{"id":99876,"date":"2024-12-25T17:35:09","date_gmt":"2024-12-25T17:35:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99876"},"modified":"2024-12-25T17:35:09","modified_gmt":"2024-12-25T17:35:09","slug":"vokshi-dhune-e-orkestruar-ndaj-protestuesve-dhe-deputeteve-te-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/25\/vokshi-dhune-e-orkestruar-ndaj-protestuesve-dhe-deputeteve-te-opozites\/","title":{"rendered":"Vokshi: Dhun\u00eb e orkestruar ndaj protestuesve dhe deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka komentuar p\u00ebrplasje me policin\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e PD, ku tha se dhuna ndaj protestuesve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri, por nj\u00eb strategji e p\u00ebrdorur sistematikisht nga autoritetet, duke akuzuar qeverin\u00eb dhe institucionet e siguris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe antikushtetuese.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se n\u00eb \u00e7do protest\u00eb, qoft\u00eb brenda ose jasht\u00eb Parlamentit, ka pasur pengesa dhe dhun\u00eb ndaj deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj grave deputete. Vokshi p\u00ebrmendi dhe rastin e dhun\u00ebs ndaj deputetes Ilda Dhori, e cila u t\u00ebrhoq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme nga nj\u00eb punonj\u00ebse e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Deputetja e PD-s\u00eb n\u00ebnvizoi se kjo dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb e orkestruar nga qeveria, me urdhra t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provokuar dhe shtypur protestuesit. Ajo shpjegoi gjithashtu m\u00ebnyr\u00ebn se si organizohen protestat dhe nd\u00ebrhyrjet e policis\u00eb, duke akuzuar se ato jan\u00eb t\u00eb planifikuara dhe t\u00eb udh\u00ebhoqura nga struktura t\u00eb larta shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme n\u00eb \u00e7do protest\u00eb n\u00eb form\u00ebn e resistenc\u00ebs civile, n\u00eb \u00e7do protest\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb brenda Parlamentit, por edhe jasht\u00eb Parlamentit. Dua t\u2019ju kujtoj pamjet e Gard\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb pengonin fizikisht, por edhe dhunonin burrat dhe grat\u00eb deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, duke mos i lejuar ata t\u00eb hynin n\u00eb sall\u00ebn e seancave apo n\u00eb ambientet e Parlamentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha protestat e fundit ka pasur dhun\u00eb t\u00eb urdh\u00ebruar nga Edi Rama, nga Ministri i Brendsh\u00ebm, nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb, dhe dhuna ka filluar n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u2019i kthehemi pas m\u00ebnyr\u00ebs sesi organizohen protestat nga ana e opozit\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs sesi nd\u00ebrhyn policia, qartazi ata veprojn\u00eb me nj\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjitha vendtubimet e opozit\u00ebs. Lejohen qytetar\u00ebt, lejohen drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb t\u00eb nisin protest\u00ebn. Pas refuzimit nga ana e policis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antiligjore, antikushtetuese, p\u00ebr t\u00eb njoftuar nga ana e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr bllokimin e pikave t\u00eb ndryshme t\u00eb tubimit, ku \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb ndodh\u00eb protesta gjat\u00eb tre or\u00ebve. Protesta fillon n\u00eb or\u00ebn 5, lejohen protestuesit rreth 1 or\u00eb, 1 or\u00eb e gjysm\u00eb, dhe pastaj jepen urdhra q\u00eb policia t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, policia t\u00eb dhunoj\u00eb, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb me regji qendrore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me regji qendrore provokimi i protestuesve nga ana e policis\u00eb s\u00eb shtetit. \u00cbsht\u00eb me regji qendrore futja e FNSH-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhunuar protestuesit, por p\u00ebr t\u00eb dhunuar edhe deputet\u00ebt. Madje, edhe grat\u00eb deputete jan\u00eb dhunuar dit\u00ebn e djeshme. Kujtoj rastin e deputetes Ilda Dhori, e cila u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme dhe arrogante nga nj\u00eb grua police q\u00eb p\u00ebr turpin e saj guxoi t\u00eb vej\u00eb dor\u00eb mbi nj\u00eb deputete, duke e shtyr\u00eb at\u00eb dhunsh\u00ebm, megjith\u00ebse deputetja ishte duke protestuar paq\u00ebsisht me protestuesit e tjer\u00eb. Ka pasur provokime pafund nga ana e policis\u00eb dhe nga ana e shefave t\u00eb komisariateve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante, jo vet\u00ebm mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb provokimin e dhun\u00ebs ndaj protestuesve, por guxuan edhe t\u00eb shoq\u00ebronin n\u00ebp\u00ebr komisariate drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk na ndal, asgj\u00eb nuk do na ndal\u00eb deri n\u00eb arritjen e q\u00ebllimit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar vot\u00ebn, fushat\u00eb elektorale t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha forcat politike dhe mund\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do qytetar p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ligjshme\u201c, tha Vokshi n\u00eb Syri TV.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka komentuar p\u00ebrplasje me policin\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e PD, ku tha se dhuna ndaj protestuesve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri, por nj\u00eb strategji e p\u00ebrdorur sistematikisht nga autoritetet, duke akuzuar qeverin\u00eb dhe institucionet e siguris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe antikushtetuese. Ajo theksoi se n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99735,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-99876","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99876"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99877,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99876\/revisions\/99877"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}