyrim t\u00eb pashlyer p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ndaj shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb shum\u00ebn 12,056,241 lek\u00eb \u201cn\u00eb pritje t\u00eb miratimit t\u00eb nj\u00eb kredie bankare\u201d. Kredia bankare me vler\u00eb 80,000 euro \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar m\u00eb 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet. Nd\u00ebrtimi i cil\u00ebsuar si \u201cSarajet e Surrelit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hije dyshimi mbi pasurin\u00eb e \u00e7iftit kryeministror, pasi ky nd\u00ebrtim me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe rreth 200 m2, sipas matjeve satelitore deklarohet t\u00eb ket\u00eb kushtuar rreth 400 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt \u00e7ifti kryeministror deklaronte se kishte paguar n\u00eb vitin 2013 rreth 270 mij\u00eb euro, po pa specifikuar burimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Midis vitit 2013 dhe vitit 2023, pasuria e familjes Rama, e qarkulluar n\u00eb asete dhe llogari bankare, p\u00ebrllogaritet p\u00ebr t\u00eb gjitha vitet s\u00eb bashku t\u00eb ket\u00eb arritur shifr\u00ebn e 2.5 milion\u00eb eurove. Pra, vet\u00ebm brenda 10 viteve t\u00eb fundit, Edi Rama ka pasur nj\u00eb qarkullim prej 2.5 milion\u00eb eurosh, apo rreth dyfish m\u00eb shum\u00eb se pasuria e deklaruar n\u00eb vitin 2013. Viti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm financiar p\u00ebr familjen Rama, \u00ebsht\u00eb 2023, ku qarkullimi financiar n\u00eb asete dhe llogari bankare, kap shifr\u00ebn totale e rreth 680 mij\u00eb euro. Z\u00ebri kryesor i pasuris\u00eb s\u00eb familjes kryeministrore p\u00ebr vitin 2023, \u00ebsht\u00eb blerja e nj\u00eb apartamenti nga Linda Rama. Apartamenti ka sip\u00ebrfaqe 107 m2 me vendodhje n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Bllokut. Vlera e deklaruar e blerjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb 429 mij\u00eb euro, apo rreth 4 mij\u00eb euro p\u00ebr met\u00ebr katror. Nd\u00ebrsa pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dy k\u00ebste, nj\u00eb n\u00eb vitin 2023 dhe nj\u00eb k\u00ebste do paguhej brenda ver\u00ebs s\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, bashk\u00ebshortja e Kryeministrit Edi Rama, deklaron edhe blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 80 m2. Vlera e k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKPI p\u00ebr vet\u00ebm 3 milion lek\u00eb, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb bllokut. N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2019, Linda Rama nuk e deklaron vendodhjen e k\u00ebsaj pasurie. Por e zbulon n\u00eb vitin 2021, kur deklaron se trualli \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cVaso Pasha\u201d. Sipas llogarive, Linda Rama deklaron se ka bler\u00eb 80 m2 truall n\u00eb Bllok p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim 375 euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb sip\u00ebrfaqja e truallit n\u00eb Bllok \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa \u00e7mimi q\u00eb e ka bler\u00eb Linda Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna ngrejn\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr mos deklarim real t\u00eb \u00e7mimit, ndaj i mbetet organeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Linda Rama ka bler\u00eb edhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe ullishte n\u00eb Surrel, pran\u00eb banes\u00ebs, prej 781 m2, me vler\u00eb 39 mij\u00eb euro. T\u00eb ardhurat e deklaruara t\u00eb saj p\u00ebr vitin 2023 jan\u00eb n\u00eb total 120 mij\u00eb euro, apo shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se shpenzimet e kryera p\u00ebr blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2013 deri n\u00eb vitin 2023, Linda Rama ka shtuar rreth 6 mij\u00eb metra katror truall dhe ullisht\u00eb pran\u00eb banes\u00ebs familjare n\u00eb Surrel. N\u00eb total, sot sip\u00ebrfaqja e pron\u00ebs n\u00eb Surrel kap af\u00ebrsisht 10 mij\u00eb metra katror. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Linda Rama ka deklaruar blerje toke \u00e7do vit me \u00e7mim mesatar prej 50 euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Blerja me k\u00ebt\u00eb \u00e7mim, shton nj\u00eb tjet\u00ebr dyshim n\u00eb pasurin\u00eb e kryeministrit dhe familjes s\u00eb tij, pasi nga nj\u00eb hulumtim n\u00eb agjencit\u00eb imobiliare, rezulton se toka t\u00eb ngjashme si ato q\u00eb ka bler\u00eb bashk\u00ebshortja e kryeministrit midis vitit 2013-2023, shiten minimalisht me \u00e7mim 80 euro p\u00ebr met\u00ebr katror dhe maksimalisht me 180 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, pra shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ajo i deklaruar Linda Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2023, Edi Rama deklaron t\u00eb ardhura nga paga dhe nga krijimtaria e tij artistike rreth 88 mij\u00eb euro. Pas suksesit si kryeminist\u00ebr i vendit, suksesi i tij shtohet edhe si artist. Gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, Edi Rama deklaron se ka ark\u00ebtuar rreth 250 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura nga shitja e librit \u2018Kurban\u2019 dhe veprimtaria artistike. Nd\u00ebrsa deklaron vet\u00ebm t\u00eb ardhura neto, ajo q\u00eb ngre pikpyetje \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht aktiviteti i kryeministrit Edi Rama si \u201cartist\u201d ku jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 ekspozita, me \u00e7mime relativisht t\u00eb larta, n\u00eb Gjermani dhe Japoni, t\u00eb cilat duket se nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 k\u00ebto ekspozita, q\u00eb duhet t\u00eb deklaroheshin edhe n\u00ebse kan\u00eb burime t\u00eb tjera t\u00eb ardhurash, ashtu edhe darkat e kryeministrit me Charles Mcgonigal n\u00eb SHBA e Shqip\u00ebri, apo edhe ndjekja e ndeshjeve t\u00eb basketbollit n\u00eb NBA, duhet t\u00eb ishin deklaruar si shpenzime, pasi e tejlakojn\u00eb vler\u00ebn e lejuar nga ligji.<\/p>\n<p>Por udh\u00ebtimet dhe veshjet luksoze t\u00eb qeveritar\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre, nuk jan\u00eb problem deklarimi, por nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb problem as p\u00ebr institucionet q\u00eb duhet t\u2019i hetojn\u00eb, qoft\u00eb edhe ve\u00e7 nga indiciet publike.<\/p>\n<p>Linda Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit e besuar t\u00eb Geroge Soros n\u00eb vendin ton\u00eb. Ajo ka qen\u00eb pjes\u00eb e Fondacionit Shoq\u00ebria e Hapur, q\u00eb n\u00eb fillimet e viteve 2000. N\u00eb vitin 1999, Linda Rama \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemleuese e \u201cQendr\u00ebs p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor-HDPC\u201d e financuar nga fondacioni Soros, ku vet\u00eb Znj.Rama ka qen\u00eb Kryetare e Bordit. Pas lidhjes martes\u00eb me Edi Ram\u00ebn n\u00eb vitin 2010, Linda Rama b\u00ebhet subjekt i deklarimit t\u00eb pasurive. Deri n\u00eb vitin 2011, Linda Rama deklaron t\u00eb ardhura kryesisht nga OJF-t\u00eb e financuara apo dhe puna n\u00eb Fondacionin Soros, t\u00eb cilat llogariten me nj\u00eb norm\u00eb mestare rreth 2500 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Pas ardhjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs si kryeminist\u00ebr i vendit n\u00eb vitin 2013, Linda Rama zhduk nga deklaratat e pasuris\u00eb, emrin e \u201cQendr\u00ebs p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor\u201d, nd\u00ebrsa vijon t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme si eksperte. Kjo manov\u00ebr e Linda Ram\u00ebs, duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit me bashk\u00ebshortin kryeminist\u00ebr. Arsyeja q\u00ebndron n\u00eb faktin se Qendra p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor, financohet nga UNICEF apo Kombet e Bashkuara, organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebto ku shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb i integruar dhe ka p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike. K\u00ebto organizata, \u00e7do vit hartojn\u00eb raporte p\u00ebr qeverisjen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs, t\u00eb ardhurat nga konsulenca p\u00ebr Linda Ram\u00ebn, kapin shifra marramend\u00ebse. P\u00ebr vitin 2014, ajo deklaron rreth 85 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura nga ekspertiza dhe konsulenca.<\/p>\n<p><strong>T\u00cb ARDHURA NGA KONSULENCA LINDA RAMA 2014-2023<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2013 deklaron 10 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2014 deklaron 85 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2015 deklaron 19\u00a0 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2016 deklaron 40 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2017 deklaron 30 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2018 deklaron 60 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2019 deklaron 42 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2020 deklaron 50 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2021 deklaron 40 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2022 deklaron 79 mij\u00eb euro<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2023 deklaron\u00a0 38 mij\u00eb euro nga HDPC<\/p>\n<p>Total \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 493 000 euro p\u00ebr 10 vjet<\/p>\n<p>Nga hulumtimi i PLUG, rezulton se Linda Rama \u00ebsht\u00eb autore e studimeve dhe raporteve kryesore t\u00eb UNICEF dhe OKB, q\u00eb orientojn\u00eb zhvillimin e vendit ton\u00eb. Disa prej k\u00ebtyre raporte jan\u00eb ai i UNDP: Zhvillimi i Shqip\u00ebris\u00eb, Vler\u00ebsimi Financiar, dhe ato t\u00eb UNICEF si: Fondi Social-nj\u00eb realitet mes sfidash lokale dhe kujdesi shoq\u00ebror n\u00eb bashki-mjedisi institucional, kapacitetet, problematikat. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm tre nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr qeverisjen dhe politikat e qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb jan\u00eb hartuar nga Linda Rama, bashk\u00ebshortja e kryeministrit Rama. K\u00ebto raporte jan\u00eb edhe dokumentet q\u00eb faktojn\u00eb se Linda Rama vijon t\u00eb jet\u00eb drejtuese e Qendr\u00ebs p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor HDPC, e cila ofron shpenzon parat\u00eb e UNICEF apo OKB p\u00ebr llogari t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare, ku kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb Edi Rama, bashk\u00ebshorti i Lind\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin \u201cFondi Social \u2013 nj\u00eb realitet mes sfidash lokale\u201d, del n\u00eb pah konflikti i interesit i Linda Ram\u00ebs me detyr\u00ebn e bashk\u00ebshortit si kryeminist\u00ebr. Nga faqja zyrtare e UNICEF n\u00eb shqip, raporti i sip\u00ebrp\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me mb\u00ebshtetjen e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror, Inspektoratit t\u00eb Pun\u00ebs dhe 61 bashkive t\u00eb vendit, q\u00eb n\u00eb vitin 2022 drejtoheshin nga socialist\u00ebt t\u00eb gjitha. Ky raport, ku kan\u00eb kontribuar organet e pushteti lokal dhe q\u00ebndror q\u00eb drejtohen nga Edi Rama, \u00ebsht\u00eb hartuar pik\u00ebrisht nga bashk\u00ebshortja e tij Linda Rama, e cila n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb nuk ka pasqyruar se sa \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb vit m\u00eb pas, pik\u00ebrisht n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2023, Linda Rama, rikthen pas 10 vjet\u00ebsh n\u00eb deklaratat e saj t\u00eb pasuris\u00eb pun\u00ebn n\u00eb HDPC, Qendr\u00ebn p\u00ebr Nxitjen e Zhvillimit Njer\u00ebzor, t\u00eb cil\u00ebn e themeloi vet n\u00eb vitin 1999. N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2023 Linda Rama deklaron t\u00eb ardhura prej 38 mij\u00eb eurosh nga HDPC, qendra e cila ka marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e 61 bashkive dhe ministrive dhe institucioneve n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb kryeministrit Rama, bashk\u00ebshortit t\u00eb Linda Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, deklaroi se ambicia e qeveris\u00eb s\u00eb tij ishte q\u00eb brenda vitit 2030, Shqip\u00ebria t\u00eb t\u00ebrhiqte 20 milion\u00eb turist\u00eb n\u00eb vit. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, bashk\u00ebshortja e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zonja Linda Rama, publikoi n\u00eb rrjetet sociale studimin e saj m\u00eb t\u00eb fundit me titull \u201cTregu i Pun\u00ebs dhe Aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfid\u00ebs s\u00eb 20 milion turist\u00ebve.\u201d Pra, kryeministri shpall objektivat e zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij i vler\u00ebson ato.<\/p>\n<p>Materiali p\u00ebrmbledh\u00ebs i studimit niste me kryeministrin Edi Rama, kur ai vite m\u00eb par\u00eb shpalli programin e Rilindjes Urbane p\u00ebr t\u00eb nxitur turizmin, vazhdonte me lavd\u00ebrimet e reformave dhe politikave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga qeveria e tij gjat\u00eb k\u00ebtyre 11 viteve dhe mbyllej me shkrimet e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb e cil\u00ebsonin Shqip\u00ebrin\u00eb fanarin europian t\u00eb turizmit. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lumtur dhe t\u00eb g\u00ebzuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse zonja Rama do t\u00eb vler\u00ebsonte tregun e pun\u00ebs dhe suksesin e politikave t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb sektorin e turizmit p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj kryeminist\u00ebr, q\u00eb ky i fundit t\u00eb kishte nj\u00eb z\u00eb m\u00eb tep\u00ebr eksperti si input p\u00ebr vendimarrje, kjo nuk do t\u00eb kishte asgj\u00eb t\u00eb keqe. Problemi \u00ebsht\u00eb se studimet e zonj\u00ebs Rama kryhen p\u00ebr llogari t\u00eb organizatave m\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dhe z\u00ebrat m\u00eb prestigjoz\u00eb q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb qeverisjen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Studimi p\u00ebr tregun e pun\u00ebs p\u00ebrball\u00eb sfid\u00ebs s\u00eb 20 milion\u00eb turist\u00ebve \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr llogari t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim. Por BERZH nuk \u00ebsht\u00eb donatori i vet\u00ebm, i cili ja ka besuar zonj\u00ebs Rama vler\u00ebsimin e reformave dhe progresit n\u00eb Shqip\u00ebri. Thuajse t\u00eb gjitha studimet e UNDP-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, po ashtu, kan\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e zonj\u00ebs Rama dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebs s\u00eb saj Elena Polo. Nga vler\u00ebsimet p\u00ebr financat e zhvillimit e deri t\u00eb analiza p\u00ebr pasojat e t\u00ebrmetit. Organizata Bot\u00ebrore e Pun\u00ebs, po ashtu.<\/p>\n<p>Studime e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare prestigjoz\u00eb jan\u00eb inputi kryesor mbi t\u00eb cilin Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Pra ato jan\u00eb materialet mbi t\u00eb cilat BERZH, UNDP, ILO dhe t\u00eb tjer\u00eb i v\u00ebn\u00eb not\u00eb progresit dhe qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj, pyetja q\u00eb shtrohet natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb; Sa t\u00eb besueshme mund t\u00eb jen\u00eb ato, kur kryhen nga nj\u00eb person i cili ndodhet n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi?<\/p>\n<p>Me apo pa vet\u00ebdije institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs kan\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb sistem t\u00eb mbyllur, i cili tashm\u00eb po u heq shqiptar\u00ebve edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar objektivisht nga ekspert\u00eb jasht\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Megjithat\u00eb k\u00ebtu vlen t\u00eb theksohet di\u00e7ka shum\u00eb qart\u00eb. Bashk\u00ebshortja e kryeministrit ka t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj t\u00eb punoj\u00eb si eksperte e BERZH, UNDP, Bank\u00ebs Bot\u00ebrore e madje edhe e Departamentit t\u00eb Shtetit dhe Komisionit Europian p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gjendjen e ekonomis\u00eb dhe ecurin\u00eb e reformave n\u00eb Kazakistan, Gjermani apo dhe Shtetet e Bashkuara. Madje kjo do t\u00eb ishte dhe motiv krenarie p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb arrin t\u00eb prodhoj\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre niveleve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre skandaleve, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb 4 n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti, i ka nisur nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bordeve t\u00eb donator\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb raporte monitorimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, me autore Znj. Linda Rama. Letra drejtuar UNDP, ILO, UNICEF, USAID etj v\u00eb n\u00eb dukje se Znj. Rama sipas gjith\u00eb ligjeve shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb konfliktet t\u00eb interesit sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontraktuar nga ana juaj per t\u00eb kryer matje , analiza apo vler\u00ebsime ekonomike apo sociale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb persa koh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj \u00ebsht\u00eb Kryeministri i vendit.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt ngrejn\u00eb shqet\u00ebsimin se Kredibiliteti edhe paanshm\u00ebria e produkteve te sponsorizuara nga institucionet tuaja d\u00ebmtohet r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kushtet kur nj\u00eb nga autoret \u00ebsht\u00eb pikerisht znj. Linda Rama e cila p\u00ebr shkak te interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e ka te pamundur paanshmerin\u00eb. Gjithashtu pasurimi i Zj.Rama dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb familjes s\u00eb saj kryeministrore, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga fonde jo publike por p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes me qeverin\u00eb t\u00eb raportimeve \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrputhshme edhe me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspertiza e Znj. Rama mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb raporte p\u00ebr shtete t\u00eb tjera, ku zonja nuk ka konflikt interesi. Grupi Parlamentar pasi sqaron gjith\u00eb problematikat q\u00eb vijn\u00eb nga ky fakt shprehet se:<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte ne shprehim shqet\u00ebsimin q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat tuaja t\u00eb deritanishme jan\u00eb t\u00eb kontaminuara nga nj\u00eban\u00ebsia e autores znj.Linda Rama dhe k\u00ebrkojm\u00eb eleminimin t\u00eb \u00e7do lloj influence si autore apo n\u00ebp\u00ebrmjet qendrave t\u00eb krijuara prej saj ose me t\u00eb ardhmen n\u00eb projekte q\u00eb lidhen me Shqip\u00ebrin\u00eb.\/Syri,net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rilindja duket se nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nocion politik i p\u00ebrdorur nga Edi Rama n\u00eb fushat\u00ebn elektorale n\u00eb vitin 2013, kur mor\u00ebn pushtetin. Premtimet p\u00ebr gjith\u00e7ka falas, do t\u00eb ktheheshin shum\u00eb shpejt, n\u00eb sh\u00ebrbime me m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb, me thellim t\u00eb varf\u00ebris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar q\u00eb do t\u00eb detyroheshin t\u00eb emigronin, dhe parajs\u00eb financiare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":32507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99210","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99210"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99210\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99211,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99210\/revisions\/99211"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}