{"id":99540,"date":"2024-12-23T09:33:09","date_gmt":"2024-12-23T09:33:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99540"},"modified":"2024-12-23T09:33:09","modified_gmt":"2024-12-23T09:33:09","slug":"berisha-sot-ne-ora-1700-eshte-dita-e-betejes-sone-mosbindje-civile-per-te-dridhur-themelet-e-narkoshtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/23\/berisha-sot-ne-ora-1700-eshte-dita-e-betejes-sone-mosbindje-civile-per-te-dridhur-themelet-e-narkoshtetit\/","title":{"rendered":"Berisha: Sot n\u00eb ora 17:00 \u00ebsht\u00eb dita e betej\u00ebs son\u00eb! Mosbindje civile p\u00ebr t\u00eb dridhur themelet e narkoshtetit!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb takimin e tij n\u00eb deg\u00ebn 9 t\u00eb PD, kritikoi Erion Veliajn, duke e akuzuar p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve, por gjithashtu thekson se Partia Demokratike dhe simpatizant\u00ebt e saj kan\u00eb arritur ta diskreditojn\u00eb at\u00eb dhe ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cdordolec\u201d politik.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se n\u00eb k\u00ebto tre vitet e fundit, PD ka treguar vitalitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe se kjo forc\u00eb politike \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka mbrojtur dhe avancuar demokracin\u00eb, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pashoqe.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi mbrojtjen e vot\u00ebs dhe unitetin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb p\u00ebrballje me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar. Ai kritikoi manipulimet zgjedhore t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjet e disa faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar PD-n\u00eb. Berisha shprehu krenari p\u00ebr forcimin e partis\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebn ndaj presioneve, duke theksuar vlerat e liris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Berisha iu b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebtve shqiptar\u00eb, t\u00eb mblidhen n\u00eb or\u00ebn 17:00 p\u00ebr nj\u00eb aksion masiv t\u00eb mosbindjes civile, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb \u201cdit\u00ebn e betej\u00ebs son\u00eb\u201d. Berisha akuzoi qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb menaxhimin e pandemis\u00eb dhe shp\u00ebrdorimin e fondeve, duke e cil\u00ebsuar nj\u00eb nga figurat ky\u00e7e t\u00eb saj si \u201ckorb\u00ebn e kovidit\u201d. Berisha theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mobilizimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt dhe beson se nj\u00eb mobilizim i till\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb fitore, duke shpresuar q\u00eb nes\u00ebr dhe m\u00eb 11 maj do t\u00eb arrijn\u00eb triumfin.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma, dhe nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr secilin prej jush, an\u00ebtare dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD t\u00eb deg\u00ebs 9. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt dhe an\u00ebtaret e PD t\u00eb Tiran\u00ebs, simpatizant\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebset dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje, t\u00eb nderuar drejtues t\u00eb deg\u00ebs 9 t\u00eb PD t\u00eb Tiran\u00ebs, znj. Eda, deputet\u00eb, Dhurata, Belind, Akil, Floriana, Elda, Ilir, Klevis. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, por dhe nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb, sepse un\u00eb rrethohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim nga njer\u00ebzit e s\u00eb pamundur\u00ebs. Nje\u00ebrzit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb mundur.<\/p>\n<p>Takohemi s\u00eb bashku si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb force politike, e cila po t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb quhej: partia e t\u00eb pamundurave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb mundura.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb ju them ju se, kjo parti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e till\u00eb ka qen\u00eb, por n\u00eb t\u00eb pamundurat e tri viteve t\u00eb fundit ajo d\u00ebshmoi mrekulli t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Mos harroni se, 1992 ne shemb\u00ebm me vot\u00eb diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr. Mos harroni se, pas rebelimit t\u00eb 1997, ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb pushtet me arm\u00eb, i p\u00ebrzum\u00eb me vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Mos harroni se, q\u00eb ato n\u00eb pamje t\u00eb panum\u00ebrta. T\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb panum\u00ebrt ishin ata q\u00eb, kur d\u00ebgjuan p\u00ebr Rrug\u00ebn e Kombit shpreheshin se kurr\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb, jo pak ishin ata q\u00eb mendonin se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion i v\u00ebrtet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, se vizat nuk do t\u00eb liberalizoheshin, se rrogat nuk do t\u00eb dyfishoheshin gjat\u00eb qeverisjes son\u00eb. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto, ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb u b\u00ebn\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Pas tyre PD erdhi p\u00ebrs\u00ebri para nj\u00eb alternative m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn, m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj. \u2018To be, or not to be\u2019, t\u00eb jet\u00eb, apo t\u00eb mos jet\u00eb, n\u00eb kuptimin: t\u00eb jet\u00eb parti e misionit t\u00eb saj, e rivendosjes s\u00eb demorkacis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo t\u00eb mbetet nj\u00eb parti vasale, fasad\u00eb e pluralizmit politik.<\/p>\n<p>K\u00ebto 3 vite, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pashoqe, t\u00eb pashembullt, kjo parti tregoi nj\u00eb vitalitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Dhe u them un\u00eb ju se, ky vitalitet buroi para s\u00eb gjithash nga shpirti juaj i pamposhtur. Buroi nga kauza e drejt\u00eb q\u00eb ju nuk e l\u00ebshuat kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaluni p\u00ebr nj\u00eb moment, po marr vet\u00ebm nj\u00eb aspekt. Kur ju e nis\u00ebt betej\u00ebn kund\u00ebr Erion Veliajt, me ato protestat t\u00eb p\u00ebrjavshme, ku ishte dhe ku \u00ebsht\u00eb sot Erion Veliaj, q\u00eb futet si mi n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb s\u00eb tij nga turpi se mos po e kapin gazetar\u00ebt, a mos po e kapin qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ja pra, ku e katandis\u00ebt. Ai i grabiti zgjedhjet, por ju e keni shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb dordolec, e keni shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pseudokryetar, e keni shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb diskredituar mbar\u00eb shqiptar\u00ebve . V\u00ebrtet ai vodhi votat, v\u00ebrtet grabiti votat, por Belind K\u00eblli\u00e7i dhe ju s\u00eb bashku e b\u00ebt\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb flas\u00eb me vete, e b\u00ebt\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohet me \u00e7do qytetar, e b\u00ebt\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohet edhe \u00e7do socialist.<\/p>\n<p>A mund ta imagjinonit ju k\u00ebt\u00eb? Jo!<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb mbrojtjen q\u00eb i b\u00ebn\u00eb Skapi i partis\u00eb, por nga ju nuk e mbrojti dot kurr\u00eb dhe s\u2019e mbron dot kurr\u00eb. Faktikisht, e keni shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb politike t\u00eb pakallur. Keni merita t\u00eb jasht\u00ebzakonshme!<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, k\u00ebto 3 vite kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por p\u00ebrs\u00ebri, lavdi Zotit dhe fal\u00eb q\u00ebndres\u00ebs suaj, men\u00e7uris\u00ebs suaj, faktit se ne mbrojt\u00ebm kauz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, ne takohemi sot me ndjenj\u00ebn e krenaris\u00eb s\u00eb madhe, me ndjenj\u00ebn e b\u00ebsimit te fitorja, me ndjenj\u00ebn e p\u00ebrmbushjes t\u00eb misionit ton\u00eb gjer k\u00ebtu, p\u00ebr ta vazhduar at\u00eb gjer n\u00eb fitore.<\/p>\n<p>Kthehuni pak, do kthehemi bashk\u00eb. Po marrim disa momente.<\/p>\n<p>Ne deklaruam se do mbrojm\u00eb vot\u00ebn. Qindra her\u00eb, gazetar\u00ebt na shtronin pyetjen: ku po e mbron vot\u00ebn? Si po e mbron vot\u00ebn? Po sot q\u00eb, jan\u00eb t\u00eb gjitha forcat politike n\u00eb bot\u00eb t\u00eb djathta, q\u00eb n\u00eb tre rezoluta deklarojn\u00eb se, zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb fars\u00eb. Se qeveria e Edi Ram\u00ebs n\u00eb 12 vite ka zhvilluar fars\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Jini krenar, mbrojt\u00ebm vot\u00ebn e \u00e7do shqiptari! E b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb! Ia dol\u00ebm!<\/p>\n<p>Ata vodh\u00ebn v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb 12 vite, por edhe ne i damkos\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb mbrojtja m\u00eb civile, m\u00eb qytetare e vot\u00ebs. Pa protestat tuaja, pa q\u00ebndres\u00ebn tuaj, kurr\u00eb kjo nuk b\u00ebhej.<\/p>\n<p>Pat\u00ebm nj\u00eb proces brenda partis\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb t\u00eb therrmuar cop\u00eb-cop\u00eb. Ja ku jemi sot. Pse? Sepse ne k\u00ebtu shkruajt\u00ebm: p\u00ebr nj\u00eb PD m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb hapur, m\u00eb t\u00eb bashkuar!<\/p>\n<p>Ne jemi njer\u00ebz politik\u00eb, dhe e dinim q\u00eb ai proces q\u00eb po kalonim po p\u00ebrpiqej gjithmon\u00eb t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ante. Por ne duhet t\u00eb gjenim t\u00eb gjitha forcat dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb, t\u2019ua digjnim planet atyre q\u00eb donin ta shuanin PD dhe ta bashkonin p\u00ebrs\u00ebri. Dhe ja ku jemi sot, m\u00eb t\u00eb bashkuar se asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb e pamundur tjet\u00ebr q\u00eb, e kthyem t\u00eb mundur?<\/p>\n<p>Kaluam nj\u00eb kalvar, na mor\u00ebn flamurin, na fshin\u00eb nga listat. Ja ku jemi sot, me flamur, me seli dhe me kryetar.<\/p>\n<p>U b\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje nga Edi Rama, qeveria e tij, McGonigal, Xhorxh Sorosi q\u00eb kjo parti t\u00eb parti t\u00eb arkivohej n\u00eb histori, ose t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb simot\u00ebr t\u00eb Rilindjes kriminale.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, kjo parti as nuk u arkivua, as nuk u shnd\u00ebrrua n\u00eb simot\u00ebr, por u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb shpres\u00ebs, t\u00eb besimit t\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebve sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Menduan se do t\u00eb na izolonin, dhe na izoluan. V\u00ebrsul\u00ebn kund\u00ebr nesh me qindra e qindra deklarata t\u00eb paguara dhe t\u00eb pa paguara. Po p\u00ebr ne, e v\u00ebrteta mbetej ylli polar. Ne p\u00ebrs\u00ebrisnim s\u00eb bashku, \u00e7do nat\u00eb: kauza e drejt\u00eb nuk vdes kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Ne qendronim s\u00eb bashku p\u00ebr ato vlera q\u00eb qendron njeriu i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Qendronim se bashku q\u00eb ju dhe askush tjet\u00ebr duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb drejtuesit e k\u00ebsaj partie dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Qendronim s\u00eb bashkur se, familja dhe vlerat e saj jan\u00eb themeli i shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Qendronim s\u00eb bashku se, interesi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb interesi kryesor i \u00e7do shoq\u00ebrie t\u00eb civilizuar.<\/p>\n<p>Qendronim s\u00eb bashku se, ligji dhe barazia para ligjit jan\u00eb kushte themelore p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.<\/p>\n<p>Pra, ne mbrojt\u00ebm nj\u00eb tuf\u00eb parimesh pa t\u00eb cilat shoq\u00ebria e lir\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jemi sot, kemi ata t\u00eb cil\u00ebt menduan se na izoluan. Ata t\u00eb cil\u00ebt menduan se na gozhduan. Ata sot, jan\u00eb n\u00eb gjyqin e turpit t\u00eb hsitoris\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe para bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nuk besoj t\u00eb ket\u00eb patur maraton\u00eb me itenerar m t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se sa kjo maratona jon\u00eb. Por kemi ardhur gjer k\u00ebtu fitimtar\u00eb.<\/p>\n<p>Tani kemi segmentin e saj t\u00eb fundit. Kemi segmentin e fitores.<\/p>\n<p>Nuk e kemi rrafsh, nuk e kemi t\u00eb shtruar. E kemi ngjitje. Por sot ne, djemt\u00eb, vajzat, burrat, grat\u00eb e s\u00eb pamundur\u00ebs k\u00ebt\u00eb segment, k\u00ebt\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb gjer n\u00eb fitore do ta b\u00ebjm\u00eb me shpejt\u00ebsi dhe me guximin m\u00eb t\u00eb madh. Asgj\u00eb nuk na ndan ne nga fitorja e merituar.<\/p>\n<p>Ne kemi ardhur sot shumic\u00eb. Ne jemi shumica absolute e shqitpar\u00ebve, dhe kemi para nj\u00eb pakic\u00eb pla\u00e7kit\u00ebse, nj\u00eb pakic\u00eb armiq\u00ebsore ndaj shqiptar\u00ebve, nj\u00eb pakic\u00eb e cila, nga m\u00ebngjesi gjer dark\u00eb vjedh dhe pla\u00e7kit financat, fondet dhe pasurit\u00eb publike qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Kemi njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga vetja e tyre, nga vjedhjet dhe krimet q\u00eb kan\u00eb kryer.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni, ja ku jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpara, dhe secili prej jush: \u00e7far\u00eb frike keni ju nga vetja juaj? Ball\u00eblart\u00eb, secili. Keni qendruar njer\u00ebz me moral, integritet, patriot\u00eb dhe keni t\u00eb gjith\u00eb kredencialet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb mund t\u00eb krahasoj\u00eb ju me rilindasit, krahason t\u00eb pakrahasueshmet. Ndaj dhe, duhet t\u00eb ndiheni krenar\u00eb me veten tuaj,krenar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Nuk jemi kurr\u00eb nj\u00eblloj, jemi krejt\u00ebsisht ndryshe. Nj\u00eblloj jan\u00eb ata q\u00eb, vjedhin nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Veliaj dhe Edi Rama jan\u00eb dy pika uj\u00eb t\u00eb qelbur, apo nj\u00eb pik\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb mes n\u00eb gar\u00ebne\u00a0 tyre t\u00eb \u00e7mendur p\u00ebr t\u00eb vjedhur pasurin\u00eb e shqiptar\u00ebve. Kurse ne, ja ku i kishim.<\/p>\n<p>Akuzuan Sali Berish\u00ebn. \u00c7far\u00eb u doli? U doli se, n\u00eb 32 vite kishte nj\u00eb apartament 40 metra, apo 60 metra m\u00eb t\u00eb madh se sa ai q\u00eb ka patur gjat\u00eb diktatur\u00ebs dhe 100 mij\u00eb euro kursime t\u00eb 54 viteve pun\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kujtoni ju, se t\u00eb tjer\u00ebt nuk i kan\u00eb kontrolluar? Me qindra, qindra, mij\u00ebra kan\u00eb kontrolluar dosjet, por kan\u00eb gjetur at\u00eb q\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Pra, nuk krahasoheni ju me ta, nuk krahasohen demokrat\u00ebt me ta. Po keni prap dallim tjet\u00ebr. Nuk krahasoheni kurr\u00eb me ta! Sepse, sa qeveris\u00ebm ne, vum\u00eb qytetarin n\u00eb epiqend\u00ebr, ato q\u00eb b\u00ebm\u00eb. Dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet.<\/p>\n<p>Pra, ato t\u00eb ardhurat q\u00eb mblidhnim, ne u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u2019ja kthejm\u00eb t\u00eb parit qytetarit. Shikoni ku jan\u00eb aktandisur k\u00ebta.<\/p>\n<p>T\u00eb vendos\u00ebsh n\u00eb tavolin\u00eb 8.2 mld euro, t\u00eb gjitha taksat tuaja, dhe t\u2019u kthesh 790 mij\u00eb pensionist\u00ebve 16 milion\u00eb euro. A ka ciniz\u00ebm, a ka shpirtkazm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur? Ky grup hajdut\u00ebsh ka frik\u00eb nga qytetar\u00ebt, i urrejn\u00eb qytetar\u00ebt. Nj\u00eblloj si hajduti q\u00eb urren viktim\u00ebn e tij, edhe k\u00ebta q\u00eb vjedhin qyettar\u00ebt i urrejn\u00eb. Ndaj dhe, tallen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me th\u00ebrrime. Kurse ju, shkoni uleni, i thoni \u00e7do pensionisti. Ne s\u00eb pari, do vendosim minimumin jetik, nuk ka shqiptar q\u00eb do marr\u00eb n\u00ebn 200 euro n\u00eb muaj, do t\u2019i marr\u00eb ato, o t\u2019i shp\u00ebrndajm\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura mir\u00eb. Shp\u00ebrndahen ato. Pensionet do t\u00eb llogariten mbi k\u00ebt\u00eb norm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ket\u00eb rrog\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa 500 euro, dhe ky vet\u00ebm fillimi. Jo, nuk mund t\u00eb ket\u00eb, nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb, presidenti, kryeministri t\u00eb marrin 10 rroga mesatare. Se dhe ai punonj\u00ebs, n\u00ebpun\u00ebs f\u00ebmij\u00eb ka, goj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer ka, familje p\u00ebr t\u00eb mbajtur ka.<\/p>\n<p>Pra, \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, do thoni ju?<\/p>\n<p>Ne rikthejm\u00eb standartet e vendeve demokratike, ua them un\u00eb ju.<\/p>\n<p>N\u00eb SHBA, presidenti m\u00eb i fuqish\u00ebm i bot\u00ebs merr sa 4 punonj\u00ebs, rrog\u00ebn mesatare t\u00eb 4 punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij, nuk merr m\u00eb shum\u00eb. Kancelari i Gjermanis\u00eb, po kaq. Kurse, \u2018Harami i Shqip\u00ebris\u00eb\u2019 merr 10-fishin. Po si mund t\u00eb caktosh rroga t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Rrogat e ul\u00ebta nuk i l\u00ebvizin, por rrogat e larta po. A e dini ju q\u00eb Shqip\u00ebria sot n\u00eb rrogat e larta, rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon? Sepse, funksion koncepti i nomenklatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju, keni ep\u00ebrsi t\u00eb madhe, sepse gjat\u00eb k\u00ebtyre 3 viteve ua keni b\u00ebr\u00eb radiografin\u00eb dhe i keni nxir\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve hajduta, ashtu si\u00e7 jan\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaluni pak te k\u00ebta q\u00eb ka caktuar n\u00eb Tiran\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Po n\u00eb qoft\u00eb se, ka nj\u00eb njeri q\u00eb, nuk po flas p\u00ebr Veliajn se, Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pakallur, harrojeni nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, fshihet k\u00ebtej andej, po ai \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr atje ku e meriton.<\/p>\n<p>Me k\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua? U z\u00ebvend\u00ebsua me nj\u00eb zonj\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse me vjedhjen dhe shp\u00ebrdorimin e rreth 500 milion\u00eb tendera p\u00ebr kovidin, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr 4-fishimin e vdekjes s\u00eb shqiptar\u00ebve, qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs nga kovidi. E \u00e7far\u00eb zgjidhje i jepte kjo?<\/p>\n<p>I g\u00ebnjente shifrat e vdekjes, i jepte krejt t\u00eb tjera nga ato q\u00eb kishte morgu. Ju kujtohet? Ju kujtohet, se si nd\u00ebrtonte dhe mbulonte vdekjet me p\u00ebrqafimet q\u00eb b\u00ebnte me at\u00eb, si quhej ajo mjkja e infektivit, Najada. Mbulonte vdekjet e puthjet me Najad\u00ebn. A mund t\u00eb ishte ajo sot n\u00eb qeveri?<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se, ka nj\u00eb njeri q\u00eb meriton t\u00eb pakt\u00ebn 40 vjet n\u00eb burg \u00ebsht\u00eb ajo, dhe tani ajo na serviret si reformatorja e arsimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. E kuptoni ju, \u00e7far\u00eb tallje, p\u00ebrqeshje cinike b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta me ne dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk e l\u00ebshoj leht\u00eb un\u00eb nj\u00eb epitet p\u00ebr nj\u00eb zonj\u00eb, sepse nativisht un\u00eb kam respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr grat\u00eb, dhe e meritojn\u00eb. Po ajo n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb, do t\u00eb quhej korba e kovidit. Mori m\u00ebqaf\u00eb, la pa aparatura, la pa ila\u00e7\u00eb, p\u00ebrdori strategjin\u00eb e shtrimit n\u00eb spital t\u00eb qytetit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova shtronte 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria, Maqedonia shtronte 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria dhe u faktua q\u00eb shtrimi n\u00eb spitale ishte praktika m\u00eb shp\u00ebtimtare nga kthetrat e kovidit.<\/p>\n<p>Japonia, e cila kryesoi bot\u00ebn me shtrimet pati rezultatet m\u00eb mahnit\u00ebse n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr kovidit.<\/p>\n<p>Kurse k\u00ebta, e shtruan qytetin n\u00eb spital. Pra, ju keni ep\u00ebrsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme ndaj tyre. Nuk mundet kurr\u00ebkund ata t\u00eb krahasohen me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj, me ju.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, e fundit, miq. Prap e kemi p\u00ebrpjet\u00eb rrug\u00ebn, p\u00ebrs\u00ebri, por fitoren e meritojm\u00eb. Si\u00e7 u bashkuam bashk\u00eb, tani do bashkohemi me qytetar\u00ebt e tjer\u00eb. Tani ju do ta b\u00ebni nat\u00ebn dit\u00eb me qindra e qindra takime.<\/p>\n<p>Dje pat\u00ebm nj\u00eb grup q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e fitor\u00ebs s\u00eb Donald Trump. \u00c7far\u00eb na tha? Shum\u00eb interesante. Na than\u00eb se, gjith\u00e7ka e bazojn\u00eb takimet dhe \u00e7do dit\u00eb nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb, secili nga ju e nga ne klikonte n\u00eb google der\u00ebn q\u00eb kishte trokitur, dor\u00ebn q\u00eb kishte shtr\u00ebnguar, kafenen\u00eb me k\u00eb kishte pir\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb kishte takuar.<\/p>\n<p>Pra, dita mbyllej me k\u00ebt\u00eb bilanc p\u00ebe secilin aktivist, an\u00ebtar, an\u00ebtare, aktiviste q\u00eb fitoi zgjedhjet. T\u00eb gjitha mediat i kishte kund\u00ebr pothuaj, 90%. Edhe nj\u00ebra, her\u00eb k\u00ebej, her\u00eb andej mbante ato tv e m\u00ebdha. T\u00eb m\u00ebdhat\u00eb e tjera kund\u00ebr. T\u00eb gjitha pollet kund\u00ebr.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb elita, p\u00ebr fat t\u00eb keq dometh\u00ebn\u00eb, e cila dukej se nuk kishte lidhje me tok\u00ebn dhe qytetar\u00ebt, por rrinte n\u00eb aj\u00ebr, v\u00ebrshoi Hollivudin, v\u00ebrshuan universitetet, t\u00eb gjitha kund\u00ebr Trumpit. Por qytetar\u00ebt amerikan\u00eb votuan Trumpin, dhe e votuan sepse ata, mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij trokit\u00ebn der\u00ebm m\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs b\u00ebnin bilancin e njer\u00ebzve q\u00eb kishin takuar. Imagjinoni ju, njer\u00ebzit q\u00eb kishin takuar, n\u00eb nj\u00eb komb 340 milion\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra, ne nisim k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb fitore. E nisim si njer\u00ebzit, si burrat dhe grat\u00eb q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebr\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur. E nisim si shumic\u00eb numerike dhe morale e shqiptar\u00ebve. E nisim me nj\u00eb program q\u00eb ju jep p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer 3 muajt e par\u00eb problemeve m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe vazhdon<\/p>\n<p>E nis\u00ebm duke patur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb urryer p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb grup jner\u00ebzisht, individ\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb vjedhur shqiptar\u00ebt sa askush tjet\u00ebr n\u00eb histori dhe i ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb ata nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nes\u00ebr, n\u00eb ora 17:00 \u00ebsht\u00eb dita e betej\u00ebs son\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb sa jan\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mosbindje civile p\u00ebr t\u00eb dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktatur\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb ecur, p\u00ebr ta festuar vitin e ri t\u00eb sigurt\u00eb, n\u00eb fitoren q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, g\u00ebzuar festat e fundvitit. Fitore nes\u00ebr, fitore n\u00eb 11 maj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb takimin e tij n\u00eb deg\u00ebn 9 t\u00eb PD, kritikoi Erion Veliajn, duke e akuzuar p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve, por gjithashtu thekson se Partia Demokratike dhe simpatizant\u00ebt e saj kan\u00eb arritur ta diskreditojn\u00eb at\u00eb dhe ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cdordolec\u201d politik. Berisha theksoi se n\u00eb k\u00ebto tre &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99540"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99542,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99540\/revisions\/99542"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}