Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI

Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër.
Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr Mediat e Kryetarit të Bashkisë.”

Një motiv i fortë ideologjik, politik e pushteti e ka shtyrë Veliaj ta bëj këtë.

I sapo dal nga kokegët e tij në Spak, tha se “do komunikojë të rejat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak”.

Motiv i fortë ideologjik i kushtëzuar nga prekoncepti i dikujt që tashmë konsiderohet kartë e djegur në Partinë e tij, e shtyu tê përdor paligjshmërisht sallën e Këshillit Bashkiak si krah force të përkrahjes së tij në socializmin lokalist.

Motivi politik mban rëndesën e thasëve të votës së 14 majit që padyshim i shërbeu socializmit ramist.

E pushteti motivues më i fortë se kurrë e për të cilin socialistêt janë kthyer sot në trumcakë.

Kush fluturon pa u kontrolluar nga kufijtë kombëtarë, kush struket në birucë në pritje të tellallit të ri e kush fluturimthi pêrdor seli, salla e zyra për të kërcënuar me mesazhe në kod kundêrshtarët e tij.

Nesti o Angoni, kurthi o laku, janë në shërbim të njëri tjetrit, herë kush e shtëngon e herë kush e lëshon.

Në fund të fundit nga një vend i korruptuar si Shqipêria, ky është maksimumi që mund të presësh, sic shkruan Italo Calvini:
“Herë pas here, kur më së paku pritej, një gjykatë vendoste të zbatonte ligjet, duke shkaktuar tërmete të vogla në disa qendra pushteti dhe deri në arrestime të njerëzve që deri atëherë kishin arsyet e tyre për ta konsideruar veten të pandëshkuar. Në ato raste, ndjenja mbizotëruese, në vend të kënaqësisë për shfajësimin e drejtësisë, ishte dyshimi se bëhej fjalë për një larje hesapesh nga një qendër pushteti kundër një qendre tjetër pushteti.”

About Redaksia

Check Also

Historia 26 vjeçare e një hajduti të pandëshkuar!

Nga Petrit VASILI Plot 26 vjet është historia e vjedhjeve të pandërprera të Edi Ramës. …