{"id":99406,"date":"2024-12-20T18:12:13","date_gmt":"2024-12-20T18:12:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99406"},"modified":"2024-12-20T18:12:13","modified_gmt":"2024-12-20T18:12:13","slug":"berisha-500-euro-rroga-minimale-1200-euro-rroga-mesatare-do-te-vendosim-minimumin-jetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/20\/berisha-500-euro-rroga-minimale-1200-euro-rroga-mesatare-do-te-vendosim-minimumin-jetik\/","title":{"rendered":"Berisha: 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare! Do t\u00eb vendosim minimumin jetik"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet, rroga minimale do t\u00eb rritet n\u00eb 500 euro dhe ajo mesatare n\u00eb 1200 euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit me pensionist\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs, Berisha premtoi gjithashtu se do t\u00eb vendos\u00eb edhe minimumin jetik, pasi parat\u00eb jan\u00eb dhe nuk ka mungesa.<\/p>\n<p>\u201cKam sjell me vete nj\u00eb grafik p\u00ebr ju. Ky grafik tregon rrogat minimale n\u00eb republik\u00ebn e Rumanis\u00eb, vend an\u00ebtar i BE.<\/p>\n<p>Ju lutem! N\u00eb vitin 2013 rroga minimale n\u00eb Rumani ishte 800 lei, 1 euro \u00ebsht\u00eb 5 lei. Ishte pra, 160 euro, rroga minimale. Ne e kishim rreth 200 euro minimale.<\/p>\n<p>Po ku \u00ebsht\u00eb sot rroga minimale e rumun\u00ebve? Sot rroga minimale e rumun\u00ebve, ju lutem, ja ku e keni, 3300 lei. Pra, rroga minimale e rumunit, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nga 2013-ta, n\u00eb vitin 2024 \u00ebsht\u00eb mbi kat\u00ebrfishuar. Po pse? Po sepse, \u00e7do qeveri \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb pasuri, t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb taksa p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe ja pra, ata q\u00eb ishin nd\u00ebn ne. Ata na parakaluan me vrap, sepse ky ngriu rrogat. Mashtrojn\u00eb me rrogat dhe pensionet. Ua dhash\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb kuptuar, se e pyes veten un\u00eb: si ka mund\u00ebsi kjo, k\u00ebta vjedhin. Se ka nj\u00eb moment k\u00ebtu, do dal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diktatur\u00ebs, ju e mbani mend, rrogat nuk l\u00ebviznin, vet\u00ebm rritej nj\u00eb vjet\u00ebrsi siic ishte dhe rroga mbetej nj\u00eblloj. Edhe inflacion nuk kishte, se i fiksonte me urdh\u00ebr, por parat\u00eb shkonin n\u00eb tunele dhe n\u00eb bunker\u00eb, dhe shqiptar\u00ebt mbeteshin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit.<\/p>\n<p>Tani, \u00e7far\u00eb ndodh? Rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten. Parat\u00eb vidhen, \u00e7\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Parat\u00eb vidhen dhe vet\u00ebm vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00ebm rikthehemi tek p\u00ebrgjigja jon\u00eb. P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb: ne do p\u00ebrmbysim modelin e sh\u00ebprndarjes s\u00eb t\u00eb ardhurave. N\u00eb qoft\u00eb se, sot nga 8.2 miliard\u00eb, vet\u00ebm 800 milion\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara p\u00ebr rrogat, dhe t\u00eb tjera 8.5% e GDP-s\u00eb shkon p\u00ebr arsimin dhe po kaq p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat shkojn\u00eb \u00ebpr pun\u00eb publike, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr i gjobisin shqiptar\u00ebt pothuajse aq sa bunker\u00ebt.<\/p>\n<p>Pse i gjobisin? Sepse 1 km rrug\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrtohet me\u00a0 15, por mundet edhe 30 milion\u00eb euro. 1 km rrug\u00eb n\u00eb Kroaci, autstrad\u00eb, e kam th\u00ebn\u00eb dhe do ta sjell gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb shebull, se \u00ebsht\u00eb para tre vitesh, 17 km e gjat\u00eb, 27 metra e gjer\u00eb, ka kushtuar 27 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ka kushtuar autostrada e parametrave t\u00ebr\u00ebsisht europiane, se jan\u00eb vend i BE, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb zbatojn\u00eb standartin europian, ka kushtuar 1.6 milion\u00eb euro autostrada. Shkon \u2018Rruga e Arbrit\u2019, shkon 11 milion\u00eb euro, rruga 8 gjer n\u00eb 10 met\u00ebr.<\/p>\n<p>Merrni Unaz\u00ebn e Tiran\u00ebs. Ka filluar n\u00eb 2010, tani \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar gjysma. 13 kilometra i ka ndar\u00eb n\u00eb 14 kontrata. Pse? Sepse iu vjedh 14 kontraktor\u00ebve, b\u00ebn Pazar me 14 kontraktor\u00eb. Nj\u00eb shkoll\u00eb, e cila nd\u00ebrtohet me standartin europian, ka manuale more zot\u00ebri, ka manuale nd\u00ebrtimi. Ka nj\u00eb manual nd\u00ebrtimi t\u00eb BE, ka nj\u00eb manual nd\u00ebrtimi t\u00eb SHBA-ve, n\u00eb t\u00eb cilin ata q\u00eb merren me nd\u00ebrtim e din\u00eb nga i cili dalin t\u00eb gjitha \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebta, shkoll\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrtohet me 700 mij\u00eb-800 mij\u00eb euro e nd\u00ebrtojn\u00eb me 5 milion\u00eb, me 6 milion\u00eb me 7 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Po lexoja un\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, nj\u00eb nga \u00ebkto bashkit\u00eb, mos gaboj Vlora, po meremetonte kopshtin me 3 milion\u00eb. Meremetosh nj\u00eb kopsht me 3 milion\u00eb?! Ju garantoj se, me 3 milion\u00eb nd\u00ebrton nj\u00eb shkoll\u00eb gjigante.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsim, nj\u00eb vjedhje t\u00eb paimagjinueshme. Dhe kujt ua vjedhin? Ju ua vjedhin! M\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve ua vjedhin. Sepse ju, ju, 3 pensione i lini me tvsh-n\u00eb. Ajo q\u00eb blini ju n\u00ebp\u00ebr dyqane, tvsh-ja, ju kushton 3 pensione. Ku shkojn\u00eb k\u00ebto? K\u00ebto shkojn\u00eb te familjar\u00ebt, tek Akrabaja, tek oligark\u00ebt e qeveris\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Po, b\u00ebjn\u00eb tendera dhe ndajn\u00eb parat\u00eb. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb, babai i jep t\u00eb birit tender, n\u00ebna i jep djalit tender e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, u ndala n\u00eb k\u00ebto momente p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb se, parat\u00eb jan\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb munges\u00eb. Dhe ne s\u00eb pari, do vendosim minimumin jetik p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb minimum, do llogariten pensionet. Ky minimum, do t\u00eb jepen p\u00ebr t\u00eb gjitha ata t\u00eb cil\u00ebt marrin nga zero gjer n\u00eb 200 euro.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb varf\u00ebri.<\/p>\n<p>Pensionet do t\u00eb llogariten mbi baz\u00ebn e 200 eurove. Rroga minimale, se ne do merremi fillimisht, ua them k\u00ebtu, ne do merremi me k\u00ebto shtresa, sepse gjendja e tyre e mjer\u00eb po zbraz Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb faktori m\u00eb kryesor q\u00eb shqiptar\u00ebt ikin. Prind\u00ebrit i thon\u00eb djalit: nuk t \u00ebmbaj dot, merr rru\u00ebgt e bot\u00ebs, pa\u00e7 fatin t\u00ebnd. Vahz\u00ebs po k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, se nuk e mbajn\u00eb dot.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, do kalohet t\u00eb rroga minimale 500 euro, dhe kjo do jet\u00eb paket\u00eb e vitit t\u00eb par\u00eb. Dhe garantoj \u00e7do shqiptar se, ligjet m\u00eb t\u00eb rrepta do t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb cilindo q\u00eb mendon se mund t\u00eb paguaj\u00eb pun\u00ebtorin, punonj\u00ebsin m\u00eb pak se 500 euro, si rrog\u00eb minimale.<\/p>\n<p>I siguroj sip\u00ebrmarr\u00ebsit, ne jemi parti e klim\u00ebs miq\u00ebsore t\u00eb biznesit, se do p\u00ebrgjysmohen taksat, por rroga do t\u00eb jet\u00eb rrog\u00eb reale, do t\u00eb jet\u00eb 500 euro p\u00ebr cilindo.<\/p>\n<p>Ja urdh\u00ebro, ku kan\u00eb shkuar k\u00ebta. E kishin nd\u00ebn ne, kan\u00eb kaluar tani 800 n\u00eb 3300 lei. N\u00eb 700-800 euro. Do rrisim rrog\u00ebn mesatare n\u00eb 1200 euro, po.. Nuk do t\u00eb prekim rrogat m\u00eb t\u00eb alrta se mesatarja, asnj\u00eb. Pse? Nuk kemi asgj\u00eb ne, me ask\u00ebnd. Por k\u00ebta kan\u00eb rritur rrogat maksimale, aq sa nuk i rrit askush tjet\u00ebr. \u00c7do qeveritar, duhet ta dini, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb proporcion midios rrog\u00ebs minimale, rrog\u00ebs m\u00ebsatare dhe rrog\u00ebs maksimale.<\/p>\n<p>Presidenti i SHBA-ve merr rrog\u00ebn mesatare t\u00eb 4 punonj\u00ebsve, jo m\u00eb shum\u00eb. Kancelari gjerman, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Po, pse? Po edhe ata kan\u00eb familje, edhe ata kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Po k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri? Merr 10 rroga mesatare presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe me radh\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, k\u00ebto rroga, jo q\u00eb nuk do rriten, por me disa tejkalime absurde. E keni marr\u00eb vesh ju q\u00eb, ka prokuror\u00eb q\u00eb merr n\u00eb vit 100 milion\u00eb lek\u00eb, 10 mij\u00eb euro muaji. Merr fund kjo, nuk ekziston kjo n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrve\u00e7 sektorit privat, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb si\u00ebprmarr\u00ebs, ai p\u00ebrcakton rrog\u00ebn e vet me bordin, nuk p\u00ebrcakton rroga tjera sektori privat, p\u00ebrve\u00e7 rrog\u00ebs minimale. Rrog\u00ebn minimale ia caktojn\u00eb \u00e7do t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe \u00ebktu nuk l\u00ebshoj. Se ka ardhur problemi q\u00eb, mos t\u00eb mbijetojn\u00eb dot njer\u00ebzit, t\u00eb ikin\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet, rroga minimale do t\u00eb rritet n\u00eb 500 euro dhe ajo mesatare n\u00eb 1200 euro. Gjat\u00eb takimit me pensionist\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs, Berisha premtoi gjithashtu se do t\u00eb vendos\u00eb edhe minimumin jetik, pasi parat\u00eb jan\u00eb dhe nuk ka mungesa. \u201cKam sjell me vete &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99406","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99406"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99406\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99408,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99406\/revisions\/99408"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}