{"id":99288,"date":"2024-12-19T22:57:17","date_gmt":"2024-12-19T22:57:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99288"},"modified":"2024-12-19T22:57:17","modified_gmt":"2024-12-19T22:57:17","slug":"te-paret-ne-rajon-per-analfabetizmin-te-henen-ora-17-protestojme-per-familjen-dhe-femijet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/19\/te-paret-ne-rajon-per-analfabetizmin-te-henen-ora-17-protestojme-per-familjen-dhe-femijet\/","title":{"rendered":"T\u00eb par\u00ebt n\u00eb rajon p\u00ebr analfabetizmin, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ora 17 protestojm\u00eb p\u00ebr familjen dhe f\u00ebmij\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Albana VOKSHI<\/strong><\/p>\n<p>Zhvillimi i Teknologjis s\u00eb Informacionit n\u00eb arsimin shqiptar daton vitin 2005, fillimin e Qeversijes s\u00eb PD ku ju dha prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shkollat e mesme dhe ato 9-vjecare u pajis\u00ebn me <strong>laborator\u00ebt <\/strong>e PC (2100 laptop DELL, (nj\u00eb per \u00e7do shkolle) dhe 2100 projektore (nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do shkoll\u00eb). U zhvillua Sistemi i Manaxhimit Elektronit t\u00eb Integruar, dhe p\u00ebrfundoi dixhitalizimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procesve\/procedurave si t\u00eb: regjistrimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe provimit t\u00eb Matur\u00ebs; regjistrimit t\u00eb studentev\u00eb; si edhe t\u00eb provimit t\u00eb shtetit, amza digjitale, lista e notave te shkoll\u00ebs se mesme. U p\u00ebrgatit nj\u00eb projekt p\u00ebr Distanc\u00eb Leanrning (LMS) me mb\u00ebshtetjen e Austris\u00eb, t\u00eb cilin e implementoi dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2016. Buxheti i planifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb 2013 ishte 2.5 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Qeveria Rama e rriti n\u00eb 3.5 mln euro. Produktet e k\u00ebtij projekti do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kushtet e pandemis\u00eb Covid 19. Por, fakti tregon q\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebshtim total.<\/p>\n<p>Flitet shum\u00eb nga Qeveria p\u00ebr digjitalizimin, nuk ju p\u00ebrgjigj asnj\u00eb pyetje q\u00eb b\u00ebra. Madje nuk kuptonte as terminologjin\u00eb. Un\u00eb flisja p\u00ebr analfabet funksional, ajo mendonte q\u00eb flisja p\u00ebr analfabet\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb krejt ndryshe. Por sic duket Mininstrja aktuale e arsimit akoma nuk i ka kuptuar disa prej termave q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb arsim sepse si duket akoma e ka mendjen t\u00eb koncesionet apo abuzimet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Pra kur fllas p\u00ebr analfabet\u00eb funksional\u00eb, flas p\u00ebr studimin e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore q\u00eb e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr analfabet\u00eb funksional\u00eb. Nuk e thot\u00eb opozita, e thot\u00eb Banka Bot\u00ebrore. PISA ka treguar nivelin e arsimimit n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri. Na ka mbetur n\u00eb klas\u00eb! T\u00eb fundit n\u00eb rajon. Jemi shum\u00eb larg edhe Kosov\u00ebs. Fal\u00eb keqadministrimit t\u00eb politikave n\u00eb arsim t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Fal\u00eb politikave antikomb\u00ebtare t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Sepse arsimi sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Premtoi 5% t\u00eb GDP buxhet p\u00ebr arsimin. Sot kemi nivelinm\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr arsimin. Por sic \u00ebsht\u00eb arsimi sot \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria shqiptare nes\u00ebr. Studimi i UNICEF ka treguaar q\u00eb n\u00ebnfinancimi i arsimit universitar i shkakton ekonomis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare humbje n\u00eb vit 35 mln dollar\u00eb. B\u00ebjini pak llogarit\u00eb p\u00ebr gati 12 vite q\u00eb juve keni qeverisur, cfar\u00eb humbj\u00eb t\u00eb madhe i keni sjell\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit!!!<\/p>\n<p>Jom\u00eb kot pyeta q\u00ebpar\u00eb: ku kan\u00eb shkuar mbi 20 mln EURO q\u00eb jan\u00eb alokuar p\u00ebr dixhitalizimin apo teknologji informacioni? Ministrja nuk ju p\u00ebrgjigj k\u00ebsaj pyetjeje. E pyeta Ministren, cfar\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kunati i shokut Edi m\u00eb rreth 8 mln EURO fonde q\u00eb ka marr\u00eb nga Ministria e Arsimit dhe AKSHI? Zero produkti! Ndaj dh ef\u00ebmij\u00ebt nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb arsimoheshin gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb COVID! Pse? Sepse ishin zhdukur fondet!! Pse? Sepse fondet i kan\u00eb shkuar kunatit! Pse?? Sepse fondet i kan\u00eb shkuar kompanive q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb! Dhe n\u00eb kurriz t\u00eb kujt? N\u00eb kurriz t\u00eb arsimimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb thot\u00eb Banka Bot\u00ebrore? Pas investimeve t\u00eb mbi 20 mln EURO? Nuk ka infrastruktur\u00eb funksionale t\u00eb IT n\u00eb Shqip\u00ebri! Nuk ka platforma funksionale!<\/p>\n<p>Banka\u00a0 Bot\u00ebrore thot\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb aksesit n\u00eb internet dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, i aksesit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb m\u00ebsimin Online. Ose aksesi ka qen\u00eb i ul\u00ebt ose nuk ka pasur fare akses.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn 30% e familjeve shqiptare nuk kan\u00eb as kompjuter, as laptop, as tableta n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb zon\u00ebn rurale kjo shif\u00ebr mund t\u00eb jete edhe m\u00eb shum\u00eb s\u00eb 80 &#8211; 90 %.<\/p>\n<p>O sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore q\u00eb zonja Ministre nuk e kishte par\u00eb, mund tjau themtitullin q\u00eb ta gjeni e ta lexoni: &#8220;The Economic and Social Impact of COVID-19: Education&#8221;<\/p>\n<p>Raporti v\u00ebrteton se pandemia thelloi diskriminimin dhe prapambetjen e nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb varf\u00ebra dhe me t\u00eb ardhura t\u00eb pakta, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtesin f\u00ebmij\u00ebt e tyre me PC, internet, etj. Raporti thot\u00eb q\u00eb diferenca n\u00eb nivelin e nx\u00ebn\u00ebsve qytet &#8211; fshat n\u00eb Shqip\u00ebri, ka qen\u00eb rreth 1,5 vite shkollore dhe \u00ebsht\u00eb thelluar n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2 vite shkollore nga efekti i mbylljes s\u00eb shkollave p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb e p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes nga ana e Qeveris\u00eb p\u00ebr familjet gjat\u00eb COVID. Arsimit gjat\u00eb COVID ka qen\u00eb dizast\u00ebr!! Ka qen\u00eb d\u00ebshtimi m\u00eb i madh i k\u00ebsaj Qeverie. As sot nuk e pranoni q\u00eb ka qen\u00eb d\u00ebshtim. Me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr familjet shqiptare me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo con uj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb karrikja e Edi Ram\u00ebs! Sepse Edi Rama k\u00ebto vite ka ndjekur politik\u00ebn e cap\u00ebs s\u00eb buk\u00ebs, politik\u00ebn e dearsismimit, politik\u00ebn e shpopullimit.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, aq m\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb sunduar, sepse njer\u00ebzit do mendojn\u00eb p\u00ebr cap\u00ebn e buk\u00ebs, nuk do t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar. Sa m\u00eb t\u00eb paarsimuar, aq m\u00eb leht\u00eb sundon. Sa m\u00eb e shpopulluar Shqip\u00ebria, aq m\u00eb leht\u00eb sundon!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb politik\u00eb antikomb\u00ebtare!! E Q\u00ebllimshme e Edi Ram\u00ebs! Ndaj \u00ebsht\u00eb arsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb zez\u00eb! Ndaj \u00ebsht\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne deputet\u00ebt sepse arsimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb blu, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i kuq, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mavi!! JO! Arsimi duhet t\u00eb jet \u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb! \u00cbsht\u00eb p\u00ebr Kombin!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme kjo q\u00eb keni b\u00ebre me arsimin. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni ndjes\u00eb, na shpalosni dhe arritjet!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria rezulton \u2013 thot\u00eb raporti pa infrastruktur\u00eb e pa platforma dixhitale!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rritur edhe diferencimi midis nx\u00ebn\u00ebsve shiptar\u00eb me ata t\u00eb vendeve t\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike numri i f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb mosh\u00eb shkollore q\u00eb nuk ndjekin arsimin e detyruar si dhe akoma m\u00eb i trisht\u00eb \u00ebsht\u00eb numri i nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb jan\u00eb analfabet\u00eb funksional\u00eb (t\u00eb karakterizuara kryesisht me kompetencat n\u00eb gjuh\u00ebn amtare dhe matematik\u00eb), nga mbi 50 % q\u00eb ka gjetur PISA 2018 Shqip\u00ebria sipas studimit t\u00eb BB, n\u00eb rajon l\u00eb mbrapa vet\u00ebm Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur mbi 60%. T\u00eb par\u00ebt n\u00eb rajon!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me projektet q\u00eb kan\u00eb kushtuar mbi 20 milion\u00eb EURO. Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me projektin \u201c<em>Furnizim dhe instalim pajisje dhe tableta p\u00ebr integrimin e platform\u00ebs e-learning, p\u00ebr shkollat e mesme t\u00eb p\u00ebrgjithshme, 2015\u201d. <\/em>Ku kan\u00eb shkuar tabletat e Sami Frash\u00ebrit kur u shemb? Jan\u00eb zhdukur!! Ku kan\u00eb shkuar tabletat e shkollave t\u00eb tjera t\u00eb blera nga kredia apo donacionet e shoqatave apo kompanive private? Jan\u00eb zhdukur!! Ose nuk p\u00ebrdoren m\u00eb se ju ka ikur koha!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me laborator\u00ebt dixhital\u00eb? Zero!<\/p>\n<p>Na p\u00ebrmendi Ministrja SMIP.por ju SMIP e d\u00ebshtuat nj\u00eb her\u00eb, m\u00eb pas urdh\u00ebruat m\u00ebsueset q\u00eb t\u00eb punonin orar pa orar, edhe t\u00eb shtunave e t\u00eb djelave q\u00eb t\u00eb hidhnin t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat. Q\u00eb nuk ishte detyr\u00eb e tyre. Ishte detyr\u00eb e kontraktorit. Dhe e b\u00ebt\u00eb me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u00eb t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre. P\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr efekte elektorale. P\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrs\u00ebri te vota, sepse po shfrytozoni t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre \u2013 gjithshka p\u00eb rnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb marr\u00ebt\u00eb dh\u00ebnat personale e p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>E theksova: sic \u00ebsht\u00eb arsimi sot, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb nes\u00ebr!<\/p>\n<p>M\u00eb tha Ministrja q\u00eb po punon Qeveria n\u00eb arsim. Po shiheni pak shkoll\u00ebn 11 Janari. Asnj\u00eb met\u00ebr katrot i shtuar n\u00eb projektin e ri. Po prishni mobliljet, pajisjet, laborator\u00ebt. T\u00eb gjitha mund tu ishin d\u00ebrguar shkollave t\u00eb tjera n\u00eb fshatra apo qytete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krim! \u00cbsht\u00eb abuzim! Po shembni muret e shkoll\u00ebs 11 janari,me t\u00eb gjitha mobiljet brenda dhe mashtruat kur that\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb inventarizimi. Sa \u00ebsh\u00ebt d\u00ebmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Shihni fotot\u201d po i shembni me pajisje, mobilje, laborator\u00eb brenda!! A \u00ebsht\u00eb Krim ky? Me cfar\u00eb fondesh jan\u00eb bler\u00eb k\u00ebto mobilje apo pajisje? Me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb q\u00eb i hidhni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb!<\/p>\n<p>Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi!! Mund t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi Erjon Veliaj! Por ju distancohuni nga ai!!<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb nuk mund te vijoj\u00eb m\u00eb!<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr hur t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr hir t\u00eb familjeve,p\u00ebr hir t\u00eb arsimimit t\u00eb tyre, dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 17.00 t\u00eb dalin t\u00eb protestojm\u00eb q\u00eb famijet tan\u00eb t\u00eb mos largohen por t\u00eb ngren\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albana VOKSHI Zhvillimi i Teknologjis s\u00eb Informacionit n\u00eb arsimin shqiptar daton vitin 2005, fillimin e Qeversijes s\u00eb PD ku ju dha prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shkollat e mesme dhe ato 9-vjecare u pajis\u00ebn me laborator\u00ebt e PC (2100 laptop DELL, (nj\u00eb per \u00e7do shkolle) dhe 2100 projektore (nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do shkoll\u00eb). U zhvillua Sistemi i Manaxhimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":99289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99288","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99288"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99288\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99290,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99288\/revisions\/99290"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}