Kryemadhi: Basha shiti tre mandate ë LSI, si urdhëroi grisjen e procesverbalit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka shitur tre mandate nga forca e saj politike.

E ftuar në emisionin Opinion, Kryemadhi thotë se mandatet e LSI-së janë shitur nga numëruesit dhe anëtarët e KZAZ-së së PD-së.

Sipas saj, LSI disponon procesverbalet e firmosura nga numëruesit ku del fitues mandati i LSI-së, të cilat më pas janë grisur.

Pyetje: A jeni në dijeni për një marrëveshje me fjalë ndërmjet Ilir Metës si President dhe Sali Berishës.

Kryemadhi: Nuk e mendoj kështu. Unë personalisht nuk e mendoja dhe nuk e besoja që nuk do fitonte. Të gjithë bëjmë sondazhe, dhe të gjithë e dimë si bëhen sondazhet. Të paktën mund të them që 3 mandate të LSI-së janë shitur në tavolinë. E kanë shitur numëruesit e PD-së. Suflerët e Bashës thonë që i kanë shitur vetë mandatet. Edhe tregu ekonomik… Ne disponojmë procesverbalet e firmosura nga numëruesit e PD-së dhe anëtarët e KZAZ-së të PD-së, që del fitues mandati i LSI-së dhe me urdhër nga lart, pas një ore procesverbali është grisur. Dhe çuditërisht kamerat në KQZ nuk kanë punuar asnjëherë kur u kërkua për t’i parë.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Do bëjmë gjithçka për qeverinë teknike, duke e vendosur atë si institucion në Kushtetutë

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se, beteja për të mbrojtur votën e shqiptarëve vazhdon …

Leave a Reply