{"id":99254,"date":"2024-12-19T12:56:11","date_gmt":"2024-12-19T12:56:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99254"},"modified":"2024-12-19T12:56:11","modified_gmt":"2024-12-19T12:56:11","slug":"qirinjte-ne-prokurori-torta-ne-qeveri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/19\/qirinjte-ne-prokurori-torta-ne-qeveri\/","title":{"rendered":"Qirinjt\u00eb n\u00eb prokurori, torta n\u00eb qeveri!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Basir \u00c7<\/strong><strong>OLLAKU<\/strong><\/p>\n<p>Fest\u00eb publike 5-vjetori i krijimit t\u00eb SPAK. \u00cbsht\u00eb dit\u00eb edhe e Gjykat\u00ebs, por af\u00ebrmendsh aty e kemi, ndon\u00ebse pesha m\u00eb e madhe e finalizimit ndodh nga vendimet e tyre. D\u00ebgjova fjal\u00ebt e vendasve e t\u00eb huajve, por nuk hasa gj\u00ebkundi emrin Gjykat\u00eb, a thua se, arrestime, hetime, d\u00ebnime, sekuestrime e konfiskime, t\u00eb gjitha na b\u00ebhen nga Struktura e Posa\u00e7me. Ne, brohorasim p\u00ebr akuz\u00ebn, jo p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Jo p\u00ebr procesin. Jo p\u00ebr p\u00ebrballjen me ligjin apo Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Europian\u00ebt dhe amerikan\u00ebt, si ndihm\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij themelimi plot surpriza n\u00eb rrug\u00ebtim, natyrisht ishin mbushur me dhurata e l\u00ebvdata p\u00ebr krijes\u00ebn e tyre p\u00ebsevje\u00e7are. Aleksand\u00ebr Kasanof, zv\/ndihm\u00ebs Sekretari emerikan i Shtetit, lexoi fjal\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Ambasada, ku tha se qeveria d\u00ebgjoi qytetar\u00ebt dhe se do k\u00ebrkojm\u00eb zgjatje mandate, se na duhen profesionist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duke konsideruar sipas tij, elit\u00ebn juridike, prokuror\u00ebt e k\u00ebsaj strukture. 20 prokuror\u00ebt e Struktur\u00ebs, nuk jan\u00eb 20 prokuror\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit. Jo. As gjykat\u00ebsit e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e sisitemit. Jo. Madje mes tyre, ka dhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb arrestohen p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb qoka grupesh kriminale, madje edhe oficer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, sipas p\u00ebrgjimeve t\u00eb shumta t\u00eb Sky-Enchro. Si\u00e7 ka deputet\u00eb, ministra, politikan\u00eb, bashkiak\u00eb e biznesmen\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb holl\u00eb amerikan\u00eb e europian\u00eb. Madje ata kan\u00eb ndikuar t\u00eb mos ndodh ndjekja penale e t\u00eb kapurve t\u00eb rinj t\u00eb sistemit, me pretekstin se, na bie reforma.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, Kasanof theksoi se moszgjatja e mandatit t\u00eb aktual\u00ebve, ndalon luft\u00ebn e suksesshme kund\u00ebr korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar. Thua z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuesit e tyre do t\u00eb merren te 313-ta, apo burgje t\u00eb tjera. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se, zgjedhjet dhe em\u00ebrimet, jan\u00eb selektive dhe jo kritere profesionale. Se reforma ishte fasoneri e sorossm\u00ebri e gjall\u00eb. Thua t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb aty edhe kur disa mb\u00ebshtet\u00ebs apo p\u00ebrzgjedh\u00ebs t\u00eb tyre, t\u00eb mos jen\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyra pushteti n\u00eb Tiran\u00eb apo Uashington e me gjas\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin bakshishet e karrier\u00ebs p\u00ebr qokat politike dhe diplomatike. Nuk ndryshon asgj\u00eb zgjatja e mandateve dhe d\u00ebrgimi n\u00eb institucione t\u00eb tjera, kur t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb mandatet e em\u00ebrohen n\u00ebp\u00ebr gjykata, si\u00e7 ligji ka p\u00ebrcaktuar. Gjithnj\u00eb me dakord\u00ebsin\u00eb e draftuesve \u201csoros\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kthehen n\u00eb minutat shtes\u00eb t\u00eb pushtetit, t\u00eb arnojn\u00eb Kushtetut\u00ebn e b\u00ebr\u00eb \u00e7orap nga vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>Po ata prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme mafioz\u00ebve, trafikant\u00ebve e vras\u00ebsve e jan\u00eb hedhur n\u00eb rrug\u00eb, kush i kujton dhe mbron? Madje jan\u00eb lin\u00e7uar. K\u00ebtu ka harres\u00eb jo dashamir\u00ebse edhe t\u00eb lektor\u00ebve n\u00eb anglisht. Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i delegacionit t\u00eb BE, Silvio Gonzato, ka vler\u00ebsuar me mjaft elozhe prokurorin\u00eb, por nuk e thot\u00eb dot publikisht, se k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr t\u00eb mos em\u00ebruar drejtor t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm policie drejtorin aktual, Proda, se t\u00eb dh\u00ebnat e tyre nuk e cil\u00ebsonin zgjedhje t\u00eb past\u00ebr, nuk e d\u00ebgjoi askush. Madje, as Struktura e cila dha relacion besueshm\u00ebrie n\u00eb em\u00ebrimin e propozimit t\u00eb Hoxh\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Paanshm\u00ebria e theksuar nga Dumani, duket se nuk p\u00ebrputhet me brendin\u00eb e dosjeve, t\u00eb cilat jan\u00eb si procedime penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Erion Veliaj, Edi Rama, Taulant Balla, Belinda Balluku, Olta Xha\u00e7ka jan\u00eb prova an\u00ebsie t\u00eb thekur me mosp\u00ebrballjen. Becheti dhe Tuneli i Llogaras\u00eb, 130 nj\u00ebri e 50 milion\u00eb tjetri n\u00eb abuzim p\u00ebrfitimi, b\u00ebjn\u00eb s\u00ebrish, aq sa ka sekuestruar Prokuroria n\u00eb k\u00ebto vite nga krijimi deri sot. Tregues tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe vendimi Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, tashm\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb Itali, p\u00ebr nj\u00eb band\u00eb t\u00eb Ndranghet\u00ebs, hetim i vitit 2017, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb dosje e ardhur n\u00eb vitin 2020 nga antimafia e vendit fqinj. \u2026sepse jav\u00ebn e shkuar, Henrik Ba\u00e7i, i pandehur i k\u00ebtij procedimi, njeri i cil\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrgjime, si person af\u00ebr Ram\u00ebs e Veliajt, me tendera pa fund, u d\u00ebnua me 7 vjet burg.<\/p>\n<p>Dosje ku sakt\u00ebsohet, se kush jan\u00eb investitor\u00ebt e tre kullave n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn 180 milion\u00eb euro, financim Ndranghete dalin 170, sepse 10-t\u00eb i kishin k\u00ebta k\u00ebndej nga nahia jon\u00eb, sipas p\u00ebrgjimeve, gjithnj\u00eb. Jan\u00eb aq sa ka sekuestruar SPAK n\u00eb pes\u00eb vite. Sigurisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb raportet vendas e t\u00eb huaj, sasia e parave t\u00eb pastruara n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vjet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufij dyshifror\u00eb t\u00eb miliarda eurove. E, shifra e sekuestruar, shkon te 2 p\u00ebrqind\u00ebshi, n\u00ebse shtojm\u00eb dhe at\u00eb \u00e7ka kan\u00eb sekuestruar prokurorit\u00eb dhe gjykatat e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Fillim i mir\u00eb, por jo sasi e lumtur. Emrat dihen. Funksionar\u00eb, pushtetar\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lidhur. Me k\u00ebt\u00eb ziafet duket se qirinjt\u00eb ndizen n\u00eb prokurori por torta \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Basir \u00c7OLLAKU Fest\u00eb publike 5-vjetori i krijimit t\u00eb SPAK. \u00cbsht\u00eb dit\u00eb edhe e Gjykat\u00ebs, por af\u00ebrmendsh aty e kemi, ndon\u00ebse pesha m\u00eb e madhe e finalizimit ndodh nga vendimet e tyre. D\u00ebgjova fjal\u00ebt e vendasve e t\u00eb huajve, por nuk hasa gj\u00ebkundi emrin Gjykat\u00eb, a thua se, arrestime, hetime, d\u00ebnime, sekuestrime e konfiskime, t\u00eb gjitha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":87028,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99255,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99254\/revisions\/99255"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87028"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}