Deklarata zyrtare e Yuri Kim: Mos e shtyni më Enkelejdin!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Kuvend ku ish-kryeministri Berisha përzuri nga foltorja kreun e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kim shprehet se, ditët e largimit të të tjerëve nga podiumet dhe kërcënimi ndaj atyre që me të drejtë i thonë jo akuzave i përkasin të shkuarës që nuk duhet të kthehet më.

“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria- ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja.

.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply