CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Betejat që po zhvillohen në PS janë të tmerrshme! Përballjet kanë zbritur deri tek zonjat Veliaj dhe Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi skenat që ndodhën në parlament, duke theksuar se kjo ishte një betejë e paprecedentë dhe e ashpër. Berisha ka kritikuar përdorimin e rregullave të parlamentit për të kryer manovra politike dhe për të sulmuar kundërshtarët brenda partisë.

Ai ka theksuar se një interpelancë që u zhvillua ishte në shkelje të rregullave dhe që shfrytëzimi i kësaj mund të kishte pasojë të tjera. Në vijim, Berisha ka folur për publikimin e një fotografie që shkaktoi një reagim të fortë, duke e përdorur këtë si një shembull për të treguar lidhjet e fshehta mes disa figurave politike.

“Do të ju sqaroj edhe një moment, se dua ti them të vërtetat siç janë.

Aty po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. I patë ju skenat në parlament, ajo ishte betejë mes tyre shumë e egër.

E patë Elizën që kërceu vallen e fundit mbrëmë, aktive shumë edhe kjo në këtë betejë.

Pra çfarë ndodhi ajo që patë në parlament ju. Ndodhi një gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Ndodhi që një deputet thërret një ministër në interpelancë, apo kryeministër, apo një person tjetër dhe interpelanca bëhet. Rregullorja e parlamentit neni 81 i saj, përjashton në mënyrë kategorike intepelancë tjetër për atë çështje brenda 6 muajve. Nuk mund të thirret.

Lubia ishte thirrur nga Elda Hoti 1 muaj para për atë rrugë, për rrugën Ura e Limuthit-Thumanë, Elda Hoti ishte njeriu që kishte protestuar në mënyrën më të fuqishme gjersa u bë riadaptimi i projektit.

Elda Hoti i shtroi çdo çështje, por tani Eliza e cila është pëllumbesha që është në krahun e Lalë vjedhësit, për ta kryqëzuar edhe njëherë Lubinë para shqiptarëve i vendos në rend dite një interpelancë që nuk mund ta vendoste në mënyrë absolute pa kaluar 6 muaj.

Pse e them unë këtë, e them se nuk mund të përdoret rregulloja e parlamentit për luftë të brendshme. Këta i hanë kokat njëri tjetrit. Dhe këtë e bëri Spiropali. Ju siguroj që e ka vallen e fundit.

Unë e di se, sapo të dalim nga kjo sallë zelltarët, në media të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, do të ndërmarrin një sulm të egër kundër meje se po publikoj foto personale.

Kështu bënë kur unë vura në Facebook foton e Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt dhe që është kushëriri i parë i zonjës Dumani, dhe ai e kishte postuar në Facebook e tij, një foto me zonjën Dumani dhe Altin Dumanin në ditëlindjen e këtij të fundit.

E kishte postuar në Facebook dhe FB është mjet publik, nuk ka. Dhe tani pse unë publikova këtë foto, si dëshmi e lidhjes së ngushtë, urë mes Dumanit dhe Veliat u vërsulën  se paskam bërë krim se paskam publikuar foton e zonjës Dumani dhe ajo minorene nuk ishte që ti vija një shirit fund i fundit, se po të ishte do ta vija, por ajo është nënë fëmijësh kështu që nuk kishte asnjë problem.

Por këtu ju mendoni se kjo, këtu është gracka. Shikoni me vëmendje këtë foto. Ju të gjithë mendoni se, kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Louise Cazzal dhe zonja Verliaj që e poston këtë kastile, Velica për ti quar nervat asaj, ka marrë me dhjetëra komente ku i thonë paske dalë me zonjën e parë. Nuk i përgënjeshtron në asnjë rresht.

Këto duhet ti ndiqnit ju, jo unë. Është e vërteta apo jo.

Unë betejën e vazhdoj. Ja urdhëro se gjer ku zbret lufta.

Tani ç’ndodhi. Zonja Rama i tha rri me Louise Cazzal. Unë nuk them se, kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është. Se unë 100 herë do ta vlerësoja si foto të zonjës së parë dhe të dytë në atë pamjen e parë.

E kuptoj që zelltarët do të më kritikojnë, por e kanë më kot, se këto janë të gjitha nga burime publike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …