Pse besoj Berishën dhe jo Ramën

Nga Agim XHAFKA

Këtë vit në maj do të bëhen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Për fat ato janë më të thjeshtat nga gjithë ç’janë zhvilluar deri më sot. Nuk ka nevojë fare për fushatë, për programe dhe për harxhe televizive. Se njerëzit këto katër muaj deri në datën 11 maj thjesht do bëjnë ca pyetje e do marrin shpejt plot përgjigje. Psh:

-Doni o shqiptarë mos bllokoheni në Elbasan kur shkoni në Pogradec, Korçë e Greqi?

Normal që e zgjidh veç Berisha. Nën qeverisjen e tij u bë dhe tuneli në Krrabë. Një ëndërr e elbasanllinjve në shekuj. Pa folur për autostradat në Jug, apo rrugët rurale që janë mijra kilometra.

-Doni karburante me çmime me të lira?

Normal që veç Berisha e kryen.

-Doni rroga më të larta?

Normal që Berisha do merret me to. Ua dyfishoi mësuesve e mjekëve rrogat kur ishte kryeministër. Mbahet mend ajo rritje.

-Doni ilaçe cilësore?

Normal që mjeku Berisha atje e ka vëmendjen.

-Doni energji elektrike më të lirë, ujë të pijshëm në çezma, arsim cilësor, mosbraktisje të vendit, mbrojtje të pasurive të atdheut, zhdukjen e pagesave për inceniratorët, mënjanimin si praktikë të koncesioneve, çuarjen në gjykatë të hajdutëve të parasë publike, ulje të taksave e borxhit?

Normal që gjithë këtyre halleve veç ai u jep zgjidhje?

-Doni o shqiptarë në qeverisje Ramën apo Berishën?

Normal që Berishën.

-Pse?

Se ai e mban fjalën që jep. Nuk e kthen kurrë. Dhe kryesorja ka lënë vepra të punëve të tij. Se votuesi është si shën Thomai. Beson një gjë kur e prek. Kështu dhe ne në maj. Do votojmë për doktorin. Nuk ka nevojë për program e fushatë. Mjafton të kujtojmë Rrugën e Kombit që e bëri për dy-tre vite, të kujtojmë hyrjen në NATO, të sjellim ndër mend heqjen e vizave dhe në çast të shohim pastaj filmin e Ramës xhiruar këto 12 vite. Me largime masive të shqiptarëve, me rritje çmimesh që as në ëndërr nuk i përfytyron kush, me zmadhimin dy herë të borxhit publik, me shpërndarje e parave të shqiptarëve në duart e tre-katër shokëve të vet, me korrupsionin masiv që e ka futur si virus në çdo zyrë…

Sivjet në maj zgjedhjet janë më të thjeshtat zhvilluar ndonjëherë. Askush nuk e kthen kokën nga Rama. Nuk sheh nga prapa domethënë. Nga varfëria e hajdutëria. Shqiptarët duan shtet, duan një kryeministër serioz që të shkojë në zyrë dhe të mos banojë në avion.

About Redaksia

Check Also

Nga loti te lotët…

Nga Lutfi DERVISHI Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në …