Dokumenti/ Prokurori Kraja blen tokë në Lalëz me 4 euro/m2, bashkë me 3 objekte ushtarake brenda

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një dokument të prokurorit të SPAK, Arben Kraja, nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ku tregohet se një tokë truall në Lalëz, sëbashku me 3 objekte ushtarake brenda, e ka blerë me një çmim 4€/m2.

“Gjeni ekonomie i kanë zgjedhur kukllat e Soros! Tokë me 4€/m2 në Lalëz!!! Nuk kanë turp e as ata që i kanë vendos nuk kanë cipë! Veç lepe-peqe ndaj Edi Ramës”, shkruan Malltezi në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni

“RD” Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm …