Aksident tragjik në Vaun e Dejës, humbin jetën xhaxhai dhe nipi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 17:00 në Vaun e Dejës. Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Mjedë – Kryebushat.

“Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital. 

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

About Redaksia

Check Also

Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …