Plagosja e deputetit të PD në protestë/ Berisha: Rama i ka shpallur luftë popullit opozitar, do marrë pergjigjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga Spitali i Traumës, ku ka vizituar deputetin demokrat Kliti Hoti, i cili u plagos me plumb gome gjatë protestës së opozitës.

Në një prononcim për mediat pas takimit me deputetin, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas sulmit, duke pretenduar se Hoti u qëllua me urdhër politik dhe me qëllim vrasjen e tij.

Deklarata

Para kamerave, në sytë e të gjithë shqiptarëve, me urdhër politik të Edi Ramës, u qëllua për t’u vrarë, në tentativë për t’u vrarë, deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Shkodër, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe në cilësinë e në funksionin e deputetit dhe të mjekut ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv, pa asnjë motiv nga narkobanditët e Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Deputeti Kliti Hoti siç e panë të gjithë shqiptarët nuk ishte po po vraponte pas një një një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë, e marrin në shenjë zemre por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti i kthjellët bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet në shpatullën e tij.

Plumbi kap shpatullën e tij, shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër shumë e rëndë me një plagë të thellë me djegie përreth se kushedi ç’plumba kanë këta, me djegie përreth sikur të ishte ndonjë plumb që quheshin dum-dum nga ata që kanë eksploziv kur shpërthejnë me shtypje të keqe, me shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë.

Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.

About Krye Redaktor

Check Also

Identifikohet mercenari i bandës kriminale të Ramës që plagosi deputetin Hoti

Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti është qëlluar nga afër me plumb gome gjatë protestës …