{"id":99472,"date":"2024-12-21T13:23:47","date_gmt":"2024-12-21T13:23:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99472"},"modified":"2024-12-21T13:24:13","modified_gmt":"2024-12-21T13:24:13","slug":"shkreli-benet-beci-e-perdor-sallen-e-bashkise-per-takim-elektoral-buxheti-u-votua-pa-u-prezantuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/21\/shkreli-benet-beci-e-perdor-sallen-e-bashkise-per-takim-elektoral-buxheti-u-votua-pa-u-prezantuar\/","title":{"rendered":"Shkreli: Beci e p\u00ebrdor sall\u00ebn e Bashkis\u00eb p\u00ebr takim elektoral, buxheti u votua pa u prezantuar"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltarja e PD n\u00eb Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr, Eliona Shkreli n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat tha se, salla e mbledhjeve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Shkod\u00ebr dit\u00ebn e sotme q\u00eb do t\u00eb zhvillohej takimi p\u00ebr buxhetin 2025, u shfyrt\u00ebzua nga Benet Beci p\u00ebr takim elektoral ku ky i fundit shpalosi investime t\u00eb cilat n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs nuk jan\u00eb realizuar, gjithashtu buxheti 2025 u miratua pa pyetje e p\u00ebrgjigje me votim dy minut\u00ebsh&#8230;<\/p>\n<p>Shkreli cil\u00ebson nd\u00ebr t\u00eb tjera se pasi shpalosi g\u00ebnjeshtrat e tij ai refuzoi p\u00ebrballjen me opozit\u00ebn duke braktisur edhe sall\u00ebn dhe injoruar qytetar\u00ebt. Ajo tha se, buxheti i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr 2025 u votua pa pyetje dhe p\u00ebrgjigje, pa prezantim dhe pa asnj\u00eb sqarim, n\u00eb vet\u00ebm 2 minuta ngritje karton\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Deklarata <\/strong><\/p>\n<p>Salla e mbledhjeve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Shkod\u00ebr u shfryt\u00ebzua nga kryerilindasi politik i Qarkut si nj\u00eb takim elektoral me votuesit ku shpalosi investime t\u00eb cilat Shkodr\u00ebs i kan\u00eb munguar q\u00eb prej ardhjes s\u00eb tyre n\u00eb pushtet. Shkodra ka q\u00ebn\u00eb qyteti i braktisur nga Rilindja n\u00eb pushtet p\u00ebr 12 vite duke i mohuar investime strategjike dhe zhvillimore.<\/p>\n<p>Pasi shpalosi g\u00ebnjeshtrat e rradh\u00ebs dhe propagand\u00ebs rilindase ku nuk foli as edhe nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr vizionin e tij si kryebashkiak, p\u00ebr investimet q\u00eb ka parashikuar ai dhe administrata e tij n\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb p\u00ebr 2025-\u00ebn, drejtuesi politik rilindas nuk pranoi t\u00eb p\u00ebrballej me opozit\u00ebn por braktisi sall\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb. Ai injoroi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shkodran\u00eb t\u00eb cil\u00ebt prisnin t\u00eb d\u00ebgjonin m\u00eb n\u00eb detaje programet e buxhetit, t\u00eb merrnin p\u00ebrgjigje nga ai p\u00ebrmes pyetjeve t\u00eb t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tyre n\u00eb at\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Mbledhja p\u00ebr buxhetin u kthye n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb parlamenti ku u fol p\u00ebr investime qeveritare t\u00eb cilat jan\u00eb jasht\u00eb funksioneve t\u00eb Qeverisjes Vendore si dhe jasht\u00eb kompetencave t\u00eb vendimarrjes s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Shkod\u00ebr. N\u00eb asnj\u00eb moment kryebashkiaku politik nuk foli mbi 12% e investimeve q\u00eb ka parashikuar n\u00eb buxhetin lokal. N\u00eb asnj\u00eb rresht nuk foli mbi shumic\u00ebn e parave t\u00eb taksave t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr pagat e patronazhist\u00ebve q\u00eb i pun\u00ebson vazhdimisht duke fryr\u00eb administrat\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale.<\/p>\n<p>Benet Beci ka frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtetat mbi t\u00eb dhe mbi partin\u00eb e g\u00ebnjeshtrave q\u00eb Ai p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Shkodr\u00ebn pa asnj\u00eb investim por ve\u00e7se e kan\u00eb varf\u00ebruar dhe shpopulluar nga mungesa e investimeve 12 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Buxheti i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr 2025 u votua pa pyetje dhe p\u00ebrgjigje, pa prezantim dhe pa asnj\u00eb sqarim, n\u00eb vet\u00ebm 2 minuta ngritje karton\u00ebsh.<br \/>\nPartia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr investimeve strategjike por \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr propagand\u00ebs rilindase e cila ka 12 vite q\u00eb ushtrohet tek qytetar\u00ebt shkodran\u00eb. Ka 12 vite q\u00eb n\u00eb fushata elektorale prezantohen investime madhore t\u00eb cilat mbesin vet\u00ebm premtime q\u00eb nuk realizohen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Me 23 dhjetor ju ftojm\u00eb n\u00eb marshimin drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb NDAL mashtrimeve dhe mjerimit q\u00eb ka mbjell\u00eb kjo qeveri n\u00eb Shkod\u00ebr duke rritur t\u00eb gjitha tarifat dhe \u00e7mimet e duke varf\u00ebruar p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ekonomin\u00eb e brisht\u00eb familjare t\u00eb shkodran\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltarja e PD n\u00eb Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr, Eliona Shkreli n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat tha se, salla e mbledhjeve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Shkod\u00ebr dit\u00ebn e sotme q\u00eb do t\u00eb zhvillohej takimi p\u00ebr buxhetin 2025, u shfyrt\u00ebzua nga Benet Beci p\u00ebr takim elektoral ku ky i fundit shpalosi investime t\u00eb cilat n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs nuk jan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99473,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99472"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99472\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99475,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99472\/revisions\/99475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}