{"id":99495,"date":"2024-12-21T17:44:06","date_gmt":"2024-12-21T17:44:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99495"},"modified":"2024-12-21T17:44:33","modified_gmt":"2024-12-21T17:44:33","slug":"berisha-une-dhe-familja-ime-jemi-te-perkushtuar-ndaj-kauzes-tone-nuk-jam-gati-te-terhiqem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/21\/berisha-une-dhe-familja-ime-jemi-te-perkushtuar-ndaj-kauzes-tone-nuk-jam-gati-te-terhiqem\/","title":{"rendered":"Berisha: Un\u00eb dhe familja ime jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj kauz\u00ebs ton\u00eb, nuk jam gati t\u00eb t\u00ebrhiqem&#8230;"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha i ftuar n\u00eb podkastin Inside Albania me Alice Taylor n\u00eb Euronews ka komntuar edhe vendimin e dash per non grat\u00ebn. \u201cMund t\u2019ju them se ai \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb lobimin e korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe George Soros\u201d, tha lideri i opozit\u00ebs shqiptare.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>-Dua t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tem\u00eb. Kam shum\u00eb pyetje p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrgjigje tuaj\u00ebn, por na kufizon koha.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Jam i hapur p\u00ebr \u00e7do pyetje.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\"><strong>-Ju ishit n\u00eb arrest n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr thuajse nj\u00eb vit. M\u00eb kujtohet pandemia kur ndenja n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d p\u00ebr dy muaj gjat\u00eb mbylljes. Nuk po tallem me situat\u00ebn, por le t\u00eb largohemi pak nga politika. Si ishte p\u00ebr ju t\u00eb ishit i mbyllur mes kat\u00ebr mureve? Si ndikoi kjo te familja juaj? Si bashk\u00ebjetuat me ta? Si e drejtpeshuat jet\u00ebn tuaj familjare dhe pun\u00ebn? Si ishte ajo p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr ju, q\u00eb t\u00eb ishit i mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi aq gjat\u00eb? P\u00ebrtej politik\u00ebs.<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Politika nuk mund t\u00eb lihet kurr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Dua t\u00eb di si jeni ndjer\u00eb ju.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha<\/strong>: Un\u00eb dhe familja ime jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj kauz\u00ebs ton\u00eb. Kemi luftuar p\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Jeni acaruar me nj\u00ebri-tjetrin?<\/strong><\/p>\n<p>Berisha: N\u00eb politik\u00eb duhet t\u00eb jesh i p\u00ebrgatitur. Edi Rama, pasi loboi me George Soros kund\u00ebr meje, m\u00eb shpalli non grata p\u00ebr korrupsion madhor, me nj\u00eb firm\u00eb nga Antony Blinken, q\u00eb \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb e ka p\u00ebrg\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb shumti Sali Berish\u00ebn p\u00ebr suksesin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. George Soros dhe Edi Rama m\u00eb sanksionuan. P\u00ebrse? Tet\u00eb vite pas largimit tim, un\u00eb nuk isha vendimmarr\u00ebs, por ruaja interesin komb\u00ebtar dhe publik sipas mendimeve t\u00eb mia. Ata kujtuan se me at\u00eb p\u00ebrcaktim, do m\u00eb arkivonin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e harres\u00ebs, por i b\u00ebn\u00eb llogarit\u00eb gabim. Pse? Sepse un\u00eb po largohesha, por ky zot\u00ebria, Antony Blinken, m\u00eb l\u00ebndoi dinjitetin duke m\u00eb shpallur non grata. I shkrova nj\u00eb let\u00ebr pasi lexova vendimin e tij. Z. Sekretar, keni marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Fillimisht, mund t\u2019ju them se ai \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb lobimin e korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe George Soros. Jua them sinqerisht, nuk dija asgj\u00eb p\u00ebr lidhjet familjare mes familjeve Blinken dhe Soros, por mendova se askush tjet\u00ebr nuk mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb lobim p\u00ebrve\u00e7 tij. S\u00eb dyti, z. Sekretar, kur ju t\u00eb paraqisni nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr korrupsionin tim, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do i them mirupafshim politik\u00ebs p\u00ebrgjithnj\u00eb. S\u00eb treti z. Sekretar, nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb ndryshoni vendimin, por un\u00eb do ju padis n\u00eb gjykat\u00eb dhe do ju jap mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb paraqisni t\u00eb gjitha faktet dhe dokumentet tuaja. Un\u00eb nuk po loboja. Vendosa t\u00eb mbroja dinjitetin tim n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Paris. Ky ishte vendimi im.<\/p>\n<p>I thash\u00eb kreut t\u00eb partis\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihej. Partia nuk duhej t\u00eb p\u00ebrfshihej. Ne jemi nj\u00eb parti pro-per\u00ebndimore dhe pro-amerikane. T\u00eb till\u00eb mbetemi. Un\u00eb do t\u00eb luftoj vet\u00eb p\u00ebr veten, ndihem mjaftuesh\u00ebm i fuqish\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Punoja me gjykat\u00ebn dhe median, kryesisht at\u00eb amerikane. N\u00eb 30 korrik, Philip Reeker, nj\u00eb person me t\u00eb cilin kisha punuar shum\u00eb af\u00ebr, erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i k\u00ebrkoi kryeministrit dhe Lulzim Bash\u00ebs, si kryetar partie, q\u00eb Berisha t\u00eb mos hynte n\u00eb parlament. Kur kryetari ma tregoi k\u00ebt\u00eb, i thash\u00eb se duhet t\u00eb p\u00ebrcillte mesazhin pasues. Asnj\u00eb vend nuk ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve se Shtetet e Bashkuara, por ata kurr\u00eb nuk kan\u00eb hartuar list\u00ebn e deputet\u00ebve. N\u00ebse ata e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, cenojn\u00eb sovranitetin e kombit. K\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk e pranoja kurr\u00eb. Kryetari ishte nj\u00eb person i dob\u00ebt. Nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb niste parlamenti, ai doli dhe ju tha shqiptar\u00ebve se p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb tmerrsh\u00ebm nga ambasadorja amerikane, dhe p\u00ebr hir t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, PD-s\u00eb, dhe Sali Berish\u00ebs, ai kishte vendosur ta p\u00ebrjashtonte Berish\u00ebn. E telefonova kryetarin dhe i thash\u00eb se ky vendim ishte t\u00ebr\u00ebsisht kund\u00ebr ligjeve t\u00eb partis\u00eb. Ai duhet t\u00eb mblidhte grupin parlamentar, k\u00ebshillin komb\u00ebtar t\u00eb partis\u00eb, ose konvent\u00ebn, q\u00eb t\u00eb votonin largimin tim. N\u00ebse do ishte votuar, un\u00eb do e kisha pranuar, por ai u p\u00ebrgjigj publikisht se nuk do b\u00ebnte asnj\u00eb takim anti-amerikan. I thash\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb takime shum\u00eb amerikane, p\u00ebr sundimin e ligjit. Ai refuzoi. M\u00eb pas, nd\u00ebrmora iniciativ\u00ebn ligjore, mblodha 62% t\u00eb firmave dhe mbajt\u00ebm konvent\u00ebn e partis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-E kujtoj&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb ishte drejtorja e kabinetit t\u00eb Antony Blinken, luftoi shum\u00eb p\u00ebr shefin e saj. Ajo nisi t\u00eb jepte deklarata t\u00eb p\u00ebrditshme kund\u00ebr njer\u00ebzve, q\u00eb t\u00eb mos ndiqnin Berish\u00ebn. Shkoi aq larg saq\u00eb i tha demokrat\u00ebve \u201ct\u00eb mos hanin bar\u201d dhe t\u00eb mb\u00ebshtesnin Berish\u00ebn. Personi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori ju foli shqiptar\u00ebve p\u00ebr barin, ishte Enver Hoxha. A vinte edhe ajo nga grupe marksiste-leniniste? Nuk e njoh t\u00eb shkuar\u00ebn e saj, por ishte shum\u00eb fyese p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Iu p\u00ebrgjigja si\u00e7 e meritonte. Ajo filloi t\u00eb telefononte biznesmen\u00ebt, duke menduar se ata po sponsorizonin l\u00ebvizjen time. Asgj\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Filloi t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnonte me vizat dhe e transformoi ambasad\u00ebn n\u00eb prokurori kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Erdh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet vendore. Ajo nd\u00ebrhyri dhe k\u00ebt\u00eb e ka pranuar. Partis\u00eb time iu hoq vula. Gjyqtarja q\u00eb e vendosi k\u00ebt\u00eb pati probleme me vetingun. Ajo dhe Gabriel Escobar, dhe ish-ambasadori britanik Alastair King-Smith, lobuan n\u00eb SPAK q\u00eb t\u00eb hetohej dhe t\u00eb arrestohej Sali Berisha. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat. Pasi d\u00ebshtoi e gjith\u00eb kjo, demokrat\u00ebt protestuan dhe rikthimi im u b\u00eb i pandalsh\u00ebm! Ju e dini se rikthimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb histori. Ato ndodhin jo sepse dikush ka d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer, por sepse i gjith\u00eb universi k\u00ebrkon dhe mund\u00ebson rikthimin e tij. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalonin betej\u00ebn dhe rikthimin tim, ata zgjodh\u00ebn t\u00eb m\u00eb arrestonin. E zgjodh\u00ebn s\u00eb bashku! Ata menduan se kjo ishte zgjidhja, por ata e transformuan dritaren n\u00eb nj\u00eb port\u00eb ferri p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>-Ju e that\u00eb vet\u00eb, ishit duke u larguar. E kishit vendosur pasardh\u00ebsin tuaj n\u00eb parti. Por nga ajo q\u00eb p\u00ebrshkruat tani, duket se ai person ju tradhtoi s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00eb. Nuk po them se jeni duke u larguar, por a e b\u00ebn kjo p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendoni se kush do donit t\u2019ju pasonte kur t\u00eb vij\u00eb momenti i t\u00ebrheqjes? Sepse n\u00eb fjal\u00ebt tuaja, ju jeni djegur nga kjo situat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha<\/strong>: Ai m\u00eb tradhtoi dhe tregoi sa i pabes\u00eb \u00ebsht\u00eb. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjetr\u00ebn, d\u00ebnoi veten. Ajo q\u00eb rivendosa un\u00eb \u00ebsht\u00eb vota e lir\u00eb. Kush do ta pasoj\u00eb Sali Berish\u00ebn? Burri apo gruaja q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb zemrat dhe mendjet e demokrat\u00ebve. Nuk mund ta di emrin, por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gar\u00eb e hapur. P\u00ebr momentin, ndihem mir\u00eb. Shum\u00eb sinqerisht.<\/p>\n<p><strong>-Ju pyes s\u00ebrish. Padia ndaj Blinken n\u00eb gjykat\u00ebn franceze, n\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong>\u00a0I kam kaluar t\u00eb gjitha fazat, ata e pranuan. Por gjyqtari d\u00ebshtoi t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb person i madh dhe i famsh\u00ebm. Pse? Arsyet q\u00eb ai paraqiti nuk m\u2019u duk\u00ebn t\u00eb logjikshme. Ai shkroi se Berisha nuk \u00ebsht\u00eb qytetar i nj\u00eb vendi t\u00eb BE-s\u00eb. Sekretari Blinken \u00ebsht\u00eb person me imunitet. V\u00ebrtet un\u00eb nuk jam qytetar i BE-s\u00eb dhe Blinken \u00ebsht\u00eb person me imunitet, por parimi n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb po ashtu i v\u00ebrtet\u00eb: Shpifja gjykohet dhe d\u00ebnohet nga ku del. S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Blinken ka imunitet, por \u00ebsht\u00eb po ashtu e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shpifja nuk \u00ebsht\u00eb funksion i nj\u00eb zyrtari.<\/p>\n<p><strong>-\u00cbsht\u00eb shkelje e pozit\u00ebs s\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:\u00a0<\/strong>Po. N\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb dhe jo vet\u00ebm, n\u00ebse shpif p\u00ebr nj\u00eb person, nuk ke imunitet. Kjo \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb Kushtetut\u00eb. Kjo q\u00ebndron edhe n\u00eb thelb t\u00eb administrat\u00ebs se shpifja nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e detyrave t\u00eb zyrtar\u00ebve. I dhash\u00eb mund\u00ebsin\u00eb gjyqtarit francez t\u00eb b\u00ebhej i famsh\u00ebm bot\u00ebrisht, por ai d\u00ebshtoi. Nuk \u00ebsht\u00eb problemi im.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Berisha: Ku mbeti padia ndaj Blinken! Nuk jam gati t\u00eb t\u00ebrhiqem, pasuesin tim e zgjedh...\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/9_QBpMMUPCQ?list=PL8JhakJwRL7OoBH7rVAyFoionErXRxXkh\" width=\"1250\" height=\"703\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-45\"><\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha i ftuar n\u00eb podkastin Inside Albania me Alice Taylor n\u00eb Euronews ka komntuar edhe vendimin e dash per non grat\u00ebn. \u201cMund t\u2019ju them se ai \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb lobimin e korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe George Soros\u201d, tha lideri i opozit\u00ebs shqiptare. -Dua t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99496,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99495","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99495"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99495\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99498,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99495\/revisions\/99498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}