{"id":99944,"date":"2024-12-26T12:12:50","date_gmt":"2024-12-26T12:12:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99944"},"modified":"2024-12-26T12:46:09","modified_gmt":"2024-12-26T12:46:09","slug":"administrata-trump-do-te-rishqyrtoje-non-graten-per-berishen-takimet-me-stafin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/26\/administrata-trump-do-te-rishqyrtoje-non-graten-per-berishen-takimet-me-stafin-e-tij\/","title":{"rendered":"Administrata &#8220;Trump&#8221; do t\u00eb rishqyrtoj\u00eb &#8220;non grat\u00ebn&#8221; p\u00ebr Berish\u00ebn, takimet me stafin e tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-ministri Genc Pollo flet p\u00ebr situat\u00ebn ku ndodhet opozita, rrug\u00ebdaljet, p\u00ebrndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen civile, projektin elektoral dhe mund\u00ebsit\u00eb e heqjes s\u00eb \u201cnon-grata\u201d-\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs. Genc Pollo zbardh nj\u00eb bised\u00eb tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb me ish-ofiqar\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs \u201cTrump\u201d 2017-2021 dhe t\u00eb af\u00ebrt me ekipin aktual t\u00eb Presidentit t\u00eb ri t\u00eb SHBA-ve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z.Pollo, q\u00eb nga lirimi i z.Berisha vihet re nj\u00eb eufori te demokrat\u00ebt. \u00c7far\u00eb ndryshon p\u00ebr ta? Si po ndikon tek opozita lirimi i tij?<\/strong><\/p>\n<p>Kush rifiton lirin\u00eb, e g\u00ebzon at\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ai q\u00eb nuk e ka humbur ndonj\u00ebher\u00eb. Krishti i ringjallur \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se Krishti ende i pakryq\u00ebzuar. Mund t\u00eb rendisja t\u00eb tjera krahasime e metafora p\u00ebr t\u00eb shpjeguar q\u00eb fundi i kalvarit \u201carrest sht\u00ebpiak\u201d ngjall g\u00ebzim e shpres\u00eb te demokrat\u00ebt, por edhe te t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr parimet kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Duket se me lirimin e z.Berisha ka marr\u00eb hov mosbindja civile, por n\u00eb kushtet aktuale, a \u00ebsht\u00eb e nevojshme apo zgjidhje p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>Mosbindja civile ka qen\u00eb nj\u00eb form\u00eb reagimi edhe para arrestit t\u00eb z. Berisha. N\u00ebse biem dakord q\u00eb po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim autoritaro-kleptokratik, \u00e7do reagim \u00ebsht\u00eb legjitim e i nevojsh\u00ebm. Jo thjesht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb s\u00ebpate, por p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb e lart frym\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs q\u00eb do t\u00eb jap\u00eb frytet e veta.<\/p>\n<p><strong>Mosbindja civile synon krijimin e nj\u00eb qeverie teknike, si duhet t\u00eb jet\u00eb qeveria kujdestare, me q\u00ebllim sigurimin e standardeve m\u00eb minimale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2025?<\/strong><\/p>\n<p>Ky model i dakord\u00ebsuar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb nga viti 2015 rezultoi i dobish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shtet, ku pushteti personalizohet e shteti partiakizohet. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ngjashme. Sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se Maqedonia n\u00eb vitin 2015. Ky model do t\u00eb ishte i nevojsh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet parlamentare mbas pes\u00eb muajsh, por edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, cilado parti qoft\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Kundrejt k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs, PS-ja \u00ebsht\u00eb shprehur se ka fituar me ep\u00ebrsi t\u00eb madhe votash, duke e quajtur t\u00eb panevojsh\u00ebm krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme\u2026!<\/strong><\/p>\n<p>Ky duket si argument n\u00eb favor t\u00eb opozit\u00ebs. Qeveria teknike nuk v\u00eb n\u00eb dyshim zgjedhjet e shkuara, ajo forcon besimin te zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb situat\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb opozita, arm\u00ebn e vet ka fjal\u00ebn, ndikimin e opinionit publik, v\u00ebnien p\u00ebrball\u00eb t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit. \u00c7far\u00eb t\u00eb drejtash nuk po i njihen opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Deri dje nuk i njiheshin t\u00eb drejtat m\u00eb normale zgjedhore e parlamentare, por sidomos tani do t\u00eb lipsej fokusimi te mohimi i t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb qytetarit: t\u00eb pron\u00ebs, t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, t\u00eb informimit, t\u00eb zgjedhjes s\u00eb lir\u00eb e t\u00eb jet\u00ebs me dinjitet. Ky debat prek nervin e njer\u00ebzve. Vet\u00ebfokusimi te cenimi i t\u00eb drejtave t\u00eb opozit\u00ebs, sado qendror t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci, mund t\u00eb duket edhe si vet\u00ebviktimizim. N\u00eb publik partia lipset t\u00eb merret m\u00eb shum\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e popullit se me \u00e7\u00ebshtjet e vetvetes.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb efekti ka fitorja e republikanit Donald Trump?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, fitorja e Donald Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7lirim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr SHBA-t\u00eb, q\u00eb po asfiksoheshin nga ideologji t\u00eb mbrapshta dhe nj\u00eb administrat\u00eb gjysm\u00eb e indoktrinuar dhe gjysm\u00eb inkompetente. Joe Biden ka qen\u00eb i respektuar e i p\u00eblqyer si senator e zv.President; ka qen\u00eb edhe mik i Kosov\u00ebs. Por si President, fill mbasi u zgjodh, premtoi se do t\u00eb bashkonte amerikan\u00ebt, por nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrkundrazi me fjal\u00eb e me vepra i p\u00ebr\u00e7au m\u00eb keq. Ndoshta nga ndikimi i krahut ekstremist-ideologjik t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>A besoni se do t\u00eb anulohet \u201cnon-grata\u201d e Sali Berish\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Sa p\u00ebr \u201cnon-grata\u201d-n e Berish\u00ebs, si\u00e7 e quani ju apo \u201cp\u00ebrcaktim (designation) p\u00ebr moshyrje\u201d si\u00e7 e quajn\u00eb ata, do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e Departamentit t\u00eb Shtetit q\u00eb ta anulonte sa m\u00eb par\u00eb. Para tri jav\u00ebsh bashk\u00eb me miq e koleg\u00eb nga Europa e bota isha n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me tre referent\u00eb, ish-ofiqar\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs \u2018Trump\u2019 2017-2021 dhe t\u00eb af\u00ebrt me ekipin aktual t\u00eb Presidentit Trump. I pyeta p\u00ebr rishikimin e \u201cp\u00ebrcaktimeve moshyrje\u201d t\u00eb firmosura nga Blinken p\u00ebr motive partiake, si\u00e7 kan\u00eb deklaruar senator\u00eb republikan\u00eb, p\u00ebrfshi edhe Marco Rubion (i nominuar p\u00ebr Sekretar Shteti), sepse n\u00eb Shqip\u00ebri psh., kemi raste problematike (Berisha). P\u00ebrgjigja e tyre ishte se politika e p\u00ebrcaktimeve do t\u00eb shqyrtohej nga administrata \u201cTrump\u201d dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ishte shum\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb anuloheshin p\u00ebrcaktimet problematike t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb lipset t\u00eb b\u00ebj\u00eb Partia Demokratike?<\/strong><\/p>\n<p>Mbasi ka protestuar m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr kund\u00ebr regjimit autoritar e kleptokratik, mbasi e ka denoncuar at\u00eb me fakte, dokumente e argumente m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr; mbasi i ka rezistuar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb t\u00ebr\u00eb, PD t\u00eb lipset t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb marshin elektoral. Nj\u00eb fushat\u00eb elektorale k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, m\u00eb shum\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemet konkrete, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit. Dhe mund t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb n\u00eb rrethanat tona q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb masa sociale si psh., rritje pensionesh. Por, krijimi i pasuris\u00eb ka precedenc\u00eb ndaj rishp\u00ebrndarjes s\u00eb saj. K\u00ebtu qeveria \u201cRama\u201d, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padukshme, ka mbytur me lloj-lloj rregulloresh t\u00eb tep\u00ebrta e abuzive e me lloj-lloj tarifash pa kuptim, por me efekt zhvat\u00ebs p\u00ebr bizneset e vendit, sidomos ato t\u00eb mesme. Dhe fokusi te k\u00ebto probleme e t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme me to lipset t\u00eb jet\u00eb fokusi i debatit opozitar, krahas nj\u00eb ekipi t\u00eb ardhsh\u00ebm kuvendor e qeveritar kompetent e t\u00eb paqortuesh\u00ebm q\u00eb ngjall besimin e publikut.<\/p>\n<p><strong>Opozita ankohet se \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e SPAKut, por ka edhe nj\u00eb perceptim tjet\u00ebr se po godet n\u00eb t\u00eb dyja krah\u00ebt\u2026<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, SPAK-u po e tepron me paraburgime t\u00eb paarsyeshme e t\u00eb pabazuara n\u00eb frym\u00ebn e ligjit. Le t\u00eb mos merremi me arrestet e Berish\u00ebs e t\u00eb Met\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb skandaloze, mbasi nuk p\u00ebrmbushin kriteret. Por shihni \u201cn\u00eb krahun tjet\u00ebr\u201d, Vangjush Dakon, q\u00eb e mbajt\u00ebn dy vjet n\u00eb paraburgim deri sa skadoi afati sipas procedur\u00ebs penale dhe u detyruan ta nxjerrin jasht\u00eb pa qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paraqesin aktakuz\u00ebn. Ai akuzohej p\u00ebr nj\u00eb tender 10 vjet m\u00eb par\u00eb e nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi 5 vjet m\u00eb par\u00eb. Kur prokurori e kishte dokumentacionin n\u00eb dosje, pse duhet i pandehuri n\u00eb paraburgim? Ky shqet\u00ebsim i \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb Kuvend titullarit t\u00eb SPAK-ut, por ky i fundit dha nj\u00eb shpjegim thjesht formalist.<\/p>\n<p><strong>A po godet n\u00eb t\u00eb dyja krah\u00ebt e politik\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje: \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se SPAK-u e godet opozit\u00ebn n\u00eb krye, duke funksionuar si gijotin\u00eb; kurse mazhoranc\u00ebs i pret ndonj\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb krimbit centipedes (nj\u00ebqindk\u00ebmb\u00ebshit). P\u00ebr \u00e7do qeveri n\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, k\u00ebto arrestime do t\u00eb ishin problem, por p\u00ebr regjimin autoritaro-kleptokratik Rama, jo dhe aq. Por, ka nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr: shihni akuzat ndaj opozitar\u00ebve: Berisha akuzohet se ka miratuar n\u00eb qeveri nj\u00eb projektligj gjenerik; Beleri akuzohet se ka bler\u00eb nj\u00eb dyzin\u00eb votash nga agjenti-provokator i policis\u00eb; Salianji se ka fabrikuar nj\u00eb prov\u00eb n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim penal q\u00eb nuk ka ndodhur. T\u00eb tria k\u00ebto raste jan\u00eb pa precedent jo vet\u00ebm n\u00eb praktik\u00ebn penale shqiptare, por me shum\u00eb gjas\u00eb konsiderohen si jo t\u00eb pranueshme n\u00eb jurisprudenc\u00ebn europiane. Gjithsesi, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb opozit\u00ebs nuk jan\u00eb si ato q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb krahun tjet\u00ebr me miliona euro q\u00eb i zhvaten shtetit dhe p\u00ebrmes privatit p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepin e ofiqar\u00ebve. Pra, n\u00eb thelb kund\u00ebr opozit\u00ebs ka akuza abuzivo-banale dhe jo akuza p\u00ebr korrupsion. N\u00eb kontrast me \u00e7\u00ebshtjet e opozitar\u00ebve kemi raste nga Tahiri tek Veliaj, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr korrupsion me shuma gjigante e p\u00ebr abuzim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Shihni modelin Tahiri: nga nj\u00eb superakuz\u00eb, q\u00eb normalisht t\u00eb \u00e7onte n\u00eb 15 vjet burg, p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb minid\u00ebnim si p\u00ebr delinkuentin e lagjes. Pastaj edhe ky minid\u00ebnim p\u00ebrgjysmohet p\u00ebr shkak t\u00eb \u201crrethanave t\u00eb ve\u00e7anta\u201d.<\/p>\n<p>Dhe pastaj i d\u00ebnuari p\u00ebr megakorrupsion jeton i lir\u00eb me milionat e korrupsionit. Dhe shpreson q\u00eb mbas pes\u00eb vjet\u00ebsh, kur t\u00eb jet\u00eb harruar zullumi, po t\u00eb duan e rifillojn\u00eb karrier\u00ebn politike. K\u00ebshtu keni Beqjan, q\u00eb deri dje dukej se do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr fatura restoranti, por jo p\u00ebr \u201csterilizimin\u201d, q\u00eb i kushtoi taksapaguesit 95 milion\u00eb euro. K\u00ebshtu keni edhe Veliajn, ai duket se nuk do t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr inceneratorin 150 milion\u00eb euro q\u00eb nuk ekziston, nuk do t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr afer\u00ebn \u201c5D\u201d, q\u00eb prishi burs\u00ebn e korrupsionit, duke e \u00e7uar ryshfetin nga 10% n\u00eb 100%, por duket se do t\u00eb ngec\u00eb n\u00eb dosjen \u2018Abule\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rast banal shk\u00ebmbimit t\u00eb favorit me para dhe q\u00eb ka ndodhur r\u00ebndom n\u00eb dy dekadat e fundit n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. I vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar deri tash p\u00ebr korrupsion mir\u00ebfilli \u00ebsht\u00eb Lefter Koka, i cili t\u00eb kujton aforizmin se tradhtin\u00eb e duan t\u00eb t\u00ebr\u00eb, kurse tradhtarin nuk e do kush. Kam lexuar mbi akuz\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr mosdeklarim pasurie kund\u00ebr deputetit opozitar, Asllan Dogjani, p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb bler\u00eb para 20 vitesh para se ai t\u00eb hynte n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtuesi, i cili vitet e fundit hyri n\u00eb sherr me Dogjanin p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm, e kall\u00ebzoi at\u00eb duke paraqitur letra t\u00eb tjera e t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebr blerjen e dikurshme. SPAK-u me hetim blitz ngre akuz\u00eb kund\u00ebr Dogjanit, edhe pse nuk ka logjik\u00eb penale. Nd\u00ebrsa opozita para 6 vitesh ka publikuar dokumente q\u00eb tregojn\u00eb se Edi Ram\u00ebs nuk i p\u00ebrputhen fare shpenzimet p\u00ebr vil\u00ebn n\u00eb Surrel me t\u00eb ardhurat familjare. Pra, rasti klasik i fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ofiqit m\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs. A ju duket se SPAK-u po vepron me dy kute, apo ju duket normale sa m\u00eb lart? Prokuroria e Gjykata e Posa\u00e7me Antikorrupsion u ngrit me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb parandalonte korrupsionin e jo thjesht ta nd\u00ebshkonte. Por, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e \u00e7\u00ebshtjeve penale q\u00eb po hetohen nga SPAK-u kan\u00eb filluar t\u00eb konsumohen mbasi SPAK filloi t\u00eb funksionoj\u00eb. A mos tregon kjo se rilindist\u00ebt e bab\u00ebzitur kan\u00eb besim te modeli Tahiri dhe tek \u201cdora e ngroht\u00eb e partis\u00eb\u201d?<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb opozit\u00ebs, sondazhet tregojn\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb besimit publik te SPAK-u! Edhe BE e SHBA shprehen pozitivisht p\u00ebr SPAK-un e gjyq\u00ebsorin postreform\u00eb! Madje, s\u00eb fundi Sekretari Blinken e dekoroi Dumanin\u2026<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, shihni se mos ka konflikt interesi mes porosit\u00ebsve t\u00eb sondazheve, mbasi ka plot syresh t\u00eb cil\u00ebve u leverdis \u201csuccess story\u201d m\u00eb shum\u00eb se realiteti. S\u00eb dyti, po t\u00eb kishte sondazhe opinioni n\u00eb vitet kur d\u00ebnohej Todi Lubonja apo Kadri Hazbiu, me siguri besimi tek Hetuesia e P\u00ebrgjithshme do t\u2019i afrohej nivelit 100%. \u00cbsht\u00eb tipike n\u00eb psikologjin\u00eb e turm\u00ebs, eksitimi me d\u00ebnimet e t\u00eb m\u00ebdhenjve q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb nga fiku. K\u00ebshtu d\u00ebshmohet q\u00eb nga lasht\u00ebsia. Pra, k\u00ebto sondazhe nuk ka pse t\u00eb jen\u00eb surpriz\u00eb. Pastaj mos harroni se ka sondazhe ku shumica e t\u00eb anketuarve e konsiderojn\u00eb SPAK-un si t\u00eb ndikuar politikisht. Sfida e nj\u00eb gjyq\u00ebsori modern \u00ebsht\u00eb procedimi penal (e n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi veprimtaria) n\u00eb frym\u00ebn e ligjit e jo arrestimi e d\u00ebnimi me \u00e7do kusht; apo m\u00eb keq akoma p\u00ebrndjekja p\u00ebr llogari t\u00eb pushtetit politik. P\u00ebr fat t\u00eb keq, gjyq\u00ebsori postreform\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg nga ky ideal. Do t\u00eb doja t\u00eb isha pozitiv, por si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Aristoteli \u201ce v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb mikesh\u00eb m\u00eb e madhe se miku im Platoni\u201d.<\/p>\n<p>Sa i takon vler\u00ebsimit nga BE dhe SHBA padyshim, se kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr success story p\u00ebr investimin e tyre. Duhet shtuar se ka ca doza realizmi s\u00eb fundmi. Pastaj edhe n\u00eb goditjen e disa grupeve kriminale q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb e pastaj investojn\u00eb te ne, duket se SPAK-u ka pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb me homolog\u00ebt europian\u00eb. Lidhur me dekorimin e z.Dumani, dua t\u00eb kujtoj se n\u00eb vitin 2021 kur Blinken dekoroi Dvoranin si kampion antikorrupsion kujtoj se n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me \u201cDeutsche Welle\u201d-n thash\u00eb se kjo ishte e pakuptueshme p\u00ebr persona me busull morale. Vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Komisioni i Venecias e kishte identifikuar Dvoranin si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr korruptimin e procesit t\u00eb em\u00ebrimeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pa folur sesi ai e kaloi vetingun pa u lagur. Prandaj nuk kam \u00e7far\u00eb t\u00eb shtoj p\u00ebr dekorimin e fundit. Pse nuk kemi akoma p\u00ebrgjigje nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm apo Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gjyqtaren Gjoka-Maneku, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb mars m\u00ebsuam se ishte d\u00ebnuar penalisht n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb Bashkimit Europian dhe nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb, duke kryer k\u00ebshtu nj\u00eb vep\u00ebr penale n\u00eb Shqip\u00ebri? A i sh\u00ebrben mbajtja n\u00eb at\u00eb post e nj\u00eb personi t\u00eb dyshuar besimit t\u00eb publikut te gjyq\u00ebsori?<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund ta reduktoj\u00eb korrupsionin\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje komplekse. S\u00eb pari, un\u00eb nuk jam nihilist ndaj SPAKut e gjyq\u00ebsorit t\u00eb ri, por drejt\u00ebsia dhe nj\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb i sh\u00ebrben asaj ndihmohen duke i th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat hapur dhe jo me l\u00ebvdata pa baz\u00eb, apo duke b\u00ebr\u00eb si struci me kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb. T\u00eb b\u00ebsh strucin \u00ebsht\u00eb psh., t\u00eb pretendosh se PS-ja nuk ka arritur t\u00eb kap\u00eb mjaftuesh\u00ebm institucionet postreform\u00eb. Pastaj edhe sikur t\u00eb kishim SPAK e gjyq\u00ebsor funksional e besnik t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb iluzore t\u00eb mendosh se ato vet\u00ebm do e zgjidhin problemin. Vet\u00eb nj\u00eb shtet demokratik me pushtete t\u00eb ndara krijon kuadrin p\u00ebr trajtimin efektiv t\u00eb korrupsionit, por kjo \u00ebsht\u00eb teorike, mbasi n\u00eb raste si Shqip\u00ebria pushteti ekzekutiv kontrollon legjislativin (p\u00ebrmes mazhoranc\u00ebs) dhe gjyq\u00ebsorin p\u00ebrmes katapultimit aty t\u00eb besnik\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb shantazhueshm\u00ebve (si gjyqtarja e lartp\u00ebrmendur). At\u00ebher\u00eb e vetmja forc\u00eb balancuese reale \u00ebsht\u00eb opozita.<\/p>\n<p>Mbas saj n\u00eb distanc\u00eb vijn\u00eb mediat e OJF-t\u00eb e pakapura nga pushteti e nga donator\u00ebt \u201cme agjend\u00eb speciale\u201d. Vet\u00ebm alternimi i pushtetit pengon konsolidimin e regjimit autoritaro-kleptokratik. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb pushtetin e nes\u00ebrm apo t\u00eb pasnes\u00ebrm, korrupsioni e abuzimi do t\u00eb jet\u00eb zero. Kjo nuk ndodh kurrkund, por korrupsioni e abuzimi do t\u00eb jet\u00eb i reduktuesh\u00ebm dhe i kontrolluesh\u00ebm. Fatkeq\u00ebsisht disa nga ata q\u00eb mbajn\u00eb fjalime kund\u00ebr korrupsionit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb ndikuar p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb shpresa e vetme kund\u00ebr regjimit. Dua t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb tjet\u00ebr rast por q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me SPAKn.<\/p>\n<p><strong>Si e konsideroni vendimin e Kryeministrit Rama p\u00ebr mbylljen e \u201cTikTok\u201d-ut?<\/strong><\/p>\n<p>Z.Rama ka dashur prej koh\u00ebsh t\u00eb mbyll\u00eb median \u201conline\u201d p\u00ebrmes urdhrave administrativ\u00eb dhe jasht\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Ju kujtohet projektligji antifjal\u00eb ,\u00eb 2018. Mbas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh, Rama u zmbraps sepse u p\u00ebrball me q\u00ebndres\u00eb t\u00eb fort\u00eb brenda e jasht\u00eb vendit. Mbyllja e \u201cTikTok\u201d-ut, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb kujton k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi, spikat se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb procedura e ndjekur dhe kush konkretisht e vendosi mbylljen e firmosi urdhrin. Tipike e nj\u00eb regjimi arbitrar. Fatkeq\u00ebsisht prind\u00ebr t\u00eb traumatizuar dhe konsultime t\u00eb organizuara nga partia sh\u00ebrbejn\u00eb si justifikim demagogjik. Nuk po them se algoritmi i \u201cTikTok\u201d-ut nuk ka probleme, por p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb platforme nevojitet nj\u00eb raport ekspert\u00ebsh t\u00eb pavarur dhe debat parlamentar. Mund t\u00eb mbyllej \u201cTikTok\u201d-u vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb miturit (madje ka shtete n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nuk po lejojn\u00eb celular\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb). Por t\u00eb mbyllet p\u00ebr 30-vje\u00e7ar\u00ebt e 50-vje\u00e7ar\u00ebt, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbyllet p\u00ebr elektoratin.\/ Gazeta Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri Genc Pollo flet p\u00ebr situat\u00ebn ku ndodhet opozita, rrug\u00ebdaljet, p\u00ebrndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen civile, projektin elektoral dhe mund\u00ebsit\u00eb e heqjes s\u00eb \u201cnon-grata\u201d-\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs. Genc Pollo zbardh nj\u00eb bised\u00eb tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb me ish-ofiqar\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs \u201cTrump\u201d 2017-2021 dhe t\u00eb af\u00ebrt me ekipin aktual t\u00eb Presidentit t\u00eb ri t\u00eb SHBA-ve. Z.Pollo, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":94235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-99944","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99944"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99944\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99947,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99944\/revisions\/99947"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}