{"id":99259,"date":"2024-12-19T17:31:28","date_gmt":"2024-12-19T17:31:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99259"},"modified":"2024-12-19T17:31:48","modified_gmt":"2024-12-19T17:31:48","slug":"mosbindje-civile-noka-shqiptaret-diten-e-hene-ne-ora-1700-do-ti-bien-kambanave-te-ndryshimit-duke-iu-dhene-pushtetin-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/19\/mosbindje-civile-noka-shqiptaret-diten-e-hene-ne-ora-1700-do-ti-bien-kambanave-te-ndryshimit-duke-iu-dhene-pushtetin-qytetareve\/","title":{"rendered":"Mosbindje civile\/ Noka: Shqiptar\u00ebt dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb n\u00eb ora 17:00 do t\u2019i bien kambanave t\u00eb ndryshimit duke i\u2019u dh\u00ebn\u00eb pushtetin qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, Flamur Noka n\u00eb Parlament:<\/strong><\/p>\n<p>Po ju kthehem sot ju q\u00eb keqp\u00ebrdorni, ju q\u00eb merrni peng individ\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe q\u00eb i keqp\u00ebrdorni m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ju them ju, sot ju intereson t\u00eb mos diskutohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj, sepse ju profesionet e lira, shtes\u00ebn e mesme e shkat\u00ebrruat, b\u00ebt\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta rr\u00ebnuar. Ju keqp\u00ebrdorni ortak\u00ebt e Engj\u00ebll Aga\u00e7it dhe Erion Veliajt, p\u00ebr t\u00eb ndaluar fjal\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend.<\/p>\n<p>Pse, sepse ju dogji shum\u00eb fitorja e opozit\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr at\u00eb tatim q\u00eb i kishit v\u00ebn\u00eb ju dhe kjo banda k\u00ebtu mbrapa, p\u00ebr profesionet e lira.<\/p>\n<p>Ata fituan sot sepse i mb\u00ebshteti opozita. Sepse ju doni ti zhduknit, t\u00eb iknin, t\u00eb merrnin arratin\u00eb dhe t\u00eb largoheshin nga Shqip\u00ebria sepse po form\u00ebsonin shtres\u00ebn e mesme q\u00eb ju e keni aq shum\u00eb tmerr dhe q\u00eb sulltani juaj nuk e z\u00eb gjumi, kur mendon se n\u00eb Shqip\u00ebri po gjallon dhe po merr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo shtres\u00eb e mesme q\u00eb i p\u00ebrkasin dhe profesionet e lira, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb motorri i intelektualizm\u00ebs dhe motori i ekonomis\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por kudo dhe kjo \u00ebsht\u00eb q\u00eb ju tmerron ju.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebni? I keni masakruar me gjoba, i keni masakruar me k\u00ebrc\u00ebnime, u jeni turrur \u00e7do profesioni p\u00ebr ti n\u00ebnshtruar ose larguar nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ju keni provuar se keni aft\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prodhuar kriza, kriza p\u00ebr njer\u00ebzit e lir\u00eb dhe thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm vjedhje e bab\u00ebzi p\u00ebr veten tuaj. n\u00eb \u00e7do sektor e kudo, \u00ebsht\u00eb dora juaj, jan\u00eb tentakulat tuaja. Shikoni sot ju q\u00eb b\u00ebni hartime dhe na tregoni p\u00ebrralla.<\/p>\n<p>Konsumi p\u00ebr frym\u00eb i popullisis\u00eb n\u00eb vitin 2005 ishte sa 26% e mesatares Europiane. P\u00ebr 8 vite qeveria e Sali Berish\u00ebs e \u00e7oi n\u00eb 37% sa mesatarja Europiane, ky \u00ebsht\u00eb zhvillim ekonomie. Por \u00e7far\u00eb bet\u00eb ju p\u00ebr 11 vite dhe e keni vitin e 12. E keni \u00e7uar nga 37% n\u00eb 41%. 4 p\u00ebr qind p\u00ebr 3 mandate. Nd\u00ebrsa konsumi p\u00ebr frym\u00eb i juaji \u00ebsht\u00eb 50-fishuar, jo 5-fishuar sepse k\u00ebshtu e keni ju konceptin ndaj qytetar\u00ebve, sepse derrat e majm\u00eb nuk pyesin, sepse kur mbushet kjo sall\u00eb dhe ajo stall\u00eb n\u00eb qeveri me derra t\u00eb majmur, nuk pyet kush p\u00ebr halle dhe hallexhinj.<\/p>\n<p>Shikoni se \u00e7far\u00eb u keni b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Tek Bujq\u00ebsia i fut\u00ebt duart tek fondet e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur sepse ju vet\u00ebm vjedhje dini t\u00eb b\u00ebni dhe i lat\u00eb sot fermer\u00ebt pa 110 milion\u00eb euro subvencione q\u00eb duhej t\u00eb merrnin nga BE-ja.<\/p>\n<p>Nuk po flas p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse list\u00ebn tuaj Encrochat dhe SKY e kan\u00eb treguar qart\u00eb, se e b\u00ebn krimi i organizuar, list\u00ebn ku kryeministri juaj \u00ebsht\u00eb i pari dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Sepse ju punoni p\u00ebr Olt\u00ebn. Olta e Gjallic\u00ebs, investitore strategjike k\u00ebshtu jeni ju, kjo lloj s\u00ebre \u00ebsht\u00eb mazhoranca k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Nuk po flas p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, as p\u00ebr siguri t\u00eb tjera sepse k\u00ebtu shqiptar\u00ebt n\u00ebn pushtetin tuaj han\u00eb ushqimet m\u00eb t\u00eb kalbura q\u00eb vijn\u00eb nga \u00e7do cep i bot\u00ebs, pa standarde pa kontroll. Por ju jo. Ju hani cil\u00ebsi dhe standarde t\u00eb larta. Ju hani haviar, ju hani te Nysreti, modelin e tij keni, p\u00ebr qytetar\u00ebt as nuk doni t\u00eb ja dini.<\/p>\n<p>Dhe prandaj sot shqiptar\u00ebt kan\u00eb kthyer syt\u00eb nga PD dhe opozita, sepse ju keni v\u00ebrtetuar se nuk jeni n\u00eb gjendje t\u00eb prodhoni as edhe nj\u00eb moment p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>E vetmja zgjidhje q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb vij\u00eb jo prej jush, por nga vullneti i qytetar\u00ebve dhe k\u00ebt\u00eb zgjidhje do ta ofroj\u00eb PD dhe opozita se ne kemi detyr\u00eb dhe nuk do t\u00eb ndalemi p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb zgjidhje Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtij populli.<\/p>\n<p>Ne e kemi detyr\u00eb t\u00eb ua imponojm\u00eb ndryshimin ju n\u00eb \u00e7do form\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb, sepse guaska juaj do t\u00eb thyhet, sepse \u00ebsht\u00eb guaska e hajdut\u00ebve.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme jan\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb dhe ndryshimit p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Ju si p\u00ebrher\u00eb jeni turrur p\u00ebrs\u00ebri pas vot\u00ebs p\u00ebr ta vjedhur dhe pla\u00e7kitur dhe jo pas pun\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit ndaj qytetar\u00ebve. Por po ju them p\u00ebrs\u00ebri. Kush do t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb prek\u00eb vot\u00ebn, ta mendoj\u00eb mir\u00eb. Patronazhist\u00ebt tuaj do t\u00eb trajtohen si kriminel\u00eb, em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr dhe do t\u00eb listohen e do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para ligjit dhe kudo.<\/p>\n<p>Po ju them se ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Mosbindja civile \u00ebsht\u00eb rruga e vetme q\u00eb do ti jap\u00eb shp\u00ebtim Shqip\u00ebris\u00eb dhe do ta pastroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo far\u00eb e keqe q\u00eb quhet Rilindje e cila nisi brenda PS-s\u00eb, e zhduku PS-n\u00eb, ia mori frym\u00ebn dhe tani po tenton ti marr\u00eb frym\u00ebn, ta asfiksoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare se ekonomin\u00eb po e po.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb, mosbindje civile.<\/p>\n<p>Dit\u00eb e h\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb aktin tjet\u00ebr t\u00eb mosbindjes civile. Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb n\u00eb ora 17:00, Tirana nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb duart e pushtetar\u00ebve, as n\u00eb duart e k\u00ebtyre barbar\u00ebve, por dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb Tirana n\u00eb ora 17:00 do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb duart e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>As t\u00eb mercenar\u00ebve q\u00eb keni p\u00ebrdorur ju, ta harroni sepse e keni zakon, kur s\u2019ia dilni vet\u00eb p\u00ebrdorni mercenar\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj po ju them, mercenar\u00ebt ti g\u00ebzoj\u00eb Rama, ti g\u00ebzoj\u00eb Lali vjedh\u00ebsi, ti g\u00ebzoj\u00eb edhe Engj\u00ebll Aga\u00e7i juaj q\u00eb i ka ortak\u00eb, por rrug\u00ebtimin e opozit\u00ebs kurr\u00eb nuk e frenoni, kurr\u00eb nuk e ndaloni.<\/p>\n<p>Kjo Parti Demokratike, k\u00ebtu, ata q\u00eb nuk jan\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb jan\u00eb tek qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, ky popull opozitar do t\u00eb ju jap\u00eb nj\u00eb leksion t\u00eb mir\u00eb; ligji dhe vet\u00ebm ligji, e drejta dhe vet\u00ebm e drejta do t\u00eb prevaloj\u00eb si kryekauza jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar k\u00ebt\u00eb vend dhe p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb ndryshimin q\u00eb duhet.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt presin ndryshimin, shqiptar\u00ebt dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb n\u00eb ora 17:00 do ti bien kambanave t\u00eb ndryshimit duke i\u2019u dh\u00ebn\u00eb pushtetin qytetar\u00ebve dhe dua i\u2019a hequr k\u00ebtyre hajdut\u00ebve tradhtar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, Flamur Noka n\u00eb Parlament: Po ju kthehem sot ju q\u00eb keqp\u00ebrdorni, ju q\u00eb merrni peng individ\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe q\u00eb i keqp\u00ebrdorni m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr. Po ju them ju, sot ju intereson t\u00eb mos diskutohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj, sepse ju profesionet e lira, shtes\u00ebn e mesme &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99259","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99259"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99259\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99260,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99259\/revisions\/99260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}