Politike

46-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, shofer i deputetit të PS

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili, u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, tip “Volvo”. Sipas Politiko.al, Ismet Habili punonte si shofer i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi.  Po …

Read More »

Rama kërkon takim, protestuesi: Nuk ka dialog me kriminelë! Ka hyrë në gjak me shqiptarët!

Një qytetar që i është bashkuar protestës kundër qeverisë në Tiranë ka refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij. Protestuesi ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë, të cilin e bën përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve …

Read More »

Studentët hedhin karriget dhe tentojnë te shkallmojnë derën e Kryeministrisë: Jo dialog! Dorëheqje!

Studentët kanë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të shkallmojnë derën e godinës. Veprimet janë shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje nga protestues të pranishëm, si dhe me thirrjet “Jo dialog!”, “Dorëheqje!”, duke kundërshtuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të biseduar. Protesta studentore ka …

Read More »

“Do t’ju vijë fatura në familje! S’do ikni dot në BE”! Edhe pse në grahmat e fundit vijon kërcënimet kundër studentëve

Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar masa të forta ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë tubimeve kundër qeverisë në Tiranë. Kreu i qeverisë deklaroi se ata do të ndiqen “këmbë këmbës”, ndërsa paralajmëroi pasoja edhe për familjet e të miturve që shkaktojnë dëme gjatë protestave. …

Read More »

Protestat/ Bajaziti për radion belge: Durimi ka mbaruar, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

Protestat në Shqipëri po marrin jehonë edhe përtej kufijve, duke tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Zhvillimet politike në vend dhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë janë diskutuar edhe në radion belge Radio 1, ku nënkryetarja e Partisë Demokratike, Erisa Bajaziti, ka folur për arsyet që kanë nxitur protestat dhe …

Read More »

Nga dialogu te “dajaku tradicional” me salcë propagande!

Gazetari Lutfi Dervishi ka zgjedhur një mënyrë ironike për të denoncuar dhunën policore, duke e servirur atë si një menu restoranti, ku nga mëngjesi deri në darkë qytetarët përballen me një ofertë gjithnjë e më të pasur me gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime. Në “Menuja e ditës”, ironia nis me …

Read More »

I erdhi fundi/ Të rinjtë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama vijon retorikën: Forcat e huaja duan të destabilizojnë Shqipërinë…

Ndërsa studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza për organizimin dhe financimin e tubimeve që prej nëntë ditësh kanë përfshirë kryeqytetin. Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi se dhuna e shfaqur …

Read More »

Pedagogia sfidon Ramën: Hajde flasim ballë për ballë! Jepni llogari për gazin e rrezikshëm që na keni helmuar fëmijët!

Një pedagoge e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka denoncuar nga protesta para Kryeministrisë dhunën ndaj të rinjve, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për ndërhyrjet e policisë. Duke folur si nënë, pedagoge dhe ish-studente e vitit 1990, ajo tha për mikrofonin e News24 se pamjet e …

Read More »

Rama dorëhiqu!/ Një tjetër grup studentësh i bashkohet marshimit te Kryeministria

Një tjetër grup studentësh po i bashkohet marshimit te Kryeministria. Protesta e studentëve vazhdon tashmë prej më shumë se një jave. Të rinjtë janë shprehur të qartë se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Protesta është shoqëruar gjatë ditëve të kaluara me dhunë policore.

Read More »

“Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri”/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, reagoi në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Eurodeputeti gjerman, zëdhënës i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, thekson se shqiptarët po protestojnë prej shumë kohësh kundër korrupsionit dhe qeverisë. “Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke …

Read More »