Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një video prekëse në Facebook, duke sjellë në vëmendje varfërinë e disa pensonistëve shqiptarë.
Në video, shfaqet një i moshuar në mes të dëborës, buze rrugës, duke shitur asortimente ushqimore për të siguruar jetesën. Berisha ka theksuar se pensionisti ka një pension prej vetëm 7 mijë lekësh, ndërsa e shoqja e tij është pa të ardhura fare.
“Për kafshatën në dëborë e acar. Kryeministri me avion taksi! Kjo është pamëshirësi”, shkruan Berisha.
Postimi
Në dëborë dhe acar, për kafshatën, pensionin e ka vetëm 7 mijë lekë, e shoqja është pa pension!
Kryeministri me avion taksi! Kjo është pamëshirësi.
Pas 11 majit, 200 euro secili.