Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur para SPAK, ka deklaruar se për gazetarët se, ai e ka fituar kauzën e tij për mbrojtje e Kushtetutës së Shqipërisë.
Berisha theksoi në fjalën e tij, se kjo masë sigurie e dhënë nga gjykata politike, do ti shtojë votat, ashtu siç i’u shtuan Donald Trumpit në SHBA.
“Vendosa të zbatoj vendimin sepse ka një proces parlamentar të pseudo-mazhorancës kundër meje, e cila autorizoi drejtësinë, unë nuk mund të them se nuk ekziston ajo, pavarësisht se ishte antikushtetues, por ishte një proces parlamentar.
Dhe unë, në të gjithë kërkesën time, nuk kërkova asgjë tjetër vetëm të zbatohet Kushtetuta.
Ata nuk zbatuan Kushtetutën, por parlamenti votoi. Përderisa votoi parlamenti…
Unë e kam fituar 100 përqind kauzën time për mbrojtjen e Kushtetutës.
Unë mbrojtja Kushtetutën dhe kushtetutshmërinë sepse unë jam personi që në vitin 2012 kam kërkuar abrogimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. E kam çuar në parlament. Por përderisa është në fuqi, çdo akt në ndeshje të tij është puç kushtetues.
Kjo masë sigurie do më shtojë më shumë votat sepse u faktua kjo.
Këtë qëndrim mbajtën Sorosianët ndaj Donald Trump, po kombi amerikan dha verdiktin e vet”, tha Berisha.