Evi Kokalari reagon ndaj Yuri Kim: Stop! S’është puna juaj çfarë ndodh në Kuvend!

Aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Yuri Kim e cila i hoqi të drejtën e fjalës në Kuvend, liderit historik të PD, Sali Berisha.

Kokalari i bën thirrje ambasadores amerikane që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të politikës shqiptare.

“Ndaloni ndërhyrjen. Nuk është puna juaj se çfarë bëjnë ata në parlament. STOP”, shkruan Kokalari.

Për sulmet e Yuri Kim ndaj Partisë Demokratike dhe ndërhyrjet në politikën e brendshme shqiptare, Evi Kokalari ka informuar edhe përfaqësues të Kongresit Amerikan.

Më konkretisht, duke i vënë në dijeni për deklaratat e Kim se; demokratët do të hanë bar; përdorimin e imunitetit të ambasadorit për të thyer ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare; shtrembëron shtetin ligjor; kundërshton vendimet e gjykatave; kërcënon ata që më të drejtë thonë ‘jo’; si dhe këmbëngul që shqiptarët të mos bashkëpunojë me dikë të zgjhedhur me shumicë.

Reagimi për ‘incidentin’
Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë. 

Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njëri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.

Çështja është gjëndja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë. Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.

Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje.

Ja, kjo është çështja.

Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartazi përtej gënjeshtrave të tua.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply