{"id":99607,"date":"2024-12-23T12:10:25","date_gmt":"2024-12-23T12:10:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99607"},"modified":"2024-12-23T16:50:54","modified_gmt":"2024-12-23T16:50:54","slug":"media-gjermane-100-mije-protestues-ne-beograd-kerkojne-qeveri-teknike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/23\/media-gjermane-100-mije-protestues-ne-beograd-kerkojne-qeveri-teknike\/","title":{"rendered":"Media gjermane: 100 mij\u00eb protestues n\u00eb Beograd k\u00ebrkojn\u00eb qeveri teknike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit u mblodh\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn (22 dhjetor) mbi 100.000 njer\u00ebz, njoftoi Arkivi i Tubimeve Publike, i cili merret me num\u00ebrimin dhe llogaritjen e numrit t\u00eb demonstruesve n\u00eb tubime t\u00eb ndryshme. Kjo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb edhe tubimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Serbi q\u00eb nga 5 tetori i vitit 2000 kur u rr\u00ebzua Milloshevi\u00e7i nga pushteti. Nd\u00ebrsa policia flet p\u00ebr 30 mij\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, e k\u00ebt\u00eb e tha edhe presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se thirrjes s\u00eb student\u00ebve q\u00eb po bllokojn\u00eb fakultetet iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb protest\u00eb iu bashkuan edhe fermer\u00ebt. Masiviteti i protestave \u00ebsht\u00eb elementi q\u00eb bie m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpresa kryesore e autoriteteve ishte shuarja graduale e protestave studentore, q\u00eb filluan para disa jav\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Arrestoni traktorin!<\/strong><br \/>\nProtesta kaloi pa incidente t\u00eb m\u00ebdha, por gjat\u00eb dit\u00ebs ishte evidente se qeveria po p\u00ebrpiqej n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb parandalonte nj\u00eb reagim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebshtu q\u00eb q\u00ebllimisht u ndal\u00ebn trenat p\u00ebr n\u00eb Beograd dhe autobus\u00ebt.<\/p>\n<p>Paranoja ishte e dukshme edhe gjat\u00eb \u201carrestimit t\u00eb traktorit\u201d t\u00eb Zlatko Kokanoviqit, nga iniciativa \u201cNe damo Jadar\u201d (Nuk e japim Jadar). Ai u bllokua n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sheshit Slavija, nd\u00ebrsa policia e hoqi traktorin p\u00ebr gjoja parkim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E teksa qytetar\u00ebt po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr protest\u00ebn, Vu\u00e7iqgjat\u00eb dit\u00ebs hapi pjes\u00ebn e autostrad\u00ebs nga Krushevci p\u00ebr n\u00eb V\u00ebrnja\u00e7ka Banja, nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesve t\u00eb kujdessh\u00ebm nuk iu shp\u00ebtoi fakti q\u00eb presidenti shoq\u00ebrohej nga ambasadori amerikan Christopher Hill.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin e tij se \u201cnuk do t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb askujt pushtetin pa zgjedhje, nuk ka bir n\u00ebne q\u00eb do ta marr\u00eb pa zgjedhje sa t\u00eb jem gjall\u00eb. Ju mund t\u00eb m\u00eb vrisni, por pa zgjedhje nuk do t\u00eb merrni pushtetin\u201d. N\u00eb mbr\u00ebmje, Aleksandar Vu\u00e7iq mbajti nj\u00eb fjalim ku tha se \u201cnj\u00eb tubim jasht\u00ebzakonisht i madh \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd. Ata jan\u00eb t\u00eb orientuar nga opozita, por un\u00eb kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjoj se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7. Por ai theksoi se \u201cn\u00ebn flamurin serb duhet t\u00eb t\u00eb bashkohemi rreth q\u00ebllimeve themelore\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nuk ka t\u00ebrheqje<\/strong><br \/>\nProtesta masive ishte kulmi i bllokadave disajavore t\u00eb fakulteteve dhe shkollave t\u00eb mesme n\u00eb Serbi. \u201cKy tubim i p\u00ebrmbushi pritshm\u00ebrit\u00eb\u201d, tha p\u00ebr DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Politik\u00eb Praktike. \u201cIshte nj\u00eb demonstrim praktik i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Po ashtu \u00ebsht\u00eb treguar se kur ka nj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00eb dhe kur ka nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe, at\u00ebher\u00eb nuk ka incidente, rrahje, apo tentativa p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb me dhun\u00eb tubimin\u201d, thekson Popovi\u00e7. Sipas tij, autoriteteve u \u00ebsht\u00eb treguar se njer\u00ebzit \u201cduan drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu po ndodhin tragjedi q\u00eb jan\u00eb rezultat i mosveprimit t\u00eb shtetit. Mendoj se Novi Sadi \u00ebsht\u00eb pika e fundit n\u00eb kup\u00ebn e mbushur. Nj\u00eb tubim i till\u00eb masiv \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr autoritetet se dhembja ka shkuar deri n\u00eb palc\u00eb. \u201cJemi me shpatulla pas muri, nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr t\u00ebrheqje\u201d, shton ai.<\/p>\n<p><strong>Artikulimi politik i protest\u00ebs<\/strong><br \/>\nQ\u00eb nga fillimi i protestave studentore, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy distancimi i tyre nga partit\u00eb politike. Por shumica e opozit\u00ebs mb\u00ebshtet k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Tani pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: Edhe sa koh\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet presion ndaj qeveris\u00eb dhe si do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb protestat e student\u00ebve? Popoviq thot\u00eb se protestat n\u00eb nj\u00eb moment duhet t\u00eb artikulohen politikisht, n\u00ebse duam ndryshime. \u201cKa ide t\u00eb ndryshme, por pa nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb organizuar mir\u00eb politike nuk shoh asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zgjidhje. Opozita duhet t\u00eb jet\u00eb gati sepse n\u00eb nj\u00eb moment kjo do t\u00eb duhet t\u00eb kapitalizohet politikisht. Qeveria do t\u2019i shuaj\u00eb protestat, por mendoj se kjo energji nuk do t\u00eb shuhet leht\u00eb\u201d, tha Popoviq p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Dy skenar\u00eb (t\u00eb pa)mundsh\u00ebm<\/strong><br \/>\nAktualisht po kristalizohen dy skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm: greva e p\u00ebrgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbis\u00eb refuzon kategorikisht mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb qeverie tranzitore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe greva e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb e diskutueshme, sepse n\u00eb Serbi ka shum\u00eb sindikata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara mes vete. Qeveria tranzitore p\u00ebr Vu\u00e7iqin do t\u00eb ishte nj\u00eb njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri q\u00eb nuk do ta pranoj\u00eb. Nd\u00ebrsa skenar\u00ebt e tjer\u00eb akoma nuk jan\u00eb t\u00eb kristalizuar se si mund t\u00eb realizohen. Por energjia p\u00ebr protesta akoma \u00ebsht\u00eb e madhe, madje po shtohet.<\/p>\n<p><strong>Artikulimi politik i protest\u00ebs<\/strong><br \/>\nQ\u00eb nga fillimi i protestave studentore, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy distancimi i tyre nga partit\u00eb politike. Por shumica e opozit\u00ebs mb\u00ebshtet k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Tani pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: Edhe sa koh\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet presion ndaj qeveris\u00eb dhe si do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb protestat e student\u00ebve? Popoviq thot\u00eb se protestat n\u00eb nj\u00eb moment duhet t\u00eb artikulohen politikisht, n\u00ebse duam ndryshime. \u201cKa ide t\u00eb ndryshme, por pa nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb organizuar mir\u00eb politike nuk shoh asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zgjidhje. Opozita duhet t\u00eb jet\u00eb gati sepse n\u00eb nj\u00eb moment kjo do t\u00eb duhet t\u00eb kapitalizohet politikisht. Qeveria do t\u2019i shuaj\u00eb protestat, por mendoj se kjo energji nuk do t\u00eb shuhet leht\u00eb\u201d, tha Popoviq p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Dy skenar\u00eb (t\u00eb pa)mundsh\u00ebm<\/strong><br \/>\nAktualisht po kristalizohen dy skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm: greva e p\u00ebrgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbis\u00eb refuzon kategorikisht mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb qeverie tranzitore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe greva e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb e diskutueshme, sepse n\u00eb Serbi ka shum\u00eb sindikata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara mes vete. Qeveria tranzitore p\u00ebr Vu\u00e7iqin do t\u00eb ishte nj\u00eb njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri q\u00eb nuk do ta pranoj\u00eb. Nd\u00ebrsa skenar\u00ebt e tjer\u00eb akoma nuk jan\u00eb t\u00eb kristalizuar se si mund t\u00eb realizohen. Por energjia p\u00ebr protesta akoma \u00ebsht\u00eb e madhe, madje po shtohet.<\/p>\n<p><strong>Artikulimi politik i protest\u00ebs<\/strong><br \/>\nQ\u00eb nga fillimi i protestave studentore, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy distancimi i tyre nga partit\u00eb politike. Por shumica e opozit\u00ebs mb\u00ebshtet k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Tani pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: Edhe sa koh\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet presion ndaj qeveris\u00eb dhe si do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb protestat e student\u00ebve? Popoviq thot\u00eb se protestat n\u00eb nj\u00eb moment duhet t\u00eb artikulohen politikisht, n\u00ebse duam ndryshime. \u201cKa ide t\u00eb ndryshme, por pa nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb organizuar mir\u00eb politike nuk shoh asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zgjidhje. Opozita duhet t\u00eb jet\u00eb gati sepse n\u00eb nj\u00eb moment kjo do t\u00eb duhet t\u00eb kapitalizohet politikisht. Qeveria do t\u2019i shuaj\u00eb protestat, por mendoj se kjo energji nuk do t\u00eb shuhet leht\u00eb\u201d, tha Popoviq p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Dy skenar\u00eb (t\u00eb pa)mundsh\u00ebm<\/strong><br \/>\nAktualisht po kristalizohen dy skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm: greva e p\u00ebrgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbis\u00eb refuzon kategorikisht mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb qeverie tranzitore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe greva e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb e diskutueshme, sepse n\u00eb Serbi ka shum\u00eb sindikata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara mes vete. Qeveria tranzitore p\u00ebr Vu\u00e7iqin do t\u00eb ishte nj\u00eb njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri q\u00eb nuk do ta pranoj\u00eb. Nd\u00ebrsa skenar\u00ebt e tjer\u00eb akoma nuk jan\u00eb t\u00eb kristalizuar se si mund t\u00eb realizohen. Por energjia p\u00ebr protesta akoma \u00ebsht\u00eb e madhe, madje po shtohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit u mblodh\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn (22 dhjetor) mbi 100.000 njer\u00ebz, njoftoi Arkivi i Tubimeve Publike, i cili merret me num\u00ebrimin dhe llogaritjen e numrit t\u00eb demonstruesve n\u00eb tubime t\u00eb ndryshme. Kjo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb edhe tubimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Serbi q\u00eb nga 5 tetori i vitit 2000 kur u rr\u00ebzua Milloshevi\u00e7i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":99608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,38],"tags":[],"class_list":["post-99607","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99607"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99607\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99611,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99607\/revisions\/99611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}