{"id":99543,"date":"2024-12-23T09:39:44","date_gmt":"2024-12-23T09:39:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99543"},"modified":"2024-12-23T09:40:36","modified_gmt":"2024-12-23T09:40:36","slug":"mbyllja-e-tiktok-ut-ne-shqiperi-nje-rrezik-per-demokracine-dhe-sfidat-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/23\/mbyllja-e-tiktok-ut-ne-shqiperi-nje-rrezik-per-demokracine-dhe-sfidat-ligjore\/","title":{"rendered":"Mbyllja e TikTok-ut n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sfidat ligjore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Eduard HALIMI<\/strong><\/p>\n<p>Propozimi i djesh\u00ebm i Kryeministrit (nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetarit t\u00eb PS n\u00eb pushtet), p\u00ebr t\u00eb mbyllur\u00a0 TikTok-un p\u00ebr nj\u00eb vit ka shkaktuar debate t\u00eb shumta mbi t\u00eb drejtat e njeriut, transparenc\u00ebn dhe motivet e tij. Nd\u00ebrsa ky hap \u00ebsht\u00eb justifikuar me arsyetimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb rinjve nga p\u00ebrmbajtjet e d\u00ebmshme, koha dhe konteksti politik i k\u00ebtij vendimi ngrejn\u00eb pyetje serioze mbi implikimet e tij, sidomos n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve politike. Q\u00ebllimi im n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim \u00ebsht\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb aspektet ligjore, politike dhe praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb natyr\u00ebn dhe pasojat e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Kontestimet dhe sfidat ligjore<\/strong><\/li>\n<li><strong>Shkelja e \u2018Liris\u00eb s\u00eb Shprehjes\u2019<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Liria e shprehjes, e garantuar nga Neni 22 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb themelore e demokracis\u00eb. TikTok, nj\u00eb nga platformat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha globale t\u00eb rrjeteve sociale, ofron nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr vet\u00eb-shprehje, aktiviz\u00ebm dhe komunikim. Mbyllja e saj kufizon nj\u00eb nga mjetet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb ide dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Proporcionaliteti i mas\u00ebs:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Sipas parimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs administrative, \u00e7do mas\u00eb kufizuese duhet t\u00eb jet\u00eb proporcionale me q\u00ebllimin q\u00eb synon t\u00eb arrij\u00eb. Nj\u00eb ndalim total i TikTok-ut mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb mas\u00eb e tepruar, sidomos n\u00ebse problemet mund t\u00eb adresohen me masa m\u00eb t\u00eb lehta, si edukimi digjital, vendosja e filtrave t\u00eb siguris\u00eb ose rregullimi i p\u00ebrmbajtjes. N\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, precedent\u00ebt si vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GJEDNJ ne t\u00eb pakt\u00ebn 6 raste p\u00ebrfshi at\u00eb me Turqin\u00eb) theksojn\u00eb se \u2018\u00e7do kufizim i liris\u00eb s\u00eb shprehjes duhet t\u00eb jet\u00eb proporcional dhe i bazuar n\u00eb prova t\u00eb qarta\u2019\u00a0 Nj\u00eb ndalim total i nj\u00eb platforme si TikTok \u00ebsht\u00eb disproporcional dhe penalizon gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit p\u00ebr veprime t\u00eb nj\u00eb pakice.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Mungesa e provave t\u00eb mjaftueshme:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>TikTok ka deklaruar se nuk ka prova q\u00eb incidentet e dhunshme t\u00eb p\u00ebrmendura jan\u00eb t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me platform\u00ebn e tyre. Pa prova konkrete q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se TikTok \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i problemeve t\u00eb identifikuara, ndalimi mund t\u00eb konsiderohet i pabazuar dhe arbitrar. Nuk ka ende asnj\u00eb lidhje sipas deklarat\u00ebs se rrjetit se ngjarja e r\u00ebnd\u00eb e makabre e vog\u00eblushit t\u00eb ndjer\u00eb Martin kishte lidhje me p\u00ebrdorimin e Tik Tok si dhe vet\u00eb kjo platform\u00eb reagoi<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong>Ndikimi ekonomik dhe social:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>TikTok \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht p\u00ebr marketing, biznes dhe krijimtari. Ndalimi i saj mund t\u00eb ket\u00eb pasoja negative n\u00eb ekonomin\u00eb digjitale dhe mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb krijuesit e p\u00ebrmbajtjes, bizneset e vogla dhe profesionist\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur klient\u00ebt ose audienc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong>Mungesa e konsultimit publik:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Vendime t\u00eb tilla duhet t\u00eb merren pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjer\u00eb konsultimi me publikun, ekspert\u00ebt dhe pal\u00ebt e interesuara. Mungesa e nj\u00eb debati t\u00eb hapur dhe transparent mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb shkelje e parimeve demokratike dhe e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Ndikimi n\u00eb zgjedhjet e ardhshme politike dhe rreziku p\u00ebr demokracin\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Koha e k\u00ebtij vendimi, q\u00eb p\u00ebrkon me pragun e zgjedhjeve, ngjall dyshime mbi motivet politike t\u00eb tij. Dyshimet lidhen me disa aspekte kryesore:<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Kontrolli i diskursit publik:\u00a0<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>TikTok \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku shpesh qarkullojn\u00eb kritika ndaj qeveris\u00eb, informacione denoncuese dhe materiale q\u00eb fuqizojn\u00eb opozit\u00ebn. Kufizimi i aksesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb mund t\u00eb shihet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb minimizuar k\u00ebto kritika dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar diskursin publik.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Strategji p\u00ebr t\u00eb parandaluar kritikat dhe skandalet<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Platforma si TikTok kan\u00eb nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb dhe jan\u00eb shpesh nj\u00eb mjet p\u00ebr shp\u00ebrndarjen virale t\u00eb skandaleve politike ose p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb reputacionin e politikan\u00ebve. Mbyllja e platform\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e materialeve q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb qeverin\u00eb ose t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb kritike.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Zgjedhjet dhe media sociale si mjet aktivizmi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Rrjetet sociale jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nga aktivist\u00ebt dhe opozita p\u00ebr t\u00eb mobilizuar qytetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb denoncime dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur transparenc\u00ebn. N\u00ebse TikTok mbetet nj\u00eb mjet i fuqish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, mbyllja e tij p\u00ebr nj\u00eb vit \u2013 pik\u00ebrisht gjat\u00eb nj\u00eb periudhe parazgjedhore dhe zgjedhore \u2013 mund t\u00eb shihet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn politike. T\u00eb rinjt\u00eb, si nj\u00eb segment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i votuesve, p\u00ebrdorin TikTok-un p\u00ebr t\u00eb mobilizuar qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar transparenc\u00ebn. Kufizimi i tyre nga nj\u00eb platform\u00eb ky\u00e7e mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb fuqizimin e tyre politik.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Precedent\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dh paralelizmat me praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb ngjashme, disa vende kan\u00eb zgjedhur masa alternative n\u00eb vend t\u00eb ndalimit total, t\u00eb tjera jan\u00eb d\u00ebnuar nga GJEDNJ dhe t\u00eb tjera jan\u00eb n\u00eb pro\u00e7ese.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Australia:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Australia ka propozuar kufizimin e aksesit n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn 16 vje\u00e7, duke vendosur filtra dhe masa mbrojt\u00ebse, n\u00eb vend t\u00eb ndalimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Turqia:<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb Turqi, disa her\u00eb, rrjetet sociale jan\u00eb bllokuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht gjat\u00eb periudhave zgjedhore p\u00ebr t\u00eb kufizuar kritikat ndaj qeveris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrhapjen e informacioneve t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<ul>\n<li>Prill 2015: Autoritetet turke bllokuan p\u00ebrkoh\u00ebsisht aksesin n\u00eb Twitter, Facebook dhe YouTube pas publikimit t\u00eb fotografive t\u00eb prokurorit Mehmet Selim Kiraz, i cili u vra pas nj\u00eb pengmarrjeje n\u00eb Stamboll. Ky veprim u kritikua si nj\u00eb kufizim i pajustifikuesh\u00ebm i liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/li>\n<li>Korrik 2020: Parlamenti turk miratoi nj\u00eb ligj q\u00eb forcon kontrollin mbi rrjetet sociale. Sipas k\u00ebtij ligji, platformat me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion p\u00ebrdorues t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Turqi dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkesave p\u00ebr heqjen e p\u00ebrmbajtjes brenda 48 or\u00ebsh. Mosrespektimi i k\u00ebtyre k\u00ebrkesave mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb gjoba t\u00eb m\u00ebdha ose kufizime n\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb e band\u00ebs, duke penguar aksesin n\u00eb platform\u00eb. Ky ligj u kritikua nga organizata t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr censur\u00eb.<\/li>\n<li>Gusht 2024: Turqia bllokoi aksesin n\u00eb Instagram, pas kritikave ndaj platform\u00ebs p\u00ebr bllokimin e postimeve t\u00eb ngush\u00ebllimit p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb lideri t\u00eb Hamasit. Presidenti Erdogan e quajti k\u00ebt\u00eb veprim \u2018fashiz\u00ebm dixhital\u2019 dhe k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim nga kompanit\u00eb e mediave sociale<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Kritika dhe reagime n\u00eb Turqi:<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto masa jan\u00eb kritikuar gjer\u00ebsisht si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb e shprehjes dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar diskursin publik. Amnesty International dhe organizata t\u00eb tjera kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime se legjislacioni i ri mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb censuruar p\u00ebrmbajtjen dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht p\u00ebrdoruesit e internetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Turqia \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GJEDNJ) p\u00ebr mbylljen e rrjeteve sociale. N\u00eb vendimin e saj t\u00eb vitit 2015 n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u2018Cengiz dhe t\u00eb tjer\u00ebt kund\u00ebr Turqis\u00eb\u2019, GJEDNJ konstatoi se bllokimi i YouTube nga autoritetet turke shkelte Nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, i cili garanton lirin\u00eb e shprehjes. Gjykata argumentoi se ndalimi i plot\u00eb i aksesit n\u00eb platform\u00eb ishte nj\u00eb mas\u00eb disproporcionale dhe nuk p\u00ebrmbushte nj\u00eb nevoj\u00eb shoq\u00ebrore urgjente.<\/p>\n<p>Ky precedent tregon se mbyllja e rrjeteve sociale pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb ligjore dhe pa respektuar parimin e proporcionalitetit mund t\u00eb konsiderohet si shkelje e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut. N\u00eb kontekstin shqiptar, nj\u00eb vendim i ngjash\u00ebm p\u00ebr mbylljen e TikTok-ut mund t\u00eb sfidohet n\u00eb gjykatat vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Praktikat turke p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe rregulluar p\u00ebrdorimin e rrjeteve sociale, duke p\u00ebrfshir\u00eb bllokime t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe miratimin e ligjeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh nga platformat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kan\u00eb ngjallur debate mbi balanc\u00ebn midis siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>SHBA, praktikat mbi TikTok<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara, TikTok ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb debati intensiv p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe privat\u00ebsin\u00eb. Rastet dhe precedent\u00ebt n\u00eb SHBA ofrojn\u00eb disa leksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>\u2018Packingham v. North Carolina\u2019 (2017): Gjykata e Lart\u00eb e SHBA-s\u00eb argumentoi se rrjetet sociale jan\u00eb hap\u00ebsira thelb\u00ebsore p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb epok\u00ebn moderne. Kufizimi i aksesit n\u00eb k\u00ebto platforma p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individ\u00ebve.<\/li>\n<li>Ligji p\u00ebr TikTok n\u00eb SHBA (2024): Nj\u00eb ligj i fundit k\u00ebrkon q\u00eb TikTok t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb lidhjet me kompanin\u00eb m\u00ebm\u00eb kineze ByteDance ose t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb ndalim t\u00eb mundsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, ky vendim \u00ebsht\u00eb sfiduar ligj\u00ebrisht dhe \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb shqet\u00ebsime specifike p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/li>\n<li>Vendimet Federale: N\u00eb raste gjyq\u00ebsore, TikTok ka argumentuar se ndalimi shkel Amendamentin e Par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb, q\u00eb garanton lirin\u00eb e shprehjes. Gjykatat kan\u00eb k\u00ebrkuar prova t\u00eb qarta dhe justifikime proporcionale p\u00ebr \u00e7do kufizim t\u00eb till\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Praktikat amerikane tregojn\u00eb se ndalimet totale t\u00eb nj\u00eb platforme k\u00ebrkojn\u00eb prova t\u00eb forta dhe nj\u00eb proces transparent, dhe \u00e7do kufizim duhet t\u00eb jet\u00eb proporcional me q\u00ebllimin q\u00eb synon t\u00eb arrihet.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Si mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet ky vendim?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Mbyllja e TikTok-ut ngre pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr motivet e saj, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyrat se si qytetar\u00ebt mund t\u00eb reagojn\u00eb ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb. Historia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe mjetet ligjore q\u00eb ofron Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb tregojn\u00eb se ka m\u00ebnyra efektive p\u00ebr ta sfiduar k\u00ebt\u00eb veprim.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Padi ligjore dhe kushtetuese<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Subjektet q\u00eb legjitmohen p\u00ebrfshi qytetar\u00ebt dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile mund t\u00eb sfidojn\u00eb vendimin p\u00ebr mbylljen e TikTok-ut n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke argumentuar shkeljen e Neneve 22 dhe 23 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb garantojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim dhe nj\u00eb num\u00ebr jo t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vendimeve t\u00eb GJEDNJ dhe praktiave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshi SHBA<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Protesta dhe aktiviz\u00ebm qytetar<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Organizimi i protestave paq\u00ebsore dhe fushatave online mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit mbi implikimet e k\u00ebtij vendimi, rastet n\u00eb Turqi.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut mund t\u00eb angazhohen p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet mbi k\u00ebt\u00eb vendim, duke ushtruar presion mbi qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishikuar vendimin.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong>Dialog dhe rregullim n\u00eb vend t\u00eb ndalimit<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nj\u00eb qasje m\u00eb transparente dhe e balancuar do t\u00eb ishte m\u00eb e pranueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. Dialogu nd\u00ebrmjet autoriteteve dhe TikTok-ut, si dhe vendosja e rregullave p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb miturve ose p\u00ebr moderimin e p\u00ebrmbajtjes, mund t\u00eb shmang\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr masa ekstreme.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong>P\u00ebrdorimi i alternativave teknike nga qytetar\u00ebt.<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb ndalimi, p\u00ebrdoruesit mund t\u00eb p\u00ebrdorin teknologji si VPN p\u00ebr t\u00eb vazhduar aksesin n\u00eb TikTok.<\/p>\n<p><strong>Konkluzioni<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr mbylljen e TikTok-ut p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Shqip\u00ebri ngre shqet\u00ebsime serioze mbi t\u00eb drejtat kushtetuese, proporcionalitetin dhe motivet politike t\u00eb k\u00ebtij veprimi. Sfida e k\u00ebtij vendimi p\u00ebrfshin angazhim aktiv politik nga opozita, angazhim qytetar, nd\u00ebrhyrje ligjore dhe presion nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim.<\/p>\n<p>N\u00ebse shqet\u00ebsimet lidhen me p\u00ebrmbajtje t\u00eb d\u00ebmshme, at\u00ebher\u00eb qeveria duhet t\u00eb konsideroj\u00eb masa alternative q\u00eb respektojn\u00eb balanc\u00ebn midis siguris\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve. Sfida nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr TikTok-un, por p\u00ebr ruajtjen e demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave themelore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Eduard HALIMI Propozimi i djesh\u00ebm i Kryeministrit (nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetarit t\u00eb PS n\u00eb pushtet), p\u00ebr t\u00eb mbyllur\u00a0 TikTok-un p\u00ebr nj\u00eb vit ka shkaktuar debate t\u00eb shumta mbi t\u00eb drejtat e njeriut, transparenc\u00ebn dhe motivet e tij. Nd\u00ebrsa ky hap \u00ebsht\u00eb justifikuar me arsyetimin e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb rinjve nga p\u00ebrmbajtjet e d\u00ebmshme, koha dhe konteksti politik &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-99543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99543"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99545,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99543\/revisions\/99545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}