{"id":99967,"date":"2024-12-26T17:37:57","date_gmt":"2024-12-26T17:37:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=99967"},"modified":"2024-12-26T17:37:57","modified_gmt":"2024-12-26T17:37:57","slug":"pse-rama-eshte-i-denuar-ta-mbroje-veliajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/12\/26\/pse-rama-eshte-i-denuar-ta-mbroje-veliajn\/","title":{"rendered":"Pse Rama \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar ta mbroj\u00eb Veliajn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Andi BUSHATI<\/strong><\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Erion Veliaj po shpenzon koh\u00eb me koleg\u00ebt e SPAK-ut, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, aq m\u00eb e fort\u00eb po b\u00ebhet nj\u00eb dilem\u00eb q\u00eb ka kapluar qarqet politike: \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb Edi Rama? Q\u00eb pasi shp\u00ebrtheu skandali i kompanis\u00eb 5D, kryeministri nuk e ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar kurr\u00eb deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb prillit t\u00eb k\u00ebtij viti, kur tha se \u201cBashkohej fjal\u00eb dhe presje me q\u00ebndrimin e Erionit\u201d.<\/p>\n<p>At\u00ebhere, pas arrestimit t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb, q\u00eb u kap\u00ebn duke vjedhur fondet e buxhetit p\u00ebr ti shp\u00ebn\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb e tyre private, Veliaj pati hedhur tez\u00ebn: n\u00ebse kryeministri nuk di gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrt\u00ebsit e tij, madje as q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsi i vet akuzohet si hajdut, as un\u00eb nuk kam pse mbahem p\u00ebrgjegj\u00ebs, po qe se ata posht\u00eb meje, han\u00eb kumblla dhe dardha pas shpin\u00ebs sime.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Rama e barabiti delfinin e dikursh\u00ebm me veten duke mb\u00ebshtetur alibin\u00eb se Tusha, Molla dhe Qato mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar para publike, pa djenin\u00eb e atij q\u00eb kishin mbi krye.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse Rama i q\u00ebndron prej nj\u00eb viti k\u00ebtij versioni dhe pse ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar ta mbroj\u00eb me \u00e7do \u00e7mim \u201cTiran\u00ebn e Lalit\u201d?<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Kur ka qen\u00eb puna p\u00ebr skandale t\u00eb tjera, mes t\u00eb cilave shk\u00eblqen ai i incenerator\u00ebve, kryeministri \u00ebsht\u00eb rekur t\u00eb argumentoj\u00eb se q\u00ebllimi i tij ka qen\u00eb i mir\u00eb, por ka pasur disa shok\u00eb t\u00eb skuadr\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb tradh\u00ebtuar at\u00eb rrug\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb manipuloj\u00eb se ia kan\u00eb futur, Arb\u00ebn Ahmetaj q\u00eb kishte nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr me Mirel M\u00ebrtirin, Left\u00ebr Koka q\u00eb ka dashur t\u00eb kaloj\u00eb para n\u00eb llogarin\u00eb e tij personale, apo Alqi Bllako q\u00eb ka siguruar paga t\u00eb majme p\u00ebr t\u00eb atin pensionist. Por ama, nj\u00eb logjik\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr Erionin. Pik\u00eb s\u00eb pari se ai \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs si lakeu par exellence i shefit.<\/span><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dinin se ai qe zbatuesi m\u00eb i p\u00ebshtir\u00eb i \u00e7do urdh\u00ebri. Le t\u00eb marrim p\u00ebr shembull rastin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb grupi i strukturuar e kishte shmangur Arben Ahmetajn. Ky i fundit, si\u00e7 del dhe nga dokumentet e SPAK, e kishte refuzuar k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb t\u00eb re, madje i kishte kthyer mbrapsht propozimet e Veliajt. Pra n\u00ebse ai pask\u00ebsh qen\u00eb \u201ctruri\u201d dhe \u201cnism\u00ebtari\u201d q\u00ebllimkeq, pse projekti vazhdoi edhe kur at\u00eb e nxor\u00ebn jasht\u00eb? Fare e thjesht\u00eb, sepse urdh\u00ebrat jepeshin nga Rama. Vet\u00ebm kjo fuqi madhore mund ta detyronte Veliajn t\u00eb vinte firm\u00eb miratuese duke shkelur ligjin dhe marr\u00eb kompetencat e k\u00ebshillit bashkiak. Vet\u00ebm ajo mund ta shnd\u00ebrronte at\u00eb n\u00ebnshkrim me fuqi edhe p\u00ebr bashkit\u00eb e Kavaj\u00ebs, Vor\u00ebs e Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb e dukshme se Veliaj ka vepruar si ushtar. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk duan ti hyjn\u00eb gj\u00ebrave thell\u00eb. Mjaftojn t\u00eb kujtojn\u00eb se si nj\u00eb kryebashkiak, q\u00eb \u201cde jure\u201d ka autonomi nga shefi i ekzekutivit, merrte urdhra para kamerave, p\u00ebr t\u00eb lyer q\u00eb n\u00eb pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit shkall\u00ebt e pista t\u00eb nj\u00eb pallati, apo p\u00ebr t\u00eb kapur me vrap lop\u00ebn e nj\u00eb katundari.<\/p>\n<p>Q\u00eb Rama e kishte n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb Veliajn k\u00ebt\u00eb e tregon edhe lista e p\u00ebrbashk\u00ebt e bashk\u00ebpuntor\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt. Shok\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Lalit ishin ata q\u00eb kryeministri mbante n\u00eb paradhom\u00eb, \u00e7ka tregon se mes tyre, m\u00eb shum\u00eb sesa aleanca politike, funksiononte p\u00ebrkat\u00ebsia e t\u00eb qenit pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit klan.<\/p>\n<p>Servil deri n\u00eb dhimbje dhe manipulator gjer n\u00eb madh\u00ebshti, p\u00ebr llogari t\u00eb shefit, Lali, rekrutonte aktor\u00eb protestues t\u00eb teatrit, q\u00eb Rama vendosi t\u00eb shembte, ai turrej t\u00eb p\u00ebr\u00e7ante ata q\u00eb kund\u00ebrshtonin prishjet abuzive t\u00eb sht\u00ebpive dhe bizneseve, ai i sulej si qen i t\u00ebrbuar FSHF-s\u00eb, kur merrte urdhrin se partia duhet t\u00eb politizonte dhe futbollin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kuptonin se k\u00ebto kosto, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb t\u00eb cilave po e paguan tani, Veliaj nuk i merrte me qef, por sepse pati vendosur ti sh\u00ebrbente me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat atij q\u00eb njihte si padrino.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr skandalin e 5D, q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe mund t\u00eb duket si i kurdisur pas shpin\u00ebs s\u00eb shefit, t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebt e din\u00eb se drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb ishin edhe krer\u00ebt e shtabit elektoral t\u00eb kryeqytetit. Rama q\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsphet rregullisht me matjet e opinionit, ka qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se rezultatet zgjedhore t\u00eb Tiran\u00ebs, nuk mund t\u00eb mb\u00ebrriheshin kurr\u00ebsiesi pa u v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb makineria okulte e Veliajt, Qatos, Moll\u00ebs, Tushes etj, t\u00eb cil\u00ebt mendonin v\u00ebrtet s\u00eb pari p\u00ebr vete, ama nuk e harronin kurr\u00eb n\u00ebn\u00ebn parti.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb sa u rendit m\u00eb sip\u00ebr i\u2019a b\u00ebn t\u00eb pamundur Edi Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb edhe p\u00ebr Veliajn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fabul: \u201cEdhe ky ma futi pas shpine\u201d. Me hir apo me pahir, mardh\u00ebnia q\u00eb ka ngritur me ish drejtuesin e Mjaftit dhe G 99 e ka d\u00ebnuar at\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i detyruar ti\u2019a mbroj\u00eb figur\u00ebn dhe bilancin.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet pranuar se kjo zgjedhje politike e Ram\u00ebs nuk e b\u00ebn automatikisht t\u00eb papreksh\u00ebm Veliajn. Nga m\u00ebnyra se si po rrjedhin ngjarjet, duket sikur m\u00ebkatet vanitoze t\u00eb bashk\u00ebshortes, fallciteti i nj\u00eb aureole artistike, ca dhjetra mij\u00ebra euro t\u00eb harruar n\u00ebp\u00ebr sirtar\u00eb, shkujdesa p\u00ebr grimcat q\u00eb pikonin n\u00eb llogari bankare, perversiteti p\u00ebr t\u00eb mbajtur miq me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb komshi provizor t\u00eb ish drejtor\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Por e gjitha kjo mund t\u00eb mbetet n\u00eb kuadrin veseve t\u00eb vogla q\u00eb bashk\u00ebjetonin me nj\u00eb personazh t\u00eb leht\u00eb dhe fluturak si Erioni. P\u00ebr to mund ta paguaj\u00eb personalisht njeriu. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Ram\u00ebn, \u201cfenomeni Veliaj\u201d, atij t\u00eb cilit i trash\u00ebgoi dashurin\u00eb e par\u00eb, Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ai q\u00eb shum\u00ebkush e shikonte si pasardh\u00ebs, mbetet i papreksh\u00ebm. Jo se e do apo e \u00e7mon, por thjesht\u00eb se i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pap\u00ebrdorshme alibia e tradh\u00ebtis\u00eb. Tashm\u00eb kjo gj\u00eb duket sheshit. E vetmja dilem\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse dhe SPAK do t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, duke hetuar veset e Erionit dhe jo Veliajn si ingranazh i nj\u00eb makinerie kriminale.\u00a0\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi BUSHATI Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Erion Veliaj po shpenzon koh\u00eb me koleg\u00ebt e SPAK-ut, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, aq m\u00eb e fort\u00eb po b\u00ebhet nj\u00eb dilem\u00eb q\u00eb ka kapluar qarqet politike: \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb Edi Rama? Q\u00eb pasi shp\u00ebrtheu skandali i kompanis\u00eb 5D, kryeministri nuk e ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar kurr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-99967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99969,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99967\/revisions\/99969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}