{"id":99256,"date":"2024-12-19T13:00:56","date_gmt":"2024-12-19T13:00:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99256"},"modified":"2024-12-19T13:00:56","modified_gmt":"2024-12-19T13:00:56","slug":"hekurudha-tirane-rinas-durres-mbetet-rrugeve-ndersa-fondet-shtohen-pa-gare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/19\/hekurudha-tirane-rinas-durres-mbetet-rrugeve-ndersa-fondet-shtohen-pa-gare\/","title":{"rendered":"Hekurudha Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs \u201cmbetet rrug\u00ebve\u201d, nd\u00ebrsa fondet shtohen pa gar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ina Media<\/strong><\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr hekurudh\u00ebn Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs kan\u00eb tejkaluar afatin, nd\u00ebrsa shteti shqiptar ka marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kredi p\u00ebr punime shtes\u00eb. Kjo ka \u00e7uar n\u00eb rritjen e kostos: nga 69.6 milion\u00eb euro q\u00eb ishte oferta fituese e shoq\u00ebris\u00eb italiane INC S.P.A., tashm\u00eb kostoja ka arritur n\u00eb 91.7 milion\u00eb, thuajse aq sa k\u00ebrkuan dy kompanit\u00eb e tjera q\u00eb u skualifikuan. Tenderat miliona eurosh p\u00ebr fonde shtes\u00eb jan\u00eb zhvilluar pa gar\u00eb, me justifikimin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe kostos s\u00eb pun\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve kryhen nga kompania shqiptare \u201cPrima Energy\u201d, pa eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 tetor 2024, ministrja e Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku, njoftoi mb\u00ebrritjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nj\u00eb makinerie moderne t\u00eb quajtur Tamping ose, th\u00ebn\u00eb ndryshe, makina \u201crrah\u00ebse\u201d. Sipas saj, kjo makin\u00eb do t\u2019u jepte hov punimeve p\u00ebr rikonstruksionin dhe nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs hekurudhore Tiran\u00eb-Durr\u00ebs-Rinas.<\/p>\n<p>Ky njoftim p\u00ebr punimet e hekurudh\u00ebs \u00ebsht\u00eb i disati i b\u00ebr\u00eb nga ana e ministres Balluku prej 3 shkurtit 2021, kur ajo, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Delegacionit Europian n\u00eb Tiran\u00eb; t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim (BERZH); p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb iniciativ\u00ebs Korniza e Investimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor (WBIF), si dhe ambasadorin italian Fabrizio Bucci, ishte e pranishme gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs mes Hekurudh\u00ebs Shqiptare dhe kompanis\u00eb italiane \u201cINC S.P.A., q\u00eb u shpall fituese e tenderit t\u00eb k\u00ebtij projekti q\u00eb shpresohet t\u00eb rijet\u00ebzoj\u00eb segmentin ky\u00e7 t\u00eb rrjetit hekurudhor shqiptar.<\/p>\n<p>Asokohe, Balluku deklaroi se hekurudha do t\u00eb p\u00ebrfundonte p\u00ebr 30 muaj, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023, duke kursyer p\u00ebr \u00e7do vit 55 milion\u00eb euro krahasuar me p\u00ebrdorimin e automjeteve. Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas 2024-n, buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm nga ai i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn fillestare, nd\u00ebrsa punimet kan\u00eb \u201cmbetur rrug\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian (BE) me vler\u00ebn e 35.5 milion\u00eb eurove. \u201c\u2026 do t\u00eb kursej\u00eb koh\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr udh\u00ebtar\u00ebt dhe student\u00ebt dhe do t\u00eb nxis\u00eb rritjen e bizneseve n\u00eb dy qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u2013 shkroi n\u00eb rrjetet sociale zyra e Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dat\u00eb 28 shtator 2020.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 sponsorizimit t\u00eb BE-s\u00eb, shteti shqiptar mori edhe nj\u00eb hua sovrane prej 36.87 milion\u00eb eurosh nga BERZH-i.<\/p>\n<p>Tenderi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr rehabilitimin e linj\u00ebs hekurudhore Tiran\u00eb-Durr\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs hekurudhore deri n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d u njoftua m\u00eb 11 qershor 2019, n\u00eb faqen online t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim (BERZH).<\/p>\n<p>Ai u fitua nga kompania italiane INC S.P.A., q\u00eb paraqiti ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb vler\u00ebn prej 69.6 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa u skualifikuan dy kompanit\u00eb e tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse q\u00eb paraqit\u00ebn oferta shum\u00eb t\u00eb ngjashme me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn: shoq\u00ebria STS-KALPATARU (KPTL) J.V, q\u00eb k\u00ebrkoi 92.2 milion\u00eb euro p\u00ebr kryerjen e punimeve dhe SINOHYDRO-EEB J.V.A me ofert\u00eb 92.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Procedura nd\u00ebrkomb\u00ebtare e tenderit, monitorimi i punimeve nga BE, BERZH, WIBF, si dhe nga qeveria shqiptare, nuk arrit\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen garant q\u00eb ky projekt t\u00eb realizohej, ashtu si\u00e7 ishte parashikuar, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023.<\/p>\n<p>Po ashtu, zbatuesit e projektit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve shqiptare, p\u00ebrfituan pa gar\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme monetare, me justifikimin se ishin rritur \u00e7mimet dhe kostoja e pun\u00ebs, shum\u00eb q\u00eb qeveria e siguroi s\u00ebrish p\u00ebrmes nj\u00eb huaje nga BERZH-i.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara n\u00eb faqen online t\u00eb BERZH-it, ky projekt parashikon rehabilitimin e 34.7 km t\u00eb hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e 5.4 km deri n\u00eb aeroportin e Rinasit. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb rrjetit kryesor t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb lidh qytetet e Podgoric\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas BERZH-it, projekti do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb zhvillimin ekonomik komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb integrimin rajonal t\u00eb vendit, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar lidhjen e qyteteve kryesore me Portin e Durr\u00ebsit dhe aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d.<\/p>\n<p>BERZH shkruan n\u00eb njoftim se i ka dh\u00ebn\u00eb hua shtetit shqiptar n\u00eb vler\u00ebn 77.5 milion\u00eb euro p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti me kosto totale 140.8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Vonesa dhe afate t\u00eb tejkaluara<\/p>\n<p>Premtimet p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve mbet\u00ebn n\u00eb let\u00ebr dhe deklaratat e ministres Balluku duket se i mori era. Projekti ka p\u00ebsuar ndryshime bazuar n\u00eb ligje t\u00eb reja, q\u00eb serviren si justifikime p\u00ebr vonesat, duke sugjeruar p\u00ebr munges\u00eb planifikimi nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Hekurudha Shqiptare refuzoi t\u00eb vendoste n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopje t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar me kompanin\u00eb italiane INC S.P.A p\u00ebr zbatimin e projektit t\u00eb rehabilitimit t\u00eb linj\u00ebs hekurudhore Durr\u00ebs \u2013 Tiran\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs hekurudhore drejt aeroportit \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. I nj\u00ebjti refuzim erdhi edhe p\u00ebr punimet shtes\u00eb, duke pretenduar se jan\u00eb konfidenciale dhe p\u00ebrcaktimet n\u00eb kontrata nuk lejojn\u00eb publikimin e asnj\u00eb elementi.<\/p>\n<p>Mosrespektimin e afateve n\u00eb realizimin e projektit, Hekurudha Shqiptare e lidh me vonesat n\u00eb procesin e shpron\u00ebsimit dhe me ndryshimet e projektit fillestar.<\/p>\n<p>\u201cArsyet pse projekti hekurudhor ka p\u00ebsuar shtesa n\u00eb afat kan\u00eb qen\u00eb disa: S\u00eb pari, procesi i shpron\u00ebsimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs s\u00eb re hekurudhore nga Domja n\u00eb drejtim t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar te Tiran\u00ebs (TIA). S\u00eb dyti, u vendos nd\u00ebrtimi i t\u00eb gjitha urave, pasi paraprakisht ishte vendosur rehabilitimi. Por me ndryshimet e ligjit t\u00eb ri t\u00eb sizmik\u00ebs u vendos t\u00eb nd\u00ebrtoheshin t\u00eb reja. S\u00eb treti, elektrifikimi i plot\u00eb i linj\u00ebs hekurudhore si nj\u00eb alternativ\u00eb miq\u00ebsore me mjedisin\u201d, \u2013 shpjegoi Hekurudha Shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, Hekurudha Shqiptare pretendon se tejkalimet lidhen vet\u00ebm me afatet, por jo me kostot. Sipas k\u00ebtij institucioni, t\u00eb gjitha ndryshimet e p\u00ebsuara jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fondin prej 70 milion\u00eb eurosh t\u00eb akorduar n\u00eb kontrat\u00ebn fillestare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrgjigjes sillet n\u00eb v\u00ebmendje se financimi i projektit \u00ebsht\u00eb i huaj, ku 50% mbulohet nga fondet e Bashkimit Europian me grant, 50% nga BERZH-i me kredi, nd\u00ebrsa TVSH-ja paguhet nga buxheti i shtetit dhe marr\u00ebveshjet e grantit dhe kredive jan\u00eb ratifikuar me ligj.<\/p>\n<p>Hekurudha Shqiptare nuk vendosi n\u00eb dispozicion as kopje t\u00eb raporteve t\u00eb inspektimeve t\u00eb kryera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen e par\u00eb t\u00eb kthyer n\u00eb muajin prill b\u00ebri me dije se projekti pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 21 shkurt t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>As Ministria e Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb \u201cINA Media\u201d-s p\u00ebr vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb kontratave dhe t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr ecurin\u00eb e monitorimit t\u00eb projektit, si dhe afatin e p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Rritje e kostove<\/p>\n<p>P\u00ebr tejkalimin e afateve n\u00eb p\u00ebrfundimin e punimeve t\u00eb hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs nuk raportohen penalizime p\u00ebr ask\u00ebnd, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria italiane ICN S.P.A. ka p\u00ebrfituar fonde shtes\u00eb pa gar\u00eb, me argumentin se jan\u00eb rritur \u00e7mimet dhe kostot e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion, Hekurudha Shqiptare b\u00ebri me dije se \u00ebsht\u00eb miratuar financim shtes\u00eb n\u00eb qeveri p\u00ebr projektin e hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs dhe pritet t\u00eb vijoj\u00eb me aprovimet n\u00eb komisionet p\u00ebrkat\u00ebse parlamentare, si dhe ratifikim n\u00eb Kuvend. Financimi \u00ebsht\u00eb 100% kredi e but\u00eb nga BERZH-i.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, Hekurudha Shqiptare informoi se ka siguruar financim prej 10.5 milion\u00eb eurosh nga BERZH-i p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 9 stacioneve t\u00eb reja, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe stacionet p\u00ebrgjat\u00eb linj\u00ebs s\u00eb re q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb drejtim t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb BERZH-it n\u00eb faqen online thuhet se do t\u00eb nd\u00ebrtohen af\u00ebrsisht 8 stacione dhe ndalesa.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00ebp\u00ebrmjet WBIF dhe BERZH-it \u00ebsht\u00eb siguruar financim me vler\u00eb 16.1 milion\u00eb euro p\u00ebr projektin e rehabilitimit t\u00eb linj\u00ebs hekurudhore n\u00eb zgjatimin 4 km, nga Terminali i Transportit Publik Tiran\u00eb te stacioni qendror te Bulevardi i Ri Tiran\u00eb. Gjysma e fondit do t\u00eb jet\u00eb kredi e but\u00eb nga BERZH-i, nd\u00ebrsa gjysma tjet\u00ebr do t\u00eb mbulohet s\u00ebrish nga nj\u00eb grant i Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Hekurudha Shqiptare sqaron se k\u00ebta komponent\u00eb shtes\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs fillestare dhe si t\u00eb till\u00eb nuk do t\u00eb zbatohen nga ana e kontraktorit t\u00eb punimeve INC S.P.A. Duke sqaruar se shtesat jan\u00eb subjekt tenderimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar sipas procedurave t\u00eb BERZH-it, Hekurudha Shqiptare sjell si shembull se sapo ka p\u00ebrfunduar tenderi i godinave dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces finalizimi t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb re me nj\u00eb kontraktor t\u00eb ri punimesh.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb vijohet me procedur\u00eb prokurimi edhe p\u00ebr zgjatimin prej 4 km, edhe p\u00ebr elektrifikimin e linj\u00ebs vitin e ardhsh\u00ebm. Pra, nuk jan\u00eb kontrat\u00eb shtes\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb INC\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje, duke shtuar se arsyeja p\u00ebrse nuk ishin parashikuar m\u00eb par\u00eb k\u00ebto punime dhe kosto shtes\u00eb ishte mungesa e fondeve n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Hekurudha Shqiptare sqaron se elektrifikimi i linj\u00ebs hekurudhore \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e finalizimit t\u00eb projektimit nga ana e nj\u00eb kontraktori t\u00eb huaj, t\u00eb kontraktuar e financuar nga BERZH-i dhe se vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb shpallet procedura nd\u00ebrkomb\u00ebtare e prokurimit. N\u00eb p\u00ebrfundim, b\u00ebhet me dije se punimet sipas planit t\u00eb pun\u00ebs dhe kontrat\u00ebs ekzistuese n\u00eb fuqi parashikohet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025 p\u00ebr sa i p\u00ebrket linj\u00ebs infrastrukturore hekurudhore. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e godinave nuk u njoftua nj\u00eb afat se kur mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cINA Media\u201d i drejtoi BERZH-it pyetje t\u00eb detajuara lidhur me fondet shtes\u00eb p\u00ebr hekurudh\u00ebn Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs, si dhe p\u00ebr punimet. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb p\u00ebrmbledhur, BERZH-i njoftoi se Shqip\u00ebria ka k\u00ebrkuar fond shtes\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 40.7 milion\u00eb euro p\u00ebr projektin e linj\u00ebs hekurudhore Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, fond q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e stacioneve hekurudhore u b\u00eb me dije se \u00ebsht\u00eb nisur nj\u00eb procedur\u00eb e hapur tenderimi n\u00eb p\u00ebrputhje me politikat dhe rregullat e prokurimit t\u00eb BERZH-it, procedur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Hekurudha Shqiptare, q\u00eb shprehet se kompania INC S.P.A. nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga fondet shtes\u00eb, BERZH-i sqaron se pjesa e fondeve q\u00eb i p\u00ebrket rritjes s\u00eb kostos do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr financimin e punimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit ekzistues, q\u00eb po zbatohet nga kompania italiane INC S.P.A. Por vlera e k\u00ebsaj pjese t\u00eb fondeve nuk u b\u00eb me dije.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto fonde do t\u00eb financojn\u00eb rritjen e kostos si rezultat i rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb materialeve dhe pun\u00ebs\u201d, \u2013 shkroi BERZH-i, por pa dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrllogaritja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vendosura n\u00eb dispozicion p\u00ebr vler\u00ebn totale t\u00eb financimit prej 40.7 milion\u00eb eurosh dhe shumat e akorduara p\u00ebr dy projektet shtes\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 10.5 milion\u00eb euro dhe 16.1 milion\u00eb euro, ku gjysma e k\u00ebsaj t\u00eb fundit mbulohet nga nj\u00eb grant i BE-s\u00eb, rezulton se pjesa tjet\u00ebr e kredis\u00eb nga BERZH-i, e marr\u00eb me justifikimin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe kostove t\u00eb pun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 22.1 milion\u00eb euro \u2013 vler\u00eb q\u00eb, sipas BERZH-it, kalon p\u00ebr projektin ekzistues q\u00eb po zbatohet nga shoq\u00ebria INC S.P.A..<\/p>\n<p>Nga 69.6 milion\u00eb euro q\u00eb ishte oferta fituese e shoq\u00ebris\u00eb italiane INC S.P.A., tashm\u00eb ka arritur n\u00eb 91.7 milion\u00eb, thuajse aq sa k\u00ebrkuan dy kompanit\u00eb e tjera q\u00eb u skualifikuan.<\/p>\n<p>Kompania INC S.P.A nuk iu p\u00ebrgjigj deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi pyetjeve p\u00ebr koment q\u00eb \u201cINA Media\u201d i d\u00ebrgoi n\u00eb adres\u00ebn e email-it lidhur me tejkalimin e afatit, se kush e ka sjell\u00eb makinerin\u00eb Tamping q\u00eb pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin e punimeve, si dhe n\u00ebse ndiheshin t\u00eb favorizuar nga qeveria shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Ministria e Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs dhe Hekurudha Shqiptare nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve p\u00ebr koment lidhur me k\u00ebto rrethana.<\/p>\n<p>BERZH n\u00eb p\u00ebrgjigjen e vet pohon se Shqip\u00ebria ka paraqitur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb financimi p\u00ebr elektrifikimin e linj\u00ebs hekurudhore Durr\u00ebs-Tiran\u00eb, por se procesi i tenderit nuk ka filluar ende. Sipas BERZH-it, edhe shuma do t\u00eb p\u00ebrcaktohet pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb analiza e duhur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, BERZH-i shkruan se Hekurudha Shqiptare vler\u00ebson se i gjith\u00eb projekti, p\u00ebrfshir\u00eb edhe elektrifikimin, pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Punime nga kompania shqiptare<\/p>\n<p>Bashkimi Europian financoi nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr linj\u00ebn hekurudhore Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs dhe u kujdes q\u00eb tenderi t\u00eb zhvillohej p\u00ebrmes BERZH-it. Megjithat\u00eb, kompania italiane q\u00eb u shpall fituese, INC S.P.A., i ka besuar shoq\u00ebris\u00eb shqiptare \u201cPrima Energy\u201d realizimin e nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 tetor 2022, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs mes Hekurudh\u00ebs Shqiptare dhe kompanis\u00eb italiane INC S.P.A., n\u00eb kantierin p\u00ebr rehabilitimin e hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs u shfaq, n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.<\/p>\n<p>\u201cPat\u00ebm nderin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kantierin ton\u00eb. Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!\u201d- shkruhet n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb dat\u00ebs 27 tetor 2022 n\u00eb llogarin\u00eb n\u00eb rrjetin social \u201cFacebook\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebnkontraktore q\u00eb po kryen punimet e hekurudh\u00ebs, \u201cPrima Energy\u201d. Kjo kompani shqiptare shp\u00ebrndau at\u00ebher\u00eb bashk\u00ebngjitur nj\u00eb postim t\u00eb Hekurudh\u00ebs Shqiptare n\u00eb \u201cFacebook\u201d, ku gjenden edhe fotot e tre personaliteteve dhe personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i shoq\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen online t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cPrima Energy\u201d thuhet se \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2016, pas nj\u00eb analize n\u00eb sektorin e energjis\u00eb. Sipas ekstraktit historik t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, q\u00eb gjendet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, n\u00eb dat\u00eb 10 shkurt 2021, nj\u00eb jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs mes Hekurudh\u00ebs Shqiptare dhe INC S.P.A., \u00ebsht\u00eb ndryshuar objekti i veprimtaris\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb shtuar edhe projektimi, nd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs rrugore, hekurudhore, portuale dhe aeroportuale.<\/p>\n<p>Tri jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1 mars 2021, n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb \u201cFacebook\u201d, \u201cPrima Energy\u201d ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr projektin e hekurudh\u00ebs. \u201cMbar\u00eb e mir\u00eb!\u201d \u2013 shkruhet n\u00eb statusin e publikuar nga kjo shoq\u00ebri. N\u00eb vijim gjenden publikime t\u00eb her\u00ebpashershme t\u00eb punimeve q\u00eb kryhen apo t\u00eb vizitave nga funksionar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb, si dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb postimeve t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara n\u00eb faqen online t\u00eb \u201cPrima Energy\u201d, kontrata e lidhur me INC S.P.A. p\u00ebr realizimin e rikonstruksionit t\u00eb hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs-Rinas \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 25.7 milion\u00eb euro dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces. Z\u00ebrat e punimeve jan\u00eb: prishjet, rrug\u00ebt, strukturat kryesore dhe strukturat e vogla, kanalet, si dhe tet\u00eb ura t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb publikuar edhe marrja n\u00eb ngarkim e realizimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb projektit p\u00ebr punimet civile p\u00ebr sinjalizimin dhe telekomunikacionin n\u00eb k\u00ebt\u00eb hekurudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrima Energy\u201d \u00ebsht\u00eb e para kompani shqiptare q\u00eb kryen punime t\u00eb tilla. T\u00eb dh\u00ebnat e ekstraktit historik dhe ato t\u00eb publikuara n\u00eb faqen online t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie tregojn\u00eb se nuk ka pasur eksperienc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. M\u00eb par\u00eb, kjo shoq\u00ebri ka pasur nj\u00eb aktivitet fitimprur\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb linjave t\u00eb tensionit t\u00eb lart\u00eb dhe stacioneve elektrike.<\/p>\n<p>Aksioner\u00ebt e kompanis\u00eb \u201cPrima Energy\u201d jan\u00eb: Fation Hasani, i cili \u00ebsht\u00eb themelues dhe Orik Shyti e Leart Shyti, t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb 90% t\u00eb kapitalit. V\u00ebllez\u00ebrit Shyti jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aksioner\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb vitin 2020. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hasani rezulton t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr me ortak\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Orik dhe Leart Shyti, vite para se k\u00ebta t\u00eb fundit t\u00eb blinin kuotat n\u00eb \u201cPrima Energy\u201d.<\/p>\n<p>Orik dhe Leart Shyti u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1996, kur u akuzuan nga prokuroria si krijues t\u00eb organizat\u00ebs kriminale \u201cHakmarrja p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d dhe si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr 17 episode kriminale t\u00eb ndodhura kryesisht n\u00eb qytetet e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb harkun kohor t\u00eb viteve 1993-1996. Ata u akuzuan p\u00ebr \u201cAkte terroriste\u201d; \u201cVrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d; \u201cVrasje me dashje\u201d t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, \u201cVjedhje me pasoj\u00eb vdekjen\u201d n\u00eb dy raste; \u201cVjedhje me arm\u00eb\u201d n\u00eb tre raste; \u201cVjedhje me dhun\u00eb\u201d n\u00eb pes\u00eb raste; \u201cVjedhje t\u00eb bankave dhe t\u00eb arkave t\u00eb kursimit\u201d n\u00eb dy raste; \u201cRr\u00ebmbim dhe mbajtje peng t\u00eb personit n\u00eb rrethana leht\u00ebsuese\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale; si dhe p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumenteve\u201d; \u201cFalsifikimit t\u00eb let\u00ebrnjoftimit apo vizave\u201d; \u201cFalsifikimit t\u00eb akteve t\u00eb gjendjes civile\u201d.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb sage t\u00eb gjat\u00eb hetimesh e procesesh gjyq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykimit, me vendime pushimesh, d\u00ebnime t\u00eb p\u00ebrjetshme e pafaj\u00ebsi, v\u00ebllez\u00ebrit Orik dhe Leart Shyti mor\u00ebn pafaj\u00ebsi p\u00ebrfundimtare me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb vitit 2023, q\u00eb nuk e pranoi rekursin e organit t\u00eb akuz\u00ebs me arsyetimin se prokuroria nuk arriti t\u00eb argumentoj\u00eb mosrespektimin ose zbatimin e gabuar t\u00eb ligjit penal material apo procedural nga ana e ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda q\u00eb dha pafaj\u00ebsi n\u00eb 2017-n. Kjo e fundit arsyetoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se \u201cHakmarrja p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d nuk kishte ekzistuar. T\u00eb 17 episodet e r\u00ebnda kriminale kund\u00ebr jet\u00ebs s\u00eb personit, si vrasje, atentate, pengmarrje e grabitje me dhun\u00eb, si dhe akte terroriste, mbet\u00ebn p\u00ebrfundimisht pa autor.<\/p>\n<p>\u201cNuk rezulton q\u00eb n\u00eb lidhje me ngjarjet e cituara n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tuaj t\u00eb jet\u00eb regjistruar ndonj\u00eb procedim penal\u201d, \u2013 iu p\u00ebrgjigj SPAK-u nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion q\u00eb \u201cINA Media\u201d i drejtoi lidhur me statusin aktual t\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve.<\/p>\n<p>Kur v\u00ebllez\u00ebrit Shyti fituan tendera e punime publike nga fondet e buxhetit t\u00eb shtetit dhe siguruan nj\u00eb kontrat\u00eb si n\u00ebnkontraktor\u00eb n\u00eb projektin e hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs t\u00eb financuar nga Bashkimi Europian, SPAK i q\u00ebndronte ende rekursit t\u00eb ushtruar nga ish-Prokuroria e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, kund\u00ebr vendimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ish-Gjykata e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore dhe praktikave gjyq\u00ebsore, ata ishin shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb prej 2017-s dhe legjislacioni shqiptar nuk parashikon asnj\u00eb penges\u00eb ligjore q\u00eb t\u00eb ishin p\u00ebrfitues t\u00eb fondeve publike p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb tyre, pavar\u00ebsisht se SPAK i q\u00ebndronte rekursit duke k\u00ebrkuar nd\u00ebshkimin e tyre.<\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs filluan pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs 69.6 milion\u00eb euro mes Hekurudh\u00ebs Shqiptare dhe kompanis\u00eb italiane INC S.P.A n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, me premtimin se do t\u00eb p\u00ebrfundohej n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023. Punimet jan\u00eb ende n\u00eb proces, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb akorduar fonde shtes\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me kontrat\u00ebn fillestare kapin vler\u00ebn totale prej rreth 118.3 milion\u00eb euro. K\u00ebtyre fondeve pritet t\u2019u shtohen edhe kostot p\u00ebr elektrifikimin e linj\u00ebs hekurudhore Durr\u00ebs-Tiran\u00eb q\u00eb jan\u00eb duke u analizuar. Nd\u00ebrsa autoritetet shqiptare nuk kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr afatin p\u00ebrfundimtar kur udh\u00ebtar\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorin trenin e linj\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs, BERZH b\u00ebri me dije se Hekurudha Shqiptare vler\u00ebson se i gjith\u00eb projekti, p\u00ebrfshi edhe elektrifikimin, pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026. Megjithat\u00eb, p\u00ebr udh\u00ebtar\u00ebt nuk ka ende nj\u00eb stacion ku t\u00eb mund t\u00eb presin trenin e linj\u00ebs Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ina Media Punimet p\u00ebr hekurudh\u00ebn Tiran\u00eb-Rinas-Durr\u00ebs kan\u00eb tejkaluar afatin, nd\u00ebrsa shteti shqiptar ka marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kredi p\u00ebr punime shtes\u00eb. Kjo ka \u00e7uar n\u00eb rritjen e kostos: nga 69.6 milion\u00eb euro q\u00eb ishte oferta fituese e shoq\u00ebris\u00eb italiane INC S.P.A., tashm\u00eb kostoja ka arritur n\u00eb 91.7 milion\u00eb, thuajse aq sa k\u00ebrkuan dy kompanit\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99256","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99256"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99256\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99258,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99256\/revisions\/99258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}